E premte, 13.12.2024, 12:04 AM (GMT)

Editorial

Asllan Dibrani: Fanatizmi dogmatik i islamizmit të importuar nga shtetet arabo-turke...

E marte, 28.06.2011, 07:04 PM


Fanatizmi dogmatik i islamizmit  të importuar nga  shtetet arabo-turke  zbeh  heroizmin  e revolucionit  të shqiptarëve për një Prishtine-Kosovë,  Evro-Amerikane !

 

Nga Asllan Dibrani

 

Mediet e Kosovës   e përcollën  me shumë shqetësim,  protestën dhe prishjen e rendit  në Prishtinë nga një grup fanatik  islamist që flasin një  shqipe të bastarduar  dhe të përzier.  Në mesin e tyre mund të gjesh  të gjitha racat ma te largëta  arab, turq,  irakian, iranian, egjiptian, palestinez, boshnjak dhe shqiptar  të "ndershëm" të dorës së dytë ose pseudo "politikan" dhe (deputet të parlamentit të Kosovës)  me origjinë jo shqiptare ose  shpirtshitur  për "islamizmin" e Kosovës martire shqiptare.

 

Pamje arrogante dhe primitive e të gjitha racave po edhe  shqiptarë të manipuluar në rrugët e Prishtinë. Skenë  rrënqethëse, trishtuese  dhe e dëmshme për historinë e Prishtinës heroike, për demonstratat antipushtuese  që këto rrugë u  mbushën  me mijëra herë, është  cenim për luftëtarët e lirisë antiosmano-sllave, qe këto rrugë u lanë me gjak, është një cinizëm  për  klasën  punëtore shqiptare  që me mijëra herë  këtë rrugë e mbushen me demonstrata   kundër terrorit turk dhe serb, është fyerje për UÇK-në që nga kjo rrugë   e ndoqi  pushtuesin  me pushkë në dorë, sot përdhunohet me veprime antikombëtare dhe me një pamje  te shëmtuar. Fyerje për  Amerikën mike qe  sakrifikoj  potencialin shtetëror dhe strategjik  për çlirimin e popullit Shqiptar të Kosovës nga okupatori serb, qe akoma po shërohen plagët nga terrori dhuna dhe  vrasjet . Ky fenomen   iritues  është një  shuplakë për Prishtinën, një qytet  universitare me një kulturë  dhe vetëdije shqiptare!Ky akt i fyen edhe organet qeveritare   dhe policinë tonë qe përballen me një frymë  antikombëtare e iniciuar nga  injorant  dhe njerëz të shitur qe  500 here e japin Kosovën për një turk, palestinez, arab etj

 

Këta  injorantë   të gjithë  ngrehen për hunde, nga  grupet islamiste,  të ardhur gjoja me   ndihmuar Kosovën, në cilësinë e  ndihmave humanitare,  ekonomike, sociale etj. Prishtina   një qytet  i rezistencës së studentëve, intelektualëve,   profesorëve,  punëtorëve  por edhe i luftëtarëve  të gjitha kohërave gjatë historisë, me   aktiviteteve   antiturke, antisllave , anti serbe, një qyteti me kulturë dhe histori,  me një orientim pro Evro-Amerikan. Këto  veprime sikur po mundohen ta zbehin ketë qytet me njolla  dhe indikacine pro islamiste, gjë që na ka prekur   dhe injoruar,   në formën ma të vrazhdë   dhe primitive,    një kohë  moderne  të këtij shekulli qe ne shqiptarët jemi orientuar nga  perëndimi , si në kulturë , si në veprimtari ku e dëshmoi, se  mbi gjysma e popullit shqiptar sot gjendet në  shtetet  perëndimore  të (Evropës dhe të Amerikës). E them kështu  pasi që  ne shqiptarët,  edhe  politikën  ideologjike e kemi  lidhur me Amerikën mike   dhe disa  shteteve  mike të Evropës për ta çliruar Kosovën nga okupatori sllav.

 

Njerëz në Qeveriënë e Kosovës   të implikuar në  këto ngjarje duke fyer identitetin kombetar ?

 

Po i sjellim qëndrimet e disa   njerëzve edhe qeveritarëve   të implikuar në këto ngjarje  sipas  citimeve te ma poshtme ;

 

Qytetarët e besimit islamë në Prishtinë kanë paralajmëruar se edhe këtë të premte do të protestojnë duke e falur xhumanë në rrugë. Kjo është protestë me kërkesën për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë. Një kërkesë të tillë e ka paraqitur edhe deputeti i Koalicionit për Kosovë të Re, Amir Ahmeti në Kuvendin e Kosovës.

 

Tekst i   i  pamfletit  me ngjyrë arabe  qe ne nuancat artistike nuk përputhet me  dizajn,  me elemente shqiptare , pamje e pa shije   qe nuk përputhet as me rregullat normative stilistike të artit, por e diktuar nga qarqe të huaja arabo-turke . Pamflet  antishqiptar, që  mund ta ceki se shtetet islamike nuk e njohën   Kosovën si shtet të pavarur, por si provincë serbe. Këto grupe  ilegale  që para botës po financon  ndërtimin e Xhamive, në Kosovë, Shqipëri në vendbanimet shqiptare në Maqedoni por edhe ne diasporë, është në kundërshtim me interesat tona kombëtare  prandaj  ftoj të  Qeveritë  në Shqipëri, po edhe në Kosovë të marrin  masa sa ma te shpejta, që të  arrestohen këto grupe dhe të largohen nga Shqipëria dhe Kosova por edhe ma gjërë , qe mos te na i helmojnë popullin shqiptar qe  posedon një krenari të veçantë .  Këto grupe po  financojnë  shuma të mëdha parash  me  qëllim qe ti humbet  imazhi  kombit  shqiptar para botës  .  Qëllimi i tyre është qe ti shndërroj shqiptarët në  njerëz terrorist ndërkombëtar duke i nxitur këto banda  sikur ishte rasti i  terroristit   islamiko-shqiptar nga Frankfurti i Gjermanisë qe vrau  miqtë amerikan, një grup terrorist shqiptar  në zemrën e Amerikës që tentuan  t'i shpallin "lufte Amerikës"  ne  emër te  islamit  dhe Allahut etj.!

 

Ahmeti ka kërkuar që të ndërtohet një xhami më e madhe dhe po ashtu një Qendër Islame në Prishtinë. Ai ka thënë se fenomeni i faljes së xhumasë në rrugët e Prishtinës javën e kaluar, është një argument i mjaftueshëm për të kuptuar se autoritetet lokale nuk po bëjnë asgjë sa i përket kësaj çështje.

 

“Bashkohu me ne”, përmes së cilës kërkojnë një xhami në qendër të Prishtinës, ashtu siç është ndërtuar katedralja.

 

Një nga organizatorët,një fundamentalist dhe gjakprishës  me nxitje dhe urrejtje  antishqiptare ,Fuad  Ramiqi (pjesë e LDK-së), ka thënë se falja tek Trekëndëshi është bërë për t’u dhënë mesazhe Kuvendit dhe Komunës se ata duhet të gjejnë zgjidhje për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë.

 

Pamje  skllavëruese e  fëmijëve tanë   e rinisë tonë  të manipuluar dhe të mashtruar!   Të nderuar qytetarë,prindër,student ,intelektual , politikan ju publicist,gazetar dhe media  ndihmoni në këto momente dramatike  popullin shqiptar  qe t'i kthejmë fëmijët tanë  ne bankat e shkollës, nuk e kanë vendin në rrugë te përbaltur me u shkarravit.  këta  të rinj nuk e kanë vendin këtu po ne  universitet dhe punë ,   sipas fotos një dite  e mrekullueshme  ne vend qe te gjenden punëtorët  në ara dhe fushat e pëlleshme të Kosovës,  duke  krijuar  të mirat  vetës së vet,  tani digjen në diell për se koti duke i dhënë imazh të keq  Kosovës dhe sakrificës  se këtij populli. Kësaj i thuhet një ferr ,një  robërim ,skllavërim  dhe një ndjellje varfërie  skamje dhe vëllavrasje po edhe "vetëvrasje"   pa pushtues ,pa okupator. Stop  ma manipulimit me  popullin  shqiptar. Stop shantazhet dogmatiste  dhe predikuesve dhe   tiranike  që janë  sherri  i kombit shqiptar!

 

Në një konferencë për media të shtunën, Jeton Svirca, Nënkryetar i PD’së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, mbështeti kërkesën për ndërtimin e Qendrës Kulturore Islame dhe Xhamisë së madhe në Prishtinë, për shkak të mungesës së hapësirave në xhamia për besimtarët   myslimanë.

 

Vëllezër të nderuar, ju bëjmë thirrje që t`i përgjigjeni kësaj ftese dhe në këtë mënyrë t’u bëjmë me dije se të drejtat tona si qytetarë të këtij vendi po shkelen. Në këtë formë të shprehim indinjatën tonë për mungesën e gatishmërisë së institucioneve për të ndarë hapësirën për ndërtimin e xhamisë (Qendrës Islame )”, ka qenë apeli i OJQ’ve, drejtuar besimtarëve islamë për tubimin e së premtes.

 

E, më i zhgënjyeri nga kjo ngjarje mbeti Arsim Krasniqi, kryetari i lëvizjes “Bashkohu me ne”, e cila është organizatore e protestës. Ai thotë se një ditë para protestës, ai dhe organizatat e tjera kanë bërë një kompromis me policinë. Prandaj, sipas tij, policia sikurse javën e kaluar, edhe kësaj here ka qenë e njoftuar që rruga do të jetë e zënë për pak kohë.

 

“Kur erdhën në kohën kur falet namazi, na thanë që nuk bën ta bllokojmë rrugën, qoftë edhe vetëm për tre minuta sa ishte kërkesa jonë”.

 

Nga citimet e lartshënuara njeriu  vjen në përfundim  se këto janë  elemente  me një frymë antikombëtare  , janë  një cenim  i kulturës dhe historisë se shqiptarëve , ne asnjë rast nuk përmenden që janë shqiptare  pos( mysliman). Vallë a thau këta   tip matrapazësh janë   në shërbim të  fundamentalizmit  islamik për me   krijuar një " komb te ri  me nocionin  "mysliman" qe as  shtete arabe   ku lindi kjo fe,  nuk arritën qe deri me sot te krijojnë  ndonjë komb islam ! A thua këto mbeturina fanatike  janë  ma të besueshëm  të perëndisë qe  popullin shqiptar ta zhveshin nga   identiteti kombëtar  dhe ta shlyejnë nga faqja e dheut !?...    Këto fundërrina  nuk janë në gjendje me  ndare kuptimin e fjalës     kombëtare me atë  myslimane  të besimit  në fenë islame,  po i ngatërrojnë  termet , deri në atë  masë që njeriu  hamendet a thau paska mbetur ndonjë shqiptar në këtë Kosovë. Këta  bajraktarë bajlozë  sikur  të ishin  zëdhënës të mbrojtjes se identitetit   shqiptar qe thekson njeri ndër  këta matrapaz të mjere ishin ma të zëshëm në çështjen  e cenimit e  territorit  të Kosovës  në Mitrovicë nga agresoret serb.  Nuk u dëgjua që  u ngrit zëri  nga   këto organizata   faqezeza  ekstremiste  apo nga ndonjë organizëm    tjetër   islamist në Kosovë kundër dhunës  dhe terrorit serb në Kosove. Si dëshmi e kësaj them se turkomani Fuad  Ramiqi u gjet edhe në  pikat ma te largëta  për mbrojtjen e  shteteve  islamike, ndërsa asnjë fjalë për   çështjen shqiptare, kulturën ,shkencën dhe historinë  e këtij populli! Të bësh  thirrje vëllavrasje  dhe përçarje  te këtilla  kundër një popull ndër ma të  vjetrit  në kontinent, me një kulturë të lashtë  nuk mund ti thuash ndryshe pos tradhti, mashtrim injorancë ndaj kombit.  Prandaj  përmes këtyre rreshtave  njeriu   i ndërgjegjshëm  duhet te mos hezitoj  por të reagoj qe këta   njerëz te largohen sa ma shpejt nga parlamenti i Kosovës dhe të dalin para gjyqit për mëkatet e veta Këta hajdut po i vjedhin kombit shqiptare lirinë   e fituar me gjak dhe sakrificë. Kosovës  qe  për momentin është në një fazë transite prandaj  mos e keqpërdorni se do tu vras perëndia një ditë! Populli shqiptare duhet te zgjohet nga kjo amulli të këndellet  sa ma shpejt  qe është e mundur dhe të reagohet ,te ndërpriten këto  veprime si në Kosove po ashtu edhe në Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare .



(Vota: 29 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora