E enjte, 01.05.2025, 05:18 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: ''Humanizmi'' i bashkësisë islame ''shqiptare'' të Sarpsborgut në Norvegji

E shtune, 22.10.2011, 06:04 PM


"HUMANIZMI" I BASHKËSISË ISLAME "SHQIPTARE" TË SARPSBORG-UT NË NORVEGJI

 

Nga Selim M. Nëngurra

 

Ka tashma ma shumë se disa javë që takova në qytetitin komshi, në nji mbramje të vonë, nji mik me të cilin moti nuk jam degjue. Ky asht nga Peja dhe kemi pasë miqësi të mirë prej vitesh mes nesh. Jeta dhe punët e përditëshme kohëve të fundit na kanë largue nga njani tjetri, mirëpo na jemi miq dhe respektohemi si gjithmonë. Këte e dëshmoi edhe ky takim. Ai ndali makinen dhe më thirri ndërsa unë po shëtitja në trotuar. U gëzova që e pashë. Doli nga makina, dhe mbasi u perqafuem, filluem si zakonisht me bisedue. Mue më interesonte shëndeti i tij dhe nga biseda në bisedë dolem deri tek nji ngjarje tronditëse, që ka ndodhë në Oslo të Norvegjisë para diku nji muej ditesh. Nji shqiptar i moshes së re, diku 22-25 vjeç, kishte ba vetvrasje tue varë veten. Miku im më tha: Besom, Selim, se m’u ke kujtue dhe thashë: Mirë e ka Selim Nengurra që ju shanë dhe nuk ju pranon. Merre me mend, Selim i dashtun, njeriu kishte ba vetrvrasje ndërsa bashkësia e xhamisë së "shqiptarëve" në Sarpsborg refuzonte të interesohej për përgatitjen dhe transportimin e kufomes. Nuk asht antar i xhamisë, nuk ka pague asnjiherë në "fondin e xhenazes", thonin matrapazet. Jam përla me ta dhe s’ kam lanë gja pa u thanë.

 

U ndava me këtë mik dhe nga ajo ditë kisha ndermend ta baja publik rastin, por deri tashti nuk pata kohë.

 

Ta përshkruej pak rastin tragjik të vetvrasjes. Personalishtë nuk e kam njohë të ndjerin. Nga djali im Petriti, i cili jeton në Oslo dhe e ka njohë, kam mësue se ai ka qenë nga fshati Isniq i Deqanit. Në Oslo ka ardhë me pashaportë fallso italiane apo kroate. Ka jetue si gjysëm ilegal dhe ka punue ku ka muejtë për me ba ndonji lek e me ia dërgue familjes. Ka qenë njeri punëtor, i ndershëm dhe i urtë. Vetvrasja e tij  (simbas atyne që e kanë njohë ma mirë) i ka tronditë të gjithë. Unë nuk guxoj të baj ndonji përshkrim ma të  thuktë per rastin, as per personin e ndjerë, sepse nuk e kam njohë; këto që po shkruej janë nga sa më kanë tregue të tjerët. Unë ndjeva dhimbje shpirtnore dhe ky rast më ka goditë shumë: fati i zi i shqiptarit, i lodhun nga mundimet e jetës, sheh se nuk ka asnji shans për të jetue normalisht, dhe zgjedh ate ma të ligen, i merr vetes jeten në moshen ma të mirë. Andërrat e tij përfundojnë mizorisht ende pa e pa driten.

 

Me këtë rast  i shpreh ngushllimet e mia familjes së të ndjerit.

 

Tash do shkruej pak për të ashtuquejtunen ALBANSK TROSAMFUND në ØSTFOLD, me seli në SARPSBORG, ku kanë edhe xhaminë dhe imamin e tyne, efendi Ardian Haliti.

 

Kur u formue kjo paçavurë, inisiatorë për te ishin disa ishalkoolistë, hajna, amoralë dhe kriminelë. Ata shfrytzuen ligjin e mbrapshtë norvegjez dhe në emen të të drejtave të lirisë fetare kerkuen perkrahje dhe sponsorizim nga komunja e Sarpsborgut, që ta financonte  edhe këte paçavurë. I them paçavurë, sepse ajo e tillë asht, në radhë të parë, për shkakun se ka rrejtë dhe pandërpre i rren organet dhe pushtetin vendor komunal norvegjez, sepse atje asht regjistrue si  "bashkësi fetare shqiptare " dhe kjo asht rrena e shekullit, sepse deri sot kurrë dhe askush nuk di as nuk njeh FENË SHQIPTARE. Grupi i matrapazëve, që formuen këtë paçavurë, e bani me dinakri këte, sepse vetem me këtë emen ka mund ta realizojë qellimin për ta mjelë mirë buxhetin e taksapaguesëve norvegjezë të Sarpsborgut dhe në anen tjetër edhe t’i mashtrojë shqiptarët e të bahen antarë të saj. Kam shkrue edhe ma parë per këtë maskarallak, prandaj nuk po e zgjas. Kësaj radhe po e spjegoj nji dredhi të kësaj paçavureje. Shumë vite ma parë, kur filluen të na vdisnin bashkatdhetarët tanë, nji grup fetaresh shqiptarë në Oslo paten formue të ashtuquejtunin FONDI I KUFOMËS. Aty paguenin të gjithë nga nji shumë të caktueme vjetore per antarë të familjes. Personalisht e kam pasë pershendetë këte formë të këtij fondi dhe kam pague me vite. Na kanë pasë ndodhë disa raste dhe ishte koha e pushtimit të Dardanisë nga pushteti i Millosheviqit. Ishte tmerr me transportue kufomat në vendlindje, duheshin dokumenta dhe ambasada serbe nuk i leshonte. Na ka ndodhë që kufoma ka shkue neper disa aeroporte nëper metropole të Evropes dhe asht këthye prap mbrapsht në Oslo. Megjithate pergjegjësit per këtë fond ia arrinin të depertonin dhe kryenin punë. Shpenzimet i paguente FONDI I KUFOMES.

 

Mirëpo, mbas çlirimit të DARDANISË, edhe këtu në Norvegji na dolen në skenë islamistë shqipfolës dhe u angazhuen per të ba xhami. U formuen dy tri copa në Oslo dhe nji bashkësi e tyne me nji lidership nuk mund t’i kontrollonte dhe kjo solli deri të ndamja e tyne. Kështu linden disa sosh e mes tyne edhe kjo e regjionit Østfold me seli në Sarpsborg. Tash këta njerëz, per të ba sa ma shumë antarë, sepse antarësia ju sjell lekun në llogarinë e tyne, filluen me i kërcnue ata që nuk donin të ishin antarë të xhamisë. Në regjionin e Østfold-it i pari pat reague kunder antarsimit në xhami z. Bajrush Selaci, baba i të ndjeres  Laila Selaci, viktimë e aktit terrorist në UTØYA të Oslos. Unë u mashtrova per nji kohë sepse nuk i shihja mashtrimet e matrapazve. Kur i pashë, reagova ashper dhe kalova të zitë e ullinit derisa u ÇANTARSOVA nga ajo paçavure. Rregullat administrative dhe byrokracia norvegjeze mezi u binden se unë e familja ime nuk pranojmë të jemi antarë të asnji organizimi fetar, na jemi shtetas norvegjezë dhe duem të respektojmë ligjet dhe Kushtetuten norvegjeze. Ata asesi nuk u binden se nuk ka FE SHQIPTARE. Tash kjo paçavure, per hakmarrje kunder reagimit tim, vendosen t’i perjashtojnë nga FONDI I KUFOMES  ata që nuk janë antarë të xhamisë. Mue më përjashtuen të parin së bashku me familjen time. Pata reague, por ata nuk pranuen që unë të jepja kontributin në FONDIN E KUFOMES  perderisa nuk isha anëtar i xhamisë. Argumentimet e mia se shqiptarë nuk janë vetem ata, se kemi edhe vëllazen të besimit të krishtenë dhe pse ta perziejmë fondin human e të qelluem të Kufomes me anëtarsim në xhami, ata nuk i moren per bazë dhe unë ata nuk i konsideroj si shqiptarë, i konsideroj si mbeturina turko-magjupe që po e ndyejnë Norvegjinë.

 

Se kam të drejtë per këtë, se asht pak me i konsiderue magjupë, deshmon tash rasti i shqiptarit nga ana e Deqanit. Refuzuen të angazhohen, sepse i ndjeri nuk paska qenë anëtar i xhamisë, i bashkësisë së tyne matrapaze. Nuk janë shqetësue se i ndjeri, edhe po të kishte dashtë, nuk  do të kishte mundë të bahej anëtar i askujt, sepse ai ka jetue ilegalisht në Norvegji. Ja humanizmi i matrapazëve islamistë shqipmagjupisht -folsa të Østfoldit në Norvegji. Fatmirësisht u angazhuen shqiptarë të tjerë dhe mblodhen para në mesin e bashkatdhetarve, e rregulluen punen e transportimit të kufomës dhe mblodhen edhe nji shumë të konsiderueshme të ndihmave per t’ia dergue familjes së të ndjerit. Nga të tjeret kam degjue se pergatitjet fetare kufomes ia ka ba nji imam i nji xhamije shqipfolësish në Oslo.

 

Pra, të dashtun lexues shqiptarë të këti shkrimi, shiheni se cilet janë njerëzit matrapazë që thirren në emen të fesë, dhe kur asht në pyetje leku, ata jo se nuk e shpenzojnë as per raste sikur ky që ceka (rast tragjik i tmerrshem), por ata kerkojnë se si ta marrin nga dikush. A thue kështu po i mësoka ai farë i vetquejtuni pejgamer arabi Muhamed dhe a thue në Kuran i paskan gjetë ajetet per të mos tregue dhimbje e humanizem?!



(Vota: 22 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx