| E merkure, 14.12.2011, 09:01 PM |
Nga Ditari i kujtimëve të paharruara:
Për Ditën e Flamurit...
Nga Agron Shabani
1. Si femiu i parë ose më i madh i im at të ndjerë ( arsimtar shumëvjeçarë dhe drejtor shkolash shqipe nepër mjedise të ndryshme të Kosovës dhe Dukagjinit..) dhe ime ëmë amvise:linda në stinën e dimrit. Gjegjësisht, në muajin dhjetor të vitit 196O. Thonë se kur linda unë ( dhe, jo vetëm unë!) në vendlindjen dhe atdheun tim (tonë) të dashur dhe aq të shtrenjët atëbotë po mbante një dimër i madh me plot acar, struherë dhe një stuhi të fortë gllabëruese që po fryente tërbueshëm dhe gjithë trishtim prej nga gjithëkah dhe gjithandej. Në Kosovë pra!... Në Kosovë atëherë ishin kohë dhune, terrori,aparthejdi,gjenocidi, etnocidi, urbanocidi dhe kulturocidi të egër dhe tepër primitivë të regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit kundër njerëzve dhe popullit tonë shqiptarë gjithandej. Kohë ndjekjësh makabre dhe tepër sadiste të jetës së çmuar të njeriut (shqiptar) nga trupi, nga ëndërrat dhe nga shpirti !Nga ana e atij vargu të zgjatur shovenësh dhe animalësh të tërbuar prej Karpatëve pra!!!Kur njerëzve dhe popullit tonë asokohe iu kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i thellë i robërisë së gjatë serbopansllaviste në fyt. Ishin ato etapat ose periudhat e errëta dhe tepër makabre të Rankoviçëve, Kileviçëve, Mirkë Iliçëve, Mijoviçëve , Millosheviçëve, Joviqëve, Trufunoviçëve, Vllasshkaliqëve ose Drazhë Mihajlloviçëve të ndryshëm serbo-çetnik që ishin "konvertuar" në "komunist" të Titos dhe socializmit të tij "vetëqeverisës" në Beograd. Shih për këtë, nën sundimin dhe tiraninë e egër serbo-pansllaviste vjeshta dhe dimri ishin si të thuash´stinët´me të shpeshta dhe me frekuentuese në jetën tonë .Të një jete të mbarsur dhe përshkuar( edhe përshkruar) mbase nga vuajtjet,skamja,mjerimi, mundimet, krajatat , mëdyshjet ose dilemat e ndryshme kafkiane ose ekzistencialiste të natyrës dhe karakterit të njohur ´të ishe apo të mos ishe´?! Përkatësisht, të jeshë apo të mos jeshë. Ndërkohë që pranvera dhe vera atëbotë për ne vinin shumë rrallë.
2.Me 28 nëntor se këndejmi, lindi për të mos vdekur kurrë komandanti legjendar i UÇK-se, z.Adem Jashari. Ndërkaq, me rastin e Luftës së lavdishme çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë dhe në hapësira të tjera etnike dhe historike: Njëherë e përgjithmonë dhe me bukur se kurrë do i çelin dhe hapin sytë liria,bashkimi, pavarësia dhe sovraniteti i shumëpritur shtetëror dhe nacional i popullit ose kombit tonë në të gjitha sferat ose segmentët e mundshme të jetës.Të falur nga Zoti dhe të rritur e mëkuar nga qumështi i bardhë i nënlokëve, uji i ftohë dhe ata damar të ndezur gjaku të tokës së zjarrtë shqiptare(kosovare)!Madje, të mësuar,edukuar dhe burrëruar nga mitët, eposët dhe legjendat e shumëta nga babëgjyshi plak, stërgjyshi ose katragjyshi... Njëherë e përgjithmonë dhe për të mos vdekur kurrë! Do lindin Trimat (Heronjët) dhe Trimëreshat( Heroinat) e lavdishme të UÇK-së! Lulëkuqet e bukura të lirisë dhe shqiptarizmës që nuk vyshkën kurrë në shpirtin dhe kujtesën tonë nacionale dhe historike.Mbase,Heronjët dhe Heroinat e Ditëve tona...Ata pra që armikut gjakatar serbian i morën( muarrën) gjak mbi vetulla! Për Kosovë, për liri, për shtet, pavarësi dhe shqiptari! Duke ua kthyer kështu njëherë e përgjithmonë, popullit(kombit) dhe atdheut tonë lirinë, nderin, krenarinë dhe dinjitetin e munguar për shumë vite ose dekada me radhë.Madje, në këtë sfond për ta bërë akoma me të bukur, më të madhërishme dhe kuptimplote Festën e lartëpërmendur të 28 Nëntorit. Këtë Ditë të Madhe të Flamurit dhe Pavarësisë Shqiptare! Në këtë sfond nepër frontët ose fushëbetejat e shumëta të luftës së lavdishme për liri dhe pavarësi. Respektivisht, në horizontin dhe sipërfaqet e njohura të luftërave dhe fitorëve të lavdishme të Ushtrisë Sonë Çlirimtare dhe Heroike:Me lumej gjaku dhe sakrifica të shumëta epike dhe titanike të Djemve dhe Vashave me të mira të kombit! Njëherë e përgjithmonë dhe me bukur se kurrë u shkrua historia me e re dhe aq e lavdishme e popullit dhe atdheut tonë martirë dhe heroik. Ndonëse, pa harruar t´i cekim dhe rikujtojmë me këtë rast edhe "rezistencën paqësore" të Dr. Rugoves dhe LDK-së në "muzgun" ose ´buzëmbrëmjen" e luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në ish Jugosllavi së bashku me përpjekjet tjera çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit tonë në një hark të gjatë kohorë dhe hapësiror që në menyrën me të shkëlqyer dhe me kuptimplote u sublimuan dhe kurorëzuan me rastin e Shpalljes ( Deklaratës) historike të Parlamentit (Kuvendit) të Republikës së Kosovës me 17 Shkurt të vitit 2OO8.Respektivisht, me rastin e njohjes historike të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga bashkësia e gjërë botërore ose ndërkombëtare.Respektivisht, nga vendët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit.Në këtë Dolli të Madhe shtetërore dhe mbarëkombëtare e kanë ´hisen e madhe´dhe respektin e posaçëm edhe Universiteti i Prishtinës së bashku me Agjensinë e Pavarur të Lajmëve "KOSOVAPRESS" si dhe të të gjitha institucionet tjera kulturore dhe informative në vendin tonë të cilat u bën Zëdhënësit me të fuqishëm ose kryesorë të aspiratave dhe interesave tashmë të njohura shtetërore, nacionale dhe historike të popullit(kombit) dhe atdheut tonë në një kohë kur këta e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë.Duke i përhapur(përçuar), eksploruar, ravijezuar,konturuar, unifikuar(konvencionalizuar) dhe afirmuar në këtë sfond aspiratat dhe interesat e lartëpërmendura historike dhe patriotike me vlerat dhe resursët e njohura globale dhe universale të popullit(kombit) dhe atdheut tonë të përbashkët në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të botës.Respekt.
3. Siç dihet, ngritja dhe themelimi i shumëpritur dhe historik i Universitetit të Prishtinës së bashku me mekanizmat dhe institucionet tjera shkencore, informative dhe kulturore të popullit shqiptar në Kosovë:Çështjën e gjithëmbarshme të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët , atëbotë ( njëherë e përgjithmonë) e kishin sjellur në faqen diellore dhe planetare të aspiratave dhe interesave tashmë të njohura shtetërore, nacionale , politike, historike dhe patriotike të njerëzve dhe popullit tonë. Në këtë frymë të lartëpërmendur çlirimtare, liridashëse dhe patriotike Universiteti i Prishtinës së bashku me institucionet tjera shkencore dhe kulturore në vendin tonë me kalimin e kohës do të bëhen si të thuash Udhërrefyes, Sinonim dhe Një ´Institucion i fuqishëm mendor ´ dhe ideor i Kosovës dhe Shqiptarizmës. Immanuel Kanti në kuader të shkrimit të tij të njohur me titull " Ideja mbi një histori të përgjithshme në botën e aspiratave të njohura shoqërore ose qytetare"( Lëxo: Idee Zur Einer Allgemeine Geschichte in Welt Bürgerlicher Absicht") atëbotë ,pos tjerash do të theksonte se" edukata, kultura dhe asrimimi i përgjithshëm për njeriun, shtetin ose shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në radhë të parë i nënkuptojnë ngritjen, përsosjen dhe ikjen ose largimin e tyre nga faza e foshnjërisë ose adoleshencës së mehershme që dikur pwr shkaqe ose rrethana tw ndryshme objektive dhe subjektive e kanë fshehur dhe krijuar vet." Ndonëse, kësaj radhe duke e vërë theksin në arritjet dhe përparimet e njohura shtetërore, nacionale, politike, historike, shkencore, arsimore, kulturore, akademike dhe të tjera të njerëzve dhe popullit( kombit) tonë shqiptar në Republikën e Kosovës, në Republikën e Shqipërisë dhe kudo tjetër ku ka shqiptarë që të bëjnë të lumtur dhe tepër krenar në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të botës. Në Ditwn e Bekuar tw Flamurit sidoms.