E enjte, 24.06.2021, 08:06 AM (GMT+1)

Kryeshkrim » Shkreli

Frank Shkreli: Ende levdata per lugatin

E merkure, 13.04.2011, 07:59 PM


ENDE LEVDATA PER LUGATIN

 

Nga Frank Shkreli

 

Disa media ne Kosove njoftojne se i ashtuquajturi “Fronti popullor i Kosoves per mbrojtjen dhe kultivimin e veprimtarise revolucionare te shokut Enver Hoxha” ka mbajtur nje tubim perkujtimor ne qytetin Ferizaj me rastin e 26 vjetorit te vdekjes se diktatorit shqiptar.   Gjate atij tubimi, organizatoret lavderuan diktatorin shqiptar, si nje shpetimtar te kombit dhe premtuan se organizata e tyre do te zgjeroje aktivitetin dhe influencen e saj edhe ne qytete e zona te tjera te Kosoves.

Cuditerisht,edhe ne nje tubim tjeter ne Zvicer, ne perkujtim te pervjetorit te demonstratave te vitit 1981 ne Kosove, ku sipas njoftimeve te shtypit ishin te ftuar edhe ish-kryeministri i Kosoves Bajram Kosumi dhe ish-presidenti i Shqiperise Rexhep Mejdani –u brohorit “ Enver Hoxha – Enver Hoxha

Ne tubim, Enver Hoxha u levdua dhe u perkujtua si “mbrojtes” i  Kosoves, si nje “figure shume dimensionale”, e cila “goditi rende agjenturat dhe qendrat e spiunimit nderkombetar” dhe si njeri qe “shpetoi ri-copetimin e vendit tone.”   Ka mundesi qe edhe gjetiu ne trojet shqiptare te jete perkujtuar pervjetori i vdekjes se lugatit.

Ne keto tubime, Enver Hoxha u perkujtua si mbrojtes i Kosoves, por politika e regjimit komunist te Enver Hoxhes karshi Kosoves ishte e qarte c’prej fillimit te miqesise se tij me armiqte shekullor te kombti tone: serbo-malazezet gjate luftes dhe pas Luftes se dyte Boterore, me miqesine e mevonshme te regjimit te Tiranes me ruset dhe me ne fund me regjimin komunist kinez te Mao Ce Dunit.  Ajo ishte nje politike kunder Kosoves dhe kunder interesave te kombit shqiptar.   Keta aleate te Enver Hoxhes dhe te regjimit te tij  ishin atehere e jane edhe sot e kesaj dite kunder Kosoves.  Kush jane sot, armiqet me te perbetuar te pavaresise se Kosoves dhe te interesave te kombit shqiptar ne Ballkan?   Pikerisht, jane serbet, ruset dhe kinezet, miqet dhe perkrahesit me te ngushte te Enver Hoxhes dhe regjimit te tij shtypes, ata te cilet perdorin cdo rast e mundesi per te luftuar njohjen e Kosoves si shtet i pavarur e sovran, duke penguar keshtu antaresimin e saj ne organizmat nderkomebtare, sic eshte Organizata e Kombeve te Bashkuara.

 

Nuk eshte per tu habitur per nostalgjine qe mund te shprehin disa persona e grupe—brenda dhe jashte Shqiperise -- per Enver Hoxhen, pasi gjithmone ka patur   e do te kete njerez fanatike e jo te mire informuar per te berat e keqia te regjimit te tij kunder popullit te vet.  Ajo qe nuk eshte e qarte eshte agjenda e ketyre personave dhe grupeve te caktuara si edhe serioziteti i zbatimit te kesaj agjende.   A eshte kejo nje perpjekje per te mbuluar mizorite e regjimit enverist, apo po perpiqen te krijojne nje histori genjeshtrash ne demin afatgjat te kombit  shqiptar?  

 

Por ajo qe me habite me shume, nuk eshte shprehja e nostalgjise te disave per diktatorin, qofte ne Shqiperi qofte ne Kosove, por edhe ne trojet tjera shqiptare , madje edhe ne diaspore.   Ajo qe me cudite pa mase dhe ne te njejten kohe me deshperon eshte mos reagimi serioz ndaj ketyre dukurive nga media,nga komentues e vezhgues, nga njerez te arsimit e te kultures, nga politika ne pergjithesi, nga te shtypurit e te perndjekurit, nga shoqeria civile e tjere.   ”Si eshte e mundur qe njeri prej “stalineve te vegjel” te Evropes dhe njeri prej kasapeve me te eger te shekullit te kaluar, te konsiderohet si nje udheheqes me merita per kombin?

 

Megjithese shume vende te Evropes Lindore jane ballafaquar me te kaluaren e tyre komuniste -- dikush me shume e dikush me pak – Gjermania eshte shembulli me i mire i perballimit te dhimbshem dhe te sinqert me krimet e medha e te shemtuara te regjimit nazist, por ne te njejten kohe edhe me pergjegjesine e perbashket, per ato qe kane ndodhur.   Kam frike se mund te kalojne vite te tera para se kombi shqiptar te perballet sinqerisht dhe plotesisht me krimet e tmerrshme te periudhes hoxhiste.   Per derisa kombi shqiptar nuk do te perballet ne menyre te ndershme dhe te sinqerte me krimet dhe trashegimine e vertete te regjimit komunist te Enver Hoxhes – ashtu sic beri Gjermania me te kaluaren e saj naziste –perpjekjet e kombit shqiptar per dinjitet, liri e demokraci dhe per bashkim kombetar do te mbeten gjithnje enderr e parealizueshme.

 

Prandaj, i dashur lexues, shkrimtar, gazetar, intelektual, politikan e tjere, neqoftse ia do te miren vetes dhe shoqerise shqiptare, pergjigjiu thirrjes se atyre, qe nga regjimi hoxhist, vuajten e dhane jeten ne kampet e perqendrimit e ne burgje; pergjigjiu thirrjes se viktimave te masakres se Tivarit, pergjigjiu thirrjes se kombit te vuajtur dhe te deshmoreve te tij qe dhane jeten per te verteten e historise.

 

Shkundu e mos rri i ngathte – se heshtja nuk na ka hije.



(Vota: 15 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora