E hene, 29.04.2024, 08:26 AM (GMT+1)

Mendime

Indrit Vokshi: Sjellje europiane, mobilim europian

E premte, 14.10.2011, 07:58 PM


Sjellje europiane, mobilim europian

 

Nga Indrit Vokshi

 

Sjellje europiane, eshte togfjaleshi qe perdoret per te identifikuar nje sjellje t'matur e t'llogjikshme e vecanerisht te kulturuar. Popullit,ose masave (nese mund te perdoret ky term) i tingellon emocionuese, sepse propoganda ka qene e tille qe i ka hipnotizuar. Gjithcka europiane eshte e llogjikshme,e matur dhe e kulturuar.Ne Europe nuk ka te pamatur as te pasjellshem.Njerezit ne te (ne mend), e perjetojne si qesharak castin kur ne media shqiptohet nje togfjelesh i tille,por nuk eshte i vogel rreziku qe te etiketohen si antieuropiane.E gjithe kjo propogande e pashembullt ne lloj por normale per vendin ku materializohet eshte ngritur ne sherbim te syrgjynosjes se popullit shqiptar ne qoshet e erreta te inferioritetit.E thene me fjale te thjeshta ose e thene sic e kupton masa,kjo propogande eshte nje lloj trysnie psikollogjike qe rreket te binde popullin (dhe mesa duket ia ka arritur) se ai nuk vlen asgje, se ai duhet te perulet para vendeve europiane dhe duhet ti shikoje edhe si mbinjerezor njerezit e ketyre vendeve. Me ane te ketyre togfjeleshve i thuhet popullit se fisnikeria dhe kultura jane vetem ekskluzivitet i europianeve dhe nese dikush i ka pase i ka marre vec nga ata.Per kete arsye ne duhet ti njohim ata me nalt se veten.Teksa po rrija ne nje bar ne nje mengjes, ne televizor transmetohej nje reklame mobilerie dhe folesja shqiptoi togfjaleshin "Mobilim europian".Buzeqesha pak vetem me krahun e majte te buzes,si per ti thene vetes se ky ishte mjerimi publik. Propogande jo fort e dukshme por e tmerrshme; rrenuese e guximit dhe sherbim i nalte per vartesine psikollogjike te shqiptareve.E deshifrova reklamen me mendje,dhe me shume se nje oferte ajo kerkonte te vinte ne dukje faktin se ne shqiptaret nuk dime te mobilojme shtepite tona e skemi mobilie,prandaj ajo mobileri oferonte mobilim europian.As francez,as gjerman as italian,as anglez,por europian. Dhe fakti ishte formuluar keshtu,tregonte ishte bere vetem per qellime te prekjes,dhe se kompania kishte nuhatur qe ne Shqiperi, ka me shume mundesi te shitet nje mall europian. Sa i pakuptimte tingellonte "mobilim europian". Ne mobilim,fjala europian eshte e pakuptimte sepse, nuk ka nje shtet te quajtur Europe me karakteristika pothuajse te njohura ne mobilim, por ka Itali,France,Angli,Gjermani, etj. qe kane karakteristikat e veta ne artin e mobilimit. E madje as keto shtetet ska kuptim te permenden sepse cdo kompani mobilimi pavaresisht shtetesise, ka gershanet e veta te prerjes.Sjellja europiane, identifikon dhe glorifikon Bashkimin Europian,dhe mediat e politikanet tone; cdokush qe ka rene pre, nuk ka asnje dallim nga nje militant partiak qe ndez zjarr ne duar nga duartrokitja me pasion per partine e liderin. Kurora e arte e qesharakes eshte mendesia se vetem sjellja e mire e mencur e matur dhe e kulturuar eshte europiane, ndersa evazioni,trafiku i armeve, i droges, korrupsioni jane veti shqiptare;ballkanike.Politikanet europiane qe zhvillojne trafik droge,armesh,evazion, ne shtetet e tyre dhe ne ish-kolonite ne Afrike e Amerike Latine,sipas kesaj mendesie i bie te kene sjellje shqiptare;ballkanike.Sjellje europiane eshte edhe sjellja e bardhe por edhe e zeza, dhe ne Europe ka mobilie te shpifura dhe njerez qe nuk dine te mobilojne shtepite e tyre, sic ka edhe shqiptare ne Shqiperi te talentuar ne kete drejtim.Eshte e vertete se shoqerite e Europes se Bashkuar kane mberritur ne nje shkalle me te nalte civilizimi se shoqeria shqiptare por kjo nuk eshte arsye per vartesi. Shpetimi i shoqerise shqiptare nuk vjen nga kalimi dhe xhirot neper shtigjet e inferioritetit,por nepermjet edukimit te saj. Jo nepermjet nje "edukimi europian" por me ane te nje edukimi te mbeshtetur tek parimet universave me te nalta, dhe tek interesat e individit, shoqerise dhe shtetit. Propoganda e shfrenuar kerkon ti injektoje shqiptareve nje Europe pa te meta; nje Europe qe edhe kur gabon, e ben nga nevoja ose per faj te te tjereve.Europa mund te jete nje interes strategjik i Shqiperise, dhe jo nje tempull te cilit i nenshtrohet shemtueshem duke u shperfytyruar.Sic eshte Europe e vlerave, e mirekuptimit, e kultures, e maturise, eshte edhe Europe e fshehjes se genocideve kunder shqiptareve, e mosterheqjes se veshit te Greqise per mosrrespektim te te drejtave te njeriut, dhe sjelljes ne kundershtim me cdo traktat; e mosdenimit sic duhet te Serbise, dhe pranimit te saj ne BE edhe pa kerkuar falje publike per genocidet.Kerkimi i faljes eshte i rendesishem sepse ka te beje me parimet qe vete Unioni promovon.Eshte gjithashtu Europa qe pranoi ne heshtje ndeshkimin e Serbise ne vitin 1999,por qe 10 vite ne shenje pendimi dhe faljeje kundrejt Serbise,kerkon ti fuse shkopinj nen rrota pavaresise faktike te Kosoves.Europa duhet ta coje ne fund punen e nisur ne vitin 1999, dhe te mos behet Europa, qe sic thote nje shprehje shqiptare, te le te vdekurin mbi dhe.Personalisht jam europian me karakteristikat e nje shqiptari, sic edhe nje francez eshte europian me karakteristika franceze,nje gjerman me karakteristika gjermane etj. Shqiptaret duhet te behen pjese e Unionit pa u perulur dhe askush nuk duhet tua kerkoje peruljen.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora