E premte, 02.05.2025, 08:03 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Kosovarizmi i shqiptarëve të Dardanisë - një ide e vjetër serbe

E merkure, 14.12.2011, 09:02 PM


KOSOVARIZIMI I SHQIPTARËVE TË DARDANISË – NJË IDE E VJETËR SERBE

 

Nga Selim Nengurra

 

Si çdo shqiptar, e ndoshta na mërgimtarë edhe ma shumë, të zhuritun nga ndjenja e atdhedashunisë per kombin shqiptar dhe trojet iliro-shqiptare, ndjek debate, shkrime, analiza, tryeza, studime etj., etj., që në mediat e shkrueme dhe ato elektronike. Për fat të keq, jo rrallë, na bie të dëgjojmë a të lexojmë biseda apo shkrime që të shtyjnë të mendojnë se disa prej protagonistave (autorëve) të tyne janë me probleme psiqike (sipas mendimit tim) dhe me idenë fikse se dinë ma shumë se shumica dhe se shumica (kupto, populli) duhet t’i ndjekë mbrapa porsi tufa e deleve çobanin.

 

Doren në zemer, nuk kam dëgjue të ketë dalë dikush nga Shqipnia e Vlonës me tezen për kombin kosovar. Me këte tezë joreale dhe të kobshme për çudi po na dalin disa gazetarë, studjues, analistë nga Dardania. Këta njerëz, që nuk e pranojnë emnin e vërtetë të shtetit ma të ri në botë, Dardani, por i thonë KOSOVO-A, term apo toponim sllav, sikur t’i kishte porositë dikush për ta pengue zhvillimin apo evoluimin e zhvillimit të shtetit të Dardanisë, që lindi mbas përpjekjeve mbinjerëzore dhe mbas luftnave të përgjakëshme nëpër shekuj e në veçanti në shek. XX, që sapo u mbyll. Tash kur forcat ushtarake të Aleances Veriatlantike,  NATO, në veren e vitit 1999 çliruen përfundimisht Dardaninë, dhe kur ma në fund me 17 shkurt 2006 Parlamenti i Dardanisë shpalli Dardaninë shtet sovran dhe të mvetësishëm, disa individ filluen një fushatë për ta bind botën dhe vet popullin shqiptar të Dardanisë se ata nuk duhet të thirren shqiptarë, por KOSOVARË. Këta studjues, analistë, në mes tyne edhe një Dr. shkence, Dr. Nexhmedin Spahiu, flasin e nuk ndalen me tezat e tyne bajate, të pa argumentueme dhe aspak dashamirse, se tash (simbas tyne), mbasi asht ba shteti i KOSOVËS, duhet të egzistojë edhe kombi i Kosovës - kombi kosovar. Kjo më kujton kohën kur serbët, me ligsinë e tyne emblematike na quenin ne “shiftari” e shqiptarët  e Shqipnisë së vjetër, albanac. Shikoni pra, ideja e kombit të veçantë nga kombi i njënjishëm shqiptar nuk asht e re, por e vjetër dhe barbare, ide serbe.

 

Unë çuditem se si ASHAK dhe Instituti i Historisë së Dardanisë, ashtu edhe institucionet simotrat tyë tyne në Shqipni, nuk merren me këte temë per të argumentue e hedhë poshtë këte tezë rrënimtare të Dr. Nexhmedin Spahiut, Halil Matoshit, Migjen Kelmendit e disa të tjerëve, që na pjellen kombin kosovar.

 

Asht kjo treshe analistesh, që për mendimin tim kanë të drejtë për luften e tyne per padrejtësinë që i asht ba GEGNISHTES me "unifikimin-nënshtrimin" e saj tue nxjerrë gjuhen standarde përjashtuse, si i interesonte pushtetit komunist të shtetit shqiptarë në vitin 1972. Ama gabojnë tmerrsisht me tezen e tyne për kombin kosovar.

 

Unë kam respekt për z. Migjen Kelmendi, sepse padyshim ai, z.Enver Robelli, sidhe z. Halil Matoshi, janë nga analistët ma të spikatun dhe ma eminentë të kombit shqiptarë, pjesës së tij në Dardani.

 

Kisha respekt edhe për Dr. Nexhmedin Spahiu, por nga koha kur ky kandidoi për Prefekt të Mitrovicës, si kandidat i pavarun, e herën e fundit si kandidat i LDD-së, pashë se ky njeri ka ambicje megalomane dhe se asht narcizoid. Jo fort moti përcolla një bisedë në një TV shqiptare (nuk mbaj mend cilin dhe diten), ku në mes tjerash Nexhmedin Spahiu u rrëfye për rastet kur ndaj tij, gjatë viteve të ‘90 të shk. të kaluem, asht ushtrue dhuna dhe sulme fizike nga kundershtarëta  e tij ideologjik e politik me çrast ai në  mes tjerash tha: “Po, më kan sulmue në Shqipni, ishin shumë dhe më rrahen, se nuk mund të  arrija t’i rrihja unë gjithë ata, por mbrenda kohes nga dita kur me sulmuen dhe më rrahen e deri tash, të gjithë ata që më rrahen kanë vdek”.

 

Pse kan vdek, e pyet gazetari moderator? I vrave ti per t’u hakmarr apo çka?! Jo jo, pergjigjet Dr. i shkencave Nexhmedin Spahiu, nuk i vrava unë, ata i vrau Zoti, sepse unë jam njeri i dashtun i Zotit dhe hakmarrjen per mue e ka krye AI (Zoti). Për mendimin tim atë çast pashë se Nexhmedin Spahiu qenkish psikopat, apo me thanë me gjuhen e pjesës nga asht ai, MANJAK total.

 

Po të isha ministër i mbrendshem i Dardanisë, unë do të dërgoja policinë për ta arrestue Dr. psikopatin aty në studio të TV-së. Do ngrija aktakuzë ndaj tij dhe do urdhnoja prokurorin me u marrë me pohimin e tij, e me gjetë si kanë vdekë 12 vetë (sikur tha Nexhmedin Spahiu) si hakmarrje e Zotit (kupto, Zotit të posaçem të Nexhmedin Spahiut,  jo Zotit tonë, se Zoti nuk asht hakmarrës) pa i prekë Nexhmedini me dorë?!

 

Sot në oret e mbramjes, këtu në Sarpsborg të Norvegjisë, na ftoi për kafe mue dhe zonjen time miku im Avdyl Haxha, që asht nga Mitrovica dhe e njeh edhe personalisht Nexhmedin Spahiun.

Porsa hyna në shtepinë e z. Avdyl pashë se ishte programi në gjuhën serbokroate dhe mysafir në studion e një moderatori dhe gazetari serb nga Kosovo e Nexhmedinit ishte vetë Dr. Nexhmedin Spahiu. I luta gratë tona të na falnin pak dhe të mbanin qetësi, që ta percillnim çka do të thonte Dr. Nexhmedin Spahiu.

 

Nuk do shkruej shumë per këtë intervistë të mjerueshme të këtij Dr., por do të ceku disa nga ato qyqarllaqet e tij me gazetarin serb të TRK-së, programi në gjuhen serbe, i cili ishte një amator, apo pseudogazetar. Së paku kështu krijova bindjen nga pyetjet që i bante z. Nexhmedin Spahiu. Ai ma shumë deshmonte se ishte një serb ekstremist, si ata kriminelët e barikadave nga pjesa veriore e Mitrovicës, se sa gazetar.

 

1. Çka mund të thoni, a asht mirë që Kosova feston 28 Nandorin, Diten e Flamurit të Shqipnisë, kur Kosova ka flamurin dhe simbolet e veta dhe asht shtet, simbas jush, kosovar?

Pergjigje e Dr. N. Spahiu: Po, atë festë nuk duhet me e festue si shtet këtu, e festojnë individë dhe nuk bajnë mirë. Organet e shtetit kanë detyrë të merren me këta...

 

Pra, lexues i nderuem, belbzonte ky narcizoid shkenctari dhe nuk e pati kurajon as aftësinë e intelektualit e shkenctarit që të thotë se asht, e t’i thonte gazetarit serb: Po, e festojnë dhe do ta festojnë gjithmonë, sepse shqiptarët janë një komb, dhe simboli që u ngrit në Vlonë me 28 nandor 1912 asht simbol i kombit ma parë se i shtetit, asht simbol i kombit të Lekës së Madh, mbretit Pirro, Gjergj Kastriotit; Ai asht Flamuri i Shqiptarëve dhe jo vetëm i shtetit të Shqipnisë. Shqiptarët, kudo që janë në trojet e veta, kanë atë simbol kombtar, që përfaqëson historinë e tyne. Dhe, si kundërpergjigje për provokimin e qellimshëm të pseudogazetarit serb, nuk pati kurajo Dr. Nexhmedin Spahiu t’i thnote: Pse juve serbet festoni festat e tueja fetare, kombtare e shtetnore serbe në qytetet e katundet e Kosovës perderisa ju jeni shtetas të Kosovës? Pse festoni ju festat e një shteti tjetër,  festat e Serbisë?!

 

2. Ju ishit në garë për prefekt në Mitrovicë. Sikur të fitonit dhe të ishit sot prefekt, çka do të kishit ba për Veriun, per situaten në Mitrovicë në përgjithësi?!

 

Pergjigjëja e Dr. Nexhmedin Spahiut ishte: Po, unë në realitet fitova, por m’i vodhen votat. Sikur të isha unë Prefekt, situata do ishte shumë ma e mirë dhe nuk do të ishte si asht.

Sinqerisht, u bana nervoz, e u bana nervoz jo vetem me pyetjet provokuese të gazetarit serb, por për sjelljen inferiore të një mjerani e qyqani, që para emnit mban titullin DR.

Kam shpresë se ai Zoti i Nexhmedin Spahiut nuk do më vret mue, ashtu në mënyren misteriose, sikur ata 12 vetët që rrahen Nexhmedin Spahiun dikur në Shqipni, per shkak të këtyne fjalve që i shkrova. I shkrova per t’i kujtue popullit cili asht ai që polli idenë e KOMBIT KOSOVAR.  Per mue ky asht nji njeri me të meta psiqike, që beson edhe bestytni, por që dridhet para një pseudogazetari shka dhe nuk ka as ma të voglin guxim me iu pergjigj si e meriton ai, por i pergjigjet me lajka e perulje robi, skllavi. Turp.

Nuk ka komb kosovar, o Mjeran (në vend të DR.) Nexhmedin Spahiu. Ka po, shtetas kosovarë, e të tillë janë edhe serbët, magjupët, romët dhe të tjerët, që janë shtetas të shtetit Kosova (per mue Dardania ).

 



(Vota: 19 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx