E hene, 29.04.2024, 01:54 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Edhe diellit i shtohet drita kur takohen vëllaznit

E merkure, 19.10.2011, 08:05 PM


 

EDHE DIELLIT I SHTOHET DRITA KUR TAKOHEN VËLLAZNIT

 

Nga Selim M. Nëngurra

 

Fillim qershor i vitit 2011 dhe nga Italia më vien nji postë elektronike. Më vien nji ftesë nga miku. Ftesa kishte këtë permbajtje: "Miku im i nderuem Selim Nengurra, të ftoj ty së bashku me zonjen tande që të vini e të na vizitoni mue dhe zonjen time në shtepinë tonë këtu në Itali per dy tri javë ditë, apo edhe ma shumë, po i patet mundësitë."

Kjo ftesë më vinete nga Profesor Paul Tedeschini.

Ishte kohë kur unë isha i xanun me shumë punë të tjera dhe nuk munda ta vizitoja mikun Paul. Ama ftesa e tij më emocionoi sa më nxori lotë  gezimi dhe malli.

Në fund qershor shkova me ba pak pushime në vendlindje. Mbasi shkova, bana edhe disa punë, e në mes tjerash u rregullova vorret Babë Mustafës, Nanë Zyhras dhe vëllajt Qazimit. Babë Mustafes vëllaj im Ibrahimi kishte dërgue pare dhe motra e dhandrri ynë 17 vjet ma parë i kishin pasë rregullue nji vorr me nji pllakë si lapidar, e cila ishte e kapun për nji minare xhamije, si shtyllë për lapidarin. Me vite më asht dukë se ajo shtyllë/minare ishte ngulë si hanxhar në shpirtin e Babes tim dhe ja ma në fund, mbasi djali im Petriti më dha eurot, unë shkatrrova atë vorr dhe e ndërtova nga fillimi. E rregullova bukur, por thjeshtë, pa asnji motiv fetar. E rregullova si duhet të duket çdo vorr shqiptar.

Si kreva këto punë, me 18 gusht, heret në mengjes, u nisa për Norvegji. Vendosa të kaloja nëpër Vermnicë dhe Shkoder, për të vazhdue mandej për Ulqin dhe tutje nëpër Mal të Zi e Kroaci.

Në ora 8.00 arrijta në Lezhë dhe veturen e parkova para Bibliotekes së Lezhes. Doja ta takojë nji mik. Të takoja Daniel Gazullin, që jo vetem mue, por me shpirtin e tij bujar, me shkrimet e tij brilante, shkrime këto që lexuesin e perkdhelin porsi flladi i veres dhe e bajnë me u hamendë se cili nga shkrimet ash ma i mirë, cili nga ato ka mesazh ma të drejtë per kombin shqiptar .

I bana telefonatë dhe mbas disa minutash Baca Daniel erdhi. U përqafuem. Takoheshim për të parën herë në jeten tonë, por përqafimi ynë ngjante si përqafim vëllaznish që po takoheshin mbas shumë vitesh dhe tashti po shfrenin mallin.

Nuk kam forcë krijuese ta baj ashtu si ma thotë zemra dhe ta pershkruej takimin tonë. Emocionet e mia ishin të çuditshme dhe nuk di t’i pershkruej, por nji gja e di: Kisha përshtypjen se aty ku para gati gjashtë shekujve u Varros Gjergj Kastrioti, mue dardanasin më priste nji pinjoll i Gazullorëve të paharrueshem dhe të pavdekshem. M’u duk vetja krenar. Nuk mundja t’ia ndaja sytë këtij Burri Zadrimor. Kisha foto kameren me vete dhe bana disa foto bashkë me Bacen Daniel, ndejtem e biseduem per shumçka. Nuk harroj Baca të më spjegonte se ka qenë edhe në Dardani e se e ka vizitue cep më cep  mbas luftes atje. Më tregoi me shumë modesti për veten e vetë. Ma nuk do çuditem shumë pse Baca asht aq i Madh, sepse mësova se dy mesuesit e tij të jetes dhe arsimimit kishin qenë dy nga ma të Mëdhejt, At Justin Rrota si udhëheqës shpirtnor dhe Profesor Simon Rrota, si mesues në shkollë.

Ecnim për rreth mureve të rrenueme të Katedrales së Shën Kollit në Lezhë, më spjegonte Baca histori dhe mue m’u duk se edhe Dielli ishte ndalë e na shikonte, se edhe drita e tij ishte ma e fortë, sepse ishin takue dy vëllazen, nji Gazullor Zadrimor dhe nji Krasniqas i Podgurit të Dukagjinit. Mbas katër orëve unë duhej të nisesha për Norvegji dhe u ndava me lot per faqe nga Baca im Daniel Gazulli.

Nji takim i paharrueshem.

 

Me 15 tetor, mbas shumë ftesash që më kishte ba bashkëvendasi im, Dr. Hasan Blakaj, unë dhe zonja ime Nusha morem rrugen e gjatë 505 Km, nga Sarpsborg deri në Stokholm, per ta vizitue Dr. Hasanin dhe familjen e tij. Kishte shumë kohë që Hasani më ftonte, kishte shumë kohë që unë doja ta vizitoja, por punet tjera baheshin pengesë dhe koha kalonte.

Unë z. Hasan Blakaj e njoh që në fëmini. Po sikur Baca Daniel, që ka pasë fatin me mësuesit e vet, edhe unë e Hasani patem fatin të kishim mesues dhe idhull shumë mesues të mirë të shkolles fillore " HYSNI ZAJMI " në Vrellë, e posaçërisht të paharrueshmit, mesuesit patriotë Idriz Zeqiraj dhe Qerim Spahiu. Mësuesi Qerim Spahiu na ka kushtue kujdesin ma të madh mue dhe Hasanit dhe ai per ne ishte mesues dhe idhull, na dukej si prind dhe sot e kemi mik atë burr kreshnik të Duboves së Madhe.

 

Hasani asht edhe nip i familjes Januzaj të Llugave të Nengurres (Lubozhdes) dhe dajat tonë janë kusheri mes tyne. Mirëpo z. Hasan Blakaj ma së shumti e mbaj mend si student i shkelqyeshem dhe per martesen e tij me zonjen Lajde Musolli, bija e z. Pashk Musolli nga Gurrakoci. Edhe tash tek po shkruej këtë leter, më duket se po e shoh kolonen e 250 krushqëve tue shkue nga Vrella në Gurrakoc per t’i sjellë Hasanit të dashtunen e tij të zemres, Lajden.

Më duket se po i shoh Musollet, Gegajt e Paloket, që simbas tradites, presin krushqit e fisit Krasniqe të Vrelles dhe po simbas tradites shqiptare, percjellin bijen e tyne nuse. Mbaj mend se kam pasë thanë atëhere dhe po them prap: AFERIM Z. PASHK MUSOLLI per veprimin e tij burrnor, nuk i prishi qefin bijes së vet, por e uroi të ketë shendet e fat në jeten me të zgjedhurin e zemres dhe tash kur unë isha per vizitë dhe i takova mbas shumë vitesh këtë çift, pashë se urimi dhe bekimi i Pashkut ka shkue në vend. Duheshin dhe respektoheshin zonja Lajde dhe z. Hasan, bile edhe ma shumë se në moshen rinore.

Ta pershkruej pak pritjen dhe qendrimin tonë te kjo familje. Mbrritem te familja Blakaj në ora 18.00. Rruges pata nji problem me makinen, më plasi goma e mbrapme dhe derisa e rregullova në nji servis, humba pak kohë, prandaj edhe mbrrijtem në mbramje. Hasani ishte pasë merakosë dhe kur u ndala para shtepisë së tij, ai me telefonin celular në dorë sillej nëpër oborr dhe mundohej të më thërriste. Por si të më merrte kur unë nga pakujdesia kisha ulë zanin e celularit dhe nuk i kisha dëgjue thirrjet. Deri te shtepia e Hasanit më solli GPS-i. Kur më pa, u gëzue aq shumë, sa m’u duk se po fluturonte nga gëzimi.

Dola nga makina dhe u perqafuem. Aty pashë se ai Burrë punëtor kishte rregullue jeten e vet per mrekulli. Pashë nji shtepi të madhe, të re dhe të rregullueme me nji stil arkitektonik suedezo-shqiptar. Nuk i kishte humbë stilin fillestar  suedez, por mbasi e kishte ngritë edhe nji kat dhe kishte ba fasaden, i kishte dhanë stilin tipik të ndertesave moderne shqiptare, që i ndertojnë sot gjithandej njerëzit me shije dhe që kanë sens per artin dhe të bukuren. Nga mbrenda shtepisë ishte  pamje madhështore, e mbushun plot me mobile të reja, por edhe me antike, vlera e të cilave padyshim se asht e madhe. Edhe këtu nji kombinim me shije. U ulem dhe pas pak arrijti e zoja e shtëpisë. Zonja Lajde Blakaj na u afrue dhe na pershendeti me nji mikpritje të perzemert na uroi mirseardhjen. Unë, që e njoh që nga mosha e saj rinore, pashë se kishte mbetë e njejta, ashtu e buzqeshun, e urtë dhe bujare. I tregova zonjes time pak per zonjen Lajde në prezencen e saj. Mandje doli Ariani, sugari i çiftit Blakaj, erdhi e na perqafoi, ashtu i buzqeshun, me nji pamje engjulli, biles floket e tij të gjatë e banin edhe ma simpatik dhe na u ba sharmori i ndejes sonë. Gjithmonë i buzqeshun dhe i dashtun. Na shkoi tanë nata tue bisedue. U rikthyen kujtimet nga mosha feminore tek rinia dhe deri në ditet e sotme. U çuditem kur pamë se sa shpejt na kishte ikë nata.

 

Atë mbramje, mbasi kishte marrë vesht se do shkoja ta vizitoja Hasanin, dy herë nga Gjermania thirri baba i zonjes Lajde, z. Pashk. Kerkoi të fliste edhe me mue dhe shumë u gëzova kur i degjova zanin atij burri.

Të nesermen, mbas mengjesit, dolem pak në shëtitje aty rreth lagjes ku jetonte familja Blakaj dhe si zakonisht zonja Lajde shtronte tryezen plot me të gjitha të mirat e Zotit, sa unë çuditesha se si ia delte ajo ashtu shpejt t’i bante tanë ato punë. Nikoqire e mrekullueshme dhe bujare me traditë shqiptare. Nji grue, nji zonjë per ta pasë lakmi, nji shoqe dhe nji moter e vertetë, e cila na priti ashtu si pret motra vëllajn dhe kunaten. Le të më falë Hasani, ai tek e fundit ka obligim per mue, sepse jemi miq të vjeter dhe tezakë, por bujaria e Zonjes Lajde na ka ba borxhli dhe ajo per mue e Nushen (zonjen time ) do të jetë gjithmonë në kujtesë.

Të nesermen erdhi edhe Driloni, djali i madh i çiftit Blakaj. Ky kishte pasë qenë në Geteborg, në nji seminar. Çka me pa! Nji Burrë i gjatë, rrafsh dy metra, me ato flokët e tij të zez si ngjyra e korbit, ai shtat i tij atleti dhe ajo ftyrë e buzqeshun, haptas tregonte genet e trashegueme nga baba Hasan dhe nana Lajde.

Sa e mirë ishte kjo familje, sa të dashtun e mikpritës që ishin. Na i lanë pershtypjet ma të mira dhe do  na merr malli me i takue prap.

Edhe në Stokholm Dielli nxeu dhe drita iu shtue ma shumë ato tri ditë të vizites sonë, sado që në tetor këtu asht  kohë e ftohtë dhe ka pak rreze e dritë Dielli.

E si mos të nxente Dielli!? Ishin ba bashkë vëllaznit dhe çmalleshin me njani tjetrin.

Ju falemnderit me radhë: vëllaj im Paul Tedeschini, për ftesen për vizitë dhe shpresoj se nji ditë do të vij ta detyroj Diellin të na rrezojë e nxejë sëbashku edhe atje, në Itali.

Të falemnderit, Baca Daniel, për kohen dhe këshillat që m’i dhe me 18 gusht 2011.

Zoti ju dhashtë begati dhe Zoti ju bekoftë të dashtunit e  mi, familja Blakaj: Hasan, Lajde, Drilon dhe Arian.

 



(Vota: 25 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora