Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kur tokat pushtoheshin në emër të fesë
E hene, 12.12.2011, 09:05 PM
Kur tokat pushtoheshin në emër të fesë
Ekskluzive nga Fahri Xharra
Historikisht, fatkeqësia e jonë e madhe ka qenë, që nuk kemi dijtë të zgjedhim mikun. e ende vazhdojmë me të njejtën fatkeqësi. Të bardhës i kemi thënë e zezë dhe të zezës e bardhë. Athua pse? Fatkeqësia edhe më e madhe ka qenë të bindurit tonë në atë që na është thënë, e kjo si rrjedhojë e mosdijes sonë, mos shkollimit tonë. Lëvizjet kanë qenë të kufizuara, e me një kufizim të tillë, deomos njëriu i ynë i ka zënë besë krejt se çka iu është thënë. A na janë spjeguar drejt gjërat? A na është spjeguar drejtë historija e jonë? Feja, a na është spjeguar drejt, të cilës iu kemi mveshur me shekuj?
Qëllimi i shkrimit, ka të bëj vetë me një spjegim të drejt të asaj se si tokat e ndryshme në botë janë pushtuar në emër të fesë.
Lufta e shenjtë apo Xhihadi Islamik. Çka ishte xhihadi Islamik? Sa dijmë ne për te? A është për ne shqiptarët e shenjtë të mburremi me xhihadin Islamik?
Ç`ishte xhihadi apo lufta e shenjtë. Thjesht, një luftë” legale” e përbashkët e shtrirjes së territoreve të sunduara nga muslimanët në dëm të të territoreve të sunduara nga ata të feve tjera. Qëllimi i xhihadit, me fjalë të tjera nuk ishte përhapja e Fesë islame se sa përhapja e e suverenitetit te fuqisë Muslimane. Xhihadi, me qëllim të ekspansionit territorial ishte aspekt qendror dhe i rëndesishëm i Muslimanëve. Në këtë mënyrë Muslimanet një shekull më vonë nga përhapja e islamizmit në Gadishullit Arab i pushtuan tokat që nga Afganistani e deri në Spanjë, Indinë, Afrikën Veriore, Sudanin, Andollinë e më vonë edhe Ballkanin. Xhihadistët skllavëruan me qindra e mijëra e fëmijë(në të njejtën kohë duke i mbytyr burrat), dhe duke iu imponuar Islamin me dhunë. Pra qëllimi i përherëshëm i xhihadit ishte të sjellë krejtë njerëzimin, në terësi, nën drejtësinë e Ligjit Islamik- një sistem totalitar i udhëheqjës fetare shumë i vrazhdë për jo-muslimanët dhe gratë, me moton: Aty ku është zoti, ai është në saje të shpatës së islamit dhe hijës së shpatës së Islamit!Shpata është qelësi i parajsës, e cila mund të hapët vetëm për luftëtarët e shenjtë (xhihadistat) (Andrew Bostom : ”Drejtësia e xhihadit “2008)
Gjatë shekujve xhihadi Islamik i kishte dy ndryshore të kuptimit, njëra më radikale dhe tjetra më pak radikale. E para mbahej në atë se kush e spjegon ndryshe besimin e tyre e këta ishin jobesimtarët dhe në të njejtën kohë ishin cak i xhihadit.E dyta e e bashkuar me mistiken, e hudhë poshtë xhihadin si konflikt të armatosur , por e lidhë me thellësinë shpirtërore të besimit, dhe pushtimin.
“ Xhihadi, Lufta e shenjtë është një domosdoshmëri pët të gjithë besimtarët. Gjendja e luftës është gjendje natyrale ndaj jo besimtarëve” – Qëllimi: pushtimi i tokave dhe përhapja e fesë Islame në të tërë botën.
Me përhapjen e Islamit, Arabët e institucionalizuan edhe skllavërimin.Kurani e lejonte me haditet 16:76, 30:28, 16:71, 70:29-30, 23:5-6, 33:50 etj. skllavërimin e femrave dhe fëmijve në fillim, të fiseve Arabe : Kuraiza, Khajbar, Mustalik, dhe Hauazin etj. e më vonë me rritjen e fuqisë Islamike u rrit skllavëria në shkallë botërore. Çdo here që muslimanët korrnin fitore, me vehte sillnin fëmijë dhe gra të skllavëruara: Kur gjeneral Musa e robëroi Afrikën Veriore në vitin 698, solli me vehte 300 000 skllevër, kurse nga Spanja në vitin 715 i solli 30 000 virgjëresha të bardha . Ndërsa Sultan Mahmudi pas zaptimit të Indisë (Pakistani dhe Bangladeshi i sotëm) i solli ne vitët 1001-1002 mbi 500 000 gra dhe fëmijë.
Por si veproi
...Në Medina, muslimanët sollën me vehte edhe Shpatën e tyre. Shpata, vazhdoi t` i nxjerrë njerëzit përpara, përderisa e tërë
Pra, ku qëndron interesi i përhapjes së dogmës së tillë kur ne, vet ishim viktimë e kësaj përhapjeje.?
A duhet me të vërtetë të mbesim gjithmonë viktima të shpatës së huaj?