Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Nje dinasti komuniste qe duhet te shembet
E enjte, 09.12.2010, 09:28 PM
NJE DINASTI KOMUNISTE QE DUHET TE SHEMBET
Nga Frank Shkreli
Javen qe kaloi,
Pervec problemeve e krizave nderkombetare qe shkakton vazhdimisht si nje pretekst per te mbajtur gjalle dinastine komuniste, barren me te madhe per cmendurite e regjimit te Kim Jong - Il, babait te tij me perpara dhe sic duket birit te tij, te cilit sipas te gjitha shenjave eshte duke ia dorezuar kontrollin e shtetit, pasi ai vet eshte ne prak te vdekjes -- e barte i shkreti popull koreano-verior. Megjithse
Organizata e te drejtave te njeriut, Amnesty International, ne nje raport te koheve te fundit ve ne dukje se mungesat e medha ne ushqime, e keqesuar me tej nga politika qeveritare, kane shkaktuar semundje ane e mbane vendit dhe mijera banore jane te detyruar te mbijetojne duke ngrene ato qe cilesohen si "ushqime te egera", sic eshte bari dhe levore druri. Ne raportin e Amnesty International, vihet ne dukje se
Nje regjim qe nuk respekton dhe nuk mbron jeten e shtetasve te tij, gjithmone shkele rende edhe te drejtat e tyre te njeriut dhe shkakton kriza nderkombetare. Sipas raportit te fundit te Stejt Departmentit mbi te drejtat e njeriut, si perfundim i kontrollit te plote qeveritar mbi te gjitha veprimtarite e jetes, Korea e Veriut zbaton shkeljet me te egera te te drejtave te njeriut. Abuzimet e raportuara te te drejtave te njeriut, sipas raportit perfshijne burgosje arbitrare te nje afati te gjate, tortura dhe trajtime denigruese, pune te detyruar, ekzekutime ne publik dhe kufizime te rrepta ndaj lirise se fjales, lirise se shtypit, levizjes se lire te njerzeve, ushtrimit te lire te fese si edhe mohimin e te drejtes se qytetareve per te ndryshuar qeverine si dhe shtypjen e te drejtave te punetoreve. Dhe sipas raportit, raste vdekjesh nga uria, jane dokumentuar vazhdimisht.
Korea e Veriut eshte nje shembull klasik se si nje shtet diktatorial, jo vetem qe nuk duhet te tolerohet nga vete shtetasit e tij, por duhet te denohet edhe nga pjesa tjeter e botes, pasi nje regjim i tille jo vetem qe skllaveron populllin e vet, por ai ne te njejten kohe kercenon edhe stabilitetin rajonal dhe paqen ne bote, sidomos kur kemi te bejme me nje regjim te tille me arme berthamore. Senatori amerikan, republikani John McCain fundjaven e kaluar beri thirrje per ndryshimin e regjimit komunist ne Pyongyang, duke i bere thirrje Kines, perkrahses kryesore ekonomike dhe politike te Korese se Veriut, qe ne vend qe te subvencionoje kete regjim terrorist, t'i beje presion atij vendi nepermjet masave ekonomike e diplomatike, te cilat eventualisht mund te cojne ne ndryshimin e ketij regjimi qe ka shkaktuar vdekjen e miliona vetave dhe vazhdon te mbaje popullin e vet ne uri, ndryshim i cili do te conte edhe ne bashkimin e gadishullit korean.
Nga publikimet e Wikileaks, te cituara nga BBC-ja, thuhet se zyrtare te larte kineze i kane thene nje ministri te Korese se Jugut se gadishulli korean duhet te bashkohet nen kontrollin e Seoul-it, dhe i ankoruar me Shtetet e Bashkuara, kejo per derisa Korea te mos kete tendenca armiqesore ndaj Kines. Sipas ketij dokumenti, zyrtari kinez ka vene re se ne Kine ekziston nje ndryshim midis brezit te ri e atij te vjeter, qe sic duket brezi i ri nuk mendon se Pyongyangu paraqet me ndonje vlere per te merituar perkrahje te metejshme nga Pekini.
Verejtesit politike te atij rajoni thone se shpresohet qe falimentimi ekonomik i Korese se Veriut do te pasohet edhe nga nje shembje politike mbrenda dy tre vjeteve. Per te miren e popullit shume te vuajtur te Korese se Veriut, per paqen dhe stabilitetin ne Azi, si edhe per ruajtjen e rendit nderkombetar, regjimi dinastik komunist i Korese se Veriut duhet te rrexohet nga fuqia dhe te vendoset nje rend i ri i dalur nga vota e lire e popullit koreano-verior. Si i tille, populli korean do te jete i lire te vendose vet fatin e vet dhe te ri-bashkohet si komb, sic ndohdi edhe me kombin gjerman pas rreximit te Murit te Berlinit. Nje fitore e tille per kombin korean eshte ne favor te paqes ne bote dhe ne te njejten kohe do te frymezonte dhe do te inkurajonte popujt e shtypur nga diktatura te ndryshme ane e mbane botes, per nje jete me te mire per veten dhe per nje paqe te qendrueshme ne bote.