E merkure, 11.12.2024, 04:00 AM (GMT)

Editorial

Asllan Dibrani: Forcat e KFOR-it turk në Kosovë në rolin e misionareve fetar!

E enjte, 16.06.2011, 07:04 PM


Forcat e KFOR-it turk në Kosovë në rolin e misionareve fetar!

 

Nga Asllan Dibrani

 

Kfori turk  tashmë e bëri si tradicionale  synetinë e fëmijëve shqiptarë     disa vite  . Ky lloj veprimi siç duket i jap një  imazh të keq  misionarë, qe kanë ardhur të mbrojnë  "qetësinë  dhe paqen"  në Kosove. Kësaj i thonë propagandë dhe thyrje e rregullave  sipas konventës  ndërkombëtare  për  misionaret    në vendet e dala   pas luftës. Kjo është një thyerje e etikës dhe e misionit   ushtarak të   turqve në kuadrin  e KFOR-it .  Pa u hamendur vetvetiu konfrontohet njeriu me te kaluarën  historike  dhe apetitet  e Turqisë së vjetër  ndaj Kosovë.

 

Këtë popull  është duke e   keqpërdorë, edhe në ketë mënyrë  gjeja përmes organizimit te synetisë.Këto ditë po vazhdon në Kosovë aksioni i synetisë,  siç po ndodhë që disa vite  bile, bile  me përcjellje edhe të medieve    qe shkruajnë në gjuhën shqipe, a me mend dhe zemër janë pjellë turke,arabe,sllave etj ! Kjo politikë e ushtarëve turq të KFOR-it  nxitet,   përmes njerëzve tanë, në lajthitje me kodin  shqiptar.  Ky aksion synetie  po vazhdon ne disa qytete te Kosovës  me elitën e disa bashkëpunëtoreve të vet  hoxhallarë të pa vetëdije,të pa shkollë  ose të shitur  duke  devijuar nga  parimet  kombëtare  shqiptare!?...

 

Me veshjet e rrobave te synetisë fëmijët  dhe me një shëtitje nëpër holet  spitalore apo shpesh duke defiluar nëpër qendra të qyteteve! Synim për ti   tërhequr vëmendjen, tek publiku  gjeja se po e ndihmojmë këtë popull me  prerjen e "penisave "  fëmijëve të vegjël kosovar  . “Përzgjedhja e fëmijëve për syneti, që tashmë është bërë traditë me KFOR-in turk, është bërë në bashkëpunim  me njerëzit  e vet hoxhallarë ,besimtare,administrator zyrtarë etj.

 

Për propagandën e KFOR-it turk në Kosovë  nga misionar  paqësor po kalojnë në misionar  fetar,  duke  propaganduar  fenë  dhe duke     u përpjekur qe përmes këtij  "Aktivitet humanitar të synetisë " po  përhapin  informata se gjeja janë  njerëz te  humanitetit , ku edhe ne emër te humanitetit   po   përfitojnë poena  të karakterit klasik  fetar në Kosovë,  poligon  eksperimental  pa  mbikëqyrje,pa kontrolle,  duke e keqpërdorur  misionin e tyre se për çka kanë ardhur. A thua se Kosova pakë ka të sëmure fëmijë qe lëngojnë nga  zemra  qe presin me  i ndihmua?. A thua pak fëmije ka  pa prindër qe mbeten si pasoje e terrorit serb ne luftën e fundit që presin përkrahje dhe ndihmë?. A pak fëmije ka në Kosovë qe  janë  mbetur  pa gjymtyrët te  trupit qe ju preu shkau dhe   qe presin shërim akoma ?. A pak fëmije ka qe nuk kane kushte as minimale të jetës  pa  çerdhe , e  pa  shkolla mësimi?!...   Këta humanitar nuk  u kujtuan ne këtë rang të fëmijëve që ta ndihmojnë !

 

Pasojat    evidente nga propaganda  e riteve   fetare islame nga qarqe, te caktuara dhe  të argatëve melez e   gjysmë-shqiptarë që edhe gjatë historisë i kanë sjellë dëme popullit shqiptarë.  Po ju sjellim fakte   nga një takim i ngjashëm në Kosovë me një  demagogji  qorre dhe antikombëtare !

 

KBI MERR PJESË NË CEREMONINË TRADICIONALE TË SYNETISË NË VUSHTRRI

 

Organizuar nga Shoqata “Cesme” dhe përkrahur nga KFOR-i turk, ne Vushtrri edhe këtë vit, më 3/8/2010, u mbajt ceremonia e Synetisë ne qytetin e bukur të Vushtrrisë. Pjesëmarrës te këtij takimi qenë Komandanti i Forcave Turke ne Kosove, zt. Bahadiri, i shoqëruar me bashkëpunëtorë dhe ekipin mjekësor ushtarak. Në fillim, fjalën përshëndetëse e bënë organizatorët, më pas Komandanti i Forcave Turke, e më pas përfaqësuesi i KBI- Vushtrri, Sedat ef. Islami. Ja teksti i fjalimit: BISMIL-LAHI’RR RRAHMANI’RR RRAHIM Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit! I nderuari Komandant I Forcave Turke, I nderuari përfaqësues i Shoqatës “Cesme”, Vëllezër dhe motra! Më lejoni që fillimisht t’iu përshëndes me përshëndetjen qiellore es Selamu alejkum, dhe njëherit t’iu përcjell edhe përshëndetjet e Institucionit qe përfaqësoj dhe Kryetarit të saj. Islami nuk është ashtu siç shkruajnë të tjerët për të dhe as ashtu siç paraqitet nga ata që vetëm formalisht kanë përkatësi të tij. Islami është krejtësisht tjetër. Nëse sot, me rastin e kësaj ceremonie, shprehet një aspekt shëndetësor i Islamit, shprehet motoja dhe esenca e tij, atëherë dijeni se Islami i tëri është i tillë. Kredoja dhe ritet islame, që të gjitha, pa përjashtim, promovojnë vetëm vlera, humanitet, mirëqenie, rend dhe siguri. Mos harroni se këtë rit, urtësitë e të cilit bota moderne i ka zbuluar vetëm tash së voni, Islami e ka aprovuar para më shumë se njëmijë vjet. E po kështu, mos harroni se para vetes keni muajin madhështor, një muaj që nga gjuhët e mjekëve mban epitetin e operuesit pa brisk. Për të mos e zgjatur më shumë, më lejoni që në emrin tim dhe tuaj të falënderoj Komandantin e Forcave Turke dhe këto shoqata turke që janë duke kontribuar sa në ngritjen e vetëdijes fetare, kombëtare dhe shkencore po aq edhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë si pjesë e forcave të NATO-s në Kosovë.

 

Ja çka i servojnë  Forcat turke  me shërbëtorët e vet gjysmë-shqiptarë dhe te pa shkollë ose të shitur , popullit   shqiptare , një popull   me qytetërim  evropian  , mëkat të  mbyllen këto të reja nen  ritet fetare të imponuara  nga  një pushtues  500 vjeçar, të largohen nga bankat e shkollës, universitetit,  nga çerdhja e vetëdijes për   kulturë, arsim,art dhe muzikë. Duke e  diskriminuar dhe ndaluar  hovin  ta shijoj   rininë e sajë,   për një edukim emancipues sikurse femrat e botës së zhvilluar.

 

I nderuari Komandant,

Fjalët janë të pakta për të përshkruar falënderimet që duhet tua bëjmë por më lejoni që ta lus Allahun bashkërisht me gjuhët dhe zemrat e këtyre muslimanëve këtu qe juve, familjen, ushtrinë dhe shtetin tuaj t’i ruaj, t’iu begatojë me përparim dhe zhvillim, dhe përfundimisht, në botën e amshueshme, t’iu shpërblej me Xhennetet e Tij!

Ju faleminderit!

Wes selamu alejkum!

 

Tani këta njerëz  tradhtarë  dhe të përkëdhelur i   harrojnë sakrificat e vëllezërve Frashri,  e harrojnë  "Lidhjen Shqiptare  të Prizrenit" besën e burrave të mëdhenj , e harrojnë periudhën e "Rilindësve tanë"

 

Ja shiheni lexues të nderuar se me çka mashtrohen shqiptarët nga jo shqiptarë ose gjysme shqiptarë! Lavdëron  një ushti të huaj , një shtet    huaj që të pushtoj  500 vjet,  nuk përmendet  as kund se jemi shqiptarë te besimit  islam  duke e nuancuar  më ngjyra të  një komb asnjanës ose  në një komb mysliman pa shqiptarë me gjuhë arabo-turke. Gjithë ai tubim pa asnjë element shqiptarë  , asnjë fjalë  kombëtare, asnjë fjalë  historike, asnjë fjale, në kulturë , asnjë fjalë  me terme medicionale!? Ky njeri  Sedat Islami kush e dinë se kush e paguan, kush e  urdhëron, dyshohet  të jetë shqiptarë si e verbon popullin  mbas një lecke të dhuruar nga pushtuesi  500  vjeçar në Kosovë? Tani këta njerëz  tradhtarë  dhe të përkëdhelur i   harrojnë sakrificat e vëllezërve Frashri,  e harrojnë  "Lidhjen Shqiptare  të Prizrenit" besën e burrave të mëdhenj , e harrojnë periudhën e "Rilindësve tanë"   dhe  heroizmin  e shqiptarëve qe dhanë në beteja të ndryshme për ta luftuar turkun si pushtues shekullor. Këtyre   "humanitarëve " është e rrugës tu tregohet nga ndonjë institucion  i Kosovës  apo ndërkombëtar t'u thuhet se  nuk jeni ardhë me pre  "penisa të fëmijëve shqiptarë  dhe  propagandë fetare islame " sipas (artikullit të lartshënuar) po le ta ruajnë atë për çka i  ka përcaktuar bota. Ne   kemi edhe doktorë dhe kuadro të mjaftueshme , bile edhe të pa punë qe i kryejnë këto ceremoni edhe ma mirë se këta ish pushtues. Shqiptarët duhet të jenë ma  te pranishëm në këto  situata, duke  ju treguar vendin se cilit ku e ka  nëse  themi se jemi te pavarur . Pavarësia  e Kosovës nuk e ka secili që qohet ma herët, dhe t'i teket ta bënë lamë thiu shtëpinë tënde!



(Vota: 17 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora