Mendime
Ramiz Dërmaku: Gjermani - Disa fjalë rreth tubimit të mbajtur në Shtuttgart...
E enjte, 06.10.2011, 07:58 PM
Gjermani - Disa fjalë rrethë tubimit të mbajtur në Shtuttgart, lidhur me aprovimin e Draftëligjit për diasporën.
Reagim nga: Ramiz Dërmaku
Vite te tëra diaspora jonë e mbajti gjallë frymën e lirisë së Kosovës, u ndihmoi familjete varfura, ndihmoi shkollën shqipe, ndihmoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës - UÇK-ës, një pjes e madhe e mërgimtarëve tanë muarën pjesë në luftë për çlirimin e Kosovës. Pjesa dërmuese u angazhua në drejtim të internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare- Kosovës, në arenën ndërkombëtare. Pasë çlirimit të Kosovës, një pjesë e mërgimtarëve tanë u kthyen në Kosovë për të investuar dhe ndihmuar atdheut, duke hapur vende të reja pune. Ata me lekët e fituara me mund e djersë ndikuan sado pak në stabilizimin e gjendjes materiale në Kosovën e dalë nga lufta. Ne mërgimtarët që ndodhemi në shtete të ndryshme të Europës e më gjërë shpresuam se pasë çlirimit të Kosovës, e sidomos pasë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, gjërat do të lëvizin më shpejtë dhe më drejtë dhe do të kemi një përkrahje më të madhe nga institucionet tona.
Mirëpo, edhe përkundër të gjitha dëshirave dhe kërkesave tona të shumëta, institucionet tona heshtën. Më në fundë u realizua dëshira jonë e kahmotshme, pra formimi i Ministrisë së Diasporës sonë, e cila do të jetë "motor", i mërgatës sonë. Mirëpo, që në fillim organet kompetente; Parrlamenti dhe Qeveria e Kosovës, shkelen normat demokratike dhe fjalën e lirë të mërgimtarit, dhe pa u konsultuar me ne (mërgimtarët) ata formuan Ministrinë e Diasporës dhe zgjodhën ministrinë e saj z, Ibrahim Makolli. Pra që në fillim ata nuk i respektuan normat, rregullat e demokracisë dhe pluralizmit.
Detyrë e parë i Institucioneve të shtetit të Kosovës, dhe e ministritë z. Ibrahim Makolli, ishte;
Draftligji për Diasporën, debat i hapur me Ministrin e Diasporës z.Makolli në Stuttgart 26.09.2011 - Foto: Muhamet Hoxhaj
a) Organizimi i takimeve apo tubimeve me mërgimtarë tanë te bëhët në ato shtete ku numri i mërgimtarëve është i madhë; Gjermani, Zvicer, Austri, Itali, Suedi, etj etj, dhe dëgjimi i kërkesave te tyre për zgjedhjen dhe bashkëpunimin e mërgatës me ministrinë e diasporës- apo themi formimin e ministrisë së diasporës. Kjo ishte detyra e parë që duhet ta bënin institucionet tona. Por, edhe kësaj radhe u aanashkalua diaspora jonë, pra nuk u pyet për këtë çështje me rëndësi të madhe kombëtare. Pra, u formua Ministria dhe u zgjodhë ministri i mërgatës, z. Ibrahim Makolli. Edhe ky u betua se do të bëjë gjithëçka vetëm e vetëm që të jamë sa më afër mërgimtarëve tanë. Po që në start ky gaboi. Detyrë e parë e tij do të ishte organizimi i takimeve me mërgimtarë në shtetet ku jetojnë dhe vepërojnë një numër i madhë i mërgimtarëve tanë. Në ato takime të merren opinionet, propozimet, kërkesat dhe dëshirat e tyre se si duhët bashkëpunuar e bashkëvepruar në mes vete. Edhe kjo dështoi, sepse ai e di vetë.
Në momentet kur ne mërgimtarët ishim të gëzuar e të disponuar se për herë të parë kemi Ministrinë tonë. Që tani e tutje kemi ku t'i qajmë hallet dhe dertet tona, kemi ku t'i adresojmë kërkesat dhe ankesat tona. Ministri i mërgatës, z. Ibrahim Makolli, me pa "paralajmërim", ose dy tri ditë para se të filloj vizitën e tij zyrtare në diasporë,- në Gjermani, ai i shoqëruar nga Besim Kajtazi dhe Mustafë Xhemajli, përfaqësues të Konsulatës së Kosovës dhe Konsuli z. Faket Kajtazi, si dhe zëvendës konsulli, z.Ymer Lladrovci, mbajnë tubimin kushtuar draftligjit për diasporën u mbajtë në lokalet e konsulatës sonë në Shtuttgart. Tubimin e kishte hapur Konsuli z. Faket Kajtazi, i cili pasi i kishte përshëndetur të pranishmit në (sallë) foli disa fjalë për gjëja sukseset e Konsulatës së Shtuttgartit që nga hapja e deri më tani. Ai ishte fokusuar edhe në organizimin e diasporës shqiptare në fushën e kulturës, të ballafaqimit të mërgimtarëve tanë me dokumentet personale, në fushën ekonomike dhe një serë obligimesh qe i kemi para vetës.
Ministri i diasporës z. Ibrahim Makollit, në mes tjerash kishte folur edhe për arësimin, kulturën e mbarëvajtjen dhe zhvillimin e emigracionit shqiptarë në biznis dhe bashkëpunim me Kosovën.
Projekti apo draftëligji i përpiluar nga Qeveria e Kosovës, siq thonte ministri Makolli, ky do të aprovohet, kurse më tutje do të punohet rreth strategjisë, poashtu edhe propozimet që dotë arrijnë në mënyr elektronike si mundësi e vetme pra Interneti, do të merren parasysh. Kjo metodë e punës.., më kujtonte kohën e ish.Partisë Komuniste, e cila deshe apo 'deshe ti, ajo duhet të pranohej?
Ai kërkoi qe në se cilin shtet në Evropë të themelohen "Qendrat Kulturore shqiptare", ku secila do te jetë në interes të emigracionit shqiptar. Pastaj, kishte cekur z. Makolli, se aprovimi i këtij ligji do të ndikojë në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të diasporës dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet e Republikës së Kosovës, me Konsullatat, me ambasadat qe janë këtu, etj. Ligji për diasporën ndihmon në organizimin dhe unitetin e diasporës sonë, pa marrë parasyshë se në cilat shtete jetojnë mërgimtarët tanë.
Ligji për diasporën ndihmon, nxitë dhe zhvillon marrëdhënie ndërkulturore në mes të Republikës së Kosovës me shtetet ku emigracioni shqiptar është prezent.
1. I sygjerojmë z. Ibrahim Makolli, dhe përfaqësuesëve të Konsulatës në Shtuttgart, që takimet apo tubimet tjera të mbahën në salla adekuate,
2 . Informimi te bëhet me kohë, (dmth; të shkruhet në mediat e shkruara dhe ato elektronike),
3. Koha e mbajtjes së tubimit të jetë fundi i javës,
4. Tu ipet hapësirë kohë të gjithë mërgimtarëve tanë që ti shprehin mendimet e tyre të lira, dhe pa u bërë presion.
5. Kërkoj nga ministri i diasporës, z. Ibrahim Makolli, apo nga organet tjera kompetente të Qeverisë së Kosovës, të angazhohen drejtpërsëdrejti në bisedime (në Gjermani me palën gjermane) për zyrtarizimin e shkollës plotësuese shqipe ne të gjitha ato shtete ku nuk stimulohet punëtori arsimor.
Duhet t'i thuhet hapur dhe pa hezitim se kjo vizitë e juaja kësaj radhe ishte jo mirë e organizuar. Sipas zhvillimeve të deritanishme të kësaj ministrije nuk ka vend për kënaqësi. Ajo çka më preokupon jo vetëm mua por të gjithë mërgimtarët, tanë është, se kurrë "liderët" tanë nuk gjetën kohë që ne s'bashku të diskutojmë, shkëmbejmë mendime, të japim propozime për çështje dhe probleme që na preokupojnë ne. Ne pasë tubimit morrëm opoinjonin e aktivistit të dalluar, themeluesit të Radio Drijonës, dhe faqës informative kombëtare "KosovariMedia", z.Muhamet Hoxhaj.
Ja çka na rrëfeu ai për këtë tubim: Të pranishëm diku 60 veta. Takimi ishte në mënyr të rregullt i lajmruar në media një ditë më parë po edhe ftesat siqë kuptuam ne si përfaqësues të pavarur medial, kan qenë të bëra në ditën e takimit, disa, disa ditë më parë, po ishin të vequar.
Ajo që më befasoi mua ishte se në tubim merrnin pjesë aktivistë nga lëmit e ndryshme të jetës, ndërsa disave tjerve që jetojn dhe veprojn në shtutgart, iu është dërguar ftesa të marrin pjesë në takime tjera diku rreth
Takimi u mbajtë ..., dhe përfundoi shpejtë, dhe aty flitej se në "sallë", ishin njerëz të ftuar. "Salla", ku mbahej takimi ishte shumë e vogël.
Mendimi im rrethë draftligjit të diasporës, që siq thonte ministri; njëher të bëhet ligji e më tutje të punohet rreth strategjisë së këtij ligji, nuk është e kohës. Njëher strategjia e më pastaj ligji. Pse duhet të ndodh kjo, sepse dikur mund të thuhet se ligji egziston dhe është miratua, e për sygjerime ka kohë me punue e me ba ndryshime, kjo nuk është në dobi të mërgimtarëve se ky ligjë ka vlerën e fjalës "shkel e shko". Të gjitha sygjerimet duhet merren parasysh, takime duhet të zhvillohen më shumë, e gjitha duhet protokolohet dhe më në fundë të vendoset se ç'farë është në dobi të mërgimëtarëve. E jo njëher të vendoset ligji.
Mendoj se një takim i tillë në një republikë, ku ka shumë mërgimtarë (diku 70 mijë shqiptar të Kosovës, siq është republika e Baden Wuerttembergut dhe së bashku me Bavarin, diku 130 mijë shqiptar, nuk mundet të realizohen sygjerime në një lokalitet me 60 persona të pranishëm. Në atë draftligjë ka shumë për tu folur dhe për të debatuar. Ministria e diasporës më tutje duhet patjetër të bëjë më shumë takime në salla ku arrijn 1 mijë vizitor të ftuar edhe nja 1 mijë të paftuar dhe me kalue një ditë të tër aty, e jo brenda 3 orëve të merren mendime e sygjerime të mërgimtarëve "60 persona" rrethë një ligji që prek më shumë se 1 miljon shqiptar në diasporë.
Punuar me 2.10.2011 / Weingarten-Gjermani