Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: 50-Vjetori i Administrates se Presidentit John F Kennedy
E shtune, 02.10.2010, 06:49 PM
50-Vjetori i Administrates se Presidentit John F Kennedy
"Mos pyet se cka mund te beje vendi yt per ty - pyet se cka mund te bejsh ti per vendin tend" John F. Kennedy
Nga Frank Shkreli
Gazeta amerikane mbare-kombetare USA Today si edhe media te tjera ane e mbane vendit filluan kete jave te shenojne 50-vjetorin e administrates se Presidentit John F. Kennedy me shkrime, komente dhe botime te posacme. Ane e mbane vendit po planifikohen programe e ceremoni te posacme per te kujtuar John Kennedy, presidentin me te ri dhe katolikun e pare -- njerin prej presidenteve amerikane me te rendesishem te shekullit te kaluar. Ne te vertete, Biblioteka dhe Muzeu i Presidentit John F. Kennedy ka ne plan te ndermarre programe e ceremoni qe do te zgjasin tri vjete, per te nderuar jeten dhe vepren e ketij udheqesi te madh amerikan e boteror. Javen qe kaloi, ane e mbane Amerikes, u perkujtua debati i pare televiziv midis demokratit John Kennedy dhe republikanit Richard Nixon. Debatet televizive midis kandidateve politike ne Amerike jane bere tanime pjese e pandare e fushatave politike.
Fjalimi i John F Kennedy me rastin e inaugurimit te tij si president i Shteteve te Bashkuara, sipas historianeve dhe verejtesve politike, ishte fillimi i nje fushate 30-vjecare qe coi ne mbarimin e Luftes se Ftohet, ne rreximin e perandorise komuniste sovjetike, ne afirmimin e Shteteve te Bashkuara si fuqi kryesore ne bote si edhe ne rritjen dhe perhapjen e nje levizjeje globale per liri e demokraci. Administrata e Presidentit Kennedy filloi nje periudhe moderne per zhvillimin e shkences e te teknologjise, zgjeroi pergjegjesite e qeverise federale ne mbrojtje te te drejtave civile dhe vuri ne dukje nderlidhjet natyrore te ngjarjeve dhe kulturave te ndryshme te botes dhe percaktoi nje rol te ri te zyres se presidentit ne perpjekje per sigurimin e paqes ne bote.
Por, mbi te gjitha, Presidenti Kennedy ishte nje udheheqes qe frymezonte njerezit me fjalet, idete dhe idealet e tij. Fjalimi i tij me rastin e inaugurimit si president edhe sot e kesaj dite ben jehone ne Amerike dhe ane e mbane botes. "Mos pyet se cka mund te beje vendi yt per ty -- pyet se cka mund te bejsh ti per vendin tend", dhe qytetareve te botes, ai iu drejtua duke u bere thirrje: "mos pyetni se cka mund te beje Amerika per ju, por pyetni se cka mund te bejme se bashku per lirine e te gjithe njerezeve."
Vrasja e Presidentit Kennedy solli pikellim e deshperim ane e mbane ketij vendi, por u duk gjithashtu se edhe gjithe bota po vajtonte vrasjen e Presidentit te ri amerikan, nga kasollet ne Afrike dhe caderat ne Brazil e deri tek zyrat ne Irlande, ane e maben Evropes e me tej. Ne nje homazh per Presidentin Kennedy, Presidenti Ronald Reagan pat thene se "kur bota nderonte Presidentin Kenendy, ata nderonin kombin, shpirtin dhe virtytet e te cilit pasqyroheshin ne jeten dhe vepren e John Kennedy-ut". Ne te vertete, Presidenti Reagan dhe Presidenti Kennedy, (te dy me prejardhje irlandeze) kishin te perbashket stilin dhe menyren se si i paraqitnin gjerat duke krijuar nje atmosfere besimi, shprese dhe optimizmi per at qe i ndegjonin, edhe ne rrethana krize shume te veshtira per vendin dhe boten. Kryesisht, Presidenti Reagan konsiderohet si personi qe kontriboi me se shumti ne rreximin e komunizmit, por ishte Presidenti John Kennedy ai qe i pat deklaruar botes ne fillim te administrates se tij: "Le ta dije cdo komb, qe mund te na deshiroj te miren ose te keqen, se ne do te paguajme cilindo cmim, do t'i bejme ball cdo veshtirsie, do te perkrahim te gjithe miqet dhe do te kundershtojme te gjithe armiqet, me qellim per te siguruar mbijetesen dhe suksesin e lirise." Dhe me 1963 para nje turme te madhe populli ne Berlinin Perendimor, Presidenti Kennedy paralajmeroi nje sulm te ashper kunder komunizmit. "Ka njerez qe thone se ne mund te bashkpunojme me komunistet, le te vijne e te shohin Berlinin...Ka te tjere qe thone se komunizmi eshte e ardhmja, le te vine e te shohin Berlinin...."
Presidenti Kennedy ka frymezuar nje brez te tere te te rinjsh per ti sherbyer atdheut, duke iu pergjigjur thirrjes se tij, "mos pyet se cka mund te beje vendi yt.....". Nder keta perfshihen edhe pasardhes te tij ne zyren e Presidentit, si Bill Clinton dhe Barack Obama. Duke perkujtuar kete pervjetor, Presidenti Clinton i tha gazetes USA Today se Presidenti Kennedy do te mbahet mend "per menyren se si ai trajtoi krizen e raketave ne Kube, per perparimin e ceshtjes se te drejtave civile, per krijimin e Korpusit te Paqes dhe per programin e eksplorimit te hapesires; per perpjekjet e tij per nje marrveshje per ndalimin e armeve berthamore, dhe per fjalimin e tij te famshem ne Berlin -- te gjitha keto pasqyronin nje Amerike qe ishte e zotuar te eksploronte dhe te hapte fronte te reja per sigurimin e paqes dhe perparimit njerezor si dhe te vendosjes se drejtesise shoqerore....."
Presidenti Obama, u shpreh per gazeten e larte-permendur se megjithse ishte shume i ri te mbante mend administraten e Presidentit John Kennedy, ai tha se "eshte deshmi-prove per John Kennedy-un se megjithse administrata e tij zgjati vetem 1000 dite, trashegimia e tij ka vazhduar te jete e qendrueshme, jo vetem nepermjet fjaleve frymzuese por edhe nepermjet jetes se tij frymzuese.... Megjithse gjate fushates, nje pakice e vogel kundershtonte zgjedhjen e nje presidenti katolik, John Kennedy shihte nje Amerike ku njerezit e te gjitha feve mund te ndjeknin aspiratat e tyre."
Kryeqendra e veprimtarive ne perkujtim te ketij pervjetori do te jete Biblioteka dhe Muzeu John F. Kennedy. 50-Vjetori i administrates se John Kennedy-ut paraqet nje rast dhe mundesi te pashoqte per tu spikatur brezave te rij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ane e mbane botes trashegimine e gjithaneshme te ketij burrshteti amerikan. Ja vlene qe temat e ketij pervjetori, te cilat mund te quhen universale -- e qe jane paqa dhe sigurimi nderkombetar, te drejtat e njeriut, perparimi i shkences dhe teknologjise, promovimi i sherbimit civil, e tjera -- te kujtohen dhe te veprohet per sigurimin dhe zbatimin e tyre ne Amerike dhe ane e mbane botes, ne shenje mirenjohjeje per kete burr te madh te historise boterore, ne kete 50-vjetor te administrates se tij. Pasi ai do te thoshte se me popujt e botes, "Gjeografia na ka bere fqinje. Historia na ka bere miqe. Ekonomia na ka bere ortake dhe nevoja na ka bere aleate. Ata qe Zoti i ka bashkuar, nuk guxon kush t'i shperndaje as t'i percaje".
Ashtuqe, fjalet e Presidentit Kennedy, drejtuar cdo qytetari amerikan 50 vjete me pare: "Mos pyet se cka mund te beje vendi yt per ty -- pyet se cka mund te bejsh ti per vendin tend" dhe thirrja qytetareve te botes: "mos pyetni se cka mund te beje Amerika per ju, por pyesni se cka mund te bejme se bashku per lirine e te gjithe njerezeve", jane aq aktuale sot sa ishin edhe ne kohen e Presidentit Kennedy, si per popullin amerikan ashtu edhe per popujt e tjere te botes, e posacerisht edhe per shqiptaret kudo.