Mendime
Luan Kalana: Inonishti - nje vend i shenjte dhe turistik ne Devoll, Albania
E shtune, 22.10.2011, 04:58 PM
Ndjesi,respekt e krenari...
" Ne s'mund te bejme dot gjera te medha,
atehere gjera te vogla me dashuri te madhe ..."
Nene Tereza
Nena e Shenjte e njerezimit, shqiptare
Inonishti nje vend i shenjte dhe turistik ne Devoll, Albania
Nga Luan Kalana
Ne mes te fushes te Devollit e pak kilometra nga qyteti i bukur e piktoresk i Bilishtit ,qe e shikon qe aty si ne pellembe te dores,mbi lumin gjarperosh te Devollit ,qe rjedh shtruar e ne qetesi i cili duket aty sikur fle,,mbuluar me deget e larta e te shumte te shelgjeve e plepave nga te dy anet e tij duke na kujtuar vargjet melodioze te Driteroit qe behen nje me shusherimin e lumit muzak per te gjithe poetet devollinj,...
...e aty .... ngrihet nje koder e veshur gjithe gjelberim ,me shkuret perreth trunjgjeve te prere ekzemplare te lisavet te vjeter shekullore dhe me shelgjet e shumte vajtuese,anembane me lule e trendafila nga me te bukurit e nga ku siper saj hapet si nje sofer e madhe dasme, pllaja e Dembraves,nje nga rafshnaltat me lartesore te vendit, pjese e lugine se devollit..
E rrethuar anembane kodres, dhe me nje porte te madhe te ben prezantimin te shkruar me germakapitale ,si nje rizort perrallor ,vendi bukur e i shenjte i Devollit, "Vakefi i Inonishtit "...
Qe aty matane lumit ne lindje as nje kilometer shfaqen Zallet e Vishocices,nje pyll i dendur me plepa te gjate, me burimin e magjishem e shume famoz ,jo vetem per ujin brisk e ne mes te veres por per ate populloritetin e tij nga devollinjte me shume mbresa e kujtime,Burimi i Vishicices,qe kompozitori korcar Kristo Kono i ngriti ne legjende me kenge.
Me tutje shtrihet si nje qilim i blerte, fusha e begate e Vishocices, qe prodhon edhe karamele,legjendat e gojedhenat per te, per pjellorine e bujqit e mencur mjeshtra te saj, kane shkuar deri ketu ne amerike. Pastaj shfaqet si nje kartoline, qyteza e simbolike e Vishocices,me kodrat siper,Kunjen, si kurore nuserie.
Me larg akoma ne horizont ne veri , ngrihen si me kembe kodrat dhe malet deri ne kufi me shtetin grek ,atje ku mbaron lugina e bukur e Devollit e qe e vijne rreth e rotul si ne valle, te zene dore per dore , mbarim i malit te Palegut te Kapeshtices,te Malit te Thate ,ne lindje kodrat piramida te Trestenikut,e ne juge me lugine e Mekulasit me malin bardhosh si himalajat me majat me debore , e bashke me ta ne perendim ne vazhdimesi , malet e Moraves, duke e rrethuar kete mrekulli, si muret e nje keshtjelle gjigande, kete toke te bekuar...Pa iu afruar ende kodrave ku eshte ky vend i shenjte si ato keshtjellat ne filmat vizatimote te Shekerit,shkruhet nje tabele e madhe ne englisht, "Welcome to Inonisht-Albania " ,me shume pr turistet,qe eshte shume i kerkuar dhe i perferuar per ta vizituar.
E ne mes kesaj bukurie natyrore dhe te qendisur edhe nga dora e njeriut artist devolli, ndodhet ky vend i shenjte i kultit bektashian, i haruar per nje kohenga sistemi ateist ,por jo i ndare nga ne, nga njerezit e thejeshte e besimtare aq shume i preferuar per devollinjte jo vetem si nje vend fetar,patjeter ,por si nje vend turistik veecanerisht ne vitete demokracise..
Per ne vishocaret Inonishti,ky vend i shenjte,bashke me fushen tone te begate,me ujin e bekuar te burimit te zalleve,eshte nje linje burim energjie per jeten tone,ashtu si dhe per te gjthe banoret e zones,nje betim bureror,besimi e shprese per te ardhmen e ndritur,....
Ashtu sic e ka emrin Imir,sherbyesi i moshuar ne kete vakef shekullor ,ne Inonisht te Teqese se Baba Kasemit ne Kuc te devollit, ashtu I-mir eshte jo vetem nocioni i emrit por dhe bota e madhe e pasur e shpirti i tij i madh ,bamires dhe human,i Imir Alevices nga fshati Kuc. Megjithese mosha e ka renduar,ai vazhdon te mbetet i ri,me ate gjallerine tij dinamike si ne djaleri,i shkathet ,i mencur,s'ka bure nene qe t;ja hedhe atij,i qeshur ,shakator dhe shume i dashur me njerezit.Duke sherbyer per shume vite pa u lodhur e pa u krsyer si ne shtepine e tij ne kete vend te shenjte eshte bere nje nga njerezti me te dashur e me populloret per ne devollinjte.
Ai ka qene edhe nje sherbyes i madh, dhe hero i thjeshte i fshatit Kuc per disa dekada.Ata qe e njohin e mbajne mend ,karocierin e e papertuar te fshatit.
Do te ngrihej qe pa gdhire e do te transportonte qumeshtin e fshatit per ta shpene ne baxhon e fshatit vishocice,dhe anasjalltas do te ngarkohej me buke,nga fura e bukes ne vishocice per ti sjelle ne dyqanin e bukes ne fshat.
E kete ruge do ta bente dy tre here ne dite ,dimer e behar pa pushin as nje dite te vitit,do te kalonte lumin e devollit,me shume pa ure se me ure,e kur lumi vinte buze me buze,ne ne acar e ne tufan,me karocen e tij, me kuajt e tij te bardhe cila,te forte si vetja.
E prisnin ne dyert e shtepive nenat ,femijet qe te vinte nga vishocica me buke te ngrohta,pa le sa mire i mbeshtillte ne karoce me plasmas ,asnjehere nuk iu lagen ,edhe kur karocen e kalin e rembente dallgae uijt,ai luftonte me to ,me ate trupin e tij te pamposhtur taman nje hero i madh.E pyesnin te gjithe te medhenj e te vegjel:
-Erdhe mire xha Imir?!-se e qe dinin qe lumi kishte te papritura...e ai i pergjgjej te gjitheve me buzeqeshje :- "Erdha xhan,erdha ,hajdeni buke jane te ngrohta,sa i nxoren nga fura...." kjo ishte pergjigja dhe kenaqesia e tij me e madhe.
Kur e takova heren e fundit qe isha ne Shqiperi ne Inonisht xha Imirin,pervec qe u shmalla me kujtimet e feminise per vendlindjen e duke pare qe andej matane lumit Devoll,zallet e burimin bashke me fushen e begate te fshatit Vishocice,ish qyteza ime me e ndritur,ai u befasua kur me pa ne Inonisht,me perqafoi me mall e nuk me leshonte,qante me mall si femije :-Ku je Lanke,-me tha,-na kish zene malli shume, ..." se pevec qe njiheshim bashke e kishim muhabet,isht bure shume i dashur e me ne femijet e rritur, por me te gjithe Alevicat ,babai i kish miq shtepie,me qe dhe ai ishte nje besimtar bektashian.
-E shikon kam veshur xhupin qe ma dergove ti me Yllin ,me te vellane,nje bure i mencur e shume me edukate, qe erdhi ne amerike e ne i biri ,Fatosi,-s'dinte si te me falenderonte,por me shume u gezua,sa s'mund ta pershkruaj kur i dhashe nje cope stofe,kastile qe bleva ketu ne amerike,per mezarin e varit te vakefit te Baba Kasemit.
Me zuri per krahu ,u njgjitem lart ne vakefi .sa bukur ishte atje e kishin bere si nje vend rizort ,me shkalle,me shelgje vajtuase,mes lisave te vjeter,plot lule e trendafila,dhe rruga e shtruar asfalte deri tek porta e hyrjes. Dikush na rekordi atje,nga njerezit tim gruaja e djali qe me shoqeronte.Kete rregjistrim,vidio, e ruaj si nje nga gjerat me te shtrenjta te jetes time me plot mbresa dhe emocione te rralla.
Kur u larguam xha Imiri,me perqafoi fort e me lot ne sy me uroi si djalin e tij:-Te sherofte e te te dihmofte gjithnje ty e familjen tende gjithe jeten, baba Kasemi,per kete sherbese te madhe qe bere !!! Une s'bera ndonje gje te medha per nga vlera se ajo ishte simbolike ,por sic tha xha Imiri,vetem qe u kujtove ajo ka vlera shume te mdhaja per ne ,per vakfin tone,per besimin tone...
Sic i pashe vete por edha sic me tregoi Imiri ne ate vend aq te bukur plot gjelberim, e te shenjte qe ngrihet ne koder mbi lumin Devoll qe reshqet pa u ndjare ,kishte aq shume njeres besimtare,por me shume vizitore e te moshave te reja ,-"si i thoni jua andej nga amerika turiste," nga gjithe Shqiperia,vijne e per piknike e domos te shtunave e te dielave,sa s'i nxe parkingu makinat e veturat e shumta.
Ato dite prisnin e po pergtiteshin se do te vinte e Presidenti i vendit per inagurimin e rruges se re te asfaltuar,nje kontribut me vlere i pushtetareve lokale por edh te qendres,ishin te gezuar. ai sherben atje me mish e em shpirt si ne shtepine tij e kujdest per cdo mbarevajtje te vakefit.
Me tergoi qe kishin vajtur aty e shume figura e personalitete nga vendi,pa le sa vine e me grupe e vecanerishte te rinje e te reja ,kercet sazja ,kenga e vallja sikur behet festival, e te gjithe me nje rregullsi e me nje pasteri te ralle..
Pa le qe eshte nje kasap i mbaruar po dhe nje guzhinjer i rrale,me tregoi te gjitha vendet qe i kishin bere te reja e moderne qe nga oxhket e vatrat e dri ne gzhina,pa le sa paste ishte atje.Shume nga vizitoret i luten atij per te pjekur mishrat ne hell si nje mjeshter qe eshte,po keshtu edhe per gatimet ,apo s'bsn ca kukurece me zoret qe s'ka guzhinjer ne bote ti beje aq te shijshem.
Per xha Imirin tregojne te tjeret per vepren e tij humane e fetare,ne kohen e prishjes te kulteve fetare ,ai me sekretin me te madh,kish ruajtur e fshehur disa nga vlerat e ketij kulti te shenjte [thesaret e tij],i kish futur ne toke,kur drita doli sheshit i nxori ,duke qne te paprekura e te paprishura aq shume me kujdes i kish vendosur.Po ta pyesesh per keto gjera ai eshte modest e ta mbyll biseden.
Do te permend e shpirtin e tij bamires ate dite e pashe vete,qe ia mbushi karocen me kormina e zore per kukurece e paca,njerit nga djemte nga vishocicese kish sjelle me karoce disa besimtare.-" Bej per sevap, "-me tha.I lumte ,e kete e ben me te gjithe ata njeres qe mendon ai qe jane te vobeget.Nuk me ndate nga goja mamane time, qe vinte shpesh me niperit e mbesat atje e megithese moshuar ,si nje besimtare vjeter jo vetem nga i shoqi por edhe nga familja e saj nga Leskoviku ku vete shpesh me niperit e mbesat me Klevisi,Tancin,Taqken,Monen,Vinin,Elsen e Relen qe i kane bere dhe foto aty e ku ja sillte te falat e mijae sevapet sic shprehet ai,[ndonje dollar i kusyer nga une] per vakefin e xha Imirin.
E si mos shkruash per kete njeri te thjeshte, por te madh te diteve tona,sherbyes i shpirterave por dhe nje hero i thjeshte sherbyes e nje populli te tere qe gjithe jeta e tij, eshte kushtuar per popullin fukara ,-si thote ai..
Midis te tjerave ai gjate bisedes tha:- E di ti Lanke,-keshtu me thersiste,-se tani ne demokraci u thane gjerat sheshit,-se Driti,e kish fjalen per poetin e madh te devollt e te shqiperise,Dritero Agollin,-ketu ne teqene tone e ka ka pagezuar emrin babai i teqese sone ,se i ati i tij ishte nje besimtar bektashian,ta kemi per nder,-me tha duke me rene nga supet si shenje krenarie.Driti ,-ja vume emrin ,qe te ndrite per tere Devollin,-dhe ashtu ndodhi,Driteroi eshte i Devollit,...
Pak fjale do te them e do te permend e nje besimtar te ri e te aposionuar e fetar ,Sefer Agon,bashke me Anen gruan e tij, ,nje amvise e rralle e puntore e pa shoqe, biri i nje sherbyesit te pare te teqese se Kucit e te dylbes se saj,Medi Agon.. Seferi na shpuri ne dylbja nje ndertese ere e konstruktuar dhe e shtruar per bukri mes lulishteve e lulevete shumta shumenjgjyreshe, me ato veshjet e kultit fetar,anembanne me varezat e baballareve te teqese,ajo njjgante si nje muze i ralle,ku ai si ndonje cicron profesionist na tregoi per te te gjthe baballaret e teqese,qe pervec qe ishin besimtare te ndershem e te mencur me shkolle ishin dhe patroite te medhenj te ceshtjes shipetare per liri e demokraci,duke permendur shume prej tyre sic e mbaj mend per Baba Ramadanin e te tjere.
Jane keta banore,te thjeshte e te urte punetore e te vuajtur,te dale fukarenj sa s'ka me te, te djegur e zhuritur,shkrumb e hi nga pushtuesit nazi fashiste gjermane ne luften e dyte boterore,gjate pushtimit te devollit ne pranveren e vitii '44,por qe jane krenare se me njehere ngriten jeten e tyre te re,me vullnet e me djerse me veshtiresi e me sakrifica, duke u shquar shume bije e bija te mencur e punetore te fshatit,bujq e intelektuale, e qe tani ne demokraci e kane bere fshatin e tyre nje nga fshatrat ne te bukura te Devollit.
Ishte nje kenaqesi e vecante per ne,per ruajtjen e pasurimin e ketyre vlerave te pasura fetare,por me vlera kombetare e kulturore te kombit tone ,ideal, ku feja e shqiptaria jane nje,ku fete jane ne harmoni e ne vellazeri te plote e pa kontradita ,pasi thelle ne shpirtin tone e ne gjak eshte ngulitur ajo shprehje ai rit fetar, ashtu si e kane thene te paret tane rilindasit ,feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
Te tille njeres sherbyes ,humane ka plot ne devoll,por xha Imiri eshte i vecante,ai eshte modest e kur thote :
-E c'jemi ne perara Nene Terezes,Shenjtores shqiptare te njerezimit,asgje,le te mbetet ajo jo vetem krenaria jone por dhe nje idhul i madh per ne sherbyesit e thjeshte ! "
- Sa fjale te medhaja e e te mencura,jane keto te xha Imirit,e qe do te mbeten per ne dhe lexuesit,duke na shoqeruar tere jeten,si simbol dhe nje mesazh dritedhenes i shpreses e i te ardhmes paqesore te njerezimit te sotem e meodern,ne shekullin e mijevjecarit te ri, per te vajtur serish sa me dendur ne kete vend piktoresk,te shenjte e te shtrenjte te Devollit tone.