E shtune, 05.10.2024, 11:04 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Ndërroi Jetë Pjetër Kadeli i Oroshit të Mirditës

E diele, 18.04.2010, 07:59 PM


Ndërroi Jetë Pjetër Kadeli i Oroshit të Mirditës

 

Nga Frank Shkreli

 

Javen qe shkoi ne Falls Church te shtetit Virginia, jo larg Washingtonit, nderroi jete Pjeter Kadeli. Ai u varros ne varrezat katolike ne Falls Church, Virginia. Ceremonia e varrimit u kryesua nga Dom Anton Kcira, famullitar i Kishes Katolike Shqiptare Shen Pali ne Detroit dhe nga famullitari i Kishes St James ne Falls Church, Virginia. Te dy meshtaret folen per jeten dhe veprimtarine e te ndjerit, e sidomos per rendesine qe ai i kushtonte familjes.

 

Pjeter Kadeli lindi ne Orosh te Mirdites me 1915, ku mbaroi edhe shkollen fillore, ne konviktin Mirdita.  Pjeter sherbeu per disa kohe ne ushtrine shqiptare dhe mbasi ish-regjimi komunist mori pushtetin ne dore, i ndjeri Pjeter sherbeu si arsimtar ne Shengjin te Fanit si edhe ne kryeqendren e Mirdites, ne Shenpal. Ai u arrestue kur po jepte mesim ne klase dhe u mbajt ne burg per nji vjet. Ai then burgun me tre vete: nji mbeti i vrame ne dritare, tjeteri u vra ma vone, kurse Pjeter Kadeli shpetoje dhe u bashkohet forcave te qendreses anti-komuniste. Pak ma vone ai arratiset ne ish-Jugoslavi dhe prej andej shkon ne Itali dhe mandej ne Belgjike dhe ma ne fund emigron ne Shtetet e bashkueme te Amerikes. Pjeter Kadeli ishte nji atdhetar i mirenjohun, jeta e te cilit, si edhe e shume atdhetareve te tjere anti-komuniste te brezit te tij, ishte plot vuajtje, por a pasun me vlera kombetare, me qendrese dhe perpjekje te vazhdueshme per liri dhe demokraci te kombit shqiptar. Pjeter Kadeli i perket atij brezi patriotesh anti-komuniste, qe nen rrethana shume te veshtira te mergimit, dijti te mbaje gjalle dhe te propagandonte idealet e nalta te Shqiptarizmes dhe si mesues ishte mbrojtes dhe kultivues i dialektit gegnisht.

 

 Ndrec Gjergji, njohes i mire i familjes Kadeli tha ne fjalen e tij prane varrit se Pjeter Kadeli dhe djali i tij Gjoni ishin shembull i burrenise shqiptare, e jo vetm aq por edhe shembull i sakrificave, te palodhun ne lufte kunder komunizmit, tue marre pjese ne cdo tubim kombetar dhe fetar, tue ndihmue ndertimine kishave e xhamive si edhe tue perkrahun luften dhe perpjekjet per liri e pamvaresi te Kosoves. Ndrec Gjergji vazhdoi tue thane se "kur familja Kadeli pa sundimin e keq te komunizmit ne Shqipeni, si vrasjet e njerezve te pafajashem, si edhe terrorin dhe zhdukjen e klerikeve vetem se besojshin ne Zotin, ajo jo vetem qe nuk bashkpunoi me ta, por muer anen e kunder, ate te luftes kunder komunizmit, anen e nderit dhe te krenarise shqiptare." Per kete, shtoi Zotni Nrec Gjergji, per familjen Kadeli fillojne terrori e arrestimet -- edhe Pjetri arrestohet e torturohet tmerrsisht dhe nji nate pa hane, Pjetri then burgun dhe shpeton megjithse i ndjekun nga breshni plumbash. Ndrece Gjergji  vazhdoi tue thane se i kujtohej nji bisede e  babes se tij, Gjergj Nikolles me shoket e tij te malit se paska thane se kur erdhi Pjeter Kadeli prane nje cete te arratisunish mirditas ne Kurbin, Pjetri ishte koc e lekure nga torturat komuniste ne burg. Kure e kane pa ashtu te lodhun e kane pyete:  Pjeter, a forte te torturuan? Mos me peyet Gjergj i ka thane. Por mbasi mberrita me puthe gryken e kesaj pushke jam mire, se Pjeter Kadelin nuk e kapin ma te gjalle.

 

Ne emen te Vatres dhe te familjes se tij,  Kryetari i organizates Pan-Shqiptare Dr. Gjon Bucaj shprehu ngushellimet familjes Kadeli, per humbjen e babes e gjyshit te tyne. Doktor Bucaj  vuni ne dukje se Pjeter Kadeli jetoi nji jete me ndersahmeni e dinjitet dhe shtoi se i ndjeri ishte nji nacionalist i dalluem antikomunist. Gjate endjes jashte Atdheut, shtoi Doktor Bucaj, atij i takoi me kalue neper veshtirsina qe i nxoren ne pah karakterin e tij te palakueshem. Edhe kur kaloi neper tym e balte, Pjeter Kadeli kaperceu i panjollosun, tue nderue emnin e vet dhe si shqiptar, tha Doktor Bucaj. Doktor Bucaj vleresoi shume kujdesin dhe dashunine qe i biri Gjoni dhe e reja Filja  kishin tregue ndaj tij gjate semundjes se rande gjate viteve te fundit te jetes se tij. Tue iu drejtue Gjonit e Files, Doktor Bucaj tha se "Per ju ky kujdes vetmohues ka qene i natyrshem, por na e kemi per detyre qe virtytet si ky t'i vlersojme dhe t'i inkurajojme", tha nder te tjera Doktor Gjon Bucaj.

 

Pjeter Kadeli, vinte nga Mirdita heroike, pionere ne mbrojtjen e vlerave kombetare, te nderit dhe burrenise -- gjithmone ne lufte kunder te huajve si edhe kunder komunisteve vendas, mohues te kombit dhe te fese, te Shqipenise ethnike dhe te dinjitetit kombetar. Brezi i bashkombesve te Pjeter Kadelit besonin se vetem me pune te rande e te ndershme dhe me besimin ne vlerat e nalta kombetare, Shqipenia do te bahej Zoje me vete, e lire e demokratike, e denje e perpjekjeve dhe sakrificave te medha te brezave te meparshem. Vdekja e Pjeter Kadelit ashte nje humbje e madhe jo vetem per emigracionin, mbasi Pjeter Kadeli ashte nder te fundit te gjenerates se tij, gjenerate kejo, pervoja e se ciles ne dobi te ceshtjes kombetare ashte nji shembull edhe per brezat e ardheshem. Pjeter Kadeli dhe anti-komunistet si ai meritojne admirimin e te gjitheve dhe duhet te zene nje faqe te ndritun ne historine e shqiptareve, mbasi tashti ashte provue se ideja e nje Shqipenie te lire e demokratike per te cilen ata luftuan dhe propaganduan gjate gjithe jetes se tyne, ashte ma e mire se diktatura komuniste. Besa ne Zotin, mikepritja, si edhe besnikia e tij ndaj vlerave kombetare, dashnia ndaj familjes, miqeve dhe shoqenise nuk do te harrohen nga ata qe e njohen Pjeter Kadelin dhe do te sherbejne si shembull i mire per te gjithe.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora