Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Mendime të hedhura me rastin e 20 vjetorit të rivendosjes së mardhënjeve SHBA - Shqipëri
E marte, 15.03.2011, 08:58 PM
MENDIME TË HEDHURA ME RASTIN E 20-VJETORIT TE RIVENDOSJES SË MARRËDHËNJEVE DIPLOMATIKE MIDIS SHTETEVE TE BASHKUARA DHE SHQIPËRISË
Duke zbritur ne aeroportin, Nene Tereza
Nga Frank Shkreli
15 Marsi i këtij viti shënon 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ky është një moment i vecantë dhe shumë i rëndesishëm, pasi, natyrisht është një simbol i miqësisë, midis dy shteteve , por pas 50-vjetë të një armiqësie absurde të regjimit te Enver Hoxhëse kundër Uashingtonit, këjo datë shënon edhe lidhjet e para komb me komb – midis kombit amerikan dhe atij shqiptar.
15 Marsi, 1991, ishte një ditë kënaqësie të jashtëzakonshme shpirtrore për mua dhe për të gjithë shqiptarët e vullnetit të mirë kudo, e të cilët vuanin nga mungesa e marrëdhenjeve të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Ishte një ditë kur, më në fund, flamuri i kombit shqiptar u vendos në radhën e flamujve të shteteve të botës në Departmentin e Shtetit. Ishte një ditë, kur Shqipëria meë në fund iu përgjigj, ndoshta me ngurrim, por e detyruar nga ndryshimet gjeopolitike të kohës në Evropë, thirrjes se pothuaj të përvitshme të Shteteve të Bashkuara për të lidhë marrëdhënje diplomatike me ëashingtonin. Me kujtohet së për cdo vit me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, përgatisnim një program të posacëm në Zerin e Amerikës, në të cilin përfshinim edhe deklaratën e rastit të Departmentit të Shtetit, me të cileën pa përjashtim, cdo vit, bëhej thirrje për rivendosjen e lidhjeve historike me “popullin mik shqiptar”. Këto thirrje të ëashingtonit zyrtar, natyrisht binin në veshë të
shurdhët të regjimit komunist shqiptar deri aty nga fundi i vitit 1990 , kur regjimi komunist shqiptar i vet-izoluar, tregoi më në fund shënja se ishte gati që pas 50-vjetësh të kërkonte vendosjen e lidhjeve diplomatike me Amerikën, jo nga bindja e deshira, por nga zori i rrethanave.
Presdienti Bush me Kryeministrin Berisha
E vërteta është se, megjithse këjo ditë u pritë me një gëzim të madh, në atë kohë, kishte zëra si jashtë ashtu edhe brenda qeverise amerikane – por sidomos në radhët e komunitetit me influencë shqiptaro-amerikan – që memorandumi për lidhjet diplomatike midis Tiranës e ëashingtonit të mos nënshkruhej me regjimin komunist shqiptar tëë Ramiz Alise, pasi gjithsesi ishte duke marrë frymën e fundit të ekzistencës së tij, por të pritej deri pasi Shqipëria të kishte një qeveri të zgjedhur me vota të lira. I këtij mendimi isha edhe unë, por në të njëjtën kohë, nuk donim që të humbej ky rast i pritur me dekada. Me qendrime pragmatike dhe kompromis nga të dy palët u vendos që të nënshkruhej memorandumi. Kompromisi i rastit i propozuar nga ëashingtoni ishte që në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit për rivendosjen e marrëdhënjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, të merrnin pjesë edhe përfaqesues të opozitës së posa krijuar shqiptare, të Partisë Demokratike. Ky kompromis kënaqi pjesërisht komunitetin shqiptaro-amerikan. Si përfundim, në ëashington erdhën për këte rast Zotërinjt Sali Berisha e Gramoz Pashko, përfaqsues të opozitës shqiptare së bashku, por jo pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar që kryesohej nga Ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani. Flitej në atë kohë se Misjoni i Shqipërise Komuniste pranë Kombeve te Bashkuara në Neë York – historikisht, një cerdhe këjo enveristësh të pa-gdhëndur që me vite përcau komunitetin shqiptaro-amerikan – kishte ngulur këmbë që të mos pranohej propozimi amerikan për të përfshirë përfaqsues të opozitës shqiptare në ceremoninë e ëashingtonit – por sipas informatave të atëhershme, qe Ministri i Jashtem Kapllani ai i cili bindi Tiranën që përfaqsuesit opozitarë të merrnin pjesë në ceremoninë historike të nënshkrimit te memorandumit për rivendosjen e marreëdhjeneve ëashington-Tirane. Ashtu edhe u bë. Sali Berisha e Gramoz Pashko ishin të pranishëm në ceremoni megjithseasnjëri nuk foli me atë rast.
Këjo ditë pra shënon një datë historike në marrëdhënjet midis dy vendeve, e për kombin shqiptar këjo datë rivendosi edhe miqësinë me një aleat të një rëndësie jetike strategjike për shqiptarët. Roli i Shteteve të Bashkuara gjatë këtyre 20 vjetë marrëdhënjesh diplomatike, ishte kritik dhe i pa zevëndsueshëm në favor të zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar në Ballkan, në pergjithësi. Përkrahja e Shteteve të Bashkuara për antarësimin e Shqipërisë në NATO ishte një provë e rëndësishme e forcimit të bashkpunimit bilateral në të gjitha fushët dhe një hap i rëndësishëm për sigurimin, paqën dhe stabilitetin në rajon.
ëashingtoni vazhdon të veproj në favor të antarësimit të Shqipërise në Bashkimin Evropian dhe gjatë këtyre 20 vjetëve të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë dhenë për Shqipërinë ndihma ekonomike e te tjera, për të ndihmuar tranzicionin e vështirë të saj nga njëri prej regjimeve më të ashpër komunist në Evropë. Përkrahja e Shteteve të Bashkuara për lirinë dhe mirëqenjën e kombit shqiptar gjatë këtyre 20 vjetëve të kaluar u pasqyrua më së miri nga konflikti neë Kosove, ku falë ndërhyrjes së NATO-s, të shtyrë dhe të udheëhequr nga Shtetet e Bashkuara, coi në shpëtimin e popullit shqiptar të Kosovës nga gjenocidi serb, si edhe në lirinë dhe demokracinë e mohuar me dekada dhe më në fund në realizimin e ëndërrës shekullore, në pavarësinë e Kosovës, si shteti më i ri i Evropës. Ishte gjatë një vizite historike në kryeqytetin shqiptar në Tiranë, që Presidenti amerikan, republikani George Bush i deklaroi botës se “koha është tani”, për pavarësinë e Kosovës. Presidenti amerikan, gjatë asaj vizite deklaroi gjithashtu se “e vlersoj faktin se Shqipëria ështeë një vend mik i besueshem dhe një aleat i fortë. Këjo vizitë sot do të përcjelleë një sinjal tek populi shqiptar: ju mund të mbështeteni tek Amerika ashtu sikurse Amerika mund të mbështetet tek ju për të punuar me peërkushtimin e duhur dhe për përhapjen e lirisë, dhe rrjedhimisht, edhe paqeës”. Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, vazhdojnë përkrahjen dhe ndihmat për
Shqipërinë dhe në të njëjtën kohë janë në krye të përpjekjeve për stabilizimin dhe forcimin e institucioneve të shtetit të ri e demokratik të Kosovës si edhe për integrimin e shpejtë të Prishtinës në organizmat euroatlantike, si NATO e Bashkimi Evropian.
Presidenti Bush dhe Presidenti Moisiu ne Tirane
Historikisht, marrëdhënjet midis shqiptarëve dhe popullit amerikan kanë patur dhe vazhdojnë të kenë perkrahjen e të dy partive kryesore të Amerikes. Edhe administrata e Presidentit Obama e ka cilësuar Shqipërinë si një ortake dhe mike të cmueshme. Këjo miqesi, e cimentuar me 15 Mars te vitit 1991 sa vjen e shtohet e zgjërohet në të gjitha fushat midis dy qeverive dhe midis dy popujve.
Historia e miqësisë midis dy vendeve është konsoliduar në Konferencën e Parisit të vitit 1919 me mbështetjen e fuqishme që Presidenti Udrou Vilson i akordoi Shqipërisë në atë kohë. Neë përshëndetjen që bëri me rastin e Ditës seë Pavarësisë së Shqipërisë vitin që kaloi, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha ndër të tjera se, “si partnere e NATOs dhe si këshilltare e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të bëhen anëtare të NATOs, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm dhe aktiv peër avancimin e integrimit dhe stabilitetit rajonal. Mbështetja jonë për antareësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet e fuqishme.” Ajo shtoi duke thënë se “Heqja e vizave kohët e fundit për Shqipërinë eshtë një tregues i fortë i përparimit që vazhdon të bëj vendi juaj drejtë antarësimit të plotë në komunitetin euro-atlantik.” Zonja Klinton shprehu gjithashtu optimizmin e saj për vazhdueshmeërinë e partneritetit midis dy vendeve për ceshtje me rëndësi rajonale e globale, dhe për një të ardhme demokratike , të sigurt dhe të begatë për të dy popujt.
Përkujtimi i këtij përvjetori duhet të shikohet --nga cdo shqiptar që i konsideron këto marrëdhenje të rëndësishme për teë ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar-- si një rast për tu dhënë këtyre marrëdhënjeve një hov edhe më teë madh përpara. Rivendosja e marrëdhënjeve shqiptaro-amerikane dhe kultivimi i tyre ka qenë një objektiv për të cilin kanë punuar shumeë breza shqiptaro-amerikaneësh – nga të gjitha trojet shqiptare -- gjatë 50 vjetëve të regjimit komunist në Shqipëri. Një fjalë e urtë kineze thotë se “kur të pishë ujin, mendo për ata që kanë hapur pusin”. Dëshiroj që të gjithë ata që kanë përfituar nga këto marrëdhënje, si individë, si familje dhe i gjith kombi shqiptar, të kujtojnë në këte përvjetor të rivendosjes së marrë dhenjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, të gjithë ata vizionarë që nuk pushuan kurr se punuari për këto marrëdhënje diplomatike, dhe që u përpoqen tërë jetën e tyre për të angazhuar Shtetet e Bashkuara per bashkpunim me kombin shqiptar, e jo për izolim e armiqësi.