E premte, 14.02.2025, 06:01 PM (GMT)

Mendime

Zejdush Kastrati: Kosova po vuan nga korrupcioni,hajnia…e jo nga(mos) oratoria!

E hene, 31.10.2011, 07:59 PM


Kosova po vuan nga  korrupcioni,hajnia…e jo nga[mos] oratoria!

 

Kalben njerëzit e ndershëm aty ku lartësohen lajkatarët.

S.Frashëri

 

Nga Zejdush Kastrati

 

   Leximi I letrës përshëndëtëse te Presidentes se Kosovës z.Atifete Jahjaga, në përvjetorin e 12 te PDK-së, që ndodhi ditë më parë ,hapi debate  të shumta ,si koluareve e lokaleve hoteliere,por edhe  në mediat kosovare, dhe  një pjesë e atyre, që kritikuan  permbajtjen e fjalimit  të saj, kishin të drejtë, dhe vërejtjet  janë të arsyeshme e të dobishme  ,por fatkeqësisht, një pjesë e  opinionistëve, që ishin, më të zëshmit,   janë disa, të cilët ,  njihen si “lobista” ,të ish, Presidentëve, që pati Kosova gjatë këtij 12 vjeqari të pasliftës.

    Më konkretisht,  menjiherë pas këtij “skandali” sic u quajt nga disa ,pati edhe opinione  gojore e shkrime, kur Presidentja Jahjaga,  u akuzua  se ajo, nuk po din te lexoj dhe se  është analfabete, se po ka tremë nga mediat, se është e instrumentalizuar nga Thaci dhe PDK-ja, se nuk po komunikon mirë me opinionin, se nuk është serioze  dhe e matun para audiencës, se është e vetëdashuruar, por edhe po injoron,  por pati edhe  shumë  vlersime tjera jo të këndshme,    janë dëgjuar e komentuar   për të parën e vendit.

    Nëse duam të jemi të sinqert, dhe  bëjmë krahasime,pa I hyrë askujt në hak,dhe I futim ne “rentgen” edhe  gjithë Presidentët e deritashëm që pati Kosova, mendoj se Z Jahjaga, nuk meriton të nëncmohet,dhe ti atribohen  gjithë ato akuza, që janë dëgjuar dhe po dëgjohen, por Ajo, duhet të respektohet e përkrahet, me qëllim që  të përmirsohet sa më parë , në ato drejtime, ku vërehën, devijime e lëshime , pasi që shiquar realisht dhe nëse kthehemi  mbrapa ,  as Presidenti I parë I Kosovës së pasluftës,  z.Ibrahim Rugova, nuk mbahet mend për fjalime, që  kanë   kënaq veshin dhe  sytë e dëgjuesit apo shikuesit . Edhe   Presidenti I  dytë,z Fatmir Sejdiu,profesor Universiteti që ka ba një përvojë të gjatë  ne amfiteatër të Universitetit,  e që mbahet mend për  fjalime dhe prononcime të cilat I adresonte  para audincës studentore, por kur u ba I pari I vendit,me  prononcimet dhe fjalimet e tija,  nuk  konkretizonte dicka që duhet vequar e respektuar,  por ato   I gjasonin  fjalimeve maratonike para  Komiteteve të Lidhjes Komuniste të kohës së Titos.

    Kurse, sa I përket z Behxhet Pacollit,nuk besoj se Kosova, ka përjetuar, nëncmim më të madhë, se  një kalibër I tillë, të bëhët, I pari, I këtij vendi, I cili, jo vetëm para mediave, por edhe ne takime e udhëtime, gjithnjë   ka treguar, se ai është dhe mundet me qenë  vetëm  një tregtar dhe biznesmen,  që dinë të shesë apo blej, por jo të bëjë politikë shtetërore

    Z.Atifete Jahjaga ,duhet të përkrahet, respektohet e mbeshtetet në cdo aspekt,sepse në radhë të pare, ka mbështetjen e parëzervë, të atyre, që na kanë cliruar dhe po tentojnë të  na bëjnë shtet, dhe po na mbrojnë, edhe  tani,  kur sërbët e veriiut dhe Beogradi zyrtar, po na qon selame,ata të cilët edhe e emëruan  në këtë post dhe me zarf të nxjerrun nga xhepi,meqë ne nuk ishim kërkah, dhe na kujtohet loja “e pistë ‘ që zhvillohej pas shkakrkimit te Pacollit,pastaj duhet të përkrahet, sepse, mbi të gjitha, z.Jahjaga ,gjatë kësaj kohe prej se është ulur në postin e Presidentes, nuk është  identifikuar si pjesë e përfitimeve përsonale  dhe tenderomanisë e hajnive të shumta, që kanë përfshirë gati, gjithë  kastën politike kosovare ,e që janë  të zezat më të mëdha ,që po vijnë  dhe janë shkruar, edhe në raportet ndërkombëtare, që ka përpiluar dhe   po përpilon gjithnjë si: Brukseli,Vashingtoni e qendrat tjera vendimëmarrëse  të botës.

    Shkurt e shqip, gjatë kësaj periudhe, prej se është në postin e Presidentes,z Jahjaga nuk është përfolur për malverzime dhe  nuk ka vjedh dhe nuk po vjedh paranë publike, për cka të gjithë presidentët e mëhërshëm kanë qene   mjaft present në mediat kosovare.

   Pra,ska dilemë, se  Presidentja z. Atifete Jahjaga,  gjatë, gjithë kësaj periudhe,  ka reflektuar, edhe veprime që mund të quhen mosëdije apo mosëgjeturi, e    nuk përkojnë me pozitën dhe përsonalitetin e njeriut të parë të një vendi,por që mund të falen dhe të  përmirsohen,dhe  nëse  analizojmë mirë këto veprime  ato janë pa pasoja të mëdha,  në raport  me demin, që ka shkaktuar  një deklartë apo paraqitje e saj, ,apo në raport, me veprimet dhe të bëmat, që  kanë shkakatuar,  gati të gjithë politikanët tjerë kosovarë, deri më tash,e që janë reflektu dhe faturu në kurriz  dhe dëm te këtij vendi.

    Nuk është për të mos besuar, se për shumë gabime, që po përcjellin agjendën dhe prezentimet e Presidentes, fajtorë dhe shkaktarë, janë edhe disa këshilltarë të saj, të cilët,si duket  për tu rehabilituar, për të kaluaren e tyre,pa ndonjë rezistencë,  bëhën,  pjesë e skenarëve të dyshimtë, dhe  të cilëve,  nuk u “ha palla “,kur është në pytje interesi I tyre, apo ndoshta edhe   janë të shantazhuar!

    Në dy shkrimet e mëhershme, që I pata drejtuar Presidentes, me rastin e marrjes së këtij posti, e pata porositur shumë miqësisht, që  në raport me  mediat të mos sillet si  Kryeministri Thaci,por  të komunikoj  dhe sillet komod, me gjitha mediat,gjë që nuk mund të mburret, se ka qenë shumë   transparente në këtë drejtim ,edhe pse me kohë gjërat mund të lëvizin në të  mirë, dhe porosia e dytë    të mos bie pre e lakmisë,por mosëangazhimi konkret I saj për të  ndërmarrë masa ndaj atyre që po keqëmenagjojnë me paranë ,në veqanti në zyrën e Prokurimit në Presidencë, dhe mosëlajmërimi  I gjësendeve të  “avulluara”{”vjedhura”},në zyrën e saj, e që kanë një vlerë të lartë artistike,është një veprim oportun,që do të thotë  pajtim dhe solidarizim me hajnin, që kurrsesi Presidentja nuk është dashur ta lejoj.

    Këtë më së miri e dinë  vet Presidentja,  sepse në këtë post  ka ardhë nga segmenti I policies, dhe edhe  mosëlajmerimi I rastit, është bashkëpjesmarrje në vepër, që  domosdo sanksionohet.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora