E premte, 29.03.2024, 10:44 AM (GMT)

Mendime

Besi Bekteshi: Paskajorja e anatemume e veriut

E marte, 18.10.2011, 06:58 PM


Paskajorja e anatemume e veriut

 

Nga Besi BEKTESHI

 

(Edhe Shekspiri thotë, me kenë a mos me kenë!) Ka marrë kulmin e vet, e tanë polemika midis treshes demokratike të institucioneve, Presidencë, Kuvend dhe Kryeministri. Do t’plaste dikur, por po mendoja se tash jo, ndoshta ma vonë. Mirëpo, e ka ndihmu vet Presidenti gërsitjen e asaj qi tashma asht plasë. E kam të qartë se sulmi politik i zonjës Topalli e ka ba nervoz kryen e shtetit shqiptar, por nuk besoja kurrën e kurrës se Ai t’merrte nervozitetin me vedi n’Shkodër. Po prisja t’përgjigjej politikisht dhe vetëm kaq. Jo, n’fund të fjalisë, thotë se “të flasë korrekt gjuhën”. Tash, si korrekt, në letrare, si politike, apo si... rrjedhshëm!? Ktu Presidenti asht fut n’pyll pa spatë.Po m’detyron të shkruj në dialekt, pa standarten e vulosun padrejtsisht në 1974. Qëllimi ishte (Presidentit) me marrë Shkodrën, me e përmbledh atë. Por ça ban? Lshon nji batutë e cila pafundsisht interpretohet qartë si një sulm direkt dhe pa mëshirë, ndaj të folmes shkodrane dhe asaj veriore. As m’ka thanë ndonjherë mendja, të korrektoj të folunen e nji politikani korçar, as atë t’nji vlonjati, as atë t’nji elbasanlliu, as atë t’nji fieraku, as atë të nji jugori dhe as atë të nji kosovari. S’mundem, sepse e di se baj gabim dhe në rast përsritje...faj. Janë t’bukra të folmet si vëndi nga vijnë. E pra, ka kaq shumë dhe ma tepër n‘Tiranë që e përdorin pikërisht këtë paskajore që un po shkruj... por t’anë pothuj e flasin.E ka thanë se ka dasht përgjigjen politike, tashma s’ka ma kuptim të arsyetohet. Zoti Topi ishte dasht përgjigj kundra akuzës për celulë, ça ka lidhje korrektja e të folmes, kur nuk asht nji msues gjuhe, dhe Krytarja e Kuvëndit, një nxanse e tij. Asht pra Presidenti i vendit dhe gjuha e Krytares ka pas qindra mijra njerz. Ka sentimente të shumtë, ka idomën e madhe të qartë, ka modelin, por dhe frymën e duhun, ka gjithshka që e ban të humbun Presidentin, sepse asht mundu me korrektu gjuhën.Presidenti ka ardh përveç se me pa ndeshjen e Tironës, me dhanë edhe tituj nderi. Të tanë ato, mirë apo ma keq, flasin nji gjuhë dhe dialekt. Po, flasin nji shqipe që dikujt mund ti duket e trashë, e vshtirë! Presidenti, e futi me dashje veten në kte tarikat. Pse? Un them se asht nervozu s’tepërmi. Ka humb ekulibrin etik dhe nga inadi me Topallin, ka dalë te gjuha e saj. Mirpo n’kte çast kuptohet se ka inadë me veriorët, dhe gjuhën e tyne. Jam i bindun se erdh n’Shkodër me marrë përkrahje dhe hyni n’pyll pa spatë. Nuk diti ça me pre, me ça me pre, e preu me gjuhë.Nuk di a asht pendu, jo me inadin ndaj dikuj, por me emotivitetin “anti shkodrançe” qi i ka dalë pa kontroll.Tash ka marrë edhe racionin e rradhës si nga veriorët, dhe nga politika që nuk e ka ma mike si dikur... përkundrazi! E për ma tepër nuk ka kush e mpron, sepse i duhet me sulmu gjuhën e veriorve...të tanve. Error i madh! Po e shkruj “error” as në shkodrançe, as në labçe, as në tironse, as në toskënisht dhe as n’gegnisht. Po e shkruj n’gjuh ndërkombtare, për me e marrë vesht ma mirë e ma qartë. N’fakt nuk kishim hiç nevojë për kte debat të fundit, por ndoshta Presidenti n’kërkim  t’ identitetit të ri politik në kërkim, po mundohet me grumbullu elektorat.Ndoshta ksaj rradhe e ka mbrritë edhe qëllimin.Ndoshta...!? Por nuk asht edhe ky problemi i vetëm. Asht edhe paskajorja e veriut e cila tashma përhapet gjithkund sidomos në të folmen e sotme, por vazhdon të anatemohet... vazhdon.Po ndoshta ktu vjen për shtat Shekspiri me “to be, or not to be” e ai nuk thotë “të jesh apo mos të jesh” por saktësisht pa ju drejtuar asnjë vete “me kenë a mos me kenë” që ban në variantin ma “standart” në të folmen e rregulluar: Me qenë a mos me qenë. Apo jo??!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora