E merkure, 09.10.2024, 11:50 AM (GMT+1)

Editorial

Arben Llalla: Racizmi kolektiv në Maqedoni

E merkure, 06.07.2011, 08:03 PM


Racizmi kolektiv në Maqedoni

 

Përgatiti Arben LLALLA

 

Në vitin 2011 në Maqedoni do të bëhet rregjistrimi i popullsisë. Sipas rregjistrimit të fundin të bërë më 2002 shqiptarët dolën se përbëjnë rreth 25% të popullsisë ku në bazë të Kushtetutës së atjeshme gjuha shqipe duhet të jetë gjuhë zyrtare dhe simbolet kombëtare të përdoren të të tërë territorin e Maqedonisë. Këto ligje Kushtetuese burrojnë nga Marrëveshja Ohrit e vitit 2001 e cila solli paqen. Por kanë kaluar 9 vite dhe ende MO ende nuk ka përfunduar, nuk zbatohet në realitet. Duke përfituar nga klasa e dobët politike e shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe neglizhenca e Republikës së Shqipërisë sllavomaqedonasit kanë përgatitur plane se si të ulet përqindja e popullsisë shqiptare me qëllim që Marrëveshja e Ohrit të anashkalohet, të zhduket. Sipas informatave mediatike thuhet se strukturat shtetërore maqedonase po punojnë që shqiptarët të dalin diku 19.70% duke humbur çdo të drejtë që u takojnë me Kushtetutë. Për këtë arsye janë rreth 100 mijë shqiptar të lindur, të martuar me shtetase të Maqedonisë u mohohet e drejta e shtetësisë duke mos figuruar askund. Ka fshatra të tëra që asnjë fshatar nuk është shtetas i Maqedonisë. Ditëve të fundit MPB të Maqedonisë po çrregjistron edhe shqiptarët që jetojnë me leje të përkohshme atje prej mbi 10 vitesh.

Është interesant fakti se asnjë parti politike shqiptare nuk e përmend asnjëherë në propagandën e saj problemin e dhënieve të shtetësisë. Por që të jemi më të qartë me lexuesin po sjellim disa fakte që tregojnë qartë problemin në fjalë. Pra bëhet fjalë për mohimin e shtetësisë të të gjithë shqiptarëve që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, dhe u takon me ligjin e të drejtës së krijimit familjar shtetësia e Maqedonisë.

            Janë rreth 100 mijë(një numër të saktë nuk ka zyrtarisht deri më sot) shqiptar që u mohohet pa të drejtë dhënia e shtetësisë në Maqedoni. Mos dhënia e shtetësisë njerëzve që kanë dhjetëra vjet dhe kanë krijuar familje, punojnë në Maqedoni u ndalon kësaj kategorie integrimin në jetën shoqërore dhe kulturore të shteti ku paguajnë edhe taksat e ndryshme. Pra, u ndalon të drejtën të punësohen në ndërmarrjet shtetërore. Duke u mohuar të drejtën e punësimit në këto Institucione ndeshim me racizmin shtetëror, kur në të njëjtën kohë me të madhe Maqedonia ngre zërin për të drejtat e maqedonasve të Egjeut. Këtu kemi një shtet që tregohet racist me popullsisë të etnive të tjera edhe njëkohësisht kërkon të drejtat e njeriut të zbatohen nga Greqia. Kësaj i thonë: “bëni si ju them unë, por mos bëni si bëj unë”.

Më datë 24 maj 2007 në gazetën LAJM botim në Maqedoni botohet intervista e një shqiptarit nga Shqipëria i cili kishte fituar shtetësinë e Maqedonisë duke ndryshuar kombësinë nga shqiptare në maqedonase, duke ndryshuar fenë islame në ortodokse dhe duke ndryshuar emrin edhe mbiemrin nga Alban Limani në Antonio Limanovski. Sipas deklaratës për gazetën LAJM Antonio Limanovski i kishte bërë të gjitha këto nën presionin e policisë për të fituar shtetësinë maqedonase të cilën e kishte marrë në vitin 2001.

            Në 4 gusht 2007 gazeta KOHA boton një shkrimi ku në Kumanove u refuzohet shtetësia qindra njerëzve që kanë mbi 40 vite që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet me pretekstin se janë të rrezikshëm për Maqedoninë. Në këtë shkrim thuhet se në zyrën e avokatit të popullit deri në vitin 2006 janë mbi 366 kërkesa për ndihmë për të fituar të drejtën e shtetësisë. Po në gazetën KOHA më 14-15 nëntor 2004 botohet një reportazh ku tregohet se banorët e dy fshatrave Goshtica dhe Llukara nuk kanë shtetësi dhe jetojnë pa letërnjoftimi. Banorë që nuk kujdeset askush për ta. Këta banorë mund ti vrasin dhe asnjeri nuk mbanë përgjegjësi morale dhe ligjore.

            Më 15 dhjetor 2007 në gazetën KOHA botohet shkrimi mbi jetën 14 vjeçare të Fatbardha Shabanit të cilës Republika e Maqedonisë i refuzon shtetësinë edhe pse ajo është e martuar me shtetas të këtij shteti.

Për vitin 2007 sipas gazetës KOHA të datës 20 shkurt 2008 thuhet se në zyrën e avokatit të popullit në Kumanovë janë bërë 237 kërkesa për ndihmë në marrjen e shtetësisë.

            Në gazetën LAJM më 19 mars 2008 botohet një shkrim ku shkruhet se rreth 3.800 maqedonas të Shqipërisë në mënyrë të lehtë kanë fituar kolektivisht shtetësinë e Maqedonisë duke mos plotësuar asnjë kusht elementar. Në këtë gazetë thuhet se janë rreth 100 mijë shqiptarë në Maqedoni që u mohohet e drejta e shtetësisë në të njëjtën kohe.

            Sipas zyrës së avokatit të popullit në Tetovë në vitin 2007 janë formuar 183 lëndë për çështjen e mohimit të shtetësisë.

Siç shihet nga shkrimet e botuara në gazetat në gjuhën shqipe problemi i mohimit të shtetësisë nga shteti maqedonas mijëra shqiptarëve të cilët kanë krijuar familje me shqiptar shtetas/e të Maqedonisë. Në të njëjtën koha strukturat shtetërore maqedonase me një shpejtësi marramendëse u jep kolektivisht rreth 3.880 maqedonasve të Shqipërisë duke shkelur edhe ligjet e vet Republikës së Maqedonisë.

Aplikuesi edhe po të plotësohen këto kushte mundet që ti refuzohet shtetësia në qoftë se zyra e sigurimit shtetëror nuk jep mendim pozitiv. Në këtë rast i huaj duhet ti drejtohet avokatit të popullit për ndihmë, gjykatës Supreme administrative dhe gjykatave ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Institucioneve të Republikës së Maqedonisë. Ligji për rrezikshmëri që ende funksionon pa të drejtë në Maqedoni dhe është bërë i famshëm duke u refuzuar të drejtën njerëzore më shumë shtetasve nga Shqipëri dhe Kosova të cilët kanë mbi 10 vite martesë me shtetas të Maqedonisë i ka skaduar mandati sepse lufta e ftohtë ka mbaruar. Ky është një ligj që shkel të drejtat e njeriut, krijon kushte për prishjen e familjeve dhe nxit urretjen etnike midis qytetarëve në shtetin multietnik. Në bazë të kushteve të sotme politike dhe shoqërore ligji në fjalë nuk duhet të funksionojë pasi Maqedonia është kandidate për në BE, NATO dhe ka nënshkruar marrveshje bashkëpunimi miqësor me të gjitha Institucionet e Republikës së Shqipërisë. Maqedonia ka hequr vizat me Shqipërinë dhe strukturat e policisë, ushtarake dhe të sigurimit kanë një bashkëpunim të ngushtë midis tyre në luftën kundër terrorizmit dhe kondrabandave të ndryshme.

Në përfundim të këtij shkrim që prek interesat e mijëra shqiptarëve që u mohohet shtetësia dua të pyes se kush parti shqiptare në Maqedoni e ka ngritur ndonjëherë zërin për këtë problem? Kush parti në Republikën e Maqedonisë mbron të drejtat e njeriut!? 

 

Rasti Arben Llalla

 

Për herë të dytë Ministria e Punëve të Brendshme lëshon vendim më 17 dhjetor 2008 se Historiani dhe Publicisti nga Elbasani Arben Llalla është person i rrezikshëm në Republikën e Maqedonisë. Më 26 mars 2008, po kjo ministri lëshoji vendimin për herë të parë se publicisti në fjalë është person i rrezikshëm. Por më 12 maj 2008, Komisioni i shkallës së dytë në Ministrinë e Punëve të Brendshme e hodhi poshtë vendimin e parë si i pabazë dhe jo real për Arben Llallën. Pas disa muajsh Ministria e Punëve të Brendshme lëshon vendim tjetër më 17 dhjetor 2008 se Arben Llalla është njeri që rrezikon Integritetin e Republikës së Maqedonisë. Edhe pse kjo ministri e ka shpall person të rrezikshëm, Arben Llalla vazhdon të jetoj dhe të punojë në Maqedoni me leje qëndrimi të rregullt. Nga Avokati i Popullit, zyra e Helsinkit disa herë kanë kërkuar në bazë të ligjeve që Ministria e Punëve të Brendshme të japi hollësira se ku bazohet në dhënien e këtij vendimi për të dytën herë. 

Kështu shpallja e z.Arben LLalla si person i rrezikshëm për këtë vend nga Institucionet e Maqedonisë është një rast pa precedentë pasi Arben Llalla është i martuar me shqiptare, shtetase e Maqedonisë dhe ka rreth 5 vite që jeton dhe punon në Tetovë. Për këtë fenomen tashme jo i ri ne këtë vend për të diskriminuar Shqiptaret një pjesë të fajit e mban dhe klasa politike shqiptare në Maqedoni e cila është shumë e dobët para këtyre rasteve raciste që ndodhin me shqiptarët.

            Më 30 gusht 2010 MPB i mohoj edhe lejen e përhershme të qëndrimit z.Arben Llalla duke bërë shkelje flagrante të rëndë në kundërshtim me Kushtetutëtn e Maqedonisë dhe ligjet Ndërkombëtare.

 

Çështja Llalla në raportin e Helsinkit, nëntor 2008 për gjendjen e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë

 

Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë ju drejtua personi Arben Llalla me vendqëndrim në Tetovë, e në lidhje me procedurën për kërkesën për pranim në shtetësinë e Republikës së Maqedonisë. Arben Llalla është shtetas i Republikës së Shqipërisë i cili në Republikën e Maqedonisë jeton nga viti 2003, ndërsa bashkëshortja e tij gjatë vitit 2005 ka blerë banesë, e cila paraqet pronësi të saj, që mund të shihet nga Vendimi Up nr. 1203/DN nr. 4633 të lëshuar nga Enti Shtetëror për punë gjeodezike Seksioni/Sektori për matje dhe kadastër – Tetovë.

Gjatë shtatorit të vitit 2006 z. Llalla ka parashtruar Kërkesë për pranim në shtetësinë në sajë të nenit 9 nga Ligji për shtetësi të Republikës së Maqedonisë. Gjatë vitit 2007 ka marrë lajmërime se procedura për marrjen e nënshtetësisë ende është në vazhdë e sipër. Njëkohësisht z. Llalla është lutur që të “ketë mirëkuptim rreth kohëzgjatjes së procedurës, për shkak se bëhet fjalë për procedurë specifike e cila tërheq një varg veprimesh zyrtare për të cilat MPB nuk ka marrë përgjigje”.

Ministria e punëve të brendshme në datën 26.03.2008, pas një viti të tërë dhe 6 muaj, ka sjellë Vendim nr. 17.9.1-52906/1-2006 me të cilin kërkesa për pranim në shtetësinë e Republikës së Maqedonisë është refuzuar me arsyetimin se pranimi i tij në shtetësinë do ta rrezikojë sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë, duke mos u lëshuar në sqarim dhe arsyetim të shkaqeve për të cilat MPB e ka sjellë vendimin. Duke vepruar në sajë të ankesës së dërguar në kohë nga ana e palës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë – Komisioni për zgjidhje në procedurën administrative të shkallës së dytë nga lëmi i punëve të brendshme, gjyqësia, administrata shtetërore, vetëqeverisja lokale dhe punët me karakter fetar sjell vendim UP II nr. 35/II-169/1-2008 të datës 12.05.2008 me të cilin ankesa e parashtruar merret parasysh, vendimi i shkallës së parë shlyhet ndërsa lënda kthehet për shqyrtim dhe vendim të sërishëm. Pas gjashtë muajve, në vitin 2008, z. Llalla sërish ka marrë informacion me të njëjtin arsyetim si informacionet paraprake.

Pas intervenimit të ndërmarrë nga ana e Komitetit të Helsinkit, Ministria e punëve të Brendshme, Sektori për punë administrativo – mbikëqyrëse, në Shkup na informoi për procedurën e zbatuar deri tani, fakt ky që është i pakontestueshëm në pajtim me dokumentacionin e dërguar. Në fund të përgjigjes theksohet “Në vazhdë e sipër është procedura për përcaktimin e kushteve nga neni 9 e në lidhje me nenin 7 paragrafi 1 pika 8 e Ligjit për shtetësi i Republikës së Maqedonisë.”

Komiteti i Helsinkit me befasi dhe zëshëm pyet, si është e mundshme që Ministria e punëve të brendshme të ketë sjellë vendim me të cilin i refuzohet kërkesa për pranim në shtetësinë duke mos zbatuar paraprakisht procedurë për përcaktimin e kushteve nga neni 9 e në lidhje me nenin 7 paragrafi 7 pika 8 nga Ligji për shtetësi, e për të njejtën z. Llalla ka pritur 1 vjet e 6 muaj.

Njëkohësisht në procedurën e zbatuar nuk është respektuar neni 7 paragrafi 5 i të njëjtit ligj ku në mënyrë të përpiktë theksohet: Në vendimin me të cilin refuzohet kërkesa për marrjen e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë me lindje sipas nenit 1 pika 8 të këtij neni, organi do t’i arsyetojë shkaqet për të cilat e ka sjellë vendimin, e me këtë rast duke mbajtur llogari për mbrojtjen e interesit publik.”

Në rastin konkret MPB ka sjellë vendim duke mos e respektuar nenin e përmendur më lartë, me ç’rast për kërkesën për pranim në nënshtetësi të parashtruar nga z. Llalla vetëm ka sjellë vendim refuzues, duke mos i arsyetuar shkaqet për vendimmarrjen e atillë, për çka është i obliguar me nenin e theksuar më lartë.

Presim që gabimin tanimë të bërë dhe mosrespektimin e Ligjit për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë, MPB do ta përmirësojë gjatë vendimmarrjes së re dhe se MPB nuk do t’i nevojiten edhe 2 vjet të tëra që të nis procedurë për përcaktimin e kushteve nga neni 9 në lidhje me nenin 7 paragrafi 1 pika 8 të Ligjit për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë. Për të njejtën Komiteti i Helsinkit sërish ju drejtua Ministrisë, nga ku presim përgjigje kthyese.

 

Gazetarët shqiptar burgosen dhe shpallen NON GRADA

 

Në vitin 2004 Maqedonia përzuri si persona non grada çiftin Ylber dhe Adelina Lili. Që të dy këta intelektual shqiptar kishin vite që jetonin dhe punonin në Maqedoni me profesionin gazetar. Por një ditë ata shpallen të rrezikshëm. Në të njëjtën kohë që ministria e Brendshme e Maqedonisë u jep personave kriminelë shtetësi brenda muajt si Aldo Bares i cili shëtiste në botë me pasaportë të rregullt maqedonase.

Më 2005 u burgosën me akuzën terrorizëm shkrimtarja dhe publicistia Rajmonda Maleçka bashkë me babanë e saj të cilët vuajtën mbi një vit burg. Edhe pse shumë personalitete, biznesmenë, gazetarë, aktorë janë shpallur pa të drejtë si persona që rrezikojnë Republikën e Maqedonisë shteti shqiptar dhe ambasada e saj në Shkup nuk kanë bërë asnjë gjë në këtë drejtim. Dihet që diplomatët shqiptar në Shkup janë shumë të ngathët, ata shohin vetëm interesat e tyre të ngushta. Disa herë janë botuar shkrime për punën e dobët të diplomacisë shqiptare në Shkup dhe për mandatet e tej zgjatura të këtyre diplomatëve duke shkelur ligjet e ministrisë së jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Maqedonasit në Shqipëri më shumë se të respektuar

Në opinionin publik të Maqedonisë mbizotëron mendimi se të drejtat e pakicave maqedonase në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), Greqi dhe Bullgari, që janë të detyruara t‘i respektojnë këto të drejta jo vetëm se kanë nënshkruar konventat ndërkombëtare përkatëse për pakicat, por edhe sepse respektimi i tyre është midis kritereve të BE-së, nuk respektohen dhe nëpërkëmben. Në Maqedoni, ndërkohë, vihet në dukje, pak a shumë, me habi se ndryshe qëndron puna me pozitën e pakicës maqedonase në Shqipëri, e cila, edhe pse nuk është anëtare e BE-së, në përgjithësi, i respekton të drejtat e pakicës në fjalë. Kështu, në median maqedonase, me rastin e datës jubilare të 60-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, që u përkujtua kohët e fundit, theksohet se, në mënyrë paradoksale, më të kënaqurit me pozitën e tyre janë maqedonasit që jetojnë në Shqipëri, e cila, sikurse thamë më lart, nuk është ende anëtare e BE-së. "Kjo tregon hipokrizinë e disa vendeve evropiane, që vetëm me deklarata shprehen në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe është fakt se këto vende ‘mbyllin sytë‘ kur bëhet fjalë për gjendjen e pakicave maqedonase në Greqi dhe Bullgari", i tha kohët e fundit gazetës së përditshme maqedonase "Dnevnik" një ekspert në fushën e të drejtave të njeriut.

Në një akademi solemne, të zhvilluar në Shkup me rastin e 60-vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale të lartpërmendur të OKB-së, përfaqësuesi i maqedonasve që jetojnë në Greqi, Hristos Sidheropullos, pasi falënderoi qeverinë maqedonase për mbështetjen që ajo u jep pakicave maqedonase në Greqi dhe në vende të tjera, ku ka të tilla, vuri në dukje se "neve jo vetëm që nuk na njohin, por duan edhe të na zhdukin. Ne edhe mund të jemi të varfër, por ama kemi dinjitetin tonë. Nuk do ta harrojmë kurrë të kaluarën tonë, as të tanishmen dhe do të dimë ta ndërtojmë të ardhmen tonë, por këtë rrugë, edhe pse e vështirë, duhet ta bëjmë të gjithë së bashku", tha ai. Profesori universitar dhe polititologu veteran i njohur maqedonas, Vasili Tupurkovski, kritikave se qeveria maqedonase nuk ka gjetur kohën e duhur që të shprehet në mbështetje të pakicave maqedonase në Greqi dhe në vendet e tjera, midis të tjerave theksoi se "nuk ka asnjëherë kohë të keqe për ngritjen e çështjes, kur bëhet fjalë për padrejtësi historike dhe interesat e të drejtat e njeriut. Kurse Avokati i Popullit të Maqedonisë, Ixhet Memeti, nga ana e tij vuri në dukje, me këtë rast, se "vendet anëtare të OKB-së ranë dakord ta shpallin Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut si një standard të përgjithshëm që duhet ta pranojnë dhe ta arrijnë të gjithë njerëzit dhe kombet. Por, për fat të keq, përpjekjet që po bëhen në këtë drejtim, megjithëse kanë sjellë një progres në mirëkuptimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut, nuk kanë arritur t‘i çrrënjosin tërësisht luftërat, dhunën, varfërinë dhe një sërë cenimesh serioze të tjera të të drejtave të njeriut", tha ai.
Ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker, nga ana e tij, vuri në dukje, më rastin e 60-vjetorit të Deklaratës së Universale për të Drejtat e Njeriut, se kjo deklaratë është shumë më tepër se sa një listë ku përmenden të drejtat e njeriut. Ajo, tha ai, është një "apel për aksion".

 

Gjykata e Strasburgut e stërngarkuar me lëndë nga Maqedonia

 

Qytetarët e Maqedonisë i prijnë listës së kallëzimeve penale të ngritura pranë Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Në këtë gjykatë janë parashtruar 1.150 kallëzime penale nga ana e qytetarëve kundër shtetit të Maqedonisë, për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Mirjana Lazarova- Trajkovska, gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut deklaroi se problemi i stërngarkimit të kësaj gjykate me lëndë nga Maqedonia është krijuar për shkak të joefikasitetit të gjyqësorit në vend.

“Këto shifra flasin për joefikasitet dhe për procedura të stërzgjatura të gjykimeve. Të drejtat e njeriut dhe rastet e shkeljes së tyre duhet të zgjidhen nga gjykatat vendore, duke respektuar standardet e Gjykatës Evropiane”, deklaroi Lazarova- Trajkovska.

Pranë Gjykatës në Strasburg janë të parashtruar edhe rastet e Sopotit, Brodecit, Tanushës si dhe raste të tjera, të cilët ngarkojnë ish-pjesëtarë të U]K-së.

Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg lëndët gjyqësore të qytetarëve i shqyrton falas.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora