E merkure, 09.10.2024, 10:45 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Ndërgjegjeja kombëtare në gjumë

E diele, 14.02.2010, 08:59 PM


NDERGJEGJEJA KOMBETARE NE GJUME

Ku eshte zemerimi?

Nga Frank Shkreli

Kohet e fundit ne Shqiperi u “zbulua” nje varreze ne malin e Dajtit ku gjendeshin trupat e te pakten 19 personave, te cilet mendohet se jane te kundershtareve te regjimit diktatorial te Enver Hoxhes.  “Zbulimi” i kesaje varreze te madhe u be nga nje person qe kerkonte eshtrat e babait te tij. Ne shtypin shqiptar u njoftua “zbulimi” i eshtrave si nje lajm  i rendomte. Thuhet se policia dhe prokuroria “reaguan zyrtarisht”.  Qeveria formoi nje grup te posacem qe do te merret me kerkimin dhe identifikimin e te ekzekutuarve nga regjimi komunist.  Njoftohet gjithashtu se Avokati i Popullit, shoqata te perndjekurve dhe antare te familjeve te “prekura” thone se, per cudi, kejo nuk na qenka e vetmja varreze viktimash te pafajsheme te komunizmit.  Merret me mend gjithashtu se numeri konservativ i atyre viktimave te komunizmit qe nuk u dihet varri mund te jete rreth pes mije veta, ndoshta me shume.

Kane kaluar 20 vjete c’prej renjes se murit te Berlinit dhe pothuaj po aq vjete nga renja e komunizmit ne Shqiperi.  Pas lajmit te “zbulimit” te eshtrave qe mendohet se jane te viktimave te komunizmit dhe mungeses se reagimeve zemeruese ndaj lajmit ne shtyp dhe gjetiu, vete me vete  mendova dhe beje pyetje: nese, (1): Shqiptaret jane te lodhur nga e kaluara e tyre komuniste,  a po (2): vetem eshte nje indiference publike,ose (3) Zot ruajna nuk shohin gje kritike per ato qe kane ndodhur gjate asaj periudhe te zeze per shqiptaret.  Fatkeqsisht une mendoj se te tri keto hamendje te mia jane te verteta. 

Kejo indiference nga  publiku i gjere dhe mos-veprimi zyrtar ne te gjitha nivelet zyrtare dhe jo-zyrtare, ka detyruar familjaret, sic ishte rasti ne Dajt, per te bere c’mos qe – ane mbane Shqiperise – te kerkojne  eshtrat e familjareve te tyre me qellim qe tu bejne nje varrim dinjitoz te dashureve te tyre dhe te nderojne kujtimin e tyre.  Sekretet qe ende mbulojne ekzistencen e varrezave ne mase ne Shqiperi, 20 vjet pas renjes se komunizmit, jane nje denim i rende ndaj nje klase kollaboracioniste dhe rolit te saje gjate asaj periudhe.  Si rradhe ne ndonje vend tjeter post-komunist, ose post-fashist, viktimat e regjimit te Enver Hoxhes -- te gjalle e te masakruar -- nuk mund te gezojne dinjitetin qe meritojne, per derisa autoret e disa prej ketyre krimeve mbajne edhe sot detyra te larta ne shtet, qeveri, gjykata, polici e prokurori.  Eshte e vertete se Shqiperia pati, pak a shume nje “tranzicion paqesor” ne demokraci, por  per derisa viktimave te  komunizmit nuk u njihet  ajo qe u ndodhi, per derisa  ato nuk kompensohen dhe per derisa ato nuk nderohen dhe nuk varrosen me dinjitet, aty nuk ka paqe shpirterore, e fatkeqsisht ndoshta as paqe shqoerore.  Kejo njohje ose pranim mund te behet lehte nga njerez te ndershem e pergjegjes, pa ri-ngjallur emocionet brutale te se kaluares.  Eshte pergjegjesi kombetare, por edhe nderkombtare, per te gjitha shtetet, qe te behen hetime rreth shkeljes sistematike te te drejtave themelore te njeriut kudo e kurdo. Ne Shqiptaret, me te drejte kemi kerkuar e vazhdojme te kerkojme nga Beogradi qe te bashkpunoje me autoritetet e shtetit te Kosoves per zbulimin e varrezave te medha ku kane perfunduar mijera shqiptare gjate spastrimit etnik ne Kosove.  Nese kete e kerkojme nga armiqet tane, ne kete periudhe te historise sone, duhet te jemi te gateshem qe nje here e mire te njohim dhe te denojme krimet e bera nga shqiptari kunder shqiptarit, gjate regjimit komunist.  Kete e kane bere shume vende evropiane post-komuniste e post-fashiste, me qellim pajtimi kombetar. Eshte e veshtire te imagjinohet  se ish-udheqsit komuniste, ende te gjalle,  duke filluar nga Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha e deri tek nje polic i rendomte – nuk dine se ku ndodhen keto varreza te medha qe mbajne eshtrat e kundershtareve te tyre politike. Atyre u ka ardhur radha te flasin haptas per krimet e ketij sistemi qe Ronald Reagan e quante nje system te ligsht dhe genjeshtra e madhe e njerezimit.

 Megjithse nuk jam ne kontakt me shume nga familjaret e viktimave komuniste, nga ata qe njoh dhe me te cilet kam biseduar, asnje prej tyre nuk eshte per hakmarrje, por vetem duan qe tu kethejne te dashureve te tyre dinjitetin me dicka aq elementare sa eshte varrimi dhe e drejta per ti vajtuar ata, gje qe eshte nje praktike e perbashket ne te gjithe njerzimin, e sidomos tek ne shqiptaret. Do te ishte gjithashtu nje akt njerzor dhe besoj nje lehtesim shpirteror per ta, neqoftse vrasesit komuniste ne mesin tone, te identifikonin varrezat e viktimave te komunizmit, te kerkonin falje nga te afermit e tyre te gjalle, dhe te kerkojne falje para shoqerise. A eshte kejo dicka shume per te kerkuar prej tyre? Prokuroria ndoshta mund tu ofroje atyre mos ndjekje penale ne shkembim per informata.  

Sa me shume kohe qe te kaloje, kam frike se e verteta per komunizmin ne Shqiperi dhe per  veprat monstruoze te tij mbi popullsine qe e kundershtonte, po zhduket nga ndergjegjeja e perbashket e shqiptareve. Eshte detyre e te gjithe atyre qe besojne ne te verteten dhe e gjithe atyre qe duan te ndertojne shtetin mbi te verteten dhe mbi vlerat kombetare te atyre qe u viktimizuan per mbrojtjen e tyre – qe kujtimet e tmershme nga komunizmi te mos hidhen ne pus dhe te mos harrohen pergjithmone, pasi historia qe harrohet mund te perseritet.

Eshte e vertete se gjate 1980-ave, komunizmi ne te gjithe Evropen kishte filluar te kalbej ideologjikisht, ekonomikisht dhe ushtrarkisht, por ishte udheheqja politike e Presidentit te atehershem amerikan Ronald Reagan dhe udheqeheqja shpirterore e Papes Gjon Palit te dyte qe me ne fund solli ne renjen e Murit te Berlinit dhe lirine e mbi 300-milion vetave.
Presidenti Reagan, ne fjalimin e tij ne Berlin me 1987, pat thene se “ky mur do te shembet. Ai nuk i ben ball se vertetes. Ai nuk i ben ball dote lirise.” Ashtu edhe ndodhi.
Shpresojme qe edhe muri shqiptar, qe gjithnje ndane te verteten nga krimet dhe gnjeshtrat e regjimit komunist te shembet njehere e mire, ne nje fryme drejtesie. Shoqeria shqiptare duhet pa tjeter te sjelle drejtesi per viktimat e komunzimit – mos tjeter ata, ne minimum, meritojne, gjetjen e varrezave dhe identifikimin e viktimave, me qellim qe familjaret te gjejne nje fare lloj paqeje per vehten e tyre dhe si rrjedhim per shoqerine shqiptare ne pergjithesi.

New York
12 Shkurt, 2010


(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora