Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Prekë Cali - Nderi i Kombit
E marte, 16.11.2010, 10:58 PM
Prekë Cali: Nderi i Kombit
Fjalë përshëndetëse në darkën përkujtimore kushtuar Prekë Calit
Nga Frank Shkreli
Mire mbrema - Deshiroj qe me se pari te falenderoj "Fondacionin Preke Cali" dhe t'i pergezoj antaret per organizimin e kesaj darke perkujtimore ne nder te veprimtarise patriotike te Prek Calit, nje burr me cilesi te rralla, i cili eshte quajtur si Prijsi i Popullit, "Piramida e kufirit shqiptar" dhe Kreshniku i Vermoshit. Paci faqen bardhe.
Sonte
Perkujtojme Preke Calin, nje burr malesor, megjithese pa asnje dite shkolle, emeri i tij u be i njohur ne kryeqendrat e politikes evropiane te kohes qe jetonte.
Perkujtojme Preke Calin, i cili kundershtoi synimet e armiqeve te kombit tone si edhe vendimet e padrejta te kancelarive te Evropes, ne dem te Shqiperise dhe te trojeve te kombit shqiptar.
Perkujtojme Preke Calin, mbrojtesin e kufijve te vendit dhe te teresise tokesore te Shqiperise nga synimet grabitqare te shovinisteve sllave.
Perkujtojme Preke Calin prej Kelmendit, bartes i traditave dhe virtyteve me te shenjta te malesorit e te shqiptarit: te atdhedashurise, nderit e burrenise, sy-patrembur ndaj armikut, te mik-pritjes e bujarise.
Kejo darke ka nje rendesi historike, politike dhe atdhetare, pasi kujtojme Preke Calin, i cili gjithe jeten ia kushtoi mbrojtjes se integritetit tokesor te Shqiperise, lirise dhe demokracise, dhe i cili dha edhe jeten duke kunderstuar vendosjen e komunizmit ne Shqiperi. Vrasja e patrioteve shqiptare si Preke Cali duhet te shqetesoje ndergjegjen e cdo shqiptari, edhe sot 20-vjete pas renjes se komunizmit. Prandaj, nuk duhet te harrojme, por te -
Perkujtojme Preke Calin, atdhetarin dhe anti-komunistin i cili para se te pushkatohej nga regjimi komunist, pyetjes se Mehmet Shehut se pse nuk behej me ta, se ashtu do ta mbyllte historine e tij me shkronja ari, Preke Cali iu pergjigj: Zoteni, faji bie mbi ju, se ju u bate aleate me anmikun tone shekullor, Serbine.
Perkujtojme Preke Calin, per bindjen e tij se komunizmi ishte gjeja me e keqe qe po i kercenohej Shqiperise dhe i cili me burrat me te njohur te Kelmendit i beri nje qendrese te ashper ketij sistemi te huaj qe iu imponua shqiptareve.
Perkujtojme Preke Calin, i cili para se t'i rrexohej trupi i tij vigan nga plumbat e mitralozit te komunisteve te Enver Hoxhes, bertiti me zerin e fuqishem te malesorit : "Rrnoft Shqipenia, Rrnoft populli shqiptar. Heret ose vone, Shqipenia do te fitoje".
Perkujtojme pra sonte Preke Calin --si simbol i gjakut te derdhur -- ne shenje nderimi e respekti edhe per bashkluftetaret e tije, shume prej te cileve u pushkatuan gjithashtu, si edhe per mijera martire nacionaliste anti-komuniste ane e mbane trojeve tona shqiptare ne Ballkan.
Prandaj, te nderuar miqe
Le te bashkohemi sonte ne perkujtimin e ketij burri te madh, dhe pas 20-vjet te te rreximit te komunizmit, te shpresojme qe me ne fund - te peshohet mire dhe me te drejte e verteta historike - dhe vetem asaj ti jepet arsyeja. Eshte detyre e te gjitheve, por sidomos e institucioneve te Shqiperise qe herojve si Preke Calit t'ua kethejme lavdine, nderin dhe vendin qe u takon patrioteve si ai, ne historine e kombit.
Sepse duke kujtuar burrat si Preke Cali, ne perserisim premtimin e vazhdimit te atdhedashurise se vertete dhe punes ne favor te ceshtjes kombetare -- dhe ne te njejten kohe pershpejtojme ndarjen nga trashigimia e regjimit diktatorial komunist, qe pushkatoi patriote si Preke Calin dhe qe neperkembi dinjitetin dhe vlerat tona te lashta kombetare.
I perjeteshem qofte kujtimi i Preke Calit. Nder e lavdi vepres dhe qendreses se tij ne shekuj.
Ju falemnderit,
Frank Shkreli