E diele, 28.04.2024, 06:09 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Masakra e Tivarit

E enjte, 03.06.2010, 09:07 PM


MASAKRA E TIVARIT

 

Nga Frank Shkreli

 

Ditet e fundit Kryeministri i Shqiperise, Zoti Sali Berisha i kerkoi ish-presidentit dhe diktatorit te fundit te komunizmit ne Shqiperi, Zotit Ramiz Alia qe te  "pergjigjet per masakren e (shqiptareve) ne Tivar", dhe beri thirrje gjthashtu qe "parlamenti te qendroje per masakren e Tivarit."  Kryeministri Berisha tha gjtihashtu se e gjithe kjeo masaker "eshte bere me dijenine dhe miratimin e tij (Alise).  Zoti Alia, nga ana e tij, pasi ironizoi Kryeminsitrin Berisha, ne vend qe te shprehte keqardhjen e tij te thelle per kete tragjedi kombetare, sic do te bente cdo njeri i dhimbshem me nje rast te tille, tha duke iu pergjigjur Zotit Berisha se  "kejo ishte nje ngjarje e rende per kosovaret dhe le te pergjigjen vete ata ose me mire serbet qe e organizuan."  Te pergjigjen vete "kosovaret" thote Zoti Alia, sikur ata e kryen masakren e Tivarit.  Cfar pa-pergjegjesie, personale, morale dhe kombetare.   E pershendes Kryeministrin Berisha qe e ngriti kete ceshtje ne kete kohe, pasi te paken kejo tragjedi tani sillet rishtas ne kujtesen tone dhe shpresojme qe debati te coje ne hulumtime nga historiane te te gjitha trevave shqiptare, per te zbuluar te verteten dhe per te hedhur poshte pretendimet e historiografise komuniste per kete dhe tragjedi te tjera te kombit tone, te kryera dhe te fshehura nga komuniste shqiptare dhe bashkpuntoret e tyre serbo-malazeze.

 

Masakra e mijera shqiptareve te pafajshem ne Tivar ne vitin 1945, mund te jete nje nder krimet me te medha te Luftes se Dyte Boterore jo vetem ne Balkan, por edhe ne Evrope -- por per shqiptaret kejo masaker mund te klasifikohet si nje nder katastrofat me te medha kombetare. Megjithese hollesite e kesaj masakre mbeten qellimisht ende sekrete, nje gje eshte e sigurt: se mijera shqiptare te pafajshem u tradhetuan, u vrane e u masakruan nga kriminele te partise komuniste serbo-malezeze me dijenine dhe bashkpunimin e shokeve te tyre te partise komuniste shqiptare.

 

Per shqiptaret, masakra e Tivarit proporcionalisht eshte e njejte me masakren e mijera polakeve nga policia dhe forcat sovjetike te Stalinit me 1940. Qellimet e erreta djallezore   te komunisteve staliniste sovjetike ishin te njejta me ato te komunisteve shqiptare e serbo-malazeze -- d.m.th qe te eliminohej cdo rezistence ndaj komunizmit, duke bashkrenduar aktivitetet e tyre deri edhe ne eliminimin ne mase te atyre qe kundershtonin planet serbe per shfarosjen e popullit shqiptar nga trojet e tyre. Edhe sovjetiket deri ne renjen e komunzimit, ngulnin kembe rrejshem se oficeret polake ishin vrare nga forcat naziste, duke ia hedhur fajin dikujt tjeter, tamam si ben sot Ramiz Alia dhe historiografia shqiptare ne lidhje me masakren e heronjve shqiptare ne Tivar. Por besoj se ketu mbarojne te ngjashmet midis ketyre dy masakrave, pasi polaket ndryshe nga shqiptaret, nuk kane pushuar kurre, gjate komunizmit, por sidomos ne periudhes pas komunizmit, per te zbuluar te verteten dhe per te nderuar ne menyre te denje herojte e tyre te vrare nga forcat sovjetike.

 

Qellimi i ketyre rrjeshtave nuk eshte qe te futem ne histori per te zbuluar hollesite e masakres se Tivarit, pasi nuk jam kompetent per nje gje te tille dhe nuk kam burimet e nevojshme. Por, ajo qe do te deshiroja eshte t'i beje thirrje opinionit publik shqiptar, qe te ushtroje presion ndaj organeve kompetente, si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove, qe masakra e Tivarit, si edhe masakrat e tjera gjate regjimit enverist ne Shqiperi dhe ato te serbeve ne Kosove  e trojet tjera shqiptare ne ish-Jugoslavi, mos te trajtohen me si nje tabu per te cilat nuk duhet folur. 

 

Qe media shqiptare, organet shteterore dhe akademite ne trojet tona ne Balkan, te mos e trajtojne me masakren e Tivarit si edhe masakrat ne Cameri dhe ato te periudhes komuniste ne Shqiperi si ceshtje te ndaluara. Neqoftse behet thirrje per hapjen e kutive, une beje thirrje per zbulimin dhe hapjen e varrezave ne mase ne te gjithe trojet shqiptare, duke perfshire edhe Tivarin.  Megjithese historiografia komuniste dhe disa nga pjesmarresit ende te gjalle, e shlyen nga historia zyrtare per 50 vjete, masakra e Tivarit nuk eshte zhdukur dhe nuk do te zhduket nga kujtesa historike e kombit shqiptar.

 

Si rrjedhim, eshte e nevojshme qe te mesojme nga menyra se si polaket vete dhe me vone se bashku me ruset e trajtuan masakren e Kathyn-it.  Ne periudhen e Glasnost-it, u be e mundur qe qeveria polake e Gjeneral Jaruzelskit te nenshkruante nje marreveshje me ruset per formimin e nje komisioni te perbashket historik per te bere hetime ne lidhje me subjektet dhe ngjarjet e cenzuruara nga historia plote turbullira midis dy vendeve. Presisonet ndaj qeverise sovjetike, ne ate kohe, u shtuan edhe me shume kur nje grup intelektualesh te dalluar polake i shkruan nje leter kolegeve te tyre sovjetike duke u kerkuar atyre mundesine ose te drejten per te hyre ne arkivat zyrtare sovjetike. Me vone ndodhen demonstrata ne rruget e Varshaves duke ngule kembe per nje hetim zyrtar rreth masakres ne Katyn. Nje ngjarje coi tek tjetera dhe sic dihet sot, me ne fund masakra e Katynit njihet jo vetem nga ruset e polaket, por nga e gjithe bota si nje nder tragjedite e medha te Luftes se Dyte Boterore, dhe ne te vertete kejo zbardhje coi ne permiresimin e marredhenjeve midis dy vendeve.

 

Prandaj nuk duhet te kemi frike nga transparenca dhe zbardhja e ketyre krimeve. Serbo-Malalzezet dhe bashkpuntoret e tyre komuniste shqiptare nuk mund te shikojne masakren e Tivarit pa pare veten e tyre ne pasqyre. Keto krime nga pesha nuk jane aspak me te lehta se gjenocidi i kryer nga forcat hitleriane ane e mbane Evropes.  Per derisa shqiptaret nuk arrinje njefare mirekuptimi te perbashket rreth historise se tyre te veshtire nen komunizem, masakra e Tivarit dhe varrezat masive me eshtrat e kundershtareve te regjimit komunist ane e mbane torjeve tona ne Balkan do vazhdojne te hedhin nje hije te zeze mbi te ardhmen e kombit. Vrasjet ne mase, jane nje njolle e zeze dhe tragjike ne historine tone te pas luftes, qofshin ato te kryera nga shqiptari kunder shqiptarit ose nga serbi ase greku kunder shqiptareve.

 

Nje zbardhje e plote dhe e besueshme e krimeve komuniste kunder shqiptareve ne Balkan do te conte ne forcimin e marredhenjeve midis popujve te rajonit dhe ne forcimin e shpreses ne radhet e brezit to sotem dhe brezave te ardheshem te shqiptareve per nje jete me te mire e me shpresedhense per veten dhe per nje jete me miqesore me popujt qe fati na i ka qitur kojshi.

 

Perulemi para atyre qe humben jeten ne masakren e Tivarit. I perjetshem qofte kujtimi i tyre.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora