E enjte, 02.05.2024, 02:45 AM (GMT+1)

Mendime

Shkodran Gurgaci: I riu preshevare nuk diskriminohet vetem nga Serbia, por edhe nga vet Qeveria e Kosoves!

E marte, 04.10.2011, 05:34 PM


I riu preshevare nuk diskriminohet vetem nga Serbia, por edhe nga vet Qeveria e Kosoves!

 

Nga Shkodran Gurgaci

 

Ministri per diaspore i Republikes se Kosoves z. Ibrahim Makolli na nderoi te gjitheve duke na vizituar personalisht dhe duke na pyetur, sikur vllau vllaun, per sfidat, hallet e brengat qe neve na preokupojne. Takimi ishte parashikuar te mbahej ne Wissensturm nga ora 16:00 deri ne ora 18:00. Edhe pse gjithmone kam menduar se eshte me shume si klishe kur thone se shqiptari e ka zakon vonesen, ministri yne i dashur vjen me mbi gjysem ore vonese dhe bile as nuk e vret mendjen te kerkoje se paku nje te falur nga publiku i cili ishte mjafte i irituar. Pas nje bisede shume te afert me ministrin posacerisht me pelqeu tema per "kthimin e trurit ne atdhe". Shpejt erdhi koha(ora 18:00) te leshojme sallen edhe pse shumica kishin ende pyetje pergjigjet e te cilave i dinte vetem perfaqesuesi i Qeverise per diaspore, z.Makolli. Pastaj pa humbur as 1 minut kohe shkuam ne lokalin e shoqates "Kosova" ku me nje mikpritje madheshtore u nderuam nga shume bashkeatdhetare. Aty shtjelluam tema te ndryshme duke perfshire edhe viziten e dashamireve tone austriake.


Nga nje ligj i miratuar nga vet Qeveria e Kosoves, diskriminohej drejtperdrejt maturanti shqiptare nga Lugina e Presheves dhe ai i Malit te Zi. Isha shume i preokupuar prej kohesh nga kjo ceshtje shume e thjeshte dhe aq komplekse te cilen asesi nuk munde ta perceptoja. Ishte rasti ideal per te marre nje pergjigje adekuate "zyretare" nga njeriu i pare i Qeverise ne mergat, prandaj vendosa qe ta parashtroj kete ceshtje edhe pse isha i vetedijshem se ministrit tone te dashur aspak nuk do t'i pelqente...

Pyetja ime ishte:"Te gjithe e dime se dera e pare ku troket maturanti i Lugines se Presheves eshte Prishtina. Qeveria e Kosoves ka miratuar nje ligj ne baze te se cilit maturantit shqiptar te Lugines i ndalohet pjesmarrja e barabart ne provim pranues me ata nga Kosova. Gjegjesisht kufizohet numri i studentave shqiptare nga Lugina te cilet jo me deshiren e tyre jetojne jashte kufijeve te Kosoves. Me fjale te tjera, relacioni Presheve-Prishtine te riut preshevare i bllokohet me zhavor drejtperdrejt nga Qeveria e Kosoves. Do te isha kurreshtar t'a dija, kur do te hiqet ky zhavor ne menyre qe i riu preshevare te vij pa pengesa ne Prishtine ose me fjale tjera, deri kur do te diskriminohet maturanti i Lugines."
Z.Makolli pergjigjet shume emocionalisht duke thene se qenkam shume i keqinformuar dhe pyetjen e paskam shtruar shume gabimisht. Ai mohonte se maturantit preshevare i kufizohet regjistrimi ne Universitetin e Prishtines(UP). Gjithashtu mohonte se Qeveria e Kosoves ka zhvilluar ndonjehere politike diskriminuese ndaj te rinjeve preshevare. 

Normalisht, une nderhyra duke ia argumentuar te kunderten, por pa marre ndonje pergjigje adekuate.

E kuptoja teresisht frustrimin dhe kundershtimin e ministrit Makolli. Deri sa pergjigjej dhe mohonte faktin se ky diskrimin po ndodhe, ne syte e tij pash nje ndjenje pasigurie. Ishte i friksuar se publiku do te ishte i informuar mire ne kete drejtim, ata do protestonin dhe ai do t'duhej ta pranonte se ishte Ai i keqinformuari ose do duhej ta pranonte se po na genjen para syve. Por shqiptari ende nuk eshte zgjuar nga gjumi. Nga publiku, pervec tundjes se kokes ne shenje habie prej te disa shokeve te mi, jo qe gjeta mbeshtetjen por perkundrazi kishte zera qe me qortonin. Sipas atyre, pa marr parasysh se cka flet ministri, edhe nese na rren para syve, ne duhet te bejme vetem AMIN. Se ai eshte institucion, pasqyre e shtetit. Ate nuk guxojme ta kundershtojme. Shtet per te cilin kontribuam edhe ne preshevaret, por shtet i cili i na diskrimionon dhe na rren para syve...


Perderisa ne Universitetin e JKU ne Linz te Austrise te huajt nuk kane kuote perkufizuese pranimi, Universiteti i Prishtines perjashton te rinjet nga Lugina dhe Mali i Zi, duku u vene kuota.


Pa dashur te bej krahasime me qellime keqdashese, ne kohen e regjimit te Millosheviqit kur UP funksiononte, maturantet shqiptaret qe jetonin jasht kufijeve te Kosoves kishin te drejta te barabarta me ata te Kosoves.


Nuk e di si ta quaj ndryshe kete fenomen("gaf"), kur ne 8 drejtime te UP-se, te riut preshevare i NDALOHET regjistrimi. 
A nuk quhet diskriminim fakti se ne departamentin e Matematikes pranohen 340 maturant nga Kosova, ndersa vetem 1 matrikulohet nga Presheva, Bujanovci e Medvegja. 
Perderisa dega e Letersise Shqipe ne Prishtine pranon 120 studente te rinj nga Kosova, nuk pranohet ASNJE nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. 
Ne departamentin i Telekomunikacionit pranohen 100 studente te rinje nga Kosova, ASNJE nuk pranohet nga Lugina e Presheves etj., etj.
(gjithmon duke iu referuar konkursit te shpallur i cili eshte shpallur nga Ministria e Arsimit te Republikes se Kosoves). 
Me fjale te tjera, sic e thash edhe me larte, relacioni Presheve-Prishtine te riut preshevare i bllokohet me zhavor drejtperdrejt nga vet Qeveria e Kosoves.


Ketu keni konkursin e shpallur nga UP per vitin 2011/2012.(HYPERLINK "http://www.scribd.com/doc/59895817/Universiteti-i-Prishtines-Konkursi-2011-2012"klikoHYPERLINK "http://www.scribd.com/doc/59895817/Universiteti-i-Prishtines-Konkursi-2011-2012")


Perderisa Qeveria e vetzgjedhur e Kosoves te riut preshevare ia mohon te drejten themelore, ate te arsimimit Universitar, ministri yne i dashur nuk don ta pranoje realitetin e hidhur, mohon faktin se kjo gje po ndodhe dhe me shume preferon te flase ne menyren deshirore.


Njeri nder elaboratet me famekeqe te shkinis ka qene asimilimi i klases studentore shqiptare dhe drejtimi i tyre kah Beogradi. Duke shpresuar se Qeveria e Kosoves keto veprime te saj aq te papergjegjshme i bene nga naiviteti e jo me ndonje qellim te caktuar, shpresoj ne dite me te mira per te riun preshevare. 
PERNDRYSHE DO NA MALLKOJNE ESHTRAT DHE GJAKU I TE RENEVE!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora