E hene, 29.04.2024, 03:28 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Vetëm shqiptarët mund ta ulin ndikimin grek në Shqipëri!

E shtune, 15.10.2011, 05:59 PM


Vetëm shqiptarët mund ta ulin ndikimin grek në Shqipëri!

 

Nga FAIK KRASNIQI

 

Ndikimin e Greqisë në Shqipëri së pari duhet të fillohet të luftohet me vete ne shqiptarët, se ka shqiptarë që kanë mësuar ca llafe greqisht e na thonë se janë grek dhe e mohojnë se janë shqiptarë. Kjo është një, përkrahje apo ndihmë që i japim ne grekut, ne vetë me dashje apo pa dashje. Në një nga qytetet e jugut kam parë se përdorin, dhramin me shumë se lekun shqiptarë, kjo është një ndihmë tjetër që ia japim ne grekut. Kur u bënë votimet në Shqipëri greku u dha ca para ca palove, edhe ata pa pikë dyshimi i dhanë votën partisë greke në Shqipëri (minoritares). Kjo ishte një ndihmë e madhe, dhe shumë e ulët nga vetë ne shqiptarët. Greku kur gjen shesh pse mos të bëjë përshesh. Kur na ka neve (mashanin, pse të përdorë duart).

Greku ka bërë një propagandë të madhe kundër nesh me vite e vite e jo sot, që ne jemi popull i egër, popull mosmirënjohës, nuk dimë të qeverisim, prandaj kemi nevojë të na ketë dikush nën kujdes( si përshembull vetë greku) neve nuk na shtrihen interesat e kombit më shumë se lagja ku banojmë. Këto propraganda janë bërë me qëllime, edhe ne tani këto vitet e fundit po i tregojmë botës, se pak a shumë janë të vërteta. Por ama ky vërtetim nuk vjen nga populli i vërtetë shqiptarë, por nga ca të shitur, që e kanë shitur nderin e likurn, grekut e serbit. Ne me ato vrasjet në Greqi, janë një akt i shëmtuar për ne shqiptarët, por ato vrasje janë të organizuara me qëllime të caktuara, që të na paraqesin neve shqiptarëve në sy të botës, tamam ashtu siç e ka bërë propagandën, greku me serbin, për ne. Pra tradhtia fillon që nga brenda me vetë ne shqiptarët, vërtetë këta mund të jenë edhe janë pakica, por këta po e luajnë rolin shumë bukur, populli thotë "më mirë syri se sa nami". Ka më turp për ne shqiptarët, kur greku, na përdorë e na shfrytëzon neve vetë shqiptarët, për të shkatërruar e copëtuar Shqipërinë. Më tregoni cili grek, mund të shesh Greqinë, apo serb ta shes Serbinë. Millosheviçin inat e kam sa të duash por, ama çdo gjë që ka bërë e ka bërë për Serbinë, kur vjen puna tek Serbia e tek populli serb ai të shqyente, nuk të lente ai t'i përçmosh apo t'i përshkelësh. Ne kemi ca palaço duke filluar me Saliun, Metën, Ramën apo Fatosin, që tha në Greqi, pse luftojmë ne mo për një "copë lecke" për flamurin, "copë lecke" flamuri e ç'faj na greku ne, pasi ne kemi këta horra në qeverisje. Si mund qeveria mos të dojë vendin e vetë, atdheun e vetë. Greku me shokë na i kanë marrë kalanë nga brenda.

 

(Autori është publicist nga Prishtina)



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora