E diele, 28.04.2024, 11:43 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Puna e pavarur e nxënësve në shkollën plotësuese shqipe në diasporë

E enjte, 15.12.2011, 01:49 PM


Puna e pavarur e nxënësve në shkollën plotësuese shqipe në diasporë

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Fjala metodë rrjedh nga gjuha greke Methodos-që do të thotë rrugë përmes së cilës arrijmë deri te qëllimi-caku ynë. Mirëpo gjatë historisë rrugët dhe mënyrat për të arritur deri tek një qëllim i caktuar çdo herë kanë ndryshuar ( ato ndryshojnë akoma edhe sot) gjatë historisë së njerëzimit, dhe ato varen nga zhvillimi dhe të arriturat shkencore dhe në procesin edukativo arsimor. Prandaj duke e ditur rëndësinë e arsimimit edhe shkenca mbi mësimin (didaktika) ka bërë orvatje ti studioj, ti ndryshojë dhe ti gjejë metodat më produktive arsimore. Duke filluar nga koha e grekëve të lashtë; Platonit, Aristotelit, Sokratit, etj. Në kohën e humanizmit dhe renesancës metodat, format dhe mënyrat për shpërndarjen apo përfitimin e njohurive ( gjatë orës mësimore ) do të pësojë ndryshime të mëdha. Shkrimet e para për metodat mësimore i hasim aty nga shek i XVIII – të nga I KOMENSKI ( 1592-1670). Siç kemi mësuar më parë arsimtarët në kohën e mesjetës i mësonin nxënësit të ndarë, d.m.th, në mënyrë individuale, sepse mungonte numri i nxënësve ( në disa shtete njerëzit e pasur, fëmijët e tyre i mësonin të ndarë për përvetësimin e mësimit dhe arritjen e sukseseve). Mirëpo me kalimin e kohës, shtohej numri i nxënësve dhe natyrisht se tani kërkoheshin metoda tjera për zhvillimin e procesit arsimor dhe arritjen e sukseseve. Orvatje të shumta bëri Komenski me ithtarët e tij, që të gjendet ndonjë metodë tjetër universale, por orvatjet e tij nuk dhanë rezultate. Orvatjet e shumta që u bënë nga shumë studiues për didaktikë u kurorëzuan edhe me suksese, si dhe mundësuan klasifikimin e metodave mësimore.

 

Si zhvillohet mësimi në diasporë?

 

Njohurit e deritanishme të fituara nga përvoja në arsim në diasporë dëshmojnë se për arritjen e sukseseve në shkollën plotësuese shqipe, pos angazhimit të tre faktorëve kryesorë;( Mësuesit, prindit e nxënësit), rëndësi të madhe ka edhe përdorimi i dhe konkretizimi i formave dhe metodave të punës së arsimtarit. Sipas analizave të bëra deri më tani në perëndim nga ekspert të kësaj lëmie, është vërtetuar se puna e pavarur e nxënësve është një imperativ për arritjen e suksesit tek nxënësit. Prandaj është obligim dhe detyrë imediate e arsimtarit në diasporë që sa më tepër gjatë punës me nxënës (gjatë orës mësimore) ti vë në përdorim të gjitha format, metodat, mënyrat, ti përdorë mjetet e konkretizimit, të cilat mundësojnë realizimin e punës së pavarur të nxënësit dhe natyrisht edhe suksesi nuk do të mungoj. Kushtet dhe rrethanat në të cilat zhvillohet e realizohet mësimi plotësues në diasporë i përcjellin disa specifika të veçanta: a) kërkohet nga arsimtari një angazhim maksimal, punë sistematike, përgatitje, njohja e metodave metodiko-didaktike, si dhe përvoja ne këtë punë. Forma e punës me grupe, puna me çifte, etj. Puna e nxënësve në grupe mundëson një angazhim dhe pavarësim më të madh të nxënësve. Nga arsimtari kërkohet angazhim konkret sidomos gjatë dhënies së detyrave nxënësve. Dihet se në diasporë mësimi zhvillohet në kushte specifike, për shkak të heterogjenitetit të nxënësve. Për arritjen e suksesit në mësime, arsimtari duhet ti ndajë nxënësit në grupe, në mënyrë që të arrij rezultate inkurajuese në procesin edukativo arsimor. Ndarja e nxënësve duhet te bëhet në bazë të moshës së nxënësve. Prandaj gjatë mësimit të lëndës mësimore kemi dy faza të punës; a) –përpunimi i lëndës së re (shprehi, shkathtësi dhe njohuri ), b)- përpunimi i lëndës së përpunuar-përsëritja.

Për punimin e lëndës së re ekzistojnë 3 - lloje të metodave mësimore; Metoda e fjalës së gjallë të arsimtarit, Metoda e të lexuarit, Metoda e të rrëfyerit. Të gjitha këto metoda mësimore kanë në vete mënyrën për zbërthimin e lëndës; Analizën, Sintezën dhe operacione tjera logjike. Gjatë metodës së fjalës së gjallë (të arsimtarit ) mund të bëhet në dy mënyra ose metoda. 1. Metoda monologe dhe 2. Metoda dialoge ose themi bashkëbiseduese.

Metodat mësimore

 

Arsimtari gjatë shpjegimit të njësisë mësimore me metodën monologe kërkohet ti motivojë të gjithë nxënësit që ata me vëmendje ta përcjellin arsimtarin gjatë shpjegimit. P.sh. gjatë shpjegimit të historisë kombëtare, etj. Kjo metodë pos anëve pozitive ka edhe anët negative, sepse nxënësit janë më pak aktiv. Arsimtari gjatë punës me metodën monologe, kërkohet më shpesh t’i pyes nxënësit, me atë çka është shpjeguar. Gjatë shpjegimit nga arsimtari kërkohet që ti përcjellë aktivisht nxënësit ne mënyrë që ata ta përcjellin me vëmendje njësinë mësimore. Edhe nëse arsimtari has në ndonjë nxënës që nuk e përcjellë arsimtarin nuk guxon të sillet ndaj tij në mënyrë të ashpër apo duke ngritur zërin, ta ofendojë, ta largojë nga ora mësimore, apo të përdorë forcën ndaj tij. Është e nevojshme që arsimtari gjatë shpjegimit të njësisë mësimore të vë në përdorim me nxënës edhe metodën dialogë-bashkëbiseduese, në mënyrë që pos shqisës së dëgjimit të angazhojë edhe atë të pamurit. Gjatë shpjegimit të njësisë mësimore arsimtari duhet të jetë i lirë, konkret, magjepës, i qartë në mënyrë që ta mbajë të zgjuar vëmendjen e nxënësit tek njësia mësimore. Arsimtari duhet bërë orvatje që gjatë shpjegimit të jetë sa më i qartë, e këtë mund ta bëjë duke i vu në përdorim mjetet e konkretizimit: shkumësin, tabelën, gjeografi-hartën, biologji-vizatimin, etj. Lëvizjet e arsimtarit në klasë gjatë orës mësimore duhet të jenë të kontrolluara (sidomos gjatë shpjegimit të njësisë së re mësimore) mos tua kthej shpinën nxënësve, gjatë shkrimit në tabelë të jetë sam ë i qartë. Gjatë orës mësimore sidomos gjatë shpjegimit zëri i arsimtarit luan një rol të madh në përvetësimin e njësisë mësimore nga nxënësit. Gjatë përdorimit të shkopit për determinimin e kufirit, xehroreve, qyteteve, shteteve, apo në Gjuhë shqipe, gramatikë ( pjesët e fjalës) luajnë rol vendimtarë për përvetësimin apo për mos përvetësimin e njësisë mësimore nga nxënësit. Sa më tepër që arsimtari në diasporë ti respektojë-vë në përdorim apo ti harmonizojë gjatë shpjegimit metodat e punës, mjetet e konkretizimit, aq më tepër nxënësit do të pajisen me njohuri të reja. Mirëpo, duhet cekur se për arsimtarët në diasporë është shumë vështirë pothuaj e pa mundur që ai ti përdorë të gjitha këto metoda, mjete të konkretizimit dhe demonstrimit…, etj. sepse grupi tjetër i nxënësve pengohet ne kryerjen e detyrave kur flitet për klasë të kombinuara. Është mirë që arsimtari gjatë përsëritjes së njësisë mësimore nga ora e kaluar të arrijnë, që vetë nxënësit..,,ta thonë njësinë e re mësimore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora