Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Ne Solidarizim me Popullin Polak
E hene, 19.04.2010, 09:59 PM
Ne Solidarizim me Popullin Polak
Nga Frank Shkreli
Polonia eshte gjithnje ne zi per humbjen e rende te javes qe shkoi. E gjithe Evropa Lindore, duke perfshire edhe ne Shqiptaret duhet te mbajme nje minute zi ne solidaritet me polaket. Me shume se 20 vjete me pare, populli polak ndermori hapa te guximshem drejte demokrcaise, lirise dhe pavaresise kombetare. Kurajua, puna e madhe dhe vizioni i kombit polak inkurajoi edhe popujt e tjere qe jetonin nen komunizem te fillonin perpjekjet per clirimin e tyre nga zgjedha komuniste qe kishte kapluar Evropen Lindore per pothuaj nje gjysem shekulli. Viti 1989 ishte viti i mbrekullisse se lirise. Ishte nje vit qe realizoi shume objektiva kombetare ane e mbane Evropes. Ngjarjet ne Poloni, gjate 1980-ave, kishin nje domethenje jo vetem evropiane por edhe boterore, pasi levizja e puntoreve polake, Solidarnoshq nuk bente thirrje vetem per rritje pagash por me me rendesi, ajo kembngulte ne liri ekonomike e politike. Ishte levizja Solidarnoshq, qe per nje kohe te gjate qendroi vetem duke luftuar te keqen. Jo vetem qe ne duhet te njohim meritat e Solidarnoshqit polak, por duhet t'i jemi mirenjohes edhe nje polaku tjeter, d.m.th Papes Gjon Palit te dyte dhe Kishes Kombetare Katolike te Polonise, e cila si asnje kishe tjeter kombetare ne Evropen Lindore, kontriboi ne rreximin e diktatures komuniste -- nje sistem ky qe kishte shtetezuar jo vetem pronat private, por ne te njejten kohe, ushtronte monopl te plote mbi jeten intelektuale. Studjues dhe vuajtes te ndryshem te komunizmit kane shkrua se regjimet komuniste ishin me te sukseshme kur ato kishin mundesi te percanin njerzit dhe t'i mbanin te frikesuar. Kur Papa Gjon Plai i Dyte vizitoi per here te pare Polonine me 1979, ai nuk u prite nga nje grumbull plakash, sic mendonte e shpresonte regjimi i atehershem komunist, por u prit nga miliona njerez te te gjitha moshave. Me kujtohet me ate rast duke pare televizionin, se nuk mund te shifshe as polici as ushtri por nje mase populli. Me ate rast papa Gjon Pali i Dyte, shprendau mesaxhin tanime te famshem "Mos Kini Frike". Ky mesazh u degjua jo vetem ane e mbane Polonise, por edhe ane e mbane Evropes dhe botes. Prandaj, nuk ishte aspak e rastit qe polaket, nje vit me vone moren guximin te krijonin Levizjen Solidarnoshq, levizja e pare masive politike anti-komuniste. Gjithashtu nuk ishte aspak e rastit qe "shoqeri civile" filluan te orghanizoheshin edhe ne vende te tjera komuniste. Me 1979, Papa Gjon Pali i dyte vuri ne dukje boshllekun dhe falsitetin e premtimeve komuniste. Gjate asaj vizite me bashk-kombasit e tij, Papa demonstroi se gjerat me te rendsishme mund te thuhen ne publik: "Mos kini frike".
Prandaj, nuk duhet te harrojme se Muri i Berlinit ra per arsye te atyre veprimeve qe ndodhen ne Gdansk dhe ane e mbane Polonise gjate 1980-ave. Jo se Polaket jane te vetmit qe kane kontribuar per rreximin e komunizmit, por eshte e qarte se ata kane bajtur barren me te rende te luftes per liri ne Evrope. Polonia dha nje kontribut te jashtzakonshem drejte rreximit te komunizmit me grevat dhe demonstratat paqesore ne mase dhe drejte nje revolucioni paqesor i inkurajuar nga Papa polak Gjona Plai i dyte, i cili frymezoi me shume se tre milion veta ne Varshave me 1979 dhe miliona te tjere ane e mbane Evropes e botes kur tha: Le te ngrihet shqirti juaj dhe te ri-pertritet faqja e dheut, faqja e kesaj toke.....Mos kini Frike".
Prandaj edhe ne Shqiptaret, si populli me i vuajtur nga komunizmi ne Evrope, duhet ti jemi mirenjohes popullit polak per kontributin e tij edhe per lirine tone: per demokratizimin e Shqiperise dhe per pavaresine e Kosoves, te cilat pa renjen e komunizmit nuk do te realizoheshin dot.
Eshte me vend, qe ndersa Polonia mban zi per te vdekurit e saje, t'i themi popullit polak se jemi me ty ne kete moment tragjedie kombetare. Kete, ne mirenjohje per luften e tij kunder komunizmit -- ne favor te lirise e demokracise -- qe padyshim ka kontribuar edhe ne lirine qe sot gezojne te gjithe shqiptaret ne Balkan.