Kulturë
Demir Krasniqi: Gjilani i bukur
E marte, 18.10.2011, 07:57 PM
 Demir KRASNIQI
Demir KRASNIQI
GJILANI  I BUKUR
N’ zemrën time  vorbull  një dëshirë më vlon  –
T ’ia  këndoi Gjilanit , këngën  që e madhëron ,
Me vargje t’ poetit , me zë  të bylbylit ,
Me aromë të blirit , me ngjyrë të zymbylit!...
Gjilani i bukur  – qytet legjendarë ,
Është djepi i trimave – bijve  atdhetarë ,
Është djep i kulturës – dritë e dijetarë   ,
Është djep i arsimit  - mbushur me shkollarë  ...
Kënga  ime e shpirtit ,  shpërthen si vullkani ,
S’ ma rrëmben stuhia ,  jo as uragani ,
S’ mund ta  ftohë  veriu , as kur frynë  murrlani ,
Qyteti ma i  dashur , për mua është Gjilani !
I  kujtoj kalldrëmet mbushë vajza të hjeshme –
Kur shkonin me kënata për t’ mbushë ujë në çeshme !... 
Më vrisnin me vetulla , m’ shponin  me qepalle ,
Më trokisnin n’ zemër kah ecnin me nalle !
I përkujtoj korzotë dhe rininë shkollore ,
Takimet e t’ rinjve nëpër ëmbëltore ... 
Ëmbëltorja e famshme  quhej “Skënderbeu” –
Ku  një vajzë e bukur , zemrën ma rrëmbeu !...
Dyqane zejtarësh  buzë lumit t’ Mirushës –
Furrat e bukëpjekësve , aroma  e bukës !...
Plot me sylynjarë  rridhte  shatërvani  –
Se ku është Gjilani – aty është vatani !
Gjilan, më 12.10.2011.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










