E premte, 29.03.2024, 11:44 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Dicka nuk eshte ne rregull me Rusine

E marte, 09.11.2010, 09:58 PM


Dicka nuk eshte ne rregull me Rusine

 

Nga Frank Shkreli

 

Ane e mbane Rusise, por sidomos ne Moske, mbreteron nje pasiguri mbi te ardhmen politike si edhe ne lidhje me hamendjet se cili nga dy udheheqsit e tanishem kryesore do te kandidoje per president te vendit, Presidenti Dimitry Medvedev apo kryeministri Vladimir Putin.

Kohet e fundit eksperte dhe vezhgues te ceshtjeve ruse, si brenda ashtu dhe jashte Rusise, kane shprehur shqetsim se

tensionet qe vihen re midis dy udheheqesve kryesore ruse dhe perkrahesve te tyre mund te fusin vendin ne nje periudhe krize politike, me pasoja te pa-parashikueshme. Te dy klanet politike duket se po pergatiten per nje ballafaqim ne nje te ardheme jo te larget.  E gjithe kejo pasiguri e nervozitet politik lind nga frika se kryeminstri Putin deshiron te kethehet perseri ne zyren e Presidentit me 2012, detyre kejo ne te cilen ai ka sherbyer me pare.  Megjithse vet Zoti Putin refuzon te thote gje mbi planet e tija poltitike, emerimi i koheve te fundit i Zotit Sergei Sobyanin si kryetar i Bashkise se Moskes,  shikohet nga verejtesit e ceshtjeve ruse si nje tregues se Zoti Putin ka ne mende te behet rishtas president i Rusise . Zoti Sergei Sobyanin, ishte kryetar personeli i kryeministrit Putin. Kryetari i bashkise se Moskes konsiderohet si zyra e trete me e fuqishme ne Rusi, pas presidentit e kryeministrit dhe Zoti Sobyanin eshte  qind per qind njeriu i besueshem i Zotit Putin. Menyra se si ai u vendos ne ate detyre,  si dhe rivendosja ne pergjithesi, e nje strukture qeveritare te centralizuar nga ana e Zotit Putin,  dhe shenjat ne rritje e siper se ai deshiron te kethehet prap tek detyra e presidentit, jane subjekt kritikash te ashpera e bile edhe thirrjesh per doreheqjen e Zotit Putin, qe eshte dicka shume e rralle dhe e jashtzakonshme.

 

Nje nder keta kritike eshte edhe ish-udheheqsi i fundit sovjetik Mikhail Gorbachev, i cili  ne intervistat e koheve te fundit, me shtypin rus dhe te huaj, ka thene se Rusia eshte ne rrezik te shkaterrimit ashtu sic u shkaterrua edhe Bashkimi Sovjetik, neoqftse nuk ndermerren reforma drastike demokratike.  Zoti Gorbachev paralajmeroi, ne nje interviste me revisten ruse Snob, se miliona ruse te pakenaqur mund te dalin neper rruge.  Zoti Gorbachev tha se "i gjithe vendi eshte si kenete amullie, apatie dhe korrupsioni.....dhe gjeja me e rrezikshme e ketij aspekti eshte se presioni qe po grumbullohet brenda shoqerise sone, mund te shpertheje ne cdo moment dhe me nje force aqe te madhe sa askush nuk mund ta evitoje",  i tha Zoti Gorbachev revistes Snob.  Me fjalet me te ashpera qe ka perdorur ndonje here -- sidomos kunder perqendrimit te pushtetit ne duare te Zotit Putin -- Mikhail Gorbachev tha se "institucionet ruse jane gjysem te vdekura dhe se nuk ka permersim te situates pa pjesmarrjen  e popullit ne vendimarrje per te miren e gjithe vendit."

 

Nderkaqe, ane mbane Rusise ka patur disa trazira e protesta per te  kundershtuar politiken e Zotit Putin, por keto nuk jane asgje ne krahasim me ato qe parashikon Zoti Gorbachev se mund te ndodhin. Nja dy jave me pare, ne Moske u mbajte nje proteste teper e rralle, me qellim per te filluar nje fushate per te rrexuar Zotin Putin. Protestuesit  thane se sistemi politik i Zotit Putin "vepron vetem ne interes te  nje grupi te vogel zyrtaresh dhe oligarkesh, te cilet e kane cuar vendin ne nje qorr-sokak."  Ilyaa Yashin, nje udheheqes i opozites qe mori pjes ne ate proteste tha se Putin dhe Medvedev emerojne njeri tjetrin.  "Putin-i emeroi Medvedevin per president dhe Medeved-i emeroi Putin-in si kryeminister."  Ndersa ish-Kryeministri rus, Zoti Mikhail Kasyanov i tha radio Evropes se Lire se mos perfillja e te drejtave te qytetareve nga ana e autoriteteve te Moskes, "eshte nje katastrofe kombetare."  Ai shtoi duke thene se qytetareve ruse u jane grabitur te gjitha te drejtat qe kane te bejne me lirite politike dhe ekonomike, te drejta themelore keto qe sipas tij jane te garantuara nga kushtetuta ruse dhe nga traktate nderkombetare te miratuara edhe nga Moska.

 

Kriza politike perkeqsohet edhe me teper nga korrpusioni i gjithaneshem qe ka prekur ekonomine ruse dhe nga presionet e vazhdueshme qe i behen shtypit dhe medias se pavarur ne Rusi. Transparency International e konsideron ekonime ruse si ekonomine me te korruptuar nder ekonomite e medha boterore duke e renditur ate ne vendin e 154-te nga 178 vendet e botes, ne raportin  e vitit 2010.  Edhe gjendja e lirise se shtypit ne Rusi eshte perkeqsuar ne nje nivel alarmant. Gjate dhjete vjeteve te dominimit politik te Zotit Putin  pothuaj te gjitha stacionet televizive jane bere prone ose kane rene nen kontrollin e shtetit. Ne media te ndryshme ruse eshte veshtire te gjejshe zera te pavarur. Pritet qe keto presione kunder medias  te vazhdojne te ashperosohen gjate muajve te ardheshem, ne pergatitje te zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale te vendit.

 

Konfliktet mbrenda shoqerise ruse nuk jane te reja. Ato kane dominuar politiken e saj te mbrendeshme dhe te jashteme shume me perpara se te shkaterrohej perandoria sovjetike, nje ngjarje kejo qe Vladimir Putin e ka quajtur si "katastrofen me te madhe gjeo-strategjike te shekullit te 20-tet."  Sipas disa  eksperteve, Zoti Putin e ka kuptuar me mire se cdo udhheqes tjeter rus, deshiren historike te  Rusise per te projektuar fuqine dhe prestigjin e saj, sidomos ne Evrope, dhe se kete ai eshte gati ta beje edhe ne kurriz te te drejtave dhe lirive politike te ruseve, pasi per te eshte e rendesishme qe ai te jete i fuqishem e i respektuar e bile edhe i druajtur, jo vetem nga te huajt por sidomos nga bashkshtetasit e tij.  Zoti Putin, nje ish-agjent i sigurimit komunist sovjetik, KGB,  sipas verejtesve politike, perfaqeson shtresat me te egera te patriotizmit rus qe i konsideron armiqet, sidomos ata te mbrendshemit si tradhetare qe meritojne vdekjen.

 

Milhail Gorbachev, gjate intervistave te diteve te fundit, me rastin e 80-vjetorit te lindjes, e quajti partine ne pushtet te Zotit Putin si nje "kopjim i dobet i Partise Komuniste Sovjetike."  Miklhail Gorbachev ndihet i zhgenjyer, pasi ai konsideron se e kishte vene Rusine ne rruge te nje demokracie funksionale dhe tani Vladimir Putin po bllokon zhvillimin demokratik te saj.  Zoti Gorbachev vazhdoi duke thene se

"Rusia  ka shume per te bere qe te vendose nje sistem te ri vlerash, institucionesh dhe mekanizmash demokratike te shoqerise civile."

 

Keshtuqe, per derisa autoritetet e Moskes vazhdojne te mos perfillin vullnetin e popullit duke neperkembur te drejtat dhe lirite civile dhe ato ekonomike, dhe per derisa  Rusia nuk i bashkohet vlerave te Evropes per te krijuar nje atmosfere e kulture te re politike ne kontinentin evropian, e gjithe Evropa nuk do te jete e tere, e lire dhe e bashkuar. Dhe kejo duhet te shqetesoj te gjithe Evropen, pasi historikisht kur eshte "kollitur" Moska, Evropen e kane kapur "ethet".



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora