E shtune, 27.04.2024, 04:34 PM (GMT+1)

Editorial

Bekim Rexhepi: Politika infantile

E hene, 04.07.2011, 08:00 PM


Politika infantile

 

Të dëmtosh në masë të madhe historikun e një komuniteti dhe mbi këtë të vendosesh të krijosh dromca personale të quajtura histori e shtetit, duke u mbledhë në një organizatë të quajtur “shtet”, kjo mbase tregon se sa infantil ka mbetur politika në Kosovë.

Ç’do gjykim mbi këtë politikë do të mbetet lëndim i hidhur, i paduruar dhe më keq shkatërrues. Shqiptaret nga zyrtaret e tyre të shitur kanë humbur faktorizimin politik brenda një organizimi të ri, i cili mbase do të duhej mbështetur mbi historinë e një komuniteti dominues (e qe ishin vet shqiptaret).

 

Nga Bekim Rexhepi

 

Janë të paktë dhe më pak mund të jenë sot ata që mund ta besojnë se akoma nuk ka politikë infantile në Kosovë! Kjo politikë për kaq vite të ngjan me tamam me atë fëmiun, që për dhjetë vjet e dërgojnë në shkollë, madje përdore! Dhe, akoma edhe pas dhjetë viteve ky fëmija nuk arrin të vetëpërmbahet, së paku të shkoj në shkollë i vetëm dhe jo më përdore.

E çuditshme dhe mjaftë e dhimbshme pra kjo, por edhe më trishtuese duket po të mos e pranosh realisht atë – se politika në Kosovë ka mbetur akoma infantile?! Edhe pas kaq vjetëve politika në Kosovë, vazhdon të udhëhiqet - përdore nga përcjellësit, me çfarë të bën të kuptosh se politika në Kosovë mbetet e papërmbajtshme!. Janë gati dymbëdhjetë vite dhe Kosova akoma mbete protektorat! Protektorat ndërkombëtar dhe shtet me një organizmi të çuditshëm dhe të papërmbajtshëm?! Deri kur do të vazhdoj përralla të mbaj veshët e qytetarëve shqiptar të Kosovës, se shteti i tyre do të mbi jetoi vështirësitë, do të arrijë dita kur ky shtet do të vetëpërmbahet dhe do të shkoi drejt integrimeve.

Fakti i quajtur realitet i kundërvihet klimës së rrejshme politike të krijuara në Kosovë, e cila përmes shumë individ të futur befas brenda politikës, e konsiderojnë politikën e Kosovës një politikë të lezetshme e integruese në gjithë procesi për Kosovën dhe rajonin, sepse sipas tyre po arrin të koordinohet me strukturat ndërkombëtare të instaluara në Kosovë.

Nuk e gjen një shqiptar të vetëm qe ta besojë se Kosova po qeveriset nga burrështetas të vërtetë, sepse faktori gjendje e pa perspektiv e vet qytetarëve ta dëshmon konkluzionin se Kosova po qeveriset keq dhe me një politikë fare infantile.

Mediokritet i lartë i përfaqësuesve të shtetit të Kosovës dhe preokupimi me interesat e tyre personale qe çdo ditë e më shumë po e korruptojnë jetën e qytetarëve dhe imazhin e vendit. Në këtë atmosferë politike të krijuar në Kosovë po zbehet numri i popullatë të cilët kanë dhe mbajnë dëshirë të marrin përgjegjësi politike.

Zgjedhjet e fundit kanë nxjerrë ne pah se numri i zgjedhësve po bije si pasojë e besimit politik në institucione shtetërore dhe në zyrtaret e saj. Ky tregues i keq gjendjes elektorale prej disa vitesh në Kosovë nuk arrin të mbush mend interesin e politikës për vete dhe të kthej në fokus ato interesat vitale të domosdoshme të politikës për vendin. Pra, kemi një politikë e cila nuk arrin të ndaj interesat e shtetit nga interesat personale të zyrtarëve brenda politikës, kjo e vështirëson vështrimin e gjërave drejtë të ardhmes në vend.

 

Shteti pa histori

 

Të dëmtosh në masë të madhe historikun e një komuniteti dhe mbi këtë të vendosesh të krijosh dromca personale të quajtura histori e shtetit, duke u mbledhë në një organizatë të quajtur “shtet”, kjo mbase tregon se sa infantil ka mbetur politika në Kosovë.

Ç’do gjykim mbi këtë politikë do të mbetet lëndim i hidhur, i paduruar dhe më keq shkatërrues. Shqiptaret nga zyrtaret e tyre të shitur kanë humbur faktorizimin politik brenda një organizimi të ri, i cili mbase do të duhej mbështetur mbi historinë e një komuniteti dominues (e qe ishin vet shqiptaret).

A i pyeti kush shqiptaret se pse duhej të zhglynin momente të rëndësishme të historisë së tyre, për hir të këti organizim të ri të quajtur shteti multietnik? A ishin zyrtaret shqiptar të vetëdijshëm për këto vendime qe e cenojnë rëndë historinë e një komuniteti dhe tolerojnë krimet e më hershme të një komuniteti tjetër. Sido qe të jetë fati i këti shteti nuk do të arrijë kurrë të zhglyej fakte të rënda historike në historinë e shqiptarëve. Këta politikan që sot udhëheqin Kosovën i mbyllin sytë para mira dokumenteve historike ku shqiptaret u kriminalizuan nga fqinjët e tyre.

Momentet politike janë të rëndësishme por ato nuk mund të përmbysin të kaluarën historike të një komuniteti befasisht dhe pa i pyetur ata. Ata nuk mund ta pranojnë kurrë pas kaq vitesh të shtrembërojnë historin e tyre dhe të thonë sot se Perandorisë Osmane në tokat shqiptare kishte cilin e një depërtim pushtues drejt vendeve të tjera, dhe të zhglyhet fare gjaku i të parëve të tyre për një moment të rëndësishëm politik sot!...

Nuk mund të pranojnë se lufta e fundit e Kosovës qe vetëm një konflikt mosmarrëveshjesh politike duke harruar të gjithën!...

Nuk mund të harrohen vullnetar e shërbëtor të shumë në krime ndaj shqiptarëve në Kosovë. Këtë mund ta harrojnë vetëm ata qe para vetës kanë dhe synojnë të bëhen milioner mbi kurriz të kombit të tyre, mjerisht të tyre .

 

Qeveria me politikë të Haxhi Merxhës

 

Qeveria e Kosovës në fakt s’dallo shumë nga politika e Haxhi Merxhës! Dhe të thuash se Haxhi Merxha bënë politikë kjo mbase i çuditë vetëm ata që arrijnë të kuptojnë politikë, e sot të gjithë po kuptojnë politikë edhe Hashim Merxha, i Kosovës.

Ta thuash më këtë verbalizëm, besoi se nuk përbën skandal të madh, sepse kur jemi tek skandalet duket se Qeveria e Kosovës në krye me Hashim Thaqin, e tejkalon çdo kufij të tolerancës njerëzore. Defaktorizimi i vërtetë i shqiptarëve nga çdo vendimmarrje politike ne favor të tyre, të thotë se sa idiotizëm politik po mbartë mbi vete Kosova. Kosova protektorat ndërkombëtar! Kosova multietnike! Kosova Republik e gjithkujt dhe gjithkush mund të jetë qytetar i një republike eksperiment idoteskë...

 

03.07.2011



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora