E enjte, 24.07.2025, 09:15 PM (GMT+1)

Mendime

Qerim Pllana: I domosdoshëm kthimi në rrugëtimin vertikal

E merkure, 14.12.2011, 08:25 PM


I DOMOSDOSHËM KTHIMI NË RRUGËTIMIN VERTIKAL

 

(Që rruga jonë të mos vazhdojë ma me devijime të tilla pacifiste, të domosdoshme dhe të nevojshme janë ndryshimet rrënjësore për bashkim dhe zhvillim kombëtare)

 

Shkruan: Qerim Pllana

 

Nëse duam zhvillim bashkim dhe siguri të vërtetë kombëtare, atëherë rrugëtimi vertikal është tepër i domosdoshëm. Vetëm kthimi nga rrugët e gjata dhe të vështira me plotë dhembje, sakrifica, humbje të njerëzve më të dashur të familjeve, rrethit, shoqërisë, kombit, tkurrjes së hapësirës, tani me kushtëzime politike dhe taktike të hyrjes  të Serbisë në Kosovë, është ecje e gabuar. Edhe në qoftë se një ditë, Kosova do t`i ketë kufijtë e sigurt dhe të garantuar, këto bisedime janë të kushtëzuara, të dëmshme dhe të paarsyeshme. Sepse, gjendjen e kthejnë prapa në vendnumërim. Ne e dimë se nga viti 1844 e deri më 12 qershor 1999, Kosovës i janë okupuar mbi 32-mijë kilometra tokë, janë ndjekur mbi 350.000 banorë kurrë pa u kompensuar me asnjë lek pasuria e patundshme dhe e tundshme. E dimë se rrugët shpien drejt një: Rrugëtimi në një kujtesë të pashlyer historike, me ngjarjet e Lidhjes Kombëtare Shqiptare të Prizrenit (1878-81). Koha, kur shqiptarët dhe mira kilometra tokë të tyre u okupuan nga Serbia vasale turke, me përkrahjen e Rusisë cariste. Interesat hegjemoniste po rriteshin nga veriu, lindja dhe jugu. Lakmitë hegjemone për toka dhe klimë të butë me dete të nxehta, shtoheshin  çdo vit të shekullit XIX-të, sidomos nga carizmi rusomadh. Prandaj, tokat dhe populli shqiptar gjendej mes këtyre interesave dhe udhëkryqeve të deto-manisë, klimës mesdhetare dhe tokave që po tkurreshin drejt jugut. Themelimi i Lidhjes Kombëtare Shqiptare me qendër në Prizren ishte shpresa më e madhe pas Lidhjes së Lezhës më 2 mars 1444. Këto dy Lidhje Kombëtare në historinë e popullit shqiptar bashkë më Luftën çlirimtare të Kosovës, UÇK-në, Familja Jashari, Haradinaj dhe Hajdari, paraqesin pjesë më të ndritshme të historisë më të re të kombit shqiptar. Pa i mohuar ngjarjet e shumta historike, heronj, dëshmorë dhe martirë të kombit nëpër të gjitha kohërat makabër!

Rrugëtimi, vërtetë ishte i gjatë, me sakrifica, humbje të mëdha nga okupimet e perandorive të një pas njëshme. Duke filluar nga ajo Romake, Bizantine, Sllave,  Perandoria Osmane, prapë ajo serbo-sllave. Ndoshta, kjo histori për aktualitetin “modern”,nuk paraqet ndonjë interes jetik! Apo ndonjë ekuivalencë (baraspeshë) më të tjerët, por në vete ngërthen një sublimë rrugëtimi të ecjes së popullit nëpër shekuj, të cilit i takojmë dhe ne. Ecjes së një rrugëtimi vertikal, herë pas herë të përsëritur dhe të kthyer prapa, nga rrugëtimi sakrifikues jetëgjatë i peshës së shekujve të robërisë  nga të huajt, duke i kontribuar më servilizëm vetë si sot..!

Ti kalosh mbi dymijë vjet robëri, dhe nga 200.000 deri në 250.000 kilometra hapësirë të banuara më ilirë-pellazgë, popuj të origjinës, ADN-së, gjuhës, gjakut historisë dhe gjeografisë, e të vish në më pak se në 50.000, madje të pakontrolluara nga shteti i quajtur Shqipëri, është humbje kolosale e rrugëtimit të kthyer prapa në historinë e dhimbshme të përsëritur ndër shekuj. Me fajin jo sall të perandorive apo popujve lakmues për tokën tënde të shtrirë në aq kilometra. Perandoria Otomane  u shtri në tri kontinente, në afro 10 milion kilometra hapësirë, por me territore të okupuara. Pra dhe nga faji i lakmisë së atyre jo që pranuan islamin,  për tu ngritë në pasha, vezir, spahi, jeniçerë, kadi e koçobash. Kjo lakmi edhe sot është shprehur po aq sa nën çdo pushtet apo sistem robërues. Kjo është dëshmuar katërçipërisht në periudhën e titizmit, enverizmit, po shprehet edhe sot, por në një masë dhe një formë paksa më moderne, nga dirigjimi i të huajve nën parullën e demokracisë..!

 

Pse vazhdimisht përulje e lëshime drastike në zhvillimet tona historike?!

 

Historia është mësuese e diturive, shkencave shoqërore, e cila përcjellë fate, fakte dhe fakto-grafi të kohërave, duke u mbështetur në burime materiale, shpirtërore dhe burimore. Por. nëse harrohet, shkelet, tjetërsohet, ajo patjetër do të përsëritet, mos më keq se në periudhat e theksuara dhe të ndodhura gjatë tre mileniumeve. Popujt e perandorive, sot shtete të mëdha, mesme apo të vogla, nuk`duan ta harrojnë historinë e tyre! Gjeneratat në këto vende mësojnë madje për periudhat koloniale, për t`u shërbyer si udhë-rrëfimi. Duke i përmirësuar gabimet, të cilët i bënë paraardhësit e tyre nëpër kohë kalvinizmi përpjekjesh për shfrytëzim dhe asimilim të njeri-tjetrit! Atëherë, pse u dashka ne të heqim dorë nga e kaluara jonë?

Në rrugëtimin e kthyer prapa, duke pasqyruar të kaluarën nëpër shekuj, duke mohuar atë dhe duke lëshuar rrugën e ecjes para, sikur ne, nuk ishim ata, është mallkim! Ngjarjet e fundit Kosovë-Serbi, bisedimet e ashtuquajtura “teknike”, s`janë gjë tjetër veçse rrugëtim i kthimit prapa. Pse!? Përderisa rruga ishte nisur drejtë, pa leqe e pa kthesa, më të përfunduar të sakrificës kombëtare, gjërat nëpër takime “pazaresh” morën tatëpjetën! Serbisë okupues pas gjithë asaj katrahure gjenocidi dhe etnocidi kundër shqiptarëve, i mundësohet ecja vertikalisht në dëm të Kosovës. Kurse, Kosovës si kthehen as kockat e viktimave të varrosura për së gjalli, të asgjësuara në mënyrë fashiste, nëpër shkritore uzinash, të bëra hi! Asaj duhet kërkuar reparacionet e luftës, intelektualët e pagjetur, dhënien llogari për atë që ngjet ne veri, së fundi kërkimin e dëmshpërblimeve ndaj muhaxhirëve, kërkim falje.

 

Ky pra, është rrugëtimi i kthyer prapa. Lufta u zhvillua për t`u çliruar dhe për t`u bashkuar, por pa u mbush 12-vjet, shtetit okupues i mundësohet në tokën tënde vazhdimi i shfrytëzimit ma keq sesa ai kolonial. Plaçkitja kriminele në pikë të ditës, vrasja e policëve, ndjekja e banorëve shqiptarë autokton nga kolonë çetnikë e kriminelë. Bllokimi i jetës dhe lëvizjes së lirë, jo të serbëve, por të shqiptarëve.  Tani, doganat kthehen në pika-kalimi pa vula, pa simbole, aq më keq nën një pullaz! Ky rrugëtim i përbashkët me pjesëmarrjen e “garantuesit”, pikërisht është stimuluesi i cili të sëmurin-ën e mban me oksigjen! Prandaj, ky rrugëtim është i pafalshëm, i dënueshëm dhe i papranueshëm në kohë dhe rrethana aktuale bisedash, të cilat ruajnë status-quon, dergjën e mëtejme ekonomike të Kosovës nga politika dyfytyrëshe, etja për pasuri, pushtet, jo për komb as për shtet. Rrugëtimi është hapi obligues juridik e moral për të ecur vertikal, nëse duam komb atdhe të bashkuar, siguri dhe zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik e kombëtar. Kur sesi marrëveshje duarthatë e duarzbrazët. Shumë keq kur thuhet: “Kosova fitojë, kurse ata na kritikuan në mënyrë naive”! Kjo do të thotë se pos analistëve, qindra intelektualëve, opozitës dhe shumica absolute e popullit, del të jenë naivë! Sepse propozuan që të mos bisedohet me Serbinë, jo në infinit, siç vepron politika serbe. Por vetëm kur politika e saj të jetë vetëdijshme për të pranuar Kosovën shtet sovranë e të pavarur. Siç veproj  GJND-ja, më 26 korrik 2010, me sovranitetin dhe të drejtën e pavarësisë të Kosovës. Siç e kanë pranuar tashmë 86 shtete më të fuqishme të botës. Prandaj, kthimi në rrugëtimin vertikal politik-diplomatik është i domosdoshëm, sa më parë aq më mirë. Sepse, nuk ka qeveri, as qeveritar, udhëheqës e as president të përkryer, ideal e as të përsosur. Pavarësisht këshillave dhe përkrahjes së miqve. Aq më keq nëse shkelet e drejta e pjesëmarrjes në vendime kombëtare mbi sovranin, këshilltarët dhe mandatarët në kuvend, nëse është legjitim, i pavarur në marrje të vendimeve, si më rastin aktual dhe raste të tjera imanente historike. Nëse bëhen lëshime të mëtutjeshme, nëse Serbia nuk i përmbahet marrëveshjes edhe ashtu të dëmshme për Kosovën, nëse nuk zgjidhet çështja e veriut sa më shpjet, Serbia do të futet në  BE  dhe në NATO, para Kosovës. Pastaj, Serbia do t`i vazhdojë si zakonisht, mani-manovrat e politikës gënjeshtare të saj! Ky s`është qellim imi kundër askujt, pos kundër veprimit të ndërmarrë me nguti, pa analizë dhe pa mendimin absolut të shumicës, qoftë në kuvend, opinion etj. Cili qytetar shqiptar nuk e do zhvillimin, sigurinë, bashkimin, lirinë dhe qetësinë në rajon dhe më gjer!? Prandaj, kushdo që është përçarës, kundërshtar i unitetit, bashkimit kombëtar. Pra kushdo që nuk e do rrugën e drejtë vertikale të heronjve, dëshmorëve, martirëve të kombit, nuk e respekton vullnetin e sovranit, është pjesë e servilizmit, përuljes, pacifizmit, marrëveshjes me çdo kënd dhe me çdo armik të deridjeshëm dhe të sotëm! Ai dhe ata, (kushdo qofshin), janë të zhveshur nga patriotizmi dhe kanë vetëm një emër të përveçëm, janë  pacifistë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx