Mendime
Albert Shabanaj: Edhe një traktor nga Thaçi për kriminelët serb...
E marte, 13.12.2011, 09:03 PM
EDHE NJË TRAKTOR NGA THAÇI PËR KRIMINELET SERB SEPSE I MEPARSHMI ËSHTË BARRIKADUAR NE VERI TE KOSOVËS!
Nga Albert Shabanaj
Kryeministri i Kosovës,mu atëherë kur Kancelarja Gjermane ishte shume e vendosur ne qëndrimet e saja ndaj Serbisë, Kryeministri Thaçi ju del ne ndihme Serbisë për te pranuar marrëveshje qofshin ato edhe kunder Kushtetuese dhe kundër interesave nacionale. Pra edhe kësaj radhe Kryeministri i Kosovës ju dhuroj serbeve Traktor sikurse herave tjera.. Me një mbishkrim (DHURAT NGA QEVERIA E “IBM”) Marreveshja e arritur për menaxhimin e kufijve ne mes te Kosovës dhe Serbisë,sipas burimeve te rëndësishme ndërkombëtare,ne asnjë mënyrë nuk përmend shtetesin e Kosovës,madje as me terminologjin e saj nuk permendet kurrfarë kufiri,apo vendkalim kufitar dhe diç te ngjashme shtetërore për pos mbishkrimit IBM!? Pra edhe këtu vërehet se,përkundër genjeshtrave te Prishtines,kalimet 1 dhe 31 (ne Jarinjë dhe Bërnjakë) por edhe tjeret vendekalime do te kenë atatus te veçantë,duke aluduar se,edhe ne te tjerat enklava (decentralizimin) Qeveria nuk ka funksion ekzekutiv. Është definitivisht koha e fundit që shqiptarët megjithatë të dalin më unik dhe me te vetëdijshëm ne kërkesat e tyre përballe perkthyesve politik qe ngërthejnë pikëpyetje te mëdha qe do te na paraqiten ditëve-javëve- muajve te ardhshëm për fatin tone kombëtar. Besoj se ne te gjithë kemi vërejtur se politika mbar kosovare në tërësinë e saj konceptualisht nuk është asgjë tjetër pos një instrument në duart e tjerëve-shpeshherë edhe ne duar te armiqve tanë vendor dhe ndërkombëtar, te cilët hap pas hapi po instalojnë politika antishqiptare ne përgjithësi dhe politika zyrtare të Serbisë në Kosovë ne veçanti,për derisa shqiptarët satanizohen deri ne ç’kombëtarizim e thyeje qafesh. Dhe... Unë prapë qendroj tashme edhe me i bindur se nuk kishim ardhur deri këtu,te kështu marrëveshjeve po të mos hynim ne bisedime me Serbinë,sepse këto dhe tjerat koncesione te cilat do te na dalin me vone nga ato dhe tjera bisedime janë produkti i tyre. Synimet kane qene te qarta ende pa filluar ato dhe nderhyrja ne kufi te Veriut te Kosovës nga Qeveria te cilët dolen te vrare,te djegur e skajshmerishtë te poshtersuar,kane qenë te menduara dhe qellimin e asaj ndërhyrje po e shofim sot,pra krijimin e atuve për realizimin e koncesioneve te gjata.. gjate bisedimeve ne Bruksel.
Manipulimi i opinionit nga manipulantet
Eshte teper trondites por edhe habits fakti se,në kohën e okupimit klasik të Kosovës dhe shqipetarve te ish Jugosllavise,ekzistonin lëvizjet çlirimtare shqiptare që rezistonin sistemin e shtetit policor terrorist të Jugosllavise-Serbisë me mjete te pa zgjedhura.. her paqësore e her me sfida të aksioneve të ndryshme clirimtare deri ne luftë te armatosur. Pastaj-shume me pastaj u çliruam apo siç degjojme shpesh na "çliruan" dhe nga ky paradoks u krijua vetëkenaqësia sikurse ne nuk paskemi më nevojë të rezistojmë për interesa dhe nevoja tona kombëtare!? Eshtë edhe më paradoksale që ne,nga euforia por edhe nentokat e sherbimeve armiqesore… ndërpremë kontinuitetin dhe vrullin e lëvizjeve çlirimtare ndershekullore. Nga qershori 1999 administrata nderkombetare sidomos (UNMIK) kryenin punet zyrtare te Serbisë, për derisa ne ishim te hutuar prapa plaqkitjeve,uzorpimeve,vrasjeve te kundershtareve politik etj…etj… marrina denigruese dhe vetevrasese …!UNMIK-u me arsenale buxhetore dhe propagandistike të saj në medien shqipe dhe me të gjithë liderët renegatë të UÇK-së (Kryesisht te veteshpallur dhe analfabetë ) te cilet pas çlirimit rreshqiten si derrat ne akuj,te cilët me apo pa vetëdije u vunë në sherbime të errta… Nga ana tjetër liderët poashtu analfabetë dhe sejmen të LDK-së si ish-aktivistë të Lidhjes Socialiste të Jugosllavise dhe Serbisë,ne njeren ane dhe anes tjeter si sabutor te luftes clirimtare,arritën ta indoktrinojnë opinionin jo bollshem te informuar te Kosovës, kinse Kosova tashmë është çliruar me ndihmën e "miqve" ndërkombëtarë,sic jane Franca,Spania,Greqia,Sllovakia,Rumenia etj… Ketu doren ne zëmër është e pa kontestueshme se vertetë na ndihmuan forcat aleate Atlantike te detyruara nga krye SHBA-te,te ciles MIKE I MBESIM BORGJ DERI NE VDEKJE! Ti kthehemi themes (UNMIK-OKB), instaloi "pushtete" kuislinge dhe politikisht jo te krehura vendore dhe ngriti medie që armëpushimin e dhunshëm (Marreveshja e Kumanoves) ta konvertonin si çlirim te Kosovës. Dhe… ketu,u nevojitën vetem 8 vjet që administrata e UNMIK-ut, ekskluzivisht politika e Evropës duke perjashtuar SHBA-te,ta krijonin një “MILET DHE NAROD“ por jo komb shqipëtar në Kosovë, i cili u qerua… i cili hoqi dorë nga trashëgimia e tij historike dhe politike,i cili do të pajtohej që Kosova te mbetet dhe kushtetutizohet si pron e kishave dhe trashëgimi serbe! Per te hequr dorë edhe nga NACIONALITETI,FLAMURI,HYMNI DHE FESTAT NACIONALE etj. Në emër të një shteti "multietnik-serbo-turko-maxhup-etj…fundekryetallava" Ndonese,Kosova në emër të mbrojtjes së serbeve kriminel nga hakmarrja e shqiptarëve te shtypur nder dekada, administrata nderkombetare sidomos UNMIK-u,por edhe EULEX-i u vun ne sherbim te direktivave te Brukselit, i cili hap pas hapi, e kthen pushtetin e Serbisë në Kosovë ne njërën anë dhe shkeputjen e Veriut anës tjeter,gjithnje duke ngritur pushtete joekzekutive dhe jo te ndersheme të shqiptarëve në “shtetin” të cilin me vone nuk do ta pranojë as vetë BE-ja.
Kamoflimi ndërkombëtar, ne kohë dhe hapsir që Serbia ta rikolonizoje Kosovën
Bombardimet mbi Serbi (1999) në elitën e lartë të fuqive të mëdha u quajt "humanitare" (sepse vetëm gabimisht janë vrarë 10 persona, te cilet ishin shqiptarë, në Koshare, etj.) Milosheviqi pas masakrave,genocidit,deportimit,etnocidit,urbanocidit, pranoj një marrëveshje paqësore me NATO-në, për ndërprerjen e bombardimeve. Dhe… kështu pasoi Marrëveshja Teknike Ushtarake (plotëpolitikë) e NATO-s me Serbinë në Kumanovë të Maqedonisë. Ketyre fatekeqesive jo njerezore ju paraprine "bisedat" e Ahtisarit dhe Çernomirdinit me Milosheviqin në Beograd,gjithnje ne perjashtim te shqiptarve(…) Dhe marrëveshja rrudhet vetëm në paragrafët e kushteve te armëpushimit midis NATO-s dhe Serbisë! Gjithnje duke përjashtuar shqiptarët si faktorë historikë,politikë dhe ushtarak!!! Ne ato marreveshje fatzeza per ne u arriten garancione që gjatë armëpushimit,forcat e NATO-s do ta defaktorizojnë politikisht dhe ushtarakisht UÇK-në. Atë bote faktori politik shqiptar ishte me i perqar se kurr me heret,i cili ngeli ne vendënumërim dhe ne trauma politike.. perderisa faktori ndërkombëtar (qe ishte vërtetë vetëm faktori BE) i cili do të angazhohet per te instaluar një administratë shtetërore te (OKB-UNMIK-KOSOVO), e cila fillon me recetat e denacionalizimit te tokave shqiptarëve dhe kthimin e serbëve kriminel në menyr te pa par ne bote,me numra bazë të statistikave të banorëve serbë te paralufte te ardhur nga Kroacia dhe Bosnja me myhyrin e Millosheviqit!!! Dhe… Serbia duke shfrytezuar hyzmeqaren Evrope,nuk do të kërkojë falje për gjenocidin dhe krimin ne Kosove,perkundrazi ua ngriten presion shqiptarëve dhe nuk do t'u lejohet të insistojnë që Serbia të kërkojë falje dhe te jepe llogari per monstrumin ne Kosove! Te nderuara dhe nderuar,kjo ishte "marrëveshja" e Ahtisarit-Millosheviqit dhe Çernomirdinit te Rusise,në të cilën nuk morën fare pjesë shqiptarët. Kjo marrëveshje e kobshme per ne dhe e turpshme per eliten e Brukselit,elitë - kjo anti-NATO dhe anti-Rend të Ri Botëror,nuk u botua dhe kurr nuk doli për opinion, sepse ata jo vetem se pretendonin por kishin plane të talleshin me shqiptarët!? Pse,sepse shqiptarët filluan te besonin dhe ngaterronin se "paqeruajtësit" janë “çlirimtarë“. Ndonese,hutin dhe euforin e paqes e shfrytëzoj mire e mire Serbia per ta rikolonizuar Kosovën,duke krijuar komuna serbe në tërë territorin e shtetit "multitallavaetnik".
Kurdisjet e brendshme antishqiptare
Pas 12 vjetëve (1999-2011) lojra gjenocidi kulturor dhe ekonomik që ushtroi UNMIK-u dhe vazhdon te ushtron EULEX-i (Brukseli) në Kosovë, filloi të politizohej dhe neperkembej në opinionin ndërkombëtar dhe vendor pengesa e hapur "ndërkombëtare" për krijimin e shtetit të Kosovës dhe për suprimimin e shtetit UNMIK-KOSOVO… qe faktikisht suprimon administratën shtetërore të Serbisë në Kosovë. E gjitha kjo e pa besueshme por e vertete që u gjet një mashtrim tjeter që shqiptarët të kamufllohen me një shpallje formale "pavarësie" të mbikëqyrur, e cila është model ne vete dhe si e tille nuk do të pranohet ndërkombëtarisht. Hileqaret vendor dhe nderkombetar- spekulantët antishqiptarë të Brukselit, nepermjet puthadoreve politik vendor e hapen intrigën se,pas pavarësisë nuk ekziston më shteti UNMIK-KOSOVO dhe se UNMIK-u, nuk është më faktor në Kosovë-por ne VERI EDHE SOT E KESAJ DITE… Këtë propagandë e bënë vetë pushtetarët,por edhe opozita dhe shoqëria civile, mediat shqipe të kontrolluara te Kosovës, pasi që nevojitej konsum i brendshëm, kurse për opinionin e jashtëm ndërkombëtarë, dihet zyrtarisht se të gjitha misionet evropiane në Kosovë janë pikërisht nën ombrellën e UNMIK-ut(1244) që do të thotë me protokolle zyrtare nën administratën e shtetit të Serbisë në Kosovë.
Mungesa e strategjisë diplomatike
Megjithatë duhet theksuar se Kosova është ndihmuar nga dy-tre aleatë të sinqertë,por fakti se është disejnuar juridikisht baza e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, jo nga Parlamenti i Kosovës,te len me menduar… Ndonese,në këtë linjë ka ardhur edhe verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që konstaton se Pavarësia e Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Por siç pohojn te gjithe se,Kosova do të duhej ta kishte strategjinë e vet diplomatike menjëherë pas opinionit të GJND-së! Por fatekeqesisht nuk e ka këtë strategji edhe sot e kesaj dite, sepse asaj i mjafton sharlatanizimi politik
KFOR-i dhe EULEX-i (BE-ja) e kanë instaluar Serbinë
Dhe… megjithëkëtë nese vazhdon keshtu klasa politike kuislinge e Kosovës do të provonte ta minimizonte edhe ashtu i minimizuar statusin reale te Kosovës, duke ngelur te kenaqur por edhe perqeshur me statusin formal politik të "pavarësisë". Dhe… jo vetem kaq meqe, Brukseli do t'u kërcënohej shqiptarëve duke u thënë se - serbët janë të gatshëm për lufte-janë gati të luftojnë, sepse ata besojnë në qëndrimin e shtetit te tyre. Radhazi kercnohemi nga Brukselit duke thonë se "serbët janë të gatshëm për dhunë", pasi që janë të bindur se shqiptarët te çarmatusur nga Brukseli (UNMIK-EULEX) nuk janë të gatshëm për lufte,dhe paria shqiptare hëpërhë duan vetëm komfor dhe komoditet "pushtet" të mbikorruptuar te cilet herë pas here deklarojnë se "koha e luftës ka mbaruar njëherë e përgjithmonë"!!! Serbët në "jug", sipas po këtyre politikaneve dhe analisteve të njohur, kanë vendosur me kushtin se të jenë pjesë e Kosovës qe edhe atyre t’u pranohet "situata" për të jetuar në komunitetin e ligjeve “xhungles“ se tyre… Dhe… edhe ata (serb) nuk shërbehen me ligjet e Kosovës në jug, pasi që edhe ata nuk përfillen ligjet e Kosovës,por ata (serbët) "në jug" shërbehen me ligjet (dhe me dokumentet) e Serbisë që janë valide dhe të lejueshme në Kosovë në saje të paftyrësisë politike dhe Kushtetuse. Pra fjala është për një Kosovë të coptuar(decentralizuar) siç mëtojnë të na bindin ndryshe spekulantët politikë të Brukselit brenda ombrellës së tyre her UNMIK,e tani EULEX. Kosova më këto enklava është e Serbizuar dhe republikanizuar serbisht, bile-bile edhe me keq se kur Kosova, ishte autonomi nën Serbinë. Pra ligjërisht,ashtu edhe siç e pranon KFOR-i dhe EULEX-i (BE-ja) Kosova eshte ende Serbia territoriale dhe legjislative e instaluar. Serbia njihet nga misione duke pasur protokolle dhe dokumente zyrtare,perderisa shqiptarëve në Kosovë ju mbetet "pavarësia" politike e jo juridike dhe teritoriale. Dhe… Kjo është situata dhe kështu e kanë vendosur ndërkombëtaret,mendoj ketu spekulimin dhe shperdorimin propagandistik të statusit tone i cili ende ndrydhet nga OKB-ja,dhe BE-ja por mos te harrojmë Rusinë.
Mos i votoni partitë pro okupuese
Sipas mendimit time,gabimi kurrizor ka qene kur populli votoi per parti,te cilat gjatë fushatës elektorale nuk pranonin para jush faktin se Kosova është e okupuar! Dhe… nese te ardhmen asnjë parti nuk guxojnë të thojnë këtë të vërtetë, atëherë nuk guxojmë te ju besojmë asnjërës!
ZOTI NA BAKOFTE!