Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Dy adhurues të paqes në botë
E diele, 02.05.2010, 09:59 PM
Njëqind Vjetori i Lindjes së Presidentit Ronald Reagan dhe Miqësia e tij me Nënën Tereze
Nënë Tereza dhe Ronald Reagan
Dy adhurues të paqes në botë
Nga Frank Shkreli
Ky vit shenon 100-Vjetorin e Lindjes se Nene Terezes dhe per disa muaj tani kane filluar pergatitjet per festimin e 100-Vjetorit te lindjes se Presidentit Ronald Reagan, qe bie ne fillim te vitit qe vjen. Keto dy pervjetore mund te jene nje koincidence, por ndoshta jo. Megjithse njeriu i thjeshte -- per arsye te ndryshme dhe legjitime -- mund te mendoje ose te konstatoje se Nene Tereza dhe Presidenti Reagan nuk kishin gje te perbashket, pasi ishin nga dy bote krejte te ndryshme, e kunderta eshte e vertete.
Presidenti Ronald Reagan jetoi ne shekulllin e 20-tet, nje shekull ky qe deri ne vitin qe ai u be president i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ishte nje shekull lufterash e gjenocidesh. Megjithse ne rini, Zoti Reagan joshej me ide majtiste te kohes, duke filluar nga 1940-at, ai i kushtoje jeten e tij luftes kunder ideologjive te majta ne pergjithesi, dhe ideologjise komuniste boterore ne vecanti. Ai e filloi luften kunder komunizmit prej ne kohen kur ai ishte antar i sindikates se aktoreve te Holivudit dhe nuk e ndaloje kurre derisa kejo lufte ideologjike kulminoi me keshillimet midis tij dhe Papes Gjon Palit te dyte, me origjine polake dhe ne mbledhjet e niveleve te larta gjate luftes se ftohet me udheqsit sovjetike, e tjere. Sot, askush nuk mund te mohoje se Presidenti Reagan ishte tmeri i komunizmit. Tashti dihet se Presidenti Reagan edhe ne kundershtim me keshillat dhe shpresat e keshilltareve me te ngushte te tij, besonte me ngulm se komunzimi do te bjere dhe vendosi qe me 1982 ne nje fjalim ne Londer te shpallte se komunizmi do te zhdukej ne koshin e pleherave te historise dhe se demokracia do te triumfonte aty ky komunizmi skllaveronte njerezit. E mbaj mend viziten e tij ne Zerin e Amerikes gjate administrates se tije te pare. Me ate rast, ai na tha se lufta kunder komunizmit ishte lufte ideshe, ishte lufte midis te mires e te keqes, ishte lufte per respektin e jetes dhe lirise se cdo individi dhe i beri thirrje stafit te Zerit te Amerikes, kryesisht neve qe ishim nga Evropa Lindore, per te intensifikuar kete mesazh dhe per te zgjeruar programet drejtuar botes komuniste. Si perfundim, administrata e Presidentit Reagan shtoi dukshem buxhetin per programet e Zerit te Amerikes drejtuar Bashkimit Sovjetik dhe Evropes Lindore, duke perfshire edhe transmetimet ne gjuhen shqipe. Megjithse vizita dhe fjalimi i Presidentit Reagan na entuaziazmoje shume me ate rast, asnje prej nesh ne ate kohe as nuk enderronim se disa vite me vone Pakti i Varshaves dhe Bashkimi Sovjetik do te zhdukeshin nga faqeja e dheut. Thuhet se vizioni qe shtynte Zotin Reagan ishte, mbi te gjitha, nje Amerike, qe sipas tij do te shkelzente si nje qytet i bukur ne maje te malit, e qe do te ushtronte nje fuqi magnetike mbi mbare boten. Ai ishte nder te rradhet qe besonte se njerezit kudo ne bote frymezoheshin nga vetqeverisja demokratike qe gezonte populli amerikan, si edhe nga besimi kyc i themeluesve te ketij vendi se te gjithe njerezit jane krijuar nga Perendia me te drejta te barabarta.
Vetem nente jave pasi kishte filluar nga detyra e presidentit, me 30 Mars, 1981, Zoti Reagan plagoset rende nga atentatori John Hinckley. Atentati kunder tij, e beri ate me te vetdijshem per mortalitetin e tij por gjithashtu ia shtoi dhe i forcoje kuptimin e misjonit te tij ndaje objektivave qe donte te arrinte per vendin e tij dhe per boten. Presidenti Reagan ishte i krishtere protestant, por ishte i hapet dhe tolerant ndaj feve te tjera, sidomos katolicizmit. Kur Kardinali i atehershem i New Yorkut vajti per ta vizituar, Presidenti Reagan i tha Kardinalit Cooke: "Kam vendosur qe sado pak kohe qe me ka mbetur ne kete jete, t'ia kushtoj te Madhit Zot." Ne nje takim me Papen Gjon Palin e dyte ne Vatikan, ne Qershor te vitit 1982, Presidenti Reagan i tha Papes, i cili gjithashtu kishte pesuar atentat ne sheshin e Shen Pjetrit: "Shiko se si forcat e keqia u perpoqen te na pengonin ne rrugen tone." Gazetaret e njohur Carl Bernstein dhe Marco Politi, ne biografine e Papes Gjon Palit te dyte, arrijne ne nje perfundim dramatik duke shkruar se: "Per Papen, Reagan ishte nje instrument ne duar te Perendise."
Qellimi i ketij artikulli eshte, qe ne kete 100-vjetor, te vihet ne dukje fakti se si atentati kunder Presidentit Reagan, sic duket i afroi dy personalitetet me te dalluara te shekullit 20-te,-- 100-vjetoret e lindjes te te cileve festojme kete vit -- Presidentin Reagan dhe Nene Terezen, ne nje menyre qe nuk mund te parashikohej. Presidenti Reagan, udhehiqte vendin me te forte ushtarakisht dhe ekonomikisht qe kishte pare ndonjehere bota dhe Nene Tereza, murgesha shqiptare qe kujdesej per me te vareferit e te vareferve te botes. Pas atentatit kunder Zotit Reagan, ne Qershor te vitit 1981, Nene Tereza vizitoi Presidentin Reagan ne Shtepine e Bardhe. Zoti dhe Zonja Reagan organizuan nje dreke ne nder te Nene Terezes dhe ftuan nje numer te vogel e te zgjedhur miqesh. Thuhet se me ate rast, Nene Tereza i beri Zotit Reagan nje pershtypje te jashtzakonshme. Sherbetorja e me te varaferve te Kalkutes iu drejtua Presidentit Reagan duke i thene: "Zoti President Reagan, a e dini se une e motrat e mia kemi ndeje dy nete pa gjume duke u lutur per ju pas atentatit. Ne i jemi lutur Perendise qe te jetosh." Presidenti Reagan e falenderoi Nene Terezen. Gjate drekes, ajo perseri i drejtohet Zotit Reagan dhe i thote: "Ju keni vuajtur pasionin e kryqit dhe keni marre meshiren. Per kete ekziston nje qellim. Per arsye te vuajtjeve tuaja, tani ju do t'i kuptoni vuajtjet dhe dhimbjet e kesaj bote. Kejo u ka ndodhe ju ne kete kohe per arsye se vendi juaj dhe bota kane nevoje per ju." Pas kesaj deklarate te Nene Terezes thuhet se Presidenti Reagan mbeti pagoje, ndersa e shoqja Nancy Reagan filloi te qante.
Kete vit, ne shqiptaret kujtojme 100-vjetorin e lindjes se Nene Terezes e cila simbolizon karakterin e forte te genit shqiptar dhe Amerika ka filluar pergatitjet per festimin e 100-vjetorit te lindjes se nje udheheqsi te madh te saje, Presidentit Ronald Reagan, i cili me optimzimin e tij dhe besimin ne Perendine dhe ne Ameriken e tij, ai mundi te ndryshonte boten. Dy personalitete, sa te ndryshme nga prejardhja dhe eksperienca e tyre aq te njejta ne pikpamjet e tyre, sidomos persa i perket vleres dhe respektit per jeten dhe lirine e te gjithe njerzeve pa dallim e kudo ne bote. Atentati kunder tij me 1981, e shtyri Zotin Reagan qe te luante nje rol edhe me te madh shpirteror. Ish-keshilltari i Zotit Reagan per ceshtje te sigurimit kombetar Zoti William Clark ka thene se pas atentatit, bota ishte deshmitare e nje kurajoje dhe vepre me te madhe, nga ana e Presidentit Reagan ne luften kunder se keqes, qe ishte baza e politikes se tij per paqe ne bote, nepermjet perdorimit jo vetem te fuqise ushtarake por edhe asaj morale. Kejo politike qe ai e zbatoi ne menyre agresive dhe te vendosur, coi ne renjen e Murit te Berlinit dhe me ne fund ne shakterrimin e perandorise se urryer sovjetike, duke siguruar keshtu lirine per rreth 350-milion veta ane e mbane euroazise e me gjere.
Ne Qershor te Vitit 1985, Presidenti Reagan e dekoroi Nene Terezen me Medaljen Presidenciale te Lirise, duke shprehur "nje dashuri dhe respekt te thelle", per te, ne emrin e tij personal dhe ne emer te Shtetve te Bashkuara dhe duke e quajtur Nene Terezen "heroine e koherave tona". Me ate rast, presidenti Reagan falenderoi gjithashtu Nene Terezen per vepren dhe punen e saje, gje qe sipas tij kishte frymezuar aq shume amerikane, individe si edhe sektorin privat dhe qeveritar, te udhehequr nga drita e dashurise se saje, per te ndihmuar me te varferit e botes.
Duke shpallur 100-vjetorin e lindjes se Nene Terezes, si kryengjarjen e ketij viti per kombin shqiptar, Kryeministri shqiptar, Zoti Sali Berisha tha se "askush nuk i ka dhene me shume nder dhe dinijitet njeriut, sesa ajo, me veprimtarine dhe virtytet e saje.... ndaj duhet te shprehet mirenjohje e thelle mbarepopullore ndaj vepres se ndritur, trashegimise se mrekullushme qe ajo la per njeriun dhe per njerezimin."
Presidenti Reagan ishte shume i preokupuar me fatin e popujve nen regjimet komuniste te Evropes Lindore e Qendrore dhe te ish-Bashkimit Sovjetik, si edhe te popujve te shtypur ane e mbane botes dhe per fatin e njerezimit ne pergjithesi. Ai kishte nje vizion per t'i liruar keta popuj dhe per t'i dhene fund luftes se ftohet. Ai perkujtohet ne kete 100-vjetor jo vetem nga kombi i tij te cilin e donte dhe te cilit i sherbeu me krenari, por edhe nga miliona gra e burra, duke perfshire edhe shqiqptaret, qe sot jetojne ne liri, per arsye te politikes se tij te vendosur ne mbrojtje te lirise njerezore dhe avancimit dhe perforcimit te kauzes se paqes dhe lirise ne bote.
Prandaj, te festojme 100-Vjetorin e lindjes se Nene Terezes me plot dinjitet e krenarine qe ajo meriton, pasi ajo eshte e jona -- por ne te njejten kohe mos te harrojme edhe 100-Vjetorin e lindjes se Presidentit Ronald Reagan, dhe miqesine e tije me Nene Terezen -- pasi ai ishte arkitekti qe me ne fund ndihmoi ne rreximin e Murit te Berlinit dhe ne renjen e komunizmit, pa te cilen dyshoj seriozisht se Shqiperia dhe trojet shqiptare do te gezonin sot lirite demokratike dhe pavaresine e Kosoves -- po te ishte gjithnje ne fuqi komunizmi.