E hene, 04.11.2024, 11:30 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Ne Vitin e Ri - Interesat Kombetare mbi te gjitha

E marte, 28.12.2010, 07:59 PM


Ne Vitin e Ri - Interesat Kombetare mbi te gjitha

 

Nga Frank Shkreli

 

 Ane e mbane botes, festat e fund vitit jane nje stine shprese e pritjesh per gjera me te mira, nje sezon per bashkimin e familjeve dhe nje kohe per te menduar per paqe e perparim dhe per nje jete me te mire per familjen dhe shoqerine.  Ne shume vende te botes eshte tradite qe me rastin e fundvitit te behen zotime dhe te merren vendime nga individ, shoqeri por edhe shtete e qeveri per t'u perpjekur qe ne Vitine  Ri te hiqet dore nga veprat  dhe sjelljet e pakenqshme dhe te fillohet nje jete e re.  Jam i bindur se shume prej nesh si individ do te ulemi ne tryeze e te reflektojme se si ne Vitin e Ri mund te permiresojme jeten tone dhe te familjes duke ndryshuar sjelljet dhe veprimet tona te cilat gjate vitit te kaluar ndoshta nuk kane sjellur rezultatet e duhura qe prisnim per mbarvajtjen e jeteses ne pergjithesi.

 

Kombi shqiptar, si asnjehere tjeter ne histori, ka shenuar suksese monumentale gjate viteve te fundit duke filluar me pavaresine e Kosoves, me antaresimin e Shqiperise ne NATO, me ndertimin e Rruges se Kombit, me liberalizimin e vizave, e te tjera arritje si ne fushen e mbrendshme ashtu edhe ne arenen nderkomebtare. Prestigji dhe imazhi i shqiptareve para botes nuk ka qene kurr ne nje nivel me te larte se c'eshte sot, por eshte ne rrezik te pesoj goditje te renda, te cilat  kollaj munde te kethejne mbrapa sukseset e deritanishme historike te kombit shqiptar, te arritura me gjak e sakrifica te medha gjate gjithe historise.

 

Ky imazh pozitiv po luftohet nga ata qe nuk ia duan te miren shqiptareve, nga ata -- sidomos fqinjet -- qe shqiptaret i donin dhe i duan te mbyllur dhe te izoluar nga Evropa dhe bota,dhe te neperkembur dhe te harruar si gjate gjithe historise se tyre. Fatkqesisht,  mund te thuhet se gjate vitit te kaluar edhe shqiptaret vete, e sidomos klasa politike, jo vetem qe nuk ka kontribuar ne permiresimin e imazhit dhe prestigjit te kombit, por me sjelljet e saj mund te kete demtuar emerin e mire, bile edhe para atyre qe e kane ndihmuar ate ne momente kritike e qe ne pergjithesi mund te thuhet se ia duan te miren kombit shqiptar.

 

Sic duket,  në Shqipëri zgjidhja e ngërçit politik, të krijuar për shkak të kundërshtive të forta mes shumicës dhe opozitës për hetimin e zgjedhjeve te dy viteve me pare, është shumë e largët, dhe ndoshta e pa-realizueshme kur te merren parasyshe qendrimet e paleve ne kete mes, gjate dy vjeteve te fundit.  Rrezimet e propozimeve, dhe braktisjet e mitingjeve nga njera ose tjetera pale -- ne perpjekje per te dale nga kriza -- jane bere pjese e rendit te dites nga te gjitha palet.   Me pak fjale, bojkotimi e protestat kane zene vendin e debatit  konstruktiv ne lidhje me problemet madhore me te cilat perballet vendi e kombi.  Edhe ne Kosove, megjithse fillimisht u duk se zgjedhjet e fundit ishin zhvilluar ne menyre te drejte dhe pa abuzime serioze, elemente te rendesishem politike te vendit kane vene ne pyetje rezultatet, bile edhe duke bere thirje per zgjedhje te reja.

 

 Si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi, sondazhe te ndryshme kane pasqyruar mendimet e shqiptareve ne te dy shtetet, ne lidhje me gjendjen aktuale politike dhe ekonomike ne trojet shqiptare. Nuk eshte per tu habitur, qe  me shumice dermuese, populli fajeson klasen dhe partite e ndryshme politike per gjendjen e  krijuar politike dhe si rrjedhoje edhe asaje ekonomike, si ne Shqiperi ashtu edhe Kosove. 

 

Pervec problemeve te shkaktuara nga vete klasa politike shqiptare ne Ballkan, te cilat mund te thuhet se kane nderlikuar sidomos gjendjen e mbrendshme, por ne disa raste edhe ate te marredhenjeve te Shqiperise e Kosoves me vendet aleate te Perendimit -- jane edhe provokimet nga jashte, sidomos provokimet nga fqinjet qe kurr nuk ia kane dashur te miren kombit shqiptar. Ata vazhdojne te mos pajtohen me faktin qe shqiptaret ne Ballkan te jene te barabarte ne mes te bararbarteve. Per te ilustruar kete fakt mjafton te permendim vetem  kryeartikujt e javeve te fundit ne median shqiptare dhe ate nderkombetare.  Akuzat falso te raportit te zviceranit Dick Marty ne te cilin ai implikon edhe Kryeministrin e Kosoves, Zotin Hashim Thaci ne tregetine e organeve njerezore. Ai njollose luften e shqiptareve per clirimin e Kosoves dhe eshte nje perpjekje per te prishur imazhin dhe prestigjin qe gezojne sot shqiptaret ne bote, sidomos imazhin e shtetit te ri  te Kosoves, me qellim te bojkotimit te njohjeve te metejshme diplomatike te Prishtines dhe te pengoje antaresimin e Kosoves ne organizmat euro-atlantike dhe organizatat nderkomebtare, sic eshte Organizata e Kombeve te Bashkuara.  Nuk eshte per tu habitur atehere, se Serbia synon të fillojë një ofensivë të gjerë diplomatike për të nxitur një hetim ndërkombëtar lidhur me akuzat për te ashtuquajturin trafikim organesh nga grupe të shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1998-1999. Rusia njoftoi se nuk i njeh zgjedhjet e fundit ne Kosove. Serbet djegin flamurin shqiptar ne Itali. Ambasadori i Maqedonise ne Tirane mban ligjerate per nje ore ne parlamentin e vendit  duke u tallur me gjendjen politike ne Shqiperi dhe pothuaj ne te njejten kohe tifozet maqedonas djegin flamurin shqiptar ne Shkup.  Zyrtaret e kufirit grek, nga ana tjeter, edhe pas liberalizimit te vizave nga Komuniteti Evropian, keqtrajtojne dhe  provokojne shqiptaret ne kufi duke u qite probleme me pasaportat e reja biometrike te Republikes se Shqiperise.

 

 Lista e provokimeve dhe e perpjekjeve per te nxire imazhin e shqiptareve eshte e gjate dhe e gjithaneshme dhe sic duket e koordinuar mire nga qarqe te mirenjohura anti-shqiptare. Qellimi i te gjitha ketyre masave e akuzave armiqesore anti-shqiptare eshte qe te shkaktohet demi maksimal  ndaj emerit te mire dhe prestigjit te kombit shqiptar ne Evrope dhe ne bote.

 

Une besoj se eshte ne dore te shqiptareve qe shekulli XXI  te jete shekulli i kombit shqiptar. Viti i Ri, qe shenon dhjete vjecarin e dyte te ketij shekulli, duhet te jete fillimi i kesaj ndermarrje madhore. Historia e shqiptareve ne Ballkan gjate shekullit te kaluar ishte tragjike, histori e diktatures dhe shtypjeve komuniste mbi popullin e vet, ishte nje e kaluar e shenuar me gjenocid dhe e neperkembjeve te shqiptareve ne trojet e tyre nga regjimet e ndryshme sllave. Besoj se ne historine e popujve nuk ka pashmangshmeri, d.m.th. nuk do te thote se gjerat ndodhin gjithsesi,  pa marre parasyshe perpjekjet ne te kunderten. Shqiptaret sot jane me te lire se kurr per te vendosur dhe per te marre ne dore vete fatin e tyre -- neqoftse kane kurajo -- e kurajua shqiptareve nuk u ka munguar kurr. I takon ketij brezi te shqipatreve , kesaj klase politike qe te bejne nje gje te tille. Breza te meparshem te shqiptareve mbijetuan nje prej regjimeve komuniste me te egera te botes,  si edhe pas shtypjeve, terrorizmit e gjenocidit  te Serbise ne Kosove -- me ndihmen e aleateve perendimore -- luftuan dhe me ne fund fituan kunder nje prej regjimeve me raciste te Evropes. Historia e kombit shqiptar eshte nje testament  guximi.  Ky guxim historik duhet te shenderrohet pikespari, ne nje mirebesim dhe mirekuptim e respekt te perbashket, ne radhe te pare, midis klases politike, ne te gjitha trojet shqiptare. Eshte detyre e pergjegjesi e ketij brezi politikanesh  shqiptare qe te kene parasyshe ndjenjat e popullit dhe qe ne te njejten kohe, ata te pasqyrojne deshiren e zgjedhesve  ne vendimet  politike te qeverise e te shtetit, per te miren afat-shkurter dhe afat-gjate te kombit shqiptar.  Paraardhesit dhe rilindasit e kombit, te cilet shkrine jeten per te  vene ne drite bujarsine e kombit shiptar, sidomos karshi njeri tjetrit,  nuk presin as ma pak as me shume, qe politikanet e soteshem te tregojne atdhedashurine me sjellje te miora e vetdije te detyrrave shoqerore e kombetare.  Pergjegjesia eshte mbi shpatullat e juaja.

 

 Megjithe tranzicionin e gjate dhe te lodheshem, rezoluta ose vendimi i klases politike shqiptare ne Ballkan, per Vitin e Ri, shpresojme te jete qe te vendose njehere e mire, se fati i saj eshte ne duar te popullit dhe si rrjedhim, vota e lire dhe zgjedhjet e pakontestuara do te jene gur-themeli  i nje te ardhme me te ndritur qe do te coje kombin shqiptar drejte integrimit perfundimtar te shqiptareve  me boten perendimore dhe do te coje ate ne realizimin e objektivave kombetare te mbrendshme dhe te jashtme.  Nje popull, vota e te cilit per pothuaj 50 vjete nuk kishte kurrfare vlere, duhet te festoje mundesine e zgjedhjes se lire te perfaqsuesve te vet, e jo ta perdore ate per konflikte te pafund midis politikaneve e partive te ndryshme politike.   Kejo, sic duket eshte deshira, jo vetem  e popullit shqiptar kudo, por edhe aleateve dhe miqeve te tij perendimore, sidomos  Amerikes, zedhensit e se ciles, ditet  e fundit, kane bere thirrje per një sistem të pastër politik, dhe per një sistem ku partitë të punojnë për interes të popullit,  një kërkesë kejo që asnjë prej këtyre partive kryesore nuk po e dëgjon plotësisht,  ka thene ditet e fundit zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Tom Countryman.

 

Prandaj, le te shpresojme qe stina e Vitit te Ri te sherbeje  si nje rast i mire per politikanet dhe partite politike ne te gjitha trojet  shqiptare ne Ballkan, qe te bejne nje kethese historike dhe te perqendrohen e te tregojne kurajo, jo per konflikte, mosmarrveshje mburrje e pontifikime midis tyre per interesa thjeshte personale e partiake, por mbi te gjitha te lidhin besen per nje dashuri, ne mos midis njeri tjeterit, atehere ndaj interesave madhore te kombit shqiptar, duke cuar perpara idene e pajtimit te pikepamjeve te ndryshme politike ne interes te kombit. Kete, ata ia kane borxh historise, femijeve te tyre, nipave e mbesave  si edhe brezave te ardheshem te kombit shqiptar, qe ai te jetoje ne paqe me vetvehten dhe me te tjeret.  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora