E hene, 09.12.2024, 08:13 PM (GMT)

Editorial

Krist Gjinaj: Rinia shqiptare, viktimë e mashtrimeve islamike!

E premte, 01.07.2011, 07:05 PM


Rinia shqiptare, viktimë e mashtrimeve islamike!

 

Nga Krist Gjinaj

 

Është dëshmi e gjallë dhe faktike se islami ka qenë çdo herë robëria shekullore e shqiptarit, se përmes islamit populli ynë ka qenë i përndjekur,  i shtypur, i dhunuar dhe moralisht, por edhe fizikisht e psikologjikisht.

Duke u bazuar në imazhin e sotëm që prezanton islami, nuk duhet shumë për të kuptuar, se armiku i lirisë shqiptare dhe armiku i emancipimit, shkollimit, të së drejtës gjinore, ka qenë i cunguar nga vetë islami, dhe se në historiografinë shqiptare, në jeten sociale shqiptare, hoxhallarët e më hershëm kanë qenë të pa shkollë, por edhe të shitur nga një sundues tek tjetri. Në kohën e sundimit osman hoxhallarët ishin ata që ndikuan  qoftë me dhunë, ashtu edhe me anën sociale, që të  islamizonin sa më shumë shqiptarë dhe t’i bindin ata për Dinin dhe Sulltanin, e kjo dukuri, Din e Sulltan, u parashtrohej shqiptarve si një shpëtim ekonomik,  por edhe një arritje karriere nën tiraninë osmano-islame. Të bësh karrierë nën gradën osmane, nuk ishte asgjë më pak sesa një gradë tradhëtije dhe një gradë antishqiptarizmi. Grada të tilla, sot me mashtrim i  serviren brezit të ri sukur shqiptarët paskan pasë prioritet dhe të drejta të mëdha nën sundimin osmano-islam. Nëse  të rinjët përdorin vetëm pak kokën, ata shumë thjeshtë munden të kuptojnë se grada të tilla kanë qenë grada tradhëtarësh dhe se e drejta e egzistencës shqiptare nën sundimin osmano-islam ka qenë e ndaluar si shqiptar,  edhe ne kuadrin e gjuhes, shkollimit, vetdeklarimit etj., pra asgjë s’ka qenë e lejuar për shqiptarët, ndërsa për muslimanët dhe tradhetarët ka qenë çdo gjë e lejuar.

E njejta dukuri ka ndodhë edhe nën sundimin komunist, sidomos në Kosovë e Maqedoni, ku shqiptarët kanë pasë grada të mëdha, mirëpo grada të tilla kanë qenë edhe këto, sikur ato të kohes së sundimit osman, pra grada turku. Atëherë, përse shqiptari kërkoi të shkëputet nga sundimi Jugosllav e ai serb, mbasi paska pasë të gjitha gradat dhe të drejtat, përse shqiptari i vertetë nuk heshti kurrë dhe s’e ndaloi luftën kundër turkut, ashtu edhe kundër shkjaut? Hoxhallarët, bejlerët, agallarët, vezirët ishin ata që ngritnin në këmbë popllin e pa shkollë shqiptar, që të mbronte baben mbret (sulltanin ), sepse, simbas gënjshtres së tyre  - rrezikohej, si thashë më heret, Dini dhe Islami e bashkë me të edhe baba mbret i tyre. Pasqyrë e të kaluarës është edhe kjo sot, ku rinija është e mashtruar dhe e manipuluar Kjo rini, që nga koha e mbasluftes, qysh në moshë të re, prej asaj 8 vjeçare, nga nevoja ekonomike, ka trokitë  në deren e hoxhës, që të kërkojë ndihmë, dhe hoxha, për t’i ofruar ndihmën, e ka regjistruar në shoqaten “bamirese” dhe u ka mundesur atyre  nga 40 euro në muaj, por me kusht që ata të shkojnë çdo javë të mësojnë fenë islame, por në gjuhen arabe. Këtë veprim e kanë berë shumë hoxhallarë neper viset e Kosoves dhe të Shqiperisë, sepse kafshata e mjerimit është kafshatë që s´kaperdrihet – ka thënë Migjeni shumë më heret. Mirëpo as kjo nuk mund të mirret si justifikim, sepse organizatat bamirëse joislame kanë vepruar vite më heret neper tokat shqiptare, por ato nuk kanë kushtezuar askend që t’u bindet mendimeve dhe qellimeve, ose besimeve të tyre.

Por ajo çka është më e rendsishmja, është se një pjesë e rinisë sonë sot është droguar nga mesimet islame të mbushura me urrejtje vehabiste dhe të bindura me idenë se islami është shpetim i shqiptarit. Por në fakt shihet se islami është po ai që me shekuj na ka mbyllur driten e lirisë dhe ketë liri tenton t’na mbyllë edhe tash, sepse ata janë anti-evropianë dhe mendojnë se ligji i Sheriatit do të ketë mundësi të zbatohet edhe në tokat shqiptare. Një ide e tillë mashtruese është një ideologji e gabuar, sepse shtypja e nejriut për nga raca, feja, bindja dhe ideologjia, në mesin e Europës, është e pamundur, sepse shqiptarët në Europë kanë qenë dhe janë europianë e të krishterë.

Në kohen e sundimit komunist ishin po këta hoxhallarë që merrnin rroga të majme nga Beogradi dhe deri në vitin 1951, kur u hap medreseja e parë, hoxhallaret ishin të lidhur ngushtë me sistemin komunist. Kjo ndikoi që edhe në sistemin komunist të hapen shumë e më shumë xhamia, pra që shqiptaret të kishin imazhin e një kulture arabe dhe një kulturë primitive. Përpara se të jipej liria e flamurit në Kosovë nën sistemin komunist, hoxhallarët e morën lirinë e hapjes  se medreses Alaudin në Prishtinë. Shihet qartë se vrapohej me shumë për një xhami, sesa për një shkollë shqipe, për liri dhe të drejta kombëtare. Për këtë shtrohet pytja: Perse të gjitha kishat  katolike shqiptare ishin në shenjestrën e sistemit komunist dhe atij serb e turk  kohë mbas kohe?

Sepse kishat katolike dhe kleri katolik ishin dhe janë çelsi kryesor për afrimin e popullit në gjirin e botës së qytetruar dhe në gjirin e Europës demokratike.

Kleri katolik shqiptar nuk luftoi asnjëhere për kryq të përbashkët me serbët, sikundër luftuan paria islame për yll e hanë, por të krishteret kanë mbetë çdo herë në mbrojtje të paster të kombit, në luftë me serb e në luftë me turq, e tash edhe ne luftë me rrymën e re, e cila mashtrohet se mundet të shnderrojë tokën shqiptare në tokë islamo-turko-arabe.

Janë të çuditeshme edhe shumë shkrime kur permenden se edhe në luften e fundit në Kosovë paskan marrë pjesë çlirimtarë nga medresja e Alaudinit, mirëpo kjo pjesmarrje nuk kishte qëllimin kombëtar, por atë fetar, dhe kjo shihet qartë e dukshem në kohen e mbasluftes e deri më sot, sepse sikur ata të kishin pasë idenë dhe qëllimin kombëtar, nuk do të kishin dalë në shesh kundër çdo figure kombëtare shqiptare, nuk do të kishin himnizuar sundimin osmano-islam , sepse ai është i njejtë si edhe ky që ishte i fundit, pra, me një fjalë, ata që  paskan luftuar ose marrë pjesë në luftë, nuk i takojnë luftës për liri kombëtare.

Që janë të çmendur e të kompromentuar  dëshmon edhe veprimi i fundit, kur në oborrin e Fakultetit gropojnë dhe vendosin “themelin ” e xhamisë, duke e shndërruar islamin e tyre si një çeshtje politike e jo fetare.

Këta janë ata që e kanë futë ngerçin në Europë dhe shteti i Kosoves nuk ka akoma njohje aq sa duhet, ndersa Europa jep shenja se ka mundesi që Kosova me një Pavarsi të mbikqyrur të futet në projektin e  Dy Gjermanive (Ishinger), çka nënkupton se aleati më i afert i shqiptarëve tash kthehet dhe deklaron dicka të tillë.

Mos harroni ju që jeni pasues të atyre që bejnë protesta nëpër Prishtinë duke u falur rrugës, mos harroni se ju jeni duke e humbur  Mitrovicen Veriore, por jeni duke humbur edhe Kosovën si një shtet të Pavarur.

Shpëtimi i shqiptarit ka qenë çdo herë nën hijen e krishterimit. Kjo u deshmua edhe në kohën e luftës. Mos harroni se deri më sot asnjë i krishterë nuk ka dalë të veprojë ashtu si veprojnë islamistët e sotëm, sepse kultura është te krishterimi , se liria e vertetë është te krishterimi dhe se vetem përmes krishtërimit shqiptari do të gëzojë lirinë e vertetë të kësaj bote.

Nga këta që sot që janë kundër figurave të krishterimit kishte edhe në kohen kur ndalohej gjuha shqipe nga pushtuesi osman , dhe gjuhën shqipe e quanin si gjuhë kaurri dhe kërkonin që gjuha shqipe të shkruhej me shkronja turke ose arabe. Të tillë kishte edhe në kohen e flamurit kur dëshironin një flamur turk e jo shqiptar. E të tillët janë edhe sot ata që mendojnë se do të i´a arrijnë qellimit të përcjellur brez mbas brezi nga hoxhallaret dhe të parët e tyre, të cilët, me një logjikë të thjeshtë, nuk mund të quhen se janë shqiptarë, përpos se vetëm një pakicë e mbetur turke, sepse shqiptari i vërtetë nuk e perdhunosë historinë e vertetë dhe të parët e vet, nuk e perdhunosë fenë e vet apostolike të sjellur me bekim e pa dhunë në tokën Ilire.

Të shkosh mbrapa idesë se trashanakve sikur janë Faud Ramiqi, Memli Krasniqi, Ferid Agani, Shefqet Krasniqi  etj., do të thotë që të bëhesh tradhëtari më i madh i kombit tënd, që  moralisht do të ankohesh me vonë së pari nga vetvetja, pastaj nga ata që vijnë pas jush.

Kishat shqiptare janë të emruara me emrin e shejtënve, si ajo e Shen Gjonit, Shna Ndout, Shen Palit etj., e asnjë kishë shqiptare nuk e mban emrin e ndonjë sunduesi ose pushtusi, ashtu si e mbajnë xhamijat. Këtu duhet të mendoni se kush gjindet në mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar - pra krishtërimi e  askush tjeter.

Shpresoj dhe jam i bindur se ju rini shqiptare, edhe pse keni probleme ekonomike, sociale etj., do të largoheni sa më shumë nga idetë dhe qëllimet kundër-shqiptare, sepse rinia më herët se ju, ka mbushë tokat me gjak me flamur në dorë, me liber në gji dhe nuk është shitur kurrë as për turkun e as për serbin.



(Vota: 28 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora