Mendime
Enxhi Kastrioti: ''Shkëlqimi'' dhe rënia e fqinjëve grekë!
E diele, 23.10.2011, 06:57 PM
''Shkëlqimi'' dhe rënia e fqinjëve grekë !
Nga Enxhi Kastrioti
Teksa fillova te shkruaja këtë artikull, në mendjen time kalonin shumë e shumë pyetje që ndonjëherë më bënin të dyshoja, më bënin të vija në pikëpyetje të gjitha mendimet e mia .Jo për cështje mosbesim, mungesës së informacionit apo dicka tjetër por thjesht dhe vetëm për ndjenja patriotike. Më ndodhte shpesh që të pëshpërisja me vete a ishte Greqia, vendi, të cilit duhet ti kushtoja shkrimin tim të parë? Megjithë dyshimet e shumta fillova të shkruaj ..
Në këtë kohë sapo kishta perfundur së lexuar një nga veprat e Ditëro Agollit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo“.Ishte pikërisht ky roman,që shërbehu si shkëndija e parë për te shkruar dicka. Pasi sjelljet e shokut Zylo , si suksesi i menjëhershëm që e çoi në një fund po aq të menjëhershëm , më ngjasoni me shtetin fqinj , Greqinë.Ku politikat e saj e shpunë jo vetëm drejt një fundi të shpejtë ekonomik i cili vjen si pasojë e mos menaxhimit të duhur te buxhetit nga fshehje për vite e vite të tëra të defiçitit buxhetor. Borxhe ,për të larë borxhe .apo ngjarja e cila vulosi dështimin ekonmik të Greqisë,“Olimpiada e Athinës
Pra siç e përmenda pak me sipër deficit i lartë ekonomik nuk është shqetësimi i vetëm për Athinën zyrtare !Cështja e emrit lënë pezull me shtetin maqedonas , pafuqisë për të kundërshtuar qoftë edhe kundrejt ngritjes së një busti, atij të Aleksandrit te madh ne Shkup.
Por akoma me shqetësuese për ta është rritja e nacionalizmit Shqiptar cdo ditë e më shumë.I cili , për Greqinë nga grekët, mendohet të jetë një rrezik serioz dhe ka ngjallur panik kudo,.
Pasi është hera e parë që shqiptarët po reagojnë në mënyrë te organizuar . Është diçka ndryshe nga ato që ishin mësuar të dëgjonin , apo të shikonin ne kronikat e lajmeve të ndonjë televizioni për djegjen e flamurit të tyre në sheshin e ndonjë qyteti apo thirrjet nacionaliste në ndonjë stadium. Eshte dicka shumë herë më e madhe , më serioze, më funksionale ,më e fuqishme që gëzon mbështetjen e gjithë shqiptarëve . Është një aleancë shqiptare , e themeluar nga patriotet shqipëtarë për shqipëtarët që cdo ditë rritet e rritet .E cila me idete, inisjativat e perditshme po i unifikon të gjithë në një linjë të vetme ashtu si duhet të ishte një komb .
Shteti grek dhe ai shqiptar kanë akoma disa llogari “historike” të pambyllura. Si fillim Greqia akoma vazhdon të ketë në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, një pardoks i vërtetë por ja që ndodh, që dy vende antare të N.A.T.O-s të kenë midis tyre akoma një ligj të tillë.Dhe duke vazhduar me faktin më tronditës e rëngjethës, genocidin ndaj popullsisë çame, qe edhe sot e kësaj dite fqinjët tanë jug- lindorë nuk e pranojnë , madje refuzojnë komentojnë rreth kësaj çështje .
Vitet e fundit Greqia ka shtuar pretendimet ose më saktë ka filluar ti shprehë hapur qëllimet e saj teritoriale .Sipas tyre pothuajse gjithë pjesa jugore e Shqipërisë ka qënë tokë e banuar nga grekët si popullsi autoktone dhe
Tashmë përpiqen me cdo kusht duke shfrytëzuar cdo situatë që të bëjnë të besueshme “historinë” e trilluar madje duke grekezuar shqiptarët te cilët për arsye ekonomike , apo thjesht për të marrë ca para janë të aftë të shesin kombesinë ,identitetin e tyre ,qoftë edhe për 300 euro.Por ajo që i tremben më shumë është , fakti që kriza e thellë ekonomike pasojat e së cilës sapo kanë nisur te ndihen dhe kushedi përsa kohe do të zgjasin ,Cfarë do të ndodhe me “Vorio Epirin “. ku do të gjenden paratë për të financuar grekëzimin e shqipëtarëve? A do të jenë “shqiptarët”(pseudo-shqiptarët)të gatshëm të vetëquhen grek pa as një lloj përfitim material? Cfarë mund të bëjnë kundrejt rritjes së nacionalizmit Shqiptar? Si mund ti kundërpërgjigjen Aleancës së shqiptarëve, që te është kthyer në një kokdhimbje të madhe për ta .?Pyetje te cilave nuk guxojne t’iu kthejne përgjigje, sepse pas tyre fshihen tëvërteta të mëdha Greqia po humbet teren kundrejt Shqipërisë.Tashmë teoria vorio epir po shuhet, po venitet cdo ditë e më shumë.
Ja pra të gjitha këto që sapo thashë të marra së bashku bëjnë që fqinjët tanë grek te ndodhen atje ku nuk mund ta kishin imagjinuar kurrë më pare, pranë nje humnere ekonmike dhe shumë udhëkryqeve politike….