E diele, 16.03.2025, 07:32 PM (GMT)

Mendime

Ilirjan Blloshmi: Kujtesë Kryetares së Parlamentit

E hene, 31.10.2011, 07:58 PM


TË GJITHË SHKAKTARËT DHE JETËZGJATËSIT E TRAGJEDISË JETOJNË MË MIRË SE NË PËRRALLË

 

Kujtesë Kryetares së Parlamentit

 

NGA ILIRJAN BLLOSHMI

 

Nuk po ju shkruaj ndonjë gjë që është e pa njohur për ju dhe as për popullin e shumëvuajtur, por dua t’ju kujtoj se meqë jeni e pa punë në Parlament, bëjeni tuajën, filloni dhe zbatoni rezolutën e KE-së për të dënuar krimet e komunistëve. Unë e di dhe e kuptoj se ky shkrim do t’ju nervozojë, por edhe mua më thërret gjaku i derdhur. Ju nuk mund të justifikoheni se nuk është dakord opozita sepse kur doni e realizoni votimin. Më pëlqeu shumë votimi që organizuat për ligjin e pronave. Kështu mund të veproni edhe për t’i hequr titujt diktatorit dhe më pas me radhë për vrasësit e tjerë nëse nuk ju pengon dëshira.

 

Diktatori vendas themeloi dhe konsolidoi terrorin komunist në Shqipërinë e gjymtuar. Këtu as që është menduar se mund të kishte një qetësi relative. "Qetësi" kishin vetëm varret që rënkonin nën peshën e dheut. Terrori komunist mori jetën e mijëra njerëzve, nën peshën e ekzistencës shkatërruese. Shumë nga mbeturinat e të kaluarës përpiqen të idealizojnë periudhën e errët gjysmë shekullore.

 

Kërkesës së shoqërisë për të shkuarën totalitare, për ta njohur dhe dënuar nuk iu dha përgjigje asnjëherë. Ne nuk dëshirojmë vetëm dënimin e së shkuarës komuniste vetëm me deklarata. Këtu gjendet një numër i pallogaritshëm familjesh të shkatërruara me eliminime me anë të vrasjes politike, të zhdukjes, burgosjesh, internimesh e persekutimesh të qindra e mijëra njerëzve të pafajshëm për hir të "humanizmit socialist". Stalinizimi me forcë i vendit tonë në emër të diktaturës së proletariatit i një sistemi politik despotik, i udhëhequr nga një kastë mashtruese të bashkuar rreth përbindëshit suprem nuk duhet anashkaluar.

 

Këtu dënimi është bërë mbi logjikën e fajësimit kolektiv dhe persekutimi i familjeve të të dyshuarve për prirje ose veprime antikomuniste. Këtu u përdor varfëria materiale dhe morale si dhe uria për të ruajtur pushtetin komunist. Regjimi vrastar trajtoi një popull të tërë si të ishte bagëti me eksperimente absurde. Përvoja e çdo regjimi që poshtëron qytetarët nuk mund të zgjasë dhe nuk ka të drejtë të ekzistojë. Akoma ne nuk mund të kërkojmë liritë e plota dhe sot për shkak se në pushtet hipën bijtë e baballarëve që e shkatërruan këtë vend. Ata trumbetojnë me pak ose aspak ndryshim demagogjinë e huazuar duke u bërë të besueshëm. Këtu të gjithë vrasësit e këtij populli, të gjithë shkaktarët e jetëzgjatësit e tragjedisë jetojnë më mirë se në përrallë. Çdo ditë këto fytyra të urryera e sheh ne mediat vizeve ose të shkruara duke të lënë të kuptosh se po ecet mbi gërmadhat e çoroditjes së të kaluarës. Politika e shkatërrimit të kategorive shoqërore e gjitha kjo në emër të luftës së klasave nuk u ngarkua me asnjë lloj përgjegjësie. Këtu askush nuk do të njihet si person që dënoi komunizmin dhe as si udhëheqës që merr përsipër normalitetin e kësaj katrahure e cila pengon ecjen përpara nga vështirësia me kufomën e së shkuarës mbi shpinë.

 

Shumë kush bën demagogji në parlament, por askush nuk e çel diskutimin për fatin e pa mbrojtur të klasës së munduar nga orteku i historisë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe se të gjithë sa janë mbledhur atje janë nxjerrë nga një selektim i përcaktuar. Ata nuk mund të hedhin poshtë baballarët e tyre vrasës e grabitqarë. Juve, disa porosi të KE-së i keni zbatuar si: heqjen e dënimit me vdekje, nxjerrjen e ligjit për homoseksualët, por e fshehët dhe e humbët rezolutën për dënimin e krimit të komunizmit.

 

Ju edhe pse rridhni nga një familje e persekutuar asnjëherë nuk e çuat ndërmend që të dënoni diktaturën, çka do të thotë harresë e qëllimshme. Për shumicën dërrmuese të popullsisë ishte një ekzistencë shkatërruese. Populli jetonte nën një terror të hapur ku fjala njeri e kishte humbur krejt kuptimin. Ju nuk duhet të harroni faktin që diktatori themeloi burgje dhe kampe internimi kudo në Shqipëri që njerëzit të vdisnin dalëngadalë nga uria dhe torturat e vazhdueshme. Diktatori u mbështet fort mbi ideologjinë armiqësore ndaj shoqërisë, mbi monopolin e pushtetit të ushtruar nga një grup i kufizuar individësh që përhapnin shtypje dhe frikë, mbi aplikimin e dogma staliniste u themelua një model i kalbur ekonomik. Çdo gjë shpërndahej me gramë në një racion të pa mjaftueshëm. Likuidimi i pronës private çoi në kolektivizmin brutal në emër të një modernizmi fals. Mbeturinat fanatike të sistemit shkatërrimtar e dështak përpiqen të justifikojnë tmerret e periudhës së errët 50 vjeçare.

 

Ju që keni zënë poltronën e drejtimit të parlamenti këto duhet t’i mësoni dhe duhet të justifikoni dhimbjen e shkaktuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kalosh Çeliku: Sheikut në Shkup i pëlqen qebapët e ''Destanit'' Pirro Prifti: Pjetër Arbnori, demokrati mbi të cilin Berisha dhe Topalli rëndojnë ngërçin politik në Shqipëri Xheladin Mjeku: Malli që preket me zemër Fahri Xharra: Boll mo me topallana e toptanana! Enxhi Kastrioti: ''Shkëlqimi'' dhe rënia e fqinjëve grekë! Halil Matoshi: Topi Vs Topalli - Konteksti kosovar Fahri Xharra: Shqiptarët, Ilirë të rrejshëm ose rapsodia serbe e vetëmashtrimit Ilir Dardani: Eshte koha te largohet Islami i Kosoves dhe Saliu i Shqiperise Selim Nëngurra: ''Humanizmi'' i bashkësisë islame ''shqiptare'' të Sarpsborgut në Norvegji Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI) Kimete Berisha: Lufta ndërmjet Gjykatave! Elida Buçpapaj: George Clooney le të bëhet serb, por Konstandini i Madh është dhe do të mbetet Ilir Luan Kalana: Inonishti - nje vend i shenjte dhe turistik ne Devoll, Albania Përparim Demi: Mjerimi i mendjeve bllokon Shqipërinë Enver Robelli: Republika e opingave apo Kosova dhe oligarkia antievropiane Kastriot Myftaraj: Censusi i analistëve nga ambasadori Arvizu dhe censori Fatos Lubonja Reshat Badallaj: President i ardhshëm i Kosovës duhet të jete Adem Demaçi Hilmi Saraçi: Ç’na sjellë BE-ja në raportin e progresit për Kosovën 2011... Xhevat Rexhaj: Kandidati që meriton votën është Herbert Bühl Besi Bekteshi: Kongresistët e Drejtshkrimit të ‘72-shit, vendimi i qeverisë në ‘74-tën dhe Ajnshtajni

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx