E merkure, 11.12.2024, 01:12 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Arrestimi i ''Kasapit te Bosnjes''

E premte, 27.05.2011, 06:59 PM


ARRESTIMI I “KASAPIT TE BOSNJES”

 

Nga Frank Shkreli

 

Presidenti i Serbise, Boris Tadiq vertetoi arrestimin e kriminelit te luftes Ratko Mladiq duke thene: “Ne emer te Republikes se Serbise, njoftoi se Ratko Mladiq eshte arrestuar.”   Ish-gjenerali Mladiq akuzohet se ka qene arkitekti i masakres se Srebrenices, ku mbeten te vrare mbi 8,000 vete, si edhe orkestrues i shume krimeve te tjera te lufterave ne Ballkan.   Ai ishte udheheqsi ushtarak i serbeve te Bosnjes i cili u perpoq te spastronte etnikisht pjese te Bosnjes e Hercegovines dhe ne kete menyre te krijonte “Serbine e Madhe.“   I akuzuar per gjenocid, krime lufte dhe krime kunder njerezimit nga viti 1992 deri me 1995, ai kerkohej nga Gjykata Nderkombetare e Hages per krime ne ish-Jugosllavi.  Krimet ne Srebrenice, konsiderohen si masakra me madhe ne Evropen e pas Luftes se Dyte Boterore.   Gjate 15 vjeteeve te fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, jane ankuar dhe vazhdimisht kane kritikuar Serbine se nuk ka bere mjaft per te arrestuar Mladiqin.   Me ne fund ky u arrestua brenda kufijve te Serbise, ku edhe ishte gjate gjithe kesaj kohe.   Presidenti Tadiq, duke njoftuar arrestimin e Mladiqit, tha se “Ne i dhame fund nje periudhe te veshtire te historise sone dhe shlyeme nje njolle te zeze nga fetyra e cdo anetari te kombit tone kudo qofshin ata.”

Arrestimi i Mladiqit eshte nje gje e mire dhe pozitive qe mund te kontriboje drejte nje pajtimi te mundeshem ne Ballkan.   Mirepo, mbi te gjitha konsiderimet, kejo eshte nje dite me rendesi per viktimat e muslimaneve te Bosnjes dhe te tjereve duke sjelle sado pak paqe ne radhet e viktimave te atij vendi dhe ne te njejten kohe mund te pershpejtoje dhe te lehtesoje mundesite e Serbise per tu bere anetare e Bashkimit Evropian, dhe ne kete menyre mund te coje edhe ne integrimin evropian me te shpejte te te gjithe rajonit, duke perfshire edhe Shqiperine dhe Kosoven.

Por megjith deklaraten e Presidentit Tadiq se qeveria e tij ka bashkpunuar me Hagen c’prej fillimit,  sic duket arrestimi i Mladiqit u be, jo nga ndonje detyrim moral, por pas presioneve te medha nderkombetare, kryesisht nga Uashingtoni dhe Brukseli, dhe u realizua ne nje kohe kur pritej qe Kryeprokurori i Kombeve te Bashkuara per krimet e luftes, Zoti Serxh Bramertz t’i paraqiste Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara nje raport jashtzakonisht kritik ndaj deshtimit ose mos vullnetit te Beogradit per te arrestuar Mladiqin.  

Reagimet ishin te shpejta ne lidhje me arrestimin e Mladiqit.   Presidenti amerikan, Zoti Barack Obama beri kete deklarate nga Evropa, ku gjendet per nje vizite prej disa ditesh:  "Pershendes Presidentin Tadiq dhe qeverine e Serbise  per vendosmerine e tyre gje qe siguroi se Mladiqi do te kapej dhe se do te dale para drejtesise   Ne kete dite te rendesishme, ne angazhohemi se do te perkrahim perpjekjet per pajtim ne Ballkan dhe se do te punojme per te parandaluar masakra te tilla ne te ardhmen.”   Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Zoti Rasmussen u citua nga media te kete thene se “gjenerali Mladiq ka luajtur rolin kryesor ne disa prej epizodave me teerreta te historise ballkanike dhe evropiane”, duke shtuar se arrestimi i tij paraqet nje rast qe drejtesia te cohet nevend.   Ndersa, perfaqsuesja e Komunitetit evropian per politike te jashteme, Katerine Ashton u deklarua se “ ky eshte nje hap i rendesishem per drejtwsine serbe dhe nderkombetare….dhe se bashkpunimi i Serbise me Tribunalin e Hages mbetet gjithnje i rendwsishem ne rrugen e Serbise drejte antaresimit te saj ne Bashkimin Evropian.”

Analiste te ndryshem, sidomos ne Evrope, thane sot se me arrestimin e Mladiqit, Serbia ka mbyllur nje kapitull te veshtire te historise se saj dhe se ka hequr nje barre te rende qe e kishte te lidhur rreth qafe.   Natyrisht se arrestimi i krimineleve te luftes si Mladiq, eshte nje vendim moral me vend dhe si te them, me mire vone se kurr.   Por historia e pas lufterave ne Ballkan tregon se nuk ka mbyllje kapitujsh as per Serbine as per popujt e tjere te Ballkanit per derisa qeveria dhe populli serb nuk perballen me realitetin.   Edhe pas regjimit te Millosheviqit, Serbia, nepermjet udheheqesve te ndryshem te saj, ka bere perpjekje qe pjesa e dominuar nga serbet ne Bosnje duhet te futet nen kontrollin e Beogradit.   Partia Radikale Serbe, me nje perkrahje prej pothuaj 40 per qind te elektoratit serb, eshte betuar se ajo kurr nuk do te perulet para presionit nderkombetar per te dorezuar kriminelet e luftes dhe se nuk do te heqe dore kurr nga “tokat e humbura.”   Dihet gjithashtu qendrimi zyrtar i Presidentit serb Tadiq dhe i Serbise ne lidhje me Kosoven dhe pavaresine e saj, qendrim ky qe nuk ndryshon aspak nga qendrimet e meparshme te Serbise ndaj Kosoves, edhe sot e kesaj dite, edhe pas njohjeve te pavaresise se saj nga pjesa dermuese e botes perendimore dhe te tjere.   Natyrisht se kapja e krimineleve te luftes eshte nje gje detyrimisht morale, por kejo ndermarrje nuk mund dhe nuk duhet te kuptohet as te pranohet nga askush si nje mase per tee cilesuar tani Serbine si nje vend qe tani – me arrestimin e Mladiqit -- “i ka la te gjitha borxhet”. 

 Kapja e nje krimineli nuk mund te mbuloje krimet e luftes te bera nga Serbia ane e mbane Ballkanit, duke perfshire edhe Kosovwn.   Ne Ballkan ekziston nje paqe e imponuar.   Paqe te vertete ne Ballkan nuk do te kete pa pajtim -- dhe nuk do te kete pajtim neqoftse agresori nuk u kerkon falje viktimave te tij.   Zoti Tadiq - nuk do te kete shlyerje te njollave te zeza nga fetyra e asnje bashkombasi tend, per derisa nuk u kerkon falje – ne emer te kombit serb - te gjithe popujve te ish-Jugosllavise, duke perfshire edhe shqiptaret, per krimet qe gjate dekadave jane bere kunder tyre ne emer te nje “Serbie te Madhe.”



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora