Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Ad Multos Annos, Gazeta Illyria
E premte, 20.05.2011, 07:41 PM
Ad Multos Annos, Gazeta Illyria
Me rastin e 20-Vjetorit të Botimit
Nga Frank Shkreli
Në fund të kësaj javë, gazeta e njohur shqiptaro-amerikane, Illyria që botohet në Neë York, feston 20-Vjetorin e themelimit të saj, me një darkë madhështore, ku janë të ftuar personalitete të njohura të politikës amerikane dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan. Ky është një përvjetor, për të cilin jo vetëm themeluesi dhe botuesi i parë, Zoti Harry Bajraktari(1991-1998), botuesi i dytë, Zoti Ekrem Bardha 1998-2006) dhe botuesi i tanishëm, Zoti Vehbi Bajrami, por i gjithë komuniteti shqiptaro amerikan është krenar për kontributin e kësaj gazet, qe tanimë është bërë një institucion i pandarë i komunitetit shqiptaro-amerikan. Për më tepër, pasi zakonisht në dhjetë faqet e para ajo boton lajme e informacione në anglisht, gazeta Illyria është bërë edhe një burim ndërkombëtar lajmesh, duke numëruar në radhët e lexuesve të sajë antarët më me influencë të Kongresit e të qeverisë amerikane dhe më gjereë, të cilët kanë qenë dhe janë të ingteresuar per ceshtjet shqiptare.
Megjithëse kanë kaluar 20 vjetë nga botimi i numërit të parë dhe bota ka ndryshuar dhe vazhdon të ndryshojë cdo ditë, gazeta Illyria nuk është larguar as nuk ka devijuar nga parimet mbi të cilat u themelua, duke mbuluar, në mënyrë të paanshme dhe objektivisht, ngjarjet në trojet shqiptare në Ballkan dhe në botë dhe ka pasqyruar me anë intervistash e deklaratash, qendrimet e qeverisë amerikane ndaj ngjarjeve në trojet shqiptare, sidomos gjatë luftës për pavarësi të Kosovës.
E them me plot bindje se rolin që luajti gazeta Dielli në fillim të shekullit të kaluar për pavarësinë e Shqipërise, atë rol luajti gazeta Illyria në fund të shekullit 20 dhe në fillim të shekullit 21 për pavarësinë e Kosovës.
Menjëherë pasi filloi botimin, gazeta Illyria zhduku një boshllek që ekzistonte deri atëherë, sidomos në informimin e të huajve, komunitetin shqiptaro-amerikan dhe me gjërë, duke u dhënë njohuri e përspektiva mbi gjëndjen e shqiptareve në Ballkan, e sidomos mbi gjëndjen në Kosove dhe mbi demokracinë e re në Shqiperi, që në ka kohë kishte filluar të hidhte hapat e parë.
Mua dhe disa personave të tjerë, duke përfshirë edhe disa politikanë të shquar amerikanë dhe miq të shqiptarëve, si Senatori Robert Dole dhe Kongresmeni ëilliam Broomfield, na u kerkua ne atë kohë të komentonim në lidhje me rëndësinë e gazetës Illyria për komunitetin dhe më gjërë si dhe influencen qe filloi te gezonte kejo gazete c’prej fillimit. I sjelle keto komente, gjitnnjë aktuale, te 20 vjeteve më parë, për të ilustruar faktin se megjithse gjatë viteve u ndryshuan botuesit dhe redaktorët --disa prej tyre shumë të aftë, si Dalip Greca dhe redaktori i tanisheëm Ruben Avxhiu -- gazeta Illyria vazhdoi tu qendrojë besnike traditave më të mira të etikës se gazetarisë amerikane. Po i sjell sipas rendit qe u btouan ne ate kohe deklaratat spontane.
Udhëheqësi i republikaneve në Senatin amerikan në ate kohë, dhe një përkrahës i fortë i shqiptarëve, sidomos i cështjes së Kosovës, dhe mik i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se:
“Illyria ka bërë një mbulesë të mrekullueshme të Ballkanit, sidmos të ngjarjeve që kanë të bejnë me konfliktin në ish-Jugosllavi. Pervec mbulimit në kohë të ngjarjeve, ajo ka raportuar efektivisht mbi rolin e komunitetit ndërkombëtar në atë rajon. Illyria është një burim i pacmueshëm informacioni për antarët e Kongresit, sic jam unë. Presë që të lexoj gazetën Illyria për shumë vite në të ardhëshmen.”
Zoti Kristofer Hailand, ish- Drejtori Politik i grupit të Tranzicionit të Presidentit Klinton pat bërë këte deklaratë mbi rëndësinë që kishte për të gazeta e re Illyria:
“Si drejtor politik i grupit të tranzicionit të Presidentit Klinton, Illyria vazhdon të më informojë mbi ngjarjet tragjike në zonën e Ballkanit, mbi demokracinë e re në Shqipëri dhe mbi komunitetin shumë të rëndësishëm shqiptaro-amerikan. Duke lexuar gazetën Illyria gjatë 15 muajve të fundit,unë kam shtuar njohurinë time mbi krizën e paqendrueshme në Evropën Lindore. Une e përshëndes gazetën Illyria si një mbrojtëse krenare të demokracisë dhe barazisë dhe pres me ankth zgjërimin e mbulimeve të lajmeve dhe ngjarjeve anë e mbanë botës.”
Xhorxh Keni i entit jo- qeveritar Karnegie Endouvment për Paqë Ndërkombëtare pat thënë këto për gazetën Illyria:
“Më pelqen të lexoj gazetën Illyria dhe ua rekomandoj komunitetit shqiptaro-amerikan dhe amerikanëve të tjerë. Illyria është e dedikuar ndaj standardeve më të larta gazetarske. Në secilin numër, ajo demonstron objektivitetin si edhe angazhimin e saj për gjëndjen njerëzore. Këjo është një gazetë me influencë.”
Unë në atë kohe isha neën drejtor i entit të Zërit te Amerikës për ish-Bashkimin Sovjetik dhe bëra këte deklaratë:
“Gazeta Illyria është gazeta shqiptare meë informuese dhe më objektive për cështjet shqiptare si për shqiptarë ashtu dhe për amerikane, si edhe për persona të tjerë anglisht-folës kudo. Illyria shërben si burim i besueshëm lajmesh dhe informacionesh të freskëta për qarqet qeveritare dhe akademike, rreth gjendjes në Shqipëri, në Kosovë dhe më gjërë. Me botimin e kësaj gazete, ata që merren më Shqipërinë dhe me Shqiptarët kudo, tani mund të lexojnë dhe te mesojnë e te informohen rreth ceshtjeve shqiptare që gazeta Illyria i shpjegon duke u bazuar në traditën më të mirë të shtypit të lirë amerikan.”
Ish-Kongresisti Villiam Brumfild, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtëme të Dhomës së Deputetëve dhe mik i cmuar i shqiptarëve vlerësoi kështu në atë kohë, gazetën Illyria:
“Gjëndja politike në ish-vendet komuniste të Evropës Lindore është e paqendrueshme dhe e rrezikshme. Eshtë e doemosdoshme që këto vende të jenë të vetdijshme në lidhje me këte situatë dhe të kuptojnë se ngjarjet e tanishme do të afektojnë këto vende në zhvillim dhe krejt botën perëndimore. Gazeta Illyria më ka ndihmuar shumë të kuptoj më mirë krizën e vazhdueshme në Ballkan dhe në Evropën Lindore. Këjo gazetë ka një mprehtësi dhe vlerë të madhe për mua.”
Dhe me ne fund, Zoti Xhim Harf, president i firmës Ruder Fin për Ceshtje Botërore përmblodhi vlerësimet e asaj kohe për gazetën Illyria duke thënë:
“Në vorbullën e mjedisit të Uashingtonit, ku dijenia dhe njohuria e fakteve është një fuqi ose forcë (politike), gazeta Illyria është një burim i shkelqyeshëm informacioni për antarët e Kongresit, për Administratën, për diplomatët dhe për gazetarët nderkombëtarë. Këjo gazetë është një burim i pazëvendsueshem për të kuptuar Ballkanin.”
Megjithëse kanë kaluar 20 vjetë, unë do të beja sot të njejten deklarate dhe vlerësim, dhe jam i bindur se edhe personat e lartë përmendur do te benin të njëjtën gjë. Duke marre parasyshë rrethanat e sotëme ekonomike dhe në një kohë kur Interneti po zëvëndëson burimet tradicionale teë shpërndarjes së lajmeve dhe informacionit, gazeta Illyria mbetet gjithnjë një burim i besueshëm lajmesh e komentesh. Me këte rast uroj botuesin dhe stafin e vogël por krenar të gazetës Illyria për punën e madhe që kanë bërë gjatë këtyre 20 vjetëve të kaluar dhe për detuyrën e madhe që kryejnë edhe sot duke u dëshiruar “Ad Multos Annos”, Për Shumë Vjetë e Gëzuar 20 Vjetori Botimit.