E enjte, 01.05.2025, 11:48 AM (GMT+1)

Mendime

Fehmi Kelmendi: Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kameleonët e saj (I)

E merkure, 05.10.2011, 08:02 PM


Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kameleonët e saj (I)

 

Bukoshi pretendonte edhe postin e liderit partiak të LDK-së, edhe atë  të presidentit të Kosovës. Dr. Bujar Bukoshi e shantazhonte, e maltretonte dhe e bojkotonte Dr.Ibrahim Rugovën. Kishte momente kur nuk i jepte asnjë cent prej të hollave për udhëtimet me zyrtare për afirimimin e Kosovës në botë. Një numër i konsideruar aktivistësh në LDK janë  të prirur për matrapazllëqe, dredharakë të maskuar, dinakë e maskarenj,  xhambazë e mafiozë  të rafinuar, shqiptarë të konsumuar e me karakter të atrofizuar, lakmues të profitit, mashtrues e besëprerë, dallaveraxhinj e gënjeshtarë, demagogë e karieristë, hipokritë e hileqarë, karagjozë e intrigantë, klounë e kameleonë, natyrë e prishur defektesh kombëtare    paraqiten si figura të famshme patriotike.

 

Nga Prof. Fehmi Kelmendi

 

Sasia e fitores së arritur te shqiptarëve nën sundimin e huaj me sakrifica të mëdha dhe me gjakun e derdhur të shumë brezave nuk i realizoi aspiratat shekullore të popullit të robëruar. Por edhe kjo fitore pjesore nuk është rezultat i një gjenerate të një harkut kohor, por është rezultat i disa  gjeneratave të një periudhe të gjatë historike, gjenerata të cilat e flijuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut tonë. Mirëpo, ne do të fillojmë me ngjarjet të ndodhura pas Luftës së Dytë Botërore. Tentativa e parë shqiptare për çlirimin kombëtar nga pushtuesit serboslavë në Jugoslavinë socialiste ka qenë Organizata NDSH 1945, me Azem Moranën, Gjon Sereqin, Mahmut Dumanin, Ibrahim Kelmendin etj. Organizata e dytë në radhë, që u ngrit kundër okupatorëve serbomalazezomaqedonasë, ka qenë ajo e vitit 1948, kur u shpall Rezoluta e Infor mbirosë kundër udhëheqjes jugosllave në krye me Josip Broz Titon. Një numër i konrunistëve shqiptarë, duke u thirrë në Rezolutën e Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944), ku u morën vendimet për zgjidhjen e drejtë të çështjes së trevave shqiptare të okupuara, shpresuan se tani ishin krijuar rrethanat e volitshme për bashkimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, me Shqipërinë. Personalitetet më të dalluara të kësaj lëvizjeje kanë qenë Omer Çerkezi, Xhafer Kodra, Shaip Mustafa etj. Organizata e tretë revolucionare për çlirim e bashkim, me Metush Keasniqin kryetar dhe Sejdi Kryeziun sekretar, ka qenë ajo e vitit 1951. Organizata revolucionare për çrobërimin e trojeve të okupuara shqiptare dhe bashkim me Shqipërinë, me Kadri Halimin, kryetar dhe Ali Aliun nga Presheva, sekretar, ka filluar në vitin 1960. Pastaj vjen Organizata Revolucionare me karakter të njëjtë, e udhëhequr nga Adem Demaçi.

           Pasojnë varg e vi edhe organizatat të tjera permanente. Aktivistët veprrmtarinë e tyre patriotike në mënyrë të organizuar e shfaqën në protestat paqësore viteve 1968, 1981 dhe 1989. Këto ngjarje zinxhir ia luhatën themelet Jugoslavisë titoste. Në vazhdën e ngjarjeve vend të posaçëm zënë Deklarata e 2 korrikut 1990 në Prishtinë, me të cilën KKSA i Kosovës parapërgaditi Kushtetutën sipas parimit demokratik të së drejtës për vetëvendosje, duke kërkuar barazi me Repupblikat të tjera në kuadër të federatës jugosllave dhe shpallja e Kushtetutës, më 7 shtator 1990,  në Kaçanik, ku i njëjti organ me këtë akt politikojuridik, faktikisht Kosovën e shpalli Republikë të shtatë në kuadër të Jugosllavisë. Pra, ngjarjet e cekura, të një rëndësise të jashtëzakonshme, gatuan dhe gati e poqën situatën të cilën e gjeti LDK-ja. Me këtë nuk pretendoj të minimizoj as rolin e këtij subjekti politik, i themeluar nga një numër i intelektualëve autoritativë me ndikim në popull. Por, para themelimit të LDK-së, e cila me kohë kaloi në Lëvizje gjithëpopullore, ishte formuar Këshilli inicues nergut nër të, ndërsa në Kuvendin themelues të drejtuar nga Dr. Zejnel Kelmendi ishte zgjedhur kryetar Dr. Ibrahim Rugova. Nuk është e vërtetë, siç pohohet, se kinse Dr.Ibrahim Rugova ishte themeluesi i LDK-së. Fare mirë dihet se asnjë ideolog, asnjë fe, asnjë parti politike nuk mund ta krijojë një individ. Me shpartallimin e Kongresit partiak të jashtëzakonshëm i LKJ-së, në radhë i 14-ti, mbajtur me insistimin e Slobodan Millosheviqit, më 24 janar 1990, në Beograd, Sllovenia dhe Kroacia filluan të vepronin jashtë suazave të fede­ratës, duke kaluar në parti socialdemokrate, kurse Serbia e pëlqeu partinë socialiste. Kosovarët i dorëzuan librezat partiake komuniste dhe u konvertuan në demokratë.

 

Meritat e Rugovës dhe karikaturat e Kosovës

 

         Me shembjen e murit të Berlinit (më 9 nëntor 1989) pasuan ngjarjet rëndësishme si: ndryshimi i konstelacionit të Fuqive Botërore në favor të shteteve demokratike perëndimore, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, shkatërrimi i sistemit socialist në vendet e Evropës Lindore dhe u krijuan rrethanat e volitshme për shfaqjen e pluralizmit politik edhe në disa vende ishsocilaliste me regjime totalitare. LDK-ja u themelua si subjekt politik alternativ më 23 dhjetor 1989, me Dr. Ibrahim Rugovën kryetar. Deri në atë kohë Dr. Ibrahim Rugo^ ka qeni kryetar i Shoqatës së Shkrimtarive të Kosovës. Duke mos i smadhuar apo minimizuar meritat e Dr.Ibrahim Rugovës, por  për hir të realitetit, themi sinqerisht se identifikimi i emrit të tij me LDK-në nuk mund të konfirmohet, ngase ai vetë personalisht nuk e ka themeluar, as që ka mundur, këtë parti politike e ka themeluar një grup intelektualësh të orientimit liberal për nga botëkuptimet. Ndërsa anëtar i  Krvesisë së LDK-së, akademiku Sabri Hamiti, gjatë thernelit të këtij subjekti politik, ishte zgërdhirë ironikisht, duke shprehur në këtë mënyrë frikën e tij ndaj pasojave që do t’i përjetonte në të ardhmen prej pushtetit okupues, të cilin në momentet e duhura, si shumë servilistë të tjerë, dinte ta respektojë. LDK-ja u regjistrua në Beograd, në Ministrinë e Drejtësisë të Qeverisë së RSFJ, të udhëhequr nga Vlado Kambovski. Si subjekt politik, LDK-ja doli nga LKJ-ja, duke u konvertuar në parti politike demokratike, me synim të marrjes së pushtetit në Kosovë. Sa i përket figurës së Dr.Ibrahim Rugovës, duhet të pranojmë se si intelektual e politikan, gëzonte autoritet në popull. Megjithatë, epitetet e jashtëzakonshme që ia mveshën me gjëra të tepruara, duke e paraqitur profet, i dërguar nga qielli, strateg i rrallë, arkiekt, ideator, simbol i projektit politik për liri dhe pavarësi, intelektual i kalibrit botëror, dhunti e Zotit, Mesie, nuk lind më si ai, emblemi, president historik, engjëll, artist dhe mjeshtër i fjalës, filozof vizionar, patriot i shquar, erudit, njeri me prejardhje hyjnore, politikan virtuos me përrnasa planetare, si dhe atribute të tjera subjektive, ndikojnë negativisht në imazhin e tij, sepse të gjitha këto elozhe mitizimi, fetishizimi dhe hyjnizimi, janë kult i personalitetit dhe produkt i legjendave, miteve dhe i mentalitetit primitiv të periudhës pagane.

Këto atribute folklorike nuk u janë përshkruar as diktatorëve më të njohur në historinë e shoqërisë njerëzore, dhe as atyre të ideologjisië komuniste. Lavdëratat e kësisojshme nuk u janë thurrur as patriotëve tanë më të shquar, si Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, e shumë të tjerëve. Çdo nderë e respekt personalitetit të Dr. Ibrahim Rugova, sidomos pas vdekjes së tij (De rnortuis nihil nisi bene), pa e denigruar, aq më pak, pa mohuar veprimtarinë e tij letrare, patriotike, politike dhe diplomatike në favor të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, duke mos e hiporbolizuar dhe as minimizuar rolin e tij, pa kaluar nga njiri në tjetrin absurditet. E vërteta është se Dr. Ibrahim Rugova përnga natyra ishte njeri i qetë, i urtë, modest, por me orientim politik pacifist. Gandizmi rugovian nuk i përgjigjej, as kohës, as hapsirës, as kushteve e as rrethanave me ato të Indisë në shekullin 19. Nga ana tjetër, me qëndrimin e tij konsekuent properëndimor, veçmas proamerikan, Dr. Ibrahim Rugva kontriboi mjaft në sensibilizimin dhe afirmimin e çështjes problematike dhe konfuze të Kosovës së asaj kohe, e cila si koloni e Serbisë, po i përjetonte traumat e fundit.

       Prandaj, vlerësimet kuturu, shkel e shko, të pamatura, sipas simpatisë, apo antipatisë së individëve, nuk janë karakteristikë e shqiptarit. Një proverbi arab thot «Nderoje të drejtën, qoftë edhe e hidhur ! » Dr. Ibrahim Rugova, pra, ka qenë një njeri i rëndomtë dhe politikan i zakonshëm, korrekt, i matur dhe parirnor. Pa fakte askush nuk duhet të idealizohet e as të poshtërohet. Njeriu i ndershëm, pa arësye askend nuk e do, as nuk e urren. Vlen të theksohet se në LDK, përpos personave të pakomprometuar, paralelisht me një numër të ish të persekutuarve politikë, u edhe batakçinjtë e hurit e i litarit. Ç'është më e keqja, në të hynë, ngase i kishte dyert hapura, madje edhe ata me bindje ideore stereotipe, ish anëtarët e Partisë Komuniste Jugosllave, me botëkuptime moniste, të trashëguara nga e kaluarja e sistemit socialist, nën sundimin e egër të dominuesve serbë, shërbëtorë, servilë, spiunë e bashkëpunëtorë besnikë të pushtuesit, të cilët pa pikë turpi sot krekosen si demokratë, duke bërë çmos që më çdo kusht ta uzurpojnë pushtetin në Kosovë, siç e kanë uzurpuar. Këta mistrecë morrën turr masovikisht dhe në mënyrë të organizuar u futën në LDK, sepse aty gjetën shpëtimin nga përgjegjësia për veprimtari antikombëtare. Ata shfrytëzuan me mjeshtëri rastin e përshtatshëm dhe siçuruan postet në pushtet. Kryesia e LDK-së fillimisht përbëhej prej anëtarëve me bindje të ndryshme ideopolitike. Një numër ndër ta kishte përvojë me afat më gjatë se të tjerët, të fituar si kolaboracionistë të pushtuesit, kurse disa sish ishin me biografi të pastër. Në gjirin e tyre, ndonëse më të pakët, kishte edhe intrigantë, sajues të marifeteve, të modelit serb, që dalloheshin si rnë aftit për t'i denoncuar shokët e tyre. Tipat e tillë perfidë vepronin tinëzisht kundër popullit, duke e dëmtuar procesin në dobi të pushtuesit. Të njejtit iu kundërvunë Dr.Ibrahim Rugovës, duke gërryer permanent autoritetin e tij.

        Po këta horra sot thirren në emër të të ndjerit Dr. Ibrahim Rugova dhe e vizitojnë varrin e tij duke bërë homazh me buqeta lulesh. Kështu veprojnë demagogët për të fituar poena dhe simpati në popull. Pra, dikur armiq të përbetuar të presidentit Rugova, kurse sot paraqiten si dashamirë të tij. Prej të gjithë kundërshtarëve të Dr.Ibrahim Rugovës, me të rrezikshmit si armiq rigorozë kanë qenë Dr. Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa. Gjatë aplikimit në LDK asnjëri paraprakisht nuk është verifikua. Eshtë dashur të merrej parsysh kriteri i tyre. Siç duket, atëbotë ndjehej nevoja më tepër për kuantitet se sa për kualitet. Njerëzit me biografi të njollosur arritën deri në kryesinë e LDK-së, të mos fiasim për anëtarët dhe simpatizerët e saj. Tradhtarët të koncentruar rreth LDK-së, jo vetëm që gjetën strehim në të, por edhe u siguruan nga përgjegjësia para popullit për veprimtarinë e tyre antikombëtare, madje edhe zunë pozitat më të larta në pushtet. Timonin e LDK-së pas vdekjes së Dr.Ibrahim Rugova e dretojnë ish bashkëpunëtorët e Beogradit. Me idenë e vjetër të ngulitur në trurtë e tyre të mykur, ende besnikë të botëkuptimit të kalbur për shkak të privilegjeve që i gëzonin në të kaluarën, të njejtit dëshirojnë t’i gëzojnë edhe sot e kësaj dite. Personat e kategorisë së tillë, që kanë karakter të atrofizuar, i adaptohen situatave si kameleonë. Këta puthadorë, të cilët patën zënë vendet kyçe si servilë në shtetin e ish Jugosllavisë fashizoide, nuk pësuan asfarë metamorfoze ideopolitike. Përkundrazi, këta ende vazhdojnë me avazin e vjetër. Pa asnjë gram meritë, të gjorët orvaten të mbisundojnë në Kosovë. Opsioni me mjete paqësore i LDK-së për të arritur deri tek qëllimi i dëshiruar, në fazën e parë mund të arsyetohet, por më vonë, me shpërthimin e luftës çlirimtare, mënyra e vazhdimit me metodat e mëparëshme, nuk mund të justifikohet dot.



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx