E enjte, 02.05.2024, 03:35 AM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Kur mjekët e Fidel Kastros bëjnë kontrabandë me lëng akrepi në Shqipëri

E premte, 07.10.2011, 08:02 PM


Kur mjekët e Fidel Kastros bëjnë kontrabandë me lëng akrepi në Shqipëri

 

Nga Lavdrim Lita

 

Shqipëria është vend i mrekullive. Kanë shkruar për bukuritë e këtij vendi shumë media të specializuara botërore me shprehjen: udhëtoni e vizitoni në çdo cep Shqipërinë. Në këtë vend të bekuar ku shpresa nuk vdes kurrë, është bërë dhe destinacioni më i fundit i turizmit shëndetësor. Në një shkrim të djeshëm të gazetës më të madhe italiane, "Corriere della Sera", thuhet se në Shqipëri nis udhëtimi për ilaçin “vidatox” me gjasa një anti-kancer të prodhuar nga akrepi i kaltër, i rritur posaçërisht dhe i marrë prej akrepit nëpërmjet një shkëndijë elektrike. Ky ilaç me prejardhje nga ishulli i Kubës tregtohet, sipas gazetës italiane, në Shqipëri, rruga Irfan Tomini, poliklinika italiane “Matrix Pharma” e drejtuar nga presidenti Francesco Matteucci. Për shumë mjekë të ishullit të komanduar nga komunist Fidel është një ilaç që ka efekt. Dhe burime të Ministrisë të Shëndetësisë Italiane referojnë për mbi 35 mijë italianë të jenë drejtuar për në Kubë për të marrë Vidatox, një ilaç kontrabandë i cili mund të gjendet në Tiranë. Pelegrinazhi paska filluar me kohë.

Ndërkaq sipas gazetës italiane shumë onkologë paralajmërojnë rreziqet që lindin prej tij dhe nuk e fshehin skepticizmin e tyre. Paralajmërimi duket se nuk i shkurajon ata që janë në kërkim të diçkaje që frenon sëmundjen. për të pasur këtë produkt çudibërës është hapur një kanal paralel. Kush nuk mund të përballojë shpenzimet e udhëtimit deri në Kubë, duhet ti drejtohet ndonjë korrieri ose të vijnë në Shqipëri, këtu është e mundur të merret Vidatox-i, por me një çmim shumë më të lartë se ai në Kubë. Një cikël i tërë kurimi mund të kushtojë me mijëra euro klientit të interesuar. Vetëm katër ditë më parë policia financiare italiane në Bari ndaloi një italian, titullar të një shoqërie shqiptare i cili kishte në valixhe 236 konfeksione të ilaçit çudibërës , i cili synonte ta shiste më pas në San Marino. Në vendet e Bashkimit Europian ky ilaç nuk lejohet, porse në Shqipëri duket se po. Edhe pse ky ilaç nuk ka marrë certifikatat përkatëse të pro-aktivitetit ndaj kancerit dhe s’është në asnjë bibliografi shkencore mund të blihet dhe shitet në Shqipëri sikur të ishte paracetamol për dhimbje koke.

E çuditshme është fakti sesi kanë gjetur mundësinë për ta kthyer Shqipërinë në një magazinë për të shitur me pakicë një mall kontrabandë të dëmshëm dhe të pakontrolluar. Pavarësisht rrezikshmërisë, e paqartë është dhe fakti sesi hyn ky “ilaç” në Shqipëri, dhe refuzoj të mendoj se dikush i ka dhënë leje këtyre mjekëve kubano-italian, që përfitojnë mbi fatkeqësitë e të tjerëve, pa pasur kundër-provën e rezultate mbi shëndetin. Me shumë gjasa dhe pa shumë fantazi do të ketë ndonjë komunist në qarkullim që është urë lidhëse me vendin komunist të Amerikës Latine.

Sido që të jetë është urgjente ndërhyrja e institucioneve kompetente për të frenuare kontrolluar këtë dukuri të hidhur para se të kthehemi në gazin e botës. Sepse është ende i freskët marrëveshja mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë Italianë të farmakologjisë, mbi importin dhe eksportin e prodhimeve farmaceutike dhe mbi shkëmbimin know how të vigjilencës mbi ilaçet.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora