E diele, 16.02.2025, 04:17 PM (GMT)

Mendime

Mustafë Shabani: Historia jonë i takon kokës

E merkure, 02.11.2011, 07:59 PM


Historia jonë i takon kokës

 

Nga Mustafë Shabani

 

Historine tone te lavdishme e ben njerezit e thjeshte,dhe ashtu treguan madheshtin e tyre,ne te shumten e rasteve na e shkruan "njerez te medhenje"dhe ashtu deshmuan dyftyrsin dhe vasalitetin e tyre.

Ata na e vran,dhe po na e vrajne gjakun,gjuhen,dhe rrenjen tone.

Po ajo la gjurmet e saja,eshte e pavdeksheme ,dhe si e tille ajo ishte ,eshte dhe do te jete vula dhe kauza e jetes sone .

 

Sa mire ndihemi kur e dijme kush jemi,kur i dijme rrenjet tona,ashtu tregojme qe kemi koken tone.

Kur jemi ne nje situate tille kemi drejtpeshim dhe e dijme rendesin e kesaj Bote, dijme te vlersojme rendesin e saje dhe jetes.

Jeta nuk eshte bixhoz,as llotari jeta eshte jete dhe ajo duhet te jetohet.

Mjere ai qe nuk di ta jetoj me koken e vete.

 

Dikur kishim koke.

 

E tani sikur ajo na mungon.

 

Po ajo definitivisht na mungon.

 

Kur nje popull nuk ka koke,ai manipulohet.

Mjere ata qe nuk dijne ta kuptojne kur jan te manipuluar.

Mik i nderuar SAMI REPISHTI dhe ju te tjeret me te vertete u preka,u rrenqetha nga pershkrimi juaj kaq besnik,meqe shpesheher me duket sikur jam ne enderr,dhe koka eshte ende nder ne.

 

Tani kur e kuptoj ,qe ajo nuk eshte nder ne,ndihem i pafuqi,dhe ajo me humb tersisht kur shoh "njerez" te manipuluar deri ne skajshmeri.

 

Tmerrohem deri ne pafundesi,me fatin tone te keq ,qe kemi te tille ne mesin tone.

 

Une dikur nuk do e besoja kurren e kurres qe mund te kemi te tille „njerez“.

Mjere ai,ajo dhe ata qe nuk i kuptojne shqetesimet dhe dhimbjet e tjeterit.

 

Ai ,ajo dhe ata e ato nuk kan nevoj ti ndjejne ato ne shpirt,pore se paku duhet ti kuptojne sepse ashtu e marrin vesh sa mire jan,dhe sa shume u ka fal Zoti ,koka atyre.

 

Shqiptaret dikur kur kishin koke , ishin popull human,tolerant,mikprites,te dashur dhe te afert.

E sot???

„Shqiptari“ i gjason nje bishe te xhungles ,po fatlumnisht jo te gjithe.

 

Kurrnjehere me shume se sa sot nuk e kam ndier veten te jem bir i At Gjergj Fishtes.

A e ka fajin „shqiptari“ vete apo.....???

Jo,jo as faji nuk eshte tersisht jetim,jo.

Nese na vjen era ne bisht,nuk eshte faji aty jo.

Faji eshte te kryet pse bishti kundermon.

Shqiptar nderroje,nderroje" koken" sa me pare.

Kjo nuk eshte "koka" jote qe e kishe dikur, dhe kjo tani nuk te duhet.

Kjo eshte e huaja koke.

Jetoje,jetoje jeten mike,mik me koken tende,sepse vetem ashtu ja vlen.

 

Historin tone te lavdishme e ben njerezit e medhenje,dhe ashtu u ben te pavdekshem ,mjerisht ne te shumten e rasteve na e shkruan "njerez „pa bosht kurrizor dhe ashtu treguan dyftyrsin dhe vasalitetin e tyre.

Ata na e vran,dhe po na e vrajne gjakun,gjuhen,dhe rrenjen tone.

Po ajo la gjurmet e saja,eshte e pavdeksheme ,dhe si e tille ajo ishte eshte e do te jete vula dhe kauza e jetes Sonne.

 



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora