E enjte, 10.10.2024, 05:38 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Presidenti Obama dhe roli (i zvogëluar) i Amerikës në botë

E premte, 07.01.2011, 10:59 PM


PRESIDENTI OBAMA DHE ROLI (I ZVOGELUAR) I AMERIKES NE BOTE

 

Nga Frank Shkreli

 

Festat e Krishtlindjes dhe te Vitit te Ri po marrin fund dhe amerikanet  jane duke u kethyer  ne pune dhe ne rutinen e zakonshme  te jeteses dhe halleve te perditshme.  Ky vit i ri shenon gjithashtu edhe fillimin e nje stine te nxehte politike ne Washington, ku Partia Republikane, ne zgjedhjet e fundit te Nentorit   qe kaloi, siguroi nje shumice dermuese ne Dhomen e Perfaqsuesve dhe forcoje pakicen republikane me gjashte anetare te ri ne Senat.  Ligjevensit e ri kane premtuar se po shkojne ne Washington me udhezime te qarta nga populli amerikan, qe te pakesojne kompetencat  e qeverise federale, qe te mos shpenzojne fondet qe vijne nga taksa-paguesit amerikane per programe te qeverise federale qe nuk funksionojne me dhe ne pergjithesi per te rimbkembur ekonomine amerikane nepermjet shkurtimit te taksave,   duke shtuar keshtu edhe mundesine e punesimit  te amerikaneve te pa-papune  me krijimin e puneve te reja.

Keto jane ceshtje te mbrendshme qe preokupojne shumicen e amerikaneve,  pasi, ne nje menyre ose ne nje tjeter, ato prekin jeten e perditeshme te cdo qytetari amerikan.  Mirepo, nje ceshtje tjeter me rendesi ne rendin e dites te ligjvenesve te ri eshte edhe politika e jashtme e administrates se Presidentit Obama dhe roli i Amerikes ne bote. Se  cili duhet te jete  roli  i Amerikes ne  bote, sot dhe ne te ardhmen, eshte nje ceshtje qe preokupon shume amerikanet.  Gjate fushates elektorale Nentorin qe kaloi,  kandidatet e ndryshem debatuan ne lidhje me faktin nese Amerika eshte nje vend me te vertete ndryshe dhe i jashtzakonshem nga cdo vend tjeter ne bote, parimet e te  cilit kane krijuar nje komb te drejte e te pasur,me ekonomine me te madhe ne bote dhe me aftesi ushtarake si asnje vend tjeter ne historine e botes, apo Amerika  eshte sic do vend tjeter ne bote, asgje me shume as me pak.  Ky debat u frymezua nga kritikat ndaj politikes se jashtme te Presidentit Obama gjate dy vjeteve te administrates se tij.  Kritiket  e kane akuzuar Presidentin Obama se po ndjeke politika qe nuk jane ne perputhje me qendrimin e shumices dermuese te  amerikaneve te cilet besojne  se Amerika dhe kombi amerikan jane te   jashtzakonshem  dhe  unik ne krahasim me  cdo vend e komb tjeter ne bote.  Republikanet  akuzojne Presidentin Obama se eshte e qarte nga politika e mbrendshme dhe e jashtme qe ndjeke administrata Obama,  se mendimet e tij nuk perputhen me pikpamjet e 80% te amerikaneve -- qe sipas nje sondaxhi te koheve te fundit nga organizata Gallup dhe gazeta USA Today – ata besojne se Amerika eshte unike, ndryshe nga cdo vend tjeter dhe  eshte vendi me i mire ne bote.   Nga deklaratat e konservatoreve te dalluar amerikane – disa prej te cileve kane aspirata per te kundershtuar Zotin Obama ne zgjedhjet e vitit te ardheshem --  duket se ceshtja nese Amerika eshte nje vend i posacem e i jashtzakonshem ne historine e njerezimit, por ne te njejten kohe  edhe cili do te jete roli i saj ne arenen politike, ekonomike dhe ushtarake nderkombetare ne te ardhmen -- do te jete nje nder ceshtjet  kryesore qe do te vendose se kush do te udheheqe Ameriken pas zgjedhjeve te vitit te ardheshem.

  Kritiket e Zotit Obama thone se ai i  perket nje rryme intelektualesh liberale qe sipas tyre, nuk kane qene kurr ne pajtim me nje Amerike qe luan rolin kryesor ne bote.  Ata pretendojne se Zoti Obama  eshte i kenaqur me nje bote qe vendose rregullat, te cilat Amerika duhet t’i zbatoje.  Per te mos permendur presidentet republikane si Ronald Reagan,  ata vene ne dukje se  Zoti Obama duhet te mesoje nga para-ardhesit e tij demokrate –  si Franklin Roosevelt, Harry Truman dhe John Kennedy, e Bill Clinton,  te cilet me fjale e me vepra,  i prine botes dhe i treguan njerezimit se Amerika mbron dhe lufton per lirine e njerezve te shtypur, ane e mbane botes.  Mirepo, tani duket se, per nje arsye ose per nje tjeter,   besimi se Amerika eshte me te vertete nje vend unik, sipas kritikeve, ka filluar te lekundet ne radhet e amerikaneve, per arsye te politikes se Zotit Obama.  Deri tani pergjithesisht besohej se te dy partite kryesore ne Amerike, perkrahnin nocionin se ky vend eshte me te vertete  i jashtzakonshem, e i cili sipas Presidentit John F.  Kennedy posedon ”nje besim te patundur ne rolin unik per te udhehequr boten”.

Shtepia e Bardhe i ka kundershtuar   akuzat e kritikeve duke i cilesuar  ato si absurde dhe ka vene ne dukje se  Presidenti Obama beson se ai vete  eshte prove se ky vend qe zgjedhe per president nje afrikano-amerikan, eshte ne vet-vete i jashtzakonshem dhe unik.  Presidenti Obama eshte cituar te kete thene se ai “eshte shume krenar per rolin (qe Amerika) ka luajtur ne historine e botes.”  

Por pa marre parasyshe nese keto akuza kane vlere ose jo, nje shumice  e opinionit  amerikan duket se eshte  bindur se Presidenti Obama, me fjale dhe vepra, gjate dy vjeteve te adminsitrates se tij,  jo vetem qe nuk ka perfillur, por mund te kete   hedhur poshte idene se Amerika eshte nje “sinjal ndricues”  i demokracise, fuqise financiare dhe ushtarake ane e mbane botes, si nje vend unik qe luan nje rol te posacem per te mire te njerezimit.   Nga sondazhi i larte permendur vihet re se nje shumice dermuese e amerikaneve,ne te vertete tre ne kater, sipas Gallup/USAToday, besojne se karakteri unik i Amerikes po zhduket dhe se nje gje e tille  eshte shume shqetsuese per shumicen e amerikaneve si  edhe per  miliona njerez te vullnetit te mire ane e mbane botes, te cilet sipas fjaleve te Abraham Lincolnit e shohin gjithnje Ameriken  si “shpresen e fundit me te mire ne bote.”

Themeluesit e ketij kombi, qe quhet Amerike, besonin se liria eshte nje standard universal dhe i perhereshem.  Xhorxh Uashingtoni me rastin e inaugurimit te tij deklaroi para pothuaj 300 vjetesh se “Roli I Amerikes ne bote eshte per te mbrojtur dhe per te perhapur – me shembull dhe me vepra – flaken e shenjte te lirise”.   “Te jeshe amerikan…..eshte te besosh se te gjithe njerezit jane  krijuar  te lire dhe me te drejta te barabarta”, sipas ish-presidentit demokrat Harry Truman. Dhe ish-presidenti republikan, Ronald Reagan  pat thene se “Kushtetuta amerikane i deklaron botes se LIRIA nuk eshte vetem per disa te privilegjuar. Ajo eshte nje a drejte universale per te gjithe femijte e Perendise.”  

 

Sot e kesaj dite, keto parime themelore  jane pjese e pandare e kombit amerikan.  Kejo eshte edhe arsyeja qe perkrahesit e lirise ane e mbane botes kane kerkuar dhe kerkojne ndihmen e Shteteve te Bashkuara ne luften e tyre kunder despoteve dhe diktatoreve.  Asnje politikan serioz amerikan nuk mund te mohoj rolin kryesor qe ka luajtur dhe duhet te luaj Amerika ne bote, pasi shumica e popullit amerikan beson gjithnje ne misjonin dhe frymen unike, si edhe ne rolin e posacem qe Amerika duhet te luaj ne bote, tani dhe ne te ardhmen. Kejo, jo per faktin se Amerika eshte nje vend pa te meta dhe pa gabime, por per arsye se eshte nje vend qe si baze te ekzistences se vet ka parimet universale te lirise, si aspekte te perhereshme te natyres njerezore.

 Politikanet amerikane tani  dhe ne te ardheshem  do te benin mire te mendojne thelle rreth fjaleve te ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher e cila tha se “Amerikanet dhe evropianet shpesh harrojne se sa unike jane Shtetet e Bashkuara. Asnje vend tjeter nuk eshte themeluar mbi nje ide, idene e lirise. Asnje vend tjeter nuk ka bashkuar aq popuj e raca te ndryshme brenda nje kulture te vetme.  Qofte te arratisurit nga shtypjet ose ata nga varferia, te ardhur nga e gjithe bota,  te gjithe  – me ndonje perjashtim te vogel – kane mirepritur dhe pervehtesuar vlerat amerikane, menyren e jeteses amerikane si edhe mundesite qe jep shoqeria amerikane. Dhe vete Amerika i ka bashkuar te gjithe me lidhje te forta patriotizmi dhe krenarie.”

Udheheqsit dhe politikanet amerikane – sot dhe ne te ardhmen -- e kane per detyre qe te mbrojne dhe te promovojne imazhin moral te kombit, si nje vend i cili c’prej fillimit te shekullit te kaluar, e nga Lufta e dyte Boterore dhe gjate luftes se ftohet, e deri tek lufta per clirimin e Kosoves,  Amerika ishte symbol dhe mbrojtese e lirise dhe e demokracise per popujt e shtypur  ane e mbane botes.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora