E hene, 29.04.2024, 05:02 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Kur do kemi planprograme të përbashkëta ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës

E shtune, 15.10.2011, 05:58 PM


KUR  DO    KEMI  PLANPROGRAME  MËSIMORE    PËRBASHKËTA PËR SHKENCËN  NDËRMJET  SHQIPËRISË DHE  REPUBLIKËS    KOSOVËS

 

Nga  Ramiz DËRMAKU

 

Bashkëpunimi kulturor dhe arsimor, i trumbetuar gjithherë e më shumë në Kosovë dhe në Shqipëri, është pika përbashkuese e ithtarëve dhe kundërshtarëve të bashkimit. Megjithatë, bashkëpunimi i tillë është tamam e kundërta e bashkimit. Nëse e analizojmë mirëfilli këtë ide, në brendinë e saj të patjetërsueshme, shohim se bashkëpunimi i tillë, sado qëllimmirë të duket nga rrafshi aparent, synon thellësisht ta minimizojë bashkimin kombëtar vetëm në sferën kulturore dhe atë arsimore. Kjo tendencë relativizuese bëhet pikërisht më qëllim të mosaktualizimit të bashkimit kombëtar. Ndërkaq, bashkimi, në esencën e tij të pareduktueshme, qëndron pikërisht në identifikimin e diferencave ekzistuese. Por, a nuk është bashkëpunimi i tillë domosdoshmëri pragmatike e shqiptarëve? Assesi. Është statusi i mjerueshëm i shqiptarëve në shtetet e tjera, nevoja e sigurisë, e politikës së jashtme dhe e ekonomisë. Territoret shqiptare, të rrezikuara nga “popujt e harbuar” (sllavët), siç i quante atëbotë presidenti amerikan Willson, konstituojnë nevojën e bashkimit. Kosova, me një FSK, e cila më shumë i ngjason një kompanie të sigurimit sesa një ushtrie të një shteti, jo vetëm që nuk mund të mbrojë territorin e Kosovës, por zor ta mbrojë edh Duke lënë anash interpretimin historicist të çështjes shqiptare, siç bëjnë disa me qëllim për ta zhvendosur nga diskursi aktual i problematizimit, më duhet të ndalëm vetëm në tri teza, të cilat, për mendimin tim, janë të diskutueshme dhe, më shumë se kaq, tepër të rrezikshme. Teza të tilla, dashakeqe e kryekëput kryeneçe, propagandohen nga disa që çirren si studiues e intelektualë të mëdhenj, të cilët në pamundësi për të dhënë ndonjë gjë të hairit në fushat e tyre, kapërcejnë në truallin e anti-kombëtares vetëm e vetëm që të dalin në sipërfaqe. Shtrohet pyetje ? Kur do ti kemi Diplomat e përbashkëta, njësimi i plotë i planprogrameve e teksteve mësimore dhe fonde të përbashkëta për shkencën ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë tema që  janë diskutuar të premten në Tiranë. E në Prishtinë, Adem Demaçi dhe Lidhja e Shkrimtarëve nuk kanë thënë hiç fjalë të mira për planprogramet dhe tekstet e lëndës së Letërsisë. Diploma të përbashkëta, për studentët nga Kosova dhe Shqipëria, mund të lëshohen në të ardhmen, bënë të ditur ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Ramë Buja e Myqerem Tafaj, gjatë një takimi në Tiranë, të premten. Ata, madje, biseduan për detaje të konkretizimit të kësaj nisme, ashtu si dhe për për integrimin e programeve dhe teksteve dhe për një fond të përbashkët për shkencën. “Duhet të bëjmë përpjekje ta zhvillojmë arsimin sa më shumë me standarde të njëjta”, ka theksuar ai. Duke përmendur rëndësinë shumë të madhe që ka zbatimi i marrëveshjes së përbashkët ndërmjet ministrive të Arsimit të të dy vendeve, Berisha tha se duhet të ecet me standarde të njejta në fushën e arsimit në mbarë kombin. LSHK, vërejtje për Letërsinë. E, në të njëjtën ditë kur në Tiranë Buja është takuar me udhëheqësit e shtetit shqiptar, në Prishtinë Adem Demaçi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ka shprehur shqetësimin për përmbajtjet dhe qëllimet antipedagogjike, antiarsimore si dhe antikulturore që përmbajnë planprogramet dhe tekstet mësimore të lëndës së Letërsisë. Duke qenë e ndërgjegjshme dhe e shqetësuar për ndikimin negativ që këto përmbajtjeje ushtrojnë në vetëdijen dhe formimin emocional, intelektual, moral, shoqëror dhe kombëtar të të rinjëve,

Demaçi në emër të LSHK-së propozon që, nën patronazhin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe të ministrisë përkatëse të Shqipërisë, të organizohet një këshillim i përbashkët publik për planprogramet e letërsisë shqipe në shkollat fillore dhe të mesme, të cilin do ta organizonin institucionet shkencore, si Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Tiranës.

 LSHK lë mundësinë që në këtë këshillim të përfshiheshin edhe asociacione të tjera, pedagogë, shkrimtarë, kritikë, historianë të letërsisë të dëshmuar nga e gjithë hapësira kulture e arsimore shqiptare. Demaçi, në emër të LSHK-së, konstaton se tekstet mësimore të lëndës së letërsisë manifestohen me shumë deformime të natyrës materiale dhe konceptuale, si: me mungesën e parimit bazik teorik e metodologjik që letërsia shqipe të trajtohet në mënyrë të njësishme e të pandarë në bazë të kriterit të gjuhës kombëtare, e jo të kriterit të territorit dhe të njësive administrative-politike në të cilat ajo është krijuar; me mungesën e një qëndrimi të përbashkët për emërtimin e letërsisë shqipe si “letërsi shqipe”, e jo si “letërsi shqiptare”; me mungesën e periodizimit të drejtë e objektiv të letërsisë shqipe, i cili do të eliminonte çfarëdo mundësie që një autor – siç është rasti me Mjedën – në një tekst mësimor të mësohet si poet romantik, ndërsa në një tekst tjetër si poet modern; me mungesën e një qëndrimi të përbashkët për një sistem unik vlerash letrare, të përdorshme në gjithë hapësirën arsimore e kulturore shqiptare dhe praninë e theksuar të trajtimeve fyese e përçmuese që iu bëhen disa autorëve tanë të traditës (siç është rasti me Asdrenin) dhe të bashkëkohësisë (siç është rasti me Esad Mekulin) duke i mënjanuar ata krejtësisht prej teksteve mësimore në rastin e parë, apo duke e minimizuar rolin e tërë një periudhe letrare, siç veprohet me letërsinë romantike dhe me autorët e saj duke ia kundërvënë asaj letërsinë e vjetër dhe autorët e kësaj letërsie, në rastin e dytë; me mungesën e pranisë së letërsisë popullore, etj.“Është e nevojshme të ecim drejt njësimit të plotë të planprogrameve dhe teksteve, nisur nga tekstet bazë e deri tek ato që duhen përkthyer”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora