Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Levizja qe po trondite partite politike amerikane
E marte, 21.09.2010, 08:57 PM
LEVIZJA QE
Nga Frank Shkreli
Javen qe kaloi u mbajten zgjedhje paraprake ne disa shtete te Amerikes, ku kandidate konservatore te mbeshtetur nga levizja e quajtur "Tea Party", siguruan fitore te dukeshme ne ato zgjedhje ne shtetet qe i zhvilluan ato.
Per hir te lexuesit qe ndoshta nuk ka patur rastin te mesoje historine amerikane, eshte e nevojshme te shpjegohet se termi "Tea Party" ne Amerike eshte sinonim me protesten. 16 Dhjetori i vitit 1773 shenoi protesten "Tea Party" te Bostonit, kur patriotet amerikane, te veshur si indiane
Tani te vijme tek situata e soteme politike ne Amerike dhe tek levizja moderne "Tea Party" qe ne te vertete nuk ka aspak te beje me Britanine e Madhe dhe as me taksat e saj, por ka te beje, po me taksat e larta, por me taksat e imponuara nga Washingtoni zyrtar; ka te beje gjithashtu me nivelin e larte te papunesise dhe gjendjen ekonomike ne pergjithesi, si dhe me rolin e tepruar, qe sipas kesaj levizjeje, po luan qeveria federale ne ekonomine amerikane. Perkrahesit e kesaj levizjeje kundershtojne gjithashtu me ngulm rritjen e borxhit kombetar. Ndersa kejo levizje ve ne dukje tre parimet e saj kryesore, e qe jane pergjegjesia financiare nga ana e qeverise, kufizmi i kompetencave te qeverise sipas kushtetutes dhe tregjet e lira, pjesetaret e saj jane kunder planit ekonomik te Presidentit Obama dhe kunder ligjit per shendetesine qe u miratua kohet e fundit nga Demokratet ne Kongres. Lista e ankesave te levizjes "Tea Party" eshte e gjate dhe si rrjedhim, influenca dhe organizimi i saj ane e mbane Amerikes kane tronditur klasen politike teketij vendi, d.m.th, si Partine Demokrate ashtu edhe Partine Republikane, te cilat per pothuaj gjate gjithe historise se ketij vendi kane mbajtur nje monopol politik ne qeverisjen e vendit.
Viti 2010 duket se do te jete nje vit politik i paqendrueshem dhe i pa-parashikueshem ne Shtetet e Bashkuara, pasi tre senatore humben zgjedhjet javen qe kaloi dhe parashikohet qe ne zgjedhjet per Kongres qe do te mbahen ne Nentor te ketij viti, te kete edhe tronditje te tjera politike kur zgjedhesit te hedhin voten e tyre. Per popullaritetin e kesaj levizjeje, Zoti Kevin Whitelaw, i revistes "Congressional Quarterly" tha se "ai ve ne dukje mesazhin e qarte anti-qeveritar si edhe zemerimin e thelle ndaj politikes se deritanishme te administrates se Presidentit Obames dhe te Demokrateve"' ne Kongres. Por as Republikanet nuk jane imune ndaj kesaj levizjeje. Levizja Tea Party u ka bere sfide edhe senatoreve dhe deputeteve republikane qe nuk pajtohen me qendrimet dhe parimet e kesaj levizjeje, duke detyruar shume prej tyre qe te vleresojne influencen e aktivisteve konservatore, qe sic duket jane plote energji dhe te organizuar shume mire.
Eksperte, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta politike, jane dakord se kejo levizje perben tani forcen kryesore te veprimit politik. Kathryn Jean Lopez shkruan ne New York Times se popullariteti i kesaj levizjeje, "eshte nje vertetim se votuesit jane ne nje gjendje shpirterore te zemeruar kunder institucioneve politike e qeveritare...Por per me teper, kejo eshte edhe nje levizje kunder qeverisjes se tanishme liberale ne
Komentatori Michael Reagan, djali i ish-presidentit Ronald Reagan, ne nje prej komenteve te tija ne lidhje me kete fenomen te ri politik ne Amerike, tha se po te ishte gjalle babai i tij, ai do te perkrahte kete levizje popullore me gjithe shpirt, pasi parimet kryesore te Roland Reagan-it ishin besimi i tij thelbesor ne lirine e individit dhe kundershtimi i tij ndaj nderhyrjes me force, nga ana e qeverise, ne jeten private te qytetareve.
Sipas eksperteve politike, te cilet mendimet e tyre i shfaqin edhe duke u mbeshtetur ne sondazhet publike, Partia Republikane pret qe ne zgjedhjet e Nentorit te perfitoje politikisht nga kejo atmosfere e re e krijuar nga levizja Tea Party. Nje numer ne rritje analistesh parashikojne tani se republikanet jane shume afer marrjes ne kontroll te Dhomes se Perfaqsuesve te Kongresit amerikan dhe se te paken kane nje mundesi, sado pak e vogel, qe te marrin edhe kontrollin e Senatit amerikan.
Mirepo, pa marre parasyshe se parashikimet e tanishme te ekzperteve, ndikimi i vertete i kesaj levizjeje popullore ne politiken amerikane do te dihet ne Nentor, kur kandidatet e perkrahur nga levizja Tea Party ballafaqohen me kandidatet e Partise Demokrate ne zgjedhjet e pergjitheshme ane e mbane vendit.
Zgjedhjet e ardheshme te pergjitheshme ne Amerike mbahen me 2 Nentor. Ne ate rast do te votohet per te zgjedhur 435 antaret e Dhomes se Perfaqsuesve, 37 antare te Senatit, si dhe 37 governatore shtetesh ane e mbane Shteteve te Bashkuara.