E enjte, 01.05.2025, 02:08 PM (GMT+1)

Mendime

Sami Islami: Dy-tri fjalë për ''spektaklin'' Odeon

E hene, 10.10.2011, 10:02 PM


DY-TRI FJALË PËR “SPEKTAKLIN” ODEON

 

Nga Sami ISLAMI

 

Kosova, si shteti më i ri dhe më i varfër i Europës, në mos për asgjë tjetër, me televizione ia ka kaluar edhe shteteve më të zhvilluara europiane! Me një fjalë jemi rrush me televizione! Kemi televizionin  publik, por kemi edhe televizione private, ku mund të shikosh lloj-lloj emisionesh, që shikuesi rrallë mund të shikojë vërtetë programe cilësore.

Në televizionet tona mungon kriteri, për tua dhënë, apo jo  dritën e gjelbër emisioneve për emetim. Mjafton që dikujt t’i “shkrepë” ndonjë ide dhe një tjetër të sigurojë fonde  dhe të nesërmen programin  e ke në television! Në RTK, për shembull, para disa muajsh, pënjëherë startuan dy-tri seri, si “Qyteti pa lumë” , Lagjja e re”  etj.!  Startuan, u dhanë disa spisoda…Por nga që  nuk ngjallën pothuaj aspak interes nga publiku, më  duket se u hoqën krejt nga programi!

Tani  vonë RTK-ja filloi emitimin e një programi argëtues  të titulluar  “Odeon”. Udhëheqës i “shout” apo i “spektaklit”  Naim Abazi! Fort mirë që ia filloi një emision i zhanrit të tillë! Po, ç’t’i bësh që  zhgënjimi i spektatorit u vërejt menjëherë, sepse,  me aq sa ofroi Naimi  me këtë program, u pa  sheshazi se më shumë ishte  për ta reklamuar veten dhe gruan e tij Mihrijen se  sa për të bërë vërtetë  “sektakël” që shikuesit të kënaqeshin me këtë program!

 

Momenti  që më nxiti në mënyrë të vaçantë  të shkruaj është “Odeoni” i një tetorit 2011. Ajo çfarë më ra në sy (posa filloi  programi) ishte fakti se “shou” nuk i gjasonte aspak  shout të mirëfilltë. Naimi në rolin e një “shoumeni” tregoi se nuk ishte për këtë profesion. Që nga paraqitja , gjuha zëri, lëvizjet në skenë, që të gjitha të lënë përshtypjen e nje diletanti e kurrsesi të një profesionisti! Por Naimi duke u nisur , ndoshta,  nga parimi  se “fjalët e hallkut, janë si birat e gardhit”,  po vazhdonte rrugën e vet, pa i vu veshin askujt! Mjaftonte , që  me“shoun” e tij  mund ta dëshmonte veten se ishte edhe këngëtar!

E po,  nuk shkon gjithmonë dëshira me mundësitë! E kuptoj se Naimi ka dëshirë të madhe të dalë në television, por ama ai duhet ta kuptojë një gjë se televizioni është sopatë me dy teha: njëri të ngrit, kurse tjetri mund të të godasë  dhe    hedh për tokë, sa nuk mund të ngritesh kurrë më! Pra gjithnjë duhet pasur kujdes mos të ndodhë kjo e dyta!

Autori, duke e pasur ndoshta edhe “përkrahjen” e disave në televizikon, i ka hyrë kësaj pune me “yrysh”.

Kështu Naimi i hyri punës dhe puna më e lehtë  sot është të zgjedhësh publikun e nevojshëm. Naimi  këtë problem e ka zgjidhur, duke  marrë kryesisht nxënës të shkollave të mesme, apo studentë   të universiteve  tona shtetërore dhe  private , që Prishtina dhe pothuaj të gjitha qytetet tona sot, fatmirësisht ,  janë plot sish. 

Në nga emisionet autori kishte ftuar aktoren Safete  Rugova.  Bëri një intervistë  bukur të gjatë me të dhe  bisedën e çoi në atë drejtim sa ta provokonte mysafiren se a  ishte marrë në karrierën e vet si artiste  edhe me këngë?  Ajo i tha  se e kishte dëshirë këngën. Autori kërkoi që ajo të këndonte diçka për shikuesit e “Odeonit”. Deri këtu mirë fort! Por me rastin që Safetja ia filloi  një kënge  (më duket se ishte kënga arbëreshe “Vajta kalova”), në vend se ky t’i jepte rastin ta përfundonte ajo  vetë këngën,  ndodhi e papritura;  Naimi e ngriti zërin dhe  vazhdoi  të këndonte  më shumë vetë se ajo! Tani edhe spektatorët në sallë nisën të këndonin. Naimi u largua nga paneli ku ishte me  mysafiren dhe duke kënduar, me zërin e tij karakteristik (!), doli më afër binës, për të qenë më afër publikut  dhe, duke i lëvizur duart lart- poshtë,   si  “dirigjent”,  e drejtonte  këngën nga auditoriumi! E ç’mund të quhet kjo? A e dëgjuan  spektatorët në sallë dhe shikuesit në televizion  Safeten?  U pa qartë  se  Naimi me gjasë  e kishte përgatitur këtë pikë më shumë për vete   (për të treguar se ai dinte të këndonte), se sa për  mysafiren! Mendoj se kjo s’do koment!

 

Në rubrikën tjetër  Naimi e kishte ftuar  një fëmijë 5-vjeçar (vetëm ai e di pse e kishte ftu atë fëmijë!), i cili më tepër dukej i frikësuar, se një fëmijë që do të krijonte atmosferë). Naimi   i tha të numëronte prej numrit  50! Fëmija filloi të numëronte  dhe shkoi  deri  në 59! Ai e ndërpreu këtu.  Nuk pushoi së lavdëruari fëmijën për  atë çfarë po tregonte! Qeshte sa mundtte!  Salla duartrokiste! (Dukej që kjo ishte me rëndësi për të, duartrokitjet e spektatorit! Fundja për këtë punë ishin ata! ) Naimi e prezentoi fëmijën se dinte edhe anglisht dhe i tha të numëronte. Fëmija i shkretë  nga emocionet  u hutua pothuaj fare sa mezi numëroi deri në dhjetë!

 

Nuk e di a e verejti edhe ai se fëmija u ndi shumë keq  kur ai e prezentoi para spektatorëve se  kishte mësuar të lexonte  në këtë moshë, por ky  kur  i shkroi diçka  e shkreta mezi arriti ta lexonte! A mos vallë  ky mund të quhet spektakël?

Nuk e di vallë a ka menduar Naim Abazi  se jashtë asaj salle e shikonin edhe një  million  shikues që ky  “shou”, le  që s’ i argëtoi , por thjeshtë i iritoi!  A e shikon Naimi dhe ekipi  i tij emision para se të emetohet? A ka parë ai  kanale tjera televizive, kur fëmijët , sigurisht të përgatitur paraprakisht, të mahnisin me paraqitjet e tyre?

I ftuari tjetër i “spektaklit “ ishte  edhe “humoristi” Leci. “Shoumeni”

 e ngriti në qiell edhe  këtë  “humorist”,sikur të ishte ai figura numër një e humorit, jo vetëm  në Kosovë, por edhe në gjithë trevat shqiptare! E njohim Lecin të gjithë. I dimë të gjitha “të arriturat” e tij  pa pasur nevojë për glorifikim aq të madh për të!  Nejse. Pas disa pyetjeve,  se si kishte filluar  Leci këtë “profesion”, Naimi e pyeti edhe për  një  këngë që Leci e kishte kënduar në një nga skeçet e tij, kushtuar  Shehides, ndoshta një dashnores së tij të rinisë! Edhe  Lecin  e luti ta këndonte  këngën për  Shehiden, se aty Naimi  mund të “kontribuonte” më së miri!  Dhe vërtetë, Leci  e nisi, po ama Naimi e bitisi! Bashkë me tri- katër  vjaza të tjera në skenë Naimi e mori vallen. Ai u bë   zëri i parë! Leci s’u dëgju  fare, sikur që nuk u dëgjua as Safetja ma parë! Ai  doli prapë në rolin e dirigjentit  dhe këngëtarit njëkohësisht  duke i  inkurajuar  që të këndonte  auditoriumi, me “dirigjent” Naim  Abazin! 

 

E çka mund të thuhet më tepër për këtë “spektakël”?  Lirisht mund të thuhet se “spektakle” të tilla nuk bën të shfaqen më në RTK (po as në televizionet e tjera), sepse  thjesht nuk i japin imazh të mirë as televizionit, as autorit, në fund të fundit as Kosovës!  Sikur një program i tillë të ishte dhënë, të themi ,   para tridhjetë e sa vjetësh , kur televizioni tek ne ishte në hapat e parë të ekzistencës, ndoshta , edhe do të mund të arsyetohej  disi, por sot kur teleshikuesi ka mundësi të ndejk televizione dhe programe shumë cilësore ky lloj “shou” të iriton.  Prandaj, mendojmë, se  “spektali”  Odeon, është modeli  më tipik që tregon se si nuk duhet të bëhet  spektakël!



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx