E hene, 29.04.2024, 06:54 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Për Ditën e Flamurit...

E merkure, 14.12.2011, 09:01 PM


Nga Ditari i kujtimëve të paharruara:

 

Për Ditën e Flamurit...

 

Nga Agron Shabani

 

1. Si femiu i parë ose më i madh i im at të ndjerë ( arsimtar shumëvjeçarë dhe drejtor shkolash shqipe nepër mjedise të ndryshme të Kosovës dhe Dukagjinit..) dhe ime ëmë amvise:linda në stinën e dimrit. Gjegjësisht, në muajin dhjetor të vitit 196O. Thonë se kur linda unë ( dhe, jo vetëm unë!) në vendlindjen dhe atdheun tim (tonë) të dashur dhe aq të shtrenjët atëbotë po mbante një dimër i madh me plot acar, struherë dhe një stuhi të fortë gllabëruese që po fryente tërbueshëm dhe gjithë trishtim prej nga gjithëkah dhe gjithandej. Në Kosovë pra!... Në Kosovë atëherë ishin kohë dhune, terrori,aparthejdi,gjenocidi, etnocidi, urbanocidi dhe kulturocidi të egër dhe tepër primitivë të regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit kundër njerëzve dhe popullit tonë shqiptarë gjithandej. Kohë ndjekjësh makabre dhe tepër sadiste të jetës së çmuar të njeriut (shqiptar) nga trupi, nga ëndërrat dhe nga shpirti !Nga ana e atij vargu të zgjatur shovenësh dhe animalësh të tërbuar prej Karpatëve pra!!!Kur njerëzve dhe popullit tonë asokohe iu kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i thellë i robërisë së gjatë serbopansllaviste në fyt. Ishin ato etapat ose periudhat e errëta dhe tepër makabre të Rankoviçëve, Kileviçëve, Mirkë Iliçëve, Mijoviçëve , Millosheviçëve, Joviqëve, Trufunoviçëve, Vllasshkaliqëve ose Drazhë  Mihajlloviçëve të ndryshëm serbo-çetnik që ishin "konvertuar" në "komunist" të Titos dhe socializmit të tij "vetëqeverisës" në Beograd. Shih për këtë, nën sundimin dhe tiraninë e egër serbo-pansllaviste vjeshta dhe dimri ishin  si të thuash´stinët´me të shpeshta dhe me frekuentuese në jetën tonë .Të një jete të mbarsur dhe përshkuar( edhe përshkruar) mbase nga vuajtjet,skamja,mjerimi, mundimet, krajatat , mëdyshjet ose dilemat e ndryshme kafkiane ose ekzistencialiste të natyrës dhe karakterit të njohur ´të ishe apo të mos ishe´?! Përkatësisht, të jeshë apo të mos jeshë. Ndërkohë që pranvera dhe vera atëbotë për ne vinin shumë rrallë. Po, po...Tepër rrallë. Mbase, vetëm si përftim,  vetëtimë ose një " vegim i vogël" drite dhe shprese në universin dhe horizontin e përgjithshëm të shpresave dhe ëndërrimëve tona shumëshekullore që po lindnin dhe fillonin nga aty e nuk iu dukej fundi. Ishin ato kohë të rënda vrasjësh, burgosjësh,arrestimësh, përndjekjësh dhe intërnimësh të egra dhe tepër makabre të iliro-shqiptareve nga trojet e veta etnike dhe historike në Kosovë dhe në viset tjera nga ana e regjimit ushtarako-policor te Beogradit...Kohë burgosjesh, arrestimësh, izolimësh, shikanimësh dhe internimësh të tmerrshme, makabre  dhe tepër reaksioonare e gjakpirëse të Atdhetarëve dhe Intelektualëve me të lartë shqiptar si z.Adem Demaçi.Ky Hero I gjallë dhe i pavdekshëm kurrë në shpirtin dhë kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari.Ky vigani i madh kolosal dhe titanik! Emrin dhe veprën madhore të të cilit e përmendin dhe lakojnë me respekt dhe një admirim të lartë i madh e i vogël i popullit (kombit) tonë kudo ku ndodhën. Dhe të shumë atdhetarëve ose patriotëve të tjerë shqiptar  si Ky i fundit.Z.Demaçi... Që i kishin mbushur ose vërshuar asokohe  burgjet, kampet dhe kazamatët e ndryshme serbo-jugosllave. Duke i bërë kështu jetën dhe përditshmërinë tonë asokohe të rënda plumb si morti. Në Kosovë dhe gjitnandej vendëve ose meridianëve të ndryshme të globit dhe kontinentit tonë, se këndejmi, atëbotë ishin kohë "muresh", barrikadash , barrierash dhe konfrontimesh të ndryshme shtetërore, nacionale, politike,ushtarake,historike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në mes blloqësh, taborësh,sistemësh ose ideologjishë të rivalizuara dhe antagoniste me njëra tjetrën.Dhe mbase etapat ose periudhat e rënda dhe tepër trishtuese të "perdës së hekurt" , "luftes se ftohte", ish "murit" famëkeq të Berlinit dhe konfrontimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit ...Të cilat botën dhe civilizimin e përgjithshëm njerëzor ose planetar asokohe i kishin sjellur përballë një të të "fikëti" ose "infrakti" të përgjithshem ose permanent. Me 27 nëntor të vitit 1958 kishte filluar e ashtuquajtura "kriza e Berlinit" ...Për t´u pasuar dikur me vonë me ngritjen ose ndërtimin e ish "murit" famëkeq të Berlinit dhe ´ndarjen e Gjermanisë´ me 13 gusht te vitit 1961. Madje, me acarimin dhe përshkallëzimin e njohur të  raportëve dhe marëdhënjëve të gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në të gjitha sferat ose drejtimet e mundshme. Duke i përfshirë dhe nënkutuar këtu ( ndonëse,me një theks të posaçëm) edhe krizat dhe acarimet e ndryshme akute ose permanente në mes  dy superfuqive të atëhershme  nuklerare ose atomike ( SHBA-së sdhe ish BRSS-së) , Gjegjësisht,krizat dhe acarimet e njohura politike,ushtarake,ideologjike,gjeopolitike,strategjike dhe të tjera në mes Paktit të Natos dhe ish " Traktatit të Varshavës" së bashku me " garen e madhe"( kualitative dhe kuantitative) për armatim të përgjithshëm nuklerar ose atomik si dhe një sërë çështjësh ose aspektësh të tjera të asaj periudhe të fluidshme dhe tepër hektike të raportëve dhe marëdhënjëve të gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare.  Aty ishin edhe "murët" , barierat, pëngesat ose "barrikadat" e ndryshme shqiptaro-shqiptare që për shumë vite ose dekada me radhë po vazhdonin t´i mbanin peng dhe nën ankth të madh shpirtin dhe ndjenjat e njohura liridashëse dhe patriotike të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë shqiptarë gjithandej.Nw anën tjetër të "murit", gjegjësisht,  "kufirit" të atëhershëm shqiptaro-shqiptare me tërë pasazhin, potencialin,vitalittetin,bukurinë,dasurinë,hyjninë dhe profecinë e saj  njerëzore,natyrore, fizike,historike dhe gjeografike ishte Shteti ynë Ëmë! Shqipëria ...Vendi i dashur dhe aq i bekuar i një populli(kombi) të lashtë dhe të panënshtruar kurrë. Den baba den.Vendi i Shqiponjave dhe atyre Alpeve shtatëlarta dhe tepër krenare që vazhdimnisht e përkëdhelin dhe marin në prehër dhe përqafim të thellë qiellin e sertë të nënqiellit të zjarrtë shqiptar.Shqipëria...Atdheu i dashur dhe aq i shenjtë i Aleksandirit(Lekës) së Madh, Gjergj Kastriotit, Agronit, Teutës, Gencit, Bardhylit,Ismajl Qemalit,Shpatajve,Topiajve,Dukagjinëve, Bajram Currëve, Boletinëve... ! Si Një Kështjellë e pamposhtur legjendare dhe titanike e ngritur dhe fortifikuar dikund lartë e thellë në shpresat dhe idealet tona kombëtare dhe patriotike.Aty..ishte edhe 28 Nëntori i lavdishëm dhe historik...Festa e Madhe e Flamurit dhe Pavarwsisë Shqiptare që për njerëzit dhe popullin(kombin) tonë  kudo ku ndodhën... Asokohe  e sot u kuptua, konceptua, përceptua dhe anticipua si Një Rilindje (Renesansë) e Përgjithshme e popullit(kombit) dhe atdheut tonë të përbashkët në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme.Mbase, gjithnjë fjala mbi Ditën e  Bekuar të Flamurit dhe Pavarwsisë Shqiptare...Këtë Amanet të Madh dhe Testament. Këtë Dekalog dhe Udhërrefyes të Madh që Ju bën Dritë dhe një nderim të përhershëm të të gjitha rrugëve, aspiratave dhe interesave të tjera shtetërore, nacionale,politike dhe historike të kombit dhe atdheut tonë.

 

2.Me 28 nëntor se këndejmi, lindi për të mos vdekur kurrë komandanti legjendar i UÇK-se, z.Adem Jashari. Ndërkaq, me rastin e Luftës së lavdishme çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë dhe në hapësira të tjera etnike dhe historike: Njëherë e përgjithmonë dhe me bukur se kurrë do i çelin dhe hapin sytë liria,bashkimi, pavarësia dhe sovraniteti i shumëpritur shtetëror dhe nacional i popullit ose kombit tonë në të gjitha sferat ose segmentët e mundshme të jetës.Të falur nga Zoti dhe të rritur e mëkuar nga qumështi i bardhë i  nënlokëve, uji i ftohë dhe ata damar të ndezur gjaku të tokës së zjarrtë shqiptare(kosovare)!Madje, të mësuar,edukuar dhe burrëruar nga mitët, eposët dhe legjendat e shumëta  nga babëgjyshi plak, stërgjyshi ose katragjyshi... Njëherë e përgjithmonë dhe për të mos vdekur kurrë! Do  lindin Trimat (Heronjët) dhe Trimëreshat( Heroinat) e lavdishme të UÇK-së! Lulëkuqet  e bukura të lirisë dhe shqiptarizmës që nuk vyshkën kurrë në shpirtin dhe kujtesën tonë nacionale dhe historike.Mbase,Heronjët dhe Heroinat e Ditëve tona...Ata pra që armikut gjakatar serbian i morën( muarrën) gjak mbi vetulla! Për Kosovë, për liri, për shtet, pavarësi dhe shqiptari! Duke ua kthyer kështu njëherë e përgjithmonë, popullit(kombit) dhe atdheut tonë lirinë, nderin, krenarinë dhe dinjitetin e munguar për shumë vite ose dekada me radhë.Madje, në këtë sfond për ta bërë akoma me të bukur, më të madhërishme dhe kuptimplote Festën e lartëpërmendur të 28 Nëntorit. Këtë Ditë të Madhe të Flamurit dhe Pavarësisë Shqiptare! Në këtë sfond nepër frontët ose fushëbetejat e shumëta të luftës së lavdishme për liri dhe pavarësi. Respektivisht, në horizontin dhe sipërfaqet e njohura të luftërave dhe fitorëve të lavdishme të Ushtrisë Sonë Çlirimtare dhe Heroike:Me lumej gjaku dhe sakrifica të shumëta epike dhe titanike të Djemve dhe Vashave me të mira të kombit! Njëherë e përgjithmonë dhe me bukur se kurrë u shkrua historia me e re dhe aq e lavdishme e popullit dhe atdheut tonë martirë dhe heroik. Ndonëse, pa harruar t´i cekim dhe rikujtojmë me këtë rast edhe "rezistencën paqësore" të Dr. Rugoves dhe LDK-së në "muzgun" ose ´buzëmbrëmjen" e luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në ish Jugosllavi së bashku me përpjekjet tjera çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit tonë në një hark të gjatë kohorë dhe hapësiror që në menyrën me të shkëlqyer dhe me kuptimplote u sublimuan dhe kurorëzuan me rastin e Shpalljes ( Deklaratës) historike të Parlamentit (Kuvendit) të Republikës së Kosovës  me 17 Shkurt të vitit 2OO8.Respektivisht, me rastin e njohjes historike të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga bashkësia e gjërë botërore ose ndërkombëtare.Respektivisht, nga vendët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit.Në këtë Dolli të Madhe shtetërore dhe mbarëkombëtare e kanë ´hisen e madhe´dhe respektin e posaçëm edhe Universiteti i Prishtinës së bashku me Agjensinë e Pavarur të Lajmëve "KOSOVAPRESS"  si dhe të të gjitha institucionet tjera kulturore dhe informative në vendin tonë të cilat u bën  Zëdhënësit me të fuqishëm ose kryesorë të aspiratave dhe interesave tashmë të njohura shtetërore, nacionale dhe historike të popullit(kombit) dhe atdheut tonë në një kohë kur këta e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë.Duke i përhapur(përçuar), eksploruar, ravijezuar,konturuar, unifikuar(konvencionalizuar) dhe afirmuar në këtë sfond aspiratat dhe interesat e lartëpërmendura historike dhe patriotike me vlerat dhe resursët e njohura globale dhe universale të popullit(kombit) dhe atdheut tonë të përbashkët në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të botës.Respekt.

 

3. Siç dihet, ngritja dhe themelimi i shumëpritur dhe historik i Universitetit të Prishtinës së bashku me mekanizmat dhe institucionet tjera shkencore, informative dhe kulturore të popullit shqiptar në Kosovë:Çështjën e gjithëmbarshme të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët ,  atëbotë ( njëherë e përgjithmonë) e kishin sjellur në faqen diellore dhe planetare të aspiratave dhe interesave tashmë të njohura shtetërore, nacionale , politike, historike dhe patriotike të njerëzve dhe popullit tonë. Në këtë frymë të lartëpërmendur çlirimtare, liridashëse dhe patriotike Universiteti i Prishtinës së bashku me institucionet tjera shkencore dhe kulturore në vendin tonë me kalimin e kohës do të bëhen si të thuash Udhërrefyes, Sinonim dhe  Një ´Institucion i fuqishëm mendor ´ dhe ideor i Kosovës dhe Shqiptarizmës. Immanuel Kanti në kuader të shkrimit të tij të njohur me titull " Ideja mbi një histori të përgjithshme në botën e aspiratave të njohura shoqërore ose qytetare"( Lëxo: Idee Zur Einer Allgemeine Geschichte in Welt Bürgerlicher Absicht") atëbotë ,pos tjerash do të theksonte  se" edukata, kultura dhe asrimimi i përgjithshëm për njeriun, shtetin ose shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në radhë të parë i nënkuptojnë ngritjen, përsosjen dhe ikjen ose largimin e tyre nga faza e foshnjërisë ose adoleshencës së mehershme që dikur pwr shkaqe ose rrethana tw ndryshme objektive dhe subjektive e kanë fshehur dhe krijuar vet." Ndonëse, kësaj radhe duke e vërë theksin në arritjet dhe përparimet e njohura shtetërore, nacionale, politike, historike, shkencore, arsimore, kulturore, akademike  dhe të tjera të njerëzve dhe popullit( kombit) tonë shqiptar në Republikën e Kosovës, në Republikën e Shqipërisë dhe kudo tjetër ku ka shqiptarë që të bëjnë të lumtur dhe tepër krenar në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të botës. Në Ditwn e Bekuar tw Flamurit sidoms.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora