Mendime
Sylë Arifi: Fundi i bisedimeve Kosovë - Serbi?
E enjte, 13.10.2011, 08:57 PM
FUNDI I BISEDAVE KOSOVË -SERBI?
Nga Sylë ARIFI, Avokat-publicist
Dialogu teknik rezulltoi me Shengen-viza per Kosovën, dhe Serbisë i siguroi kandidaturën për BE!?Barikadimi i veriut të Mitrovicës, mos funksionimi i rendi ligjor dhe lënja e sundimit të Ligjit në duart e disa grupeve kriminale serbe të orkestruara, financuara dhe kontrolluara nga
Si po e lejojnë këte gjendeje anarkije Institucjonet nderkombetare të instaluara me misjonet e tyre ne sherbim per jetën e qytetarëve jo vetem serbë, e cila nuk mund të jetë në barrikadime disa mujore apo javore dhe në izolim të plotë me pa kurrfar sigurie dhe perspektive për jetë të lirë dhe të qetë si në gjdo vend ku sundon ligji dhe rendi kushtetues.
Qudetrisht, veprimet në bashkëpunim të KFOR-it dhe EULEX-it, pas intervenimeve të fundit të Qeveris së Kosopvës per ta shtrir sundimin e ligjit në tërë hapsiren teritoriale shtetrore, edhe në perkrahje të Brukselit dhe Uashingtonin, rendi ligjor ësht jasht qdo kontrolli. Si duket kësaj gjendeje i ka paraprir oferta e bërë sipas Dokumentiti Ahtisari,ku jan priveligjuar pakica serbe duke ju vendosur standarde më të avancuara për të drejtat dhe liritë e komuniteteve pakicë si në as ni Shtet tjeter të Botës.
Neve jemi duke ba vazhdimisht koncezione jo vetem palës serbe por edhe disa qarqeve nderkombetare, shpesh duke e neglizhuar deri ne degradim mos shtrirjen e ligjit mbrenda teritorit të Kosovës. Koncezionet, qe po bahen edhe me kthime nga gjendja e parapamvarsis se kosovës siq asht rasti i pelqimit për rikthimin e targave KS për serbët e Kosovës, të cilat pritet të jenë në qarkullim nga 1 nëntori dhe shum veprime tjera të pershkruara në të qujturat disa marraveshtje me palen serbe?
Si shperblim në Raportin e Progresit e paraqesin Serbinë si vend i cili, ka arritur përparim të dukshëm, se po na merrka pjesë në procesin e dialogut me Kosovën, me ç’rast janë arritur edhe disa ujdi për qarkullimi te lirë te njerëzve dhe mallrave, regjistrat civilë, kadastri dhe Serbia i ka marrë hapat fillestarë për implementimin e këtyre marrëveshjeve? ku praktikisht keto kann mbetur vetem të shkruara ne leter sepse serbija plak nuk e harron zanatin e vjeter, se pranon gjdo gjë por nuk i realizon…….shif se qka ndodhi me heqejen e masave te reprocitetit, kan vershuar mallrat sebe ne treguon ton dhe as ni maun nuk pati mundesi te kaloi ne serbi siq ishin marraveshur te dy palet ne dialog sepse ajo nuk i rrespekton obligimet e saja si gjithmon.
Shifet se qarkullimi i lir i mallrave po e favorizon serbin gjithni duke na demtuar ekonomin ton, dhe mallrat tona vendore jo vetem qe nuk lejohen të hyn në serbi por edhe bllokohen duke ju zvogluar mundesija e shitjës nga vendoret.
Në shperblim te ketyre leshimeve të vazhdushme që neve jemi duke ia ba serbis, po sot na i ktheu Komisionari Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle, me Raportin e Progresit 2011, ku në pjesën për Kosovën thuhet se vendi ynë ka bërë progres të kufizuar, ndërkohë që ka paralajmëruar se dialogu për liberalizimin e vizave mes Kosovës dhe Komisionit Evropian do të nisë në fund të këtij viti.
Fyle me këtë rast ka bërë të ditur se dialogu për liberalizimin e vizave me Kosovën do të fillojë kah fundi i këtij viti. Në te njejten dit raportohet nga Komisioni Evropian duke propozuar që Serbisë t’i ndahet statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa ka bërë të ditur se negociatat për pranim në bllok do të jenë të hapura në momentin kur Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.
Më tutje kerkohet vazhdimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe bashkëpunimi aktiv i Serbisë me EULEX-in në mënyrë që EULEX-i t’i ushtrojë funksionet në të gjtiha pjesët e Kosovës, pra duke synuar qe ti rriten kompetencat në dëm te sovranitetet shteror të Kosovës. Poashtu, thuhet se Komisioni do të paraqesë një raport për zbatimin e këtyre prioriteteve kyçe nga ana e Serbisë sapo të jetë arritur thuhet në konkluzione të Komisionit Evropian. Këshilli i Ministrave i Unionit Evropian merr vendim në dhjetor për rekomandimin për dhënie eventuale të statusit të kandidatit për Serbinë. Të gjitha vendet veç e veç (27) duhet të jenë në favor të këtij vendimi që kjo të ndodhë.
Vendet më përkrahëse për kushtëzim të kandidaturës së Serbisë me Kosovën kanë qenë Gjermania dhe Holanda. Komisioneri i BE-se per zgjerimin Füle shpalli sot se nuk do të bëjë rekomandimin për dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim Shqipërisë. Si arsye për këtë ai përmendi bllokadën politike, mungesën e dialogut dhe mospërparimin në lëmin e reformave. Sidoqoftë, ai shprehu shpresën për fillimin e dialogut, mbështetur në disa shenja të para, sic tha. Në këtë rast Komisioni do të ishte i gatshëm të bënte të mundur një përfshirje më të shpejtë të Shqipërisë pa pritur për kalimin e një viti të plotë.
Komisioni është i gatshëm të nisë një dialog të strukturuar me Kosovën në fushën e sundimit të ligjit si dhe procedurën e zbatuar më parë për vendjet e tjera të Ballkanit për liberalizimin e vizave. Është e qenësishme që Kosova të nisë një agjendë gjithëpërfshirëse për veriun e saj, pa e specifikuar se qka nenkupton ky plan për sovranitetin dhe intergritetin e Shtetit të Kosovës.
Kjo çështje është adresuar në dokumentin e Komisionit “Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore” të cilat Komisioni ia ka komunikuar Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave.Për të adresuar këto kushte Kosova ka miratuar një kornizë ligjore për riatdhesim dhe ka nënshkruar marrëveshje bilaterale të riatdhesimit me 13 shtete të zonës së Schengen’it. Komisioni Evropian propozon që të nisë një dialog të strukturuar me Kosovën mbi sundimin e ligjit.
Ndryshe, veriu është theksuar se ka paraqitur sfidë jo vetëm për institucionet e Kosovës, por edhe për vetë misionin e EULEX-it. Mexhithate, sipas gjendjës së krijuar në veriun e Mitrovicës, nga Shteti i Serbis dhe prioritetet qe serbia do ti ket me këte raport të progresit paraqesin ni vazhdimsi e leshimeve që po i bahen serbis si shkaktare e të gjitha ketyre luftave, gjakderdhjeve në dëm të gjith popujve nga ish jugosllavia, paraqesin ni nonsens nderkombëtar.