E hene, 29.04.2024, 04:09 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Flamuri i Kosovës

E hene, 18.07.2011, 07:58 PM


FLAMURI I KOSOVËS

 

Nga Halit Bogaj

 

Sikur të dëgjohej dr.Rugova, sot Kosova do ta kishte flamurin e Dardanisë antike i cili do të kishte shenja identike me ato të flamurit tonë kombëtar. Gjatë asaj periudhe kur ishin të kryera gati të gjitha veprimet per ta prezentuar flamurin e dizajnuar nga presidenti yne autoritativ, filluan të dalin në skenë ‘’ patriotë’’ të llojllojshëm me bollëk të cilët na i shurdhonin veshët në të gjitha anët. Kishte edhe historianë kujdestarë të cilët as qe donin ta shihnin realitetin e vërtetë të gjërave, por kinse ishin të ushqyer me dashurinë e tyre të madhe për atdhe dhe nga inati qe e kishin ndaj presidentit tonë historik shkuan dhe deri atje që në pikë të ditës ta ndiznin flamurin e Dardanisë me shqiponjë dhe me yllin e Davidit të cilin nuk e kishte vënë rastësisht ne sfond profeti ynë i çmuar nga mbarë bota. Dhe pikërisht atëherë kur flamuri dardan u vendos nëpër qytet për ta provuar se sa i bukur dhe i domosdoshëm ishte për shtetin më të ri që do të lindte në botë, dolën në skenë disa injorantë të pangopur asnjëherë me urrejtjen kundër presidentit dhe e ndezën flamurin e ardhshem shtetëror të Kosovës për t’i ngrohur duart e tyre të pista ,me të cilat e dogjën atë flamur i cili kishte shumë pak dallim nga flamuri ynë shekullor që ishte përherë në zemrat e mendjet e miliona shqiptarëve nga mbarë bota. Dhe për të qenë çudia shumë e madhe , zhurmagjinjtë e tillë vepronin në atë mënyrë vetëm për shkak se mundoheshin të paraqiteshin më patriotë se të tjerët, duke u përpjekur që të mos e pranonin asnjë flamur tjetër përveç atij të Shqipërisë. Por meqenëse ishte e pamundur që të përdorej vetë një flamur i njejtë për dy shtete shqiptare, zhurmagjinjtë i futën veshët në lesh dhe e pranuan një flamur krejtësisht tjetër i cili ishte antipod shumë i madh në krahasim me flamurin madhështor të Dardanisë antike. Kur u dogj flamuri dardan dhe u pranua ai që e kemi sot si flamur të Kosovës, rrahagjoksat LDK-ist nuk bënë asnjë reagim ndaj dukurisë së shëmtuar dhe piromane ndaj flamurit të Dardanisë të cilin e kishte dizajnuar shefi i Deputetëve të sotëm të partisë së tyre të cilet ( bashkë me ata që e ndezën atëherë flamurin ) ta merr mendja se njëmend e kanë çliruar Kosovën.

 

Më kujtohen edhe sot e gjithë ditën edhe disa reagime të historianëve të porositur se kinse Kosova nuk bën të ketë kurrfarë flamuri tjetër perveç atij të Shqipërisë,por ata harronin se flamuri i vizionarit tonë ishte sikur të ndahej një mollë përgjysmë me flamurin tonë kombëtar për të cilin deri sot u burgosën dhe u vranë qindra e mijëra njerëz të nënqiellit kosovar.

 

Duke e nënshkruar këtë artikull më ra ndërmend edhe fakti se faktori ndërkombëtar e kishte shumë vështirë të përcaktohej për flamurin dardan të presidentit tonë historik pasi që e shihte se sa fort ishin mërdhezur të gjithë ata që e urrenin në mënyrë aq patologjike dr. Rugovën, saqë vepruan në atë stilin e asaj plakës ‘’ për inat të resë, më vdektë djali ‘’. Kur i kujtoj të gjitha ato që na ndodhen atëherë, e që besa që po na ndodhin edhe sot, më shkon mendja se sa të mbrapshtë jemi dhe çfarë dëmesh i shkaktojmë vetes në çdo hap. Si rezultat i gafeve të shumta janë edhe veprimet tona të përditshme të cilat shpiejnë në konfuzione të reja. Është për t’u çuditur se si asnjëherë nuk jemi në gjendje t’i pranojmë gabimet tona por veprojmë sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Për fat të keq secili prej nesh është i prirur që vetëm ta kritikojë atë tjetrin kurse për vete ka vetëm mendim superior. Fatkeqësisht të tillë jemi dhe ashtu siç jemi i kemi edhe punët, apo jo ?!



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora