E hene, 29.04.2024, 04:55 AM (GMT+1)

Mendime

Shemsi Bunjaku: Mos etiketo me shprehjen hajn, po ngrit padi!

E enjte, 15.12.2011, 08:56 PM


Mos etiketo me shprehjen hajn, po ngrit padi!

 

Nga Shemsi Bunjaku

Gazetar në TV publik norvegjez

 

Etiketim i trishtueshëm, njoll e zezë e pa shlyer kur  një numër i madhë shqiptarsh e identifikon njëri tjetrin me shprehjen hajn,i korruptuar dhe tradhtar. Të majtit etikektojnë të djathtit, dhe të kundërtën, të qendrës etiketoin të dy palet dhe të kundërtën, liberalet etiketoin konzervativet dhe të kundërtën , akademikët etiketon intelektualet dhe të kundërtën e kështu me radhë.

Bazë e kësai që e them është  një hulumtim dhe analizë që u kam bërë debatuesve dhe pjesmarrsve në 100 artikuj të katër gazetave shqiptare të zgjedhura rastsisht. Të gjitha këto të publikuar vitin e fundit në mediume digitale shqiptare në të dy anët e kufirit shqiptar-shqiptar.

Nga ky hulumtim kam nxierr një pëfundim se mbi 70 përqind e atyre që marrin pjes në debat  etiketoin njëri tjetrin, me shprehjet hajna,të korruptuar dhe tradhtar.

Të përafërta janë edhe bisedat nëpër kafenet dhe ndeiat tjera në shoqrin shqiptare. Në Tiran isha edhe dëshmiatr i ulseve në një kafene verore që ishin të ndara në të kaltërta dhe ros, sa ishte kjo e fundit e qëllimshme nuk e di.Hulumtimin i artikujve është rezultat i një detyr që une e punoi si Gazetar i televiziont publik Norvegjez NRK.

 

Debati dhe kritika në një shoqri janë rezultat i një demokracie të mirfill shoqrore, po qfar mund të thuhet për etiketimi. A është etiketimi i nevoishëm në debat dhe a është i dobishëm?

Jeta është zgjedhje. Njeriu bënë zgjedheje në qdo kohë në qdo moment për qdo gjë që lidhet me jetën dhe botën e tij. Dhe medomos zgjedhja është dhe duhet të jetë e e dreite e gjithsecilit ta bëjë kurdo her, pa hezitim. Dhe më pas është pikrishtë kjo zgjedhje që na qonë dreit një të mundshme që mund të jetë e pëlqyer nga ne dhe të tjerët,apo e urryer nga ne dhe të tjerët. Po zgjedhjen duhet bër sepse jemi të denuar me lirin e të zgjedhurit. Nga zgjedhja që ne e bëjmë në kohë dhe hapsirë të pa caktuar apo te caktuar lidhet edhe fati  i individit, i imi dhe i yti po gjithsesi edhe fati i shoqris dhe zhvillimeve të përgjithshem në shoqri.

 

Vlerat në një shoqri pra janë të lidhura ngushtë me zgjedhjet që i bënë ti dhe unë, sot dhe neser.

Andai rezultati i këti hulumtimi më bënë të pyes se ku na dërgon neve si shoqri ky përceptim.A e meriton shqiptari një etiketim të till.

 

Në fillim të viteve 90-ta  në Shtetin ku jetoi në Norvegji po jo vetëm në Norvegji po edhe vende tjera na  akuzonin ne shqiptareve si tregtar droge, hajdut, kriminel, etj dhe kjo ndodhte haptazi, nëper gazeta, radio televizione dhe të tjera vende publike. Në ato kohë ishte Kosova dhe Shqipria në një gjendje të mjerueshme si ekonomike po ashtu edhe politike dhe ne si shqiptar mundoheshim të organiozoheshim sa do pak në mënyr që tu kunderviheshimi me fuqin ma të madhe të mundshme një identifikimi dhe etiketim të till.

Sado që një numer shqiptarësh bënin zgjedheje të tilla në kundërshtim me ligjin dhe vlerat e krijuara në atë shoqri ku jetonin.

 

Ne u thonim banorve të ktushëm se demokratizimi i një shoqrie lidhet direktë me vetdijsimin se ai që bënë zgjedheje në kunërshtim me ligjin e krijuara në një shoqri duht të denohet si i individ, duhet të marr dënimin e merituar si individ, po jo të  lejohet etiketimi dhe identifikimi i një populli si gjithsi etnike me një njoll të till. Në raste të tilla vlera e gjykatës dhe ligjëbërsve nuk ka kuptim.

 

Norvegjia investon milliarda për tu identifiku, për të bërë emer, për të krijuar mitin si shteti numer një në botë, me një si system social të përkryer, me vlera gati pa krahasueshme. Se sa është e vërtet kjo, është qështje kreit tjetër.

Kurse ne, një numer i madhë, si  shoqri shqiptare duke marr pjes në debate publike e identifikojm  vetvetën me hajni, korrupcion dhe tradhti.

 

Ne nuk jemi të till, ne nuk jemi hajna,kriminel, të korruptuar dhe njerz të pa vlerë. Ne kemi një treshigimi të bujshme që në vete përmban vlera të bukura. Ne me shekui jetuam në robri dhe megjithate kurr nuk leiuam që dikushë të fyei itegritetin ton kombtar, familiar dhe njerzor. Ne ngranum bukë e krip dhe nuk u shfrenuam mbas të mirave të okupatorve.

 

Një botkuptim i till se jemi hajna, të korruptuar dhe kriminel nuk duhet lejuar të bëhët gjuhë e zakonshme në mesin e njerz tanë. Sepse pastai kjo bëhet një virus i pa kaparcyeshëm ngjits që do i zë frymën gjenerat mbas gjeneratave dhe dikur është vler e pa vlerë pjes e botes shqiptere.

 

Ky etiketim me  theks të veqant bëhet në artikujt ku temat janë politike.

Po ja që ne si shoqri fatbardhsisht jemi shumë të etur për të bër politik. Them fatbardhsisht sepse politika është e lidhur ngusht me përditshmërin ton, është e lidhur ngusht me të ardhme tonë.Të kuptosh nga politika nuk ka asgjë të keqe sepse politika nuk është magji por është një vetdijsim i njerzve për me qenë në nivel lartë për të bër zgjedhjen ma të mirë të mundshme në të mirë të shoqris

Po cila është zgjedhja më e mirë e mundshme?

Unë them se politikat në një shoqri  kan rëndsin e tyre jo vëtëm atëher kur ato i japin shoqris para, pallate,rrugë, makina,rrymë etj, por edhe kur ato mundsoin krijimin e  një shoqri të vetdijshme dhe mirë të reflektuar për rolin dhe vleren që ka ajo në edukimin e dreit të së ardhmës. Dhe si e till do thoia se pikrisht politika pa dallim ngjyrash në dy anët e kufirit duhet medomos të bëjë ndërhyrje në rregullimin e mardhanjeve ndërnjerzore dhe gjithsesi njerzit ti bëjë me dije se kundërshtaret nuk jan hajna,të koruptuar,tradhtar por janë konkurrent të denjë për të krijuar një jetë më të mirë jo vetëm për mua po edhe për ty.

Kjo përgjëgjsi na takon të gjithve por më së shumti ju takon klasve të ngritura të shoqris. Ju takon intelektualve, politikanve,krijuesve etj.

Unë them se sot tregu botror si ekonomik ashtu edhe kulturor dhe politik ndërtohet me strategji mirë të paramenduara. Duke u menagjuar me vëmendje. Një organizatë politike duhet kuptuar si një sistem social që është e ndërtuar me vetëdija për të arritur një qëllim. E kam frigen se  qëllimi i debatit tonë publik ku etiketimi e zënë vendin e  kritikes së mirfill qon uji në mulli të gabuar.

Ajo që dua të them është mos ma thuai mue dhe as tjetrit se ai është hajn, i korruptuar,shkels i ligjitë, etjera po thuaia ati që duhet të merret me hajnin, korrupcionin,shkelsin e ligjitë. Nëse ke argumene dhe fakte  mos më etiketo po paditëm para ligjitë  sepse kam frigen se një ditë kjo etiket do bëhet njoll e zezë e pa shlyer për popullin e populli jam unë dhe je ti dhe do jenë fëmit tanë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora