E enjte, 12.12.2024, 11:00 PM (GMT)

Editorial

Leon Duhanaj: Shteti përballë dhunës

E diele, 03.07.2011, 07:04 PM


SHTETI  PËRBALLË  DHUNËS

 

Nga Leon Duhanaj

 

Edhe  pse kohëve të fundit ndodhin gjëra të çuditshme, debate, protesta, aksione te cilat ushtrojnë edhe dhunim te pasurisë publike dhe institucionale, në  Kosovë  mungon një debat  i sinqertë  dhe objektiv. Në këto momente kur Kosova gjendet në një udhëkryq, ku rryma të ndryshme rrezikojnë dhe kundërshtojnë çartë orientimin, ndjenjën dhe përkatësinë oksidentale te shqiptarëve, duke shtyer në mënyra edhe të dhunshme kah drejtimi oriental, me të gjitha tiparet. E terë këtë për mendimin tim inteligjenca shqiptare po e hesht, dhe duke e heshtur nënkupton tolerim  përkrahje të së keqes.

Një gjë është shumë shqetësuese se në terë këtë debate, është fakti se shumë ose aspak shqiptohet fjala shqiptar. Gjithçka është e orientuar në përkatësinë fetare. Pse kjo punë nuk po ju bien në ndërgjegjeje atyre që veten e quajnë intelektual apo inteligjencë e Kosovës. Si është e mundur që në vendin tonë të ndodhin çdo dit lloj-lloj marifetllëqesh dhe për këtë të mos ketë deklarim publik të shumë intelektualëve, akademikëve të cilët marrin rroga kot se koti dhe kurrë nuk qenë në gjendje të bëjnë as më të voglën në shërbim te këtij vendi.

Nuk dua  më as t’i komentoj aksionet e orkestruara në shumë drejtime dhe nga një epiqendër, të cilat me presion të pa shoq ushtrojnë ndikim dhe kërcënojnë dhunë ndaj opinionit publik, institucioneve dhe me aksione antiligjore dëmtojnë pasurinë publike, duke mos dhënë asnjë alternativ pos kërkesave të tyre tashmë të njohura. Si mund të quhen kërkesa legjitime në qoftë se ato janë kërcënuese dhe në qoftë se ato nuk kanë alternativë. Në diplomaci këtij lloj lobingu i thonë diplomaci kërcënuese. Si mund të bëhet kërkesë për një lokacion të mundshëm për të ndërtuar diçka  dhe njëkohësisht të  diktohet mënyra dhe vendi, a nuk i thonë kësaj ushtrim i dhunës ndaj institucioneve?

E terë kjo orkestër është tashmë e qartë edhe po dihet se kemi një organizim te shpërndarë në shumë degë . Për ndryshe nëse nuk është kështu atëherë duhet vërtet të brengosemi për fatin e BIK-ut . Sepse nëse  ngjarjet e fundit nuk e gëzojnë përkrahjen e këtij institucioni siç kemi dëgjuar nga deklarimet zyrtare dhe në qoftë se ata vërtet janë për zgjidhje institucionale të çështjes, atëherë situata mbetet edhe më shqetësuese se ç’kemi menduar? Atëherë vërtet duhet të shqetësohemi të gjithë pa dallim dhe të ngrehmë zërin në ndihmë të institucioneve qoftë në këtë rast BIK-ut apo edhe institucioneve komunale e shtetërore.

Si sot me kujtohet koha kur u mor vendimi për ndërtimin e katedrales  në Prishtinë, vendim të cilin e mori e promovoj dhe mbështeti Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Në atë kohe kishte shumë debat publik për këtë çështje. Kishte shumë përkrahës që t’i bëhej një katedrale Kosovës dhe figurës së Nënës Terezë. Por njëkohësisht kishte edhe shumë mendime që e kundërshtonin këtë vendim. Ishin të shumtë ata intelektual njerëz që kanë ndikim në opinion dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi, të cilët ishin parimisht kundër ndërtimit të katedrales.

Arsyet për këtë ishin prej më të ndryshmeve, dikush dike mbrojtur shtetin laik, dikush duke mbrojtur ndërtesën e shkollës edhe pse kjo kishte një histori burgu në të kaluarën dhe se viktima të këtij objekti kanë mundur të jenë vet shqiptaret dhe askush tjetër. Edhe pse objekti si i tillë nuk i plotësonte as në minimum standardet e kërkuara për një shkoll. Edhe pse e terë kjo u kompensua sipas marrëveshjes she u ndërtuar shkolla moderne si pasardhëse e saj. 

Pra shumë njerëz  nga opinioni publik ishin deklaruar kundër. Pse tani nuk ka asnjë reagim ? A nuk na qenka kjo diçka që paska ndikim në laicitetin e shtetit. A nuk i takojnë dhe nuk janë pjesë përbërëse e universitetit edhe oborret parqet. A nuk ishin pothuaj të ngjashme vendimet e viteve të 90-ta kur u vendos për ndërtimin e kishës serbe ne hapësirat e UP-së ? A nuk është pikërisht ai vendim, i cili aq shumë u mallkua nga ne të gjithë, si një vepër e shëmtuar. A po përpiqemi që tani të bëjmë të njëjtën gjë vetëm se mundemi ta bëjmë?

Dua  me këtë rast të bëj thirrje publike të gjithë atyre që vetit i thonë shqiptar, intelektual çfarëdo profili qofshin . Ta ndjejnë nevojën, ta thërrasin ndërgjegjeje dhe të deklarohen për sa i përket kësaj teme e cila po bëhet problem. Prandaj, duhet të  gjithë  të  ndihmojnë prurjen e një vendimi meritorë për këtë çështje, duke e dhënë kontributin e tyre i cili ju takon , në mënyrë që heshtja e tyre mos të jetë ndikim që ndoshta një dit do të jetë  fatale për Kosovën dhe shqiptarinë.

Nuk është koha që inteligjenca te mbyllet prapa mureve te injorancës dhe të ja le fatin popullit që të vendos në forma revolucionare për çfarëdo çështje sepse nuk jemi te okupuar .

 Ne jemi dëshmitar që udhëheqësi e vendit nuk është e interesuar për tu marrë më këtë çështje . Asaj nuk i behet dert për problemet jetike që kanë qytetaret, sepse kane pune të tjera si qeveri i ngjanë me shumë një oligarkie sesa një demokracie, ku bazë e sajë është nepotizmi , korrupsioni, tenderomania, shantazhi ndaj çdo pozicioni që ka sadopak ndikim në shoqëri.

Qeveritaret tanë në çdo deklaratë publike e përsërisin sikur vjershën e mësuar përmendesh,  Kosovën Euro-Atlantike, por realiteti çdo dit e më shumë me tendencë rritje e thotë të kundërtën. Vendi ynë gradualisht po përkeqësohet dhe ka tendencë të shndërrohet në një djep të dhunës . A është kjo Kosova Euro-Atlantike?

Për fund dua te përdor citate nga autori dhe atdhetari i madh At Anton Harapi:

Atdhetarizem, nuk do me thënë ideal në tym, fjalë të mëdhaja kumonjëse, ide të lartëra tërheqëse,hyjnizim theoriki shqiptaritdhe i kombësisë. Jo.Faktoret e ides ,,atdhetarizëm’’ janëcilësit’ e shpirtit t’onë për therori, për detyrë, për vepradhe bashkëpunim kundrejt ati vendi, kundrejt asaj çete njerëzishqë quhen Shqipni dhe Shqiptarë, kundrejt atyre nevojave dhe dobive që na janë natyrisht të përbashkëta.

Dhe:

Atdhetarizëm nuk do me thënë interes dhe egoizem, por do të thotë altruizem, madheshti shpirtërore, fisnikëri ndjenjash, kontribut nderi, morali, kultutre, diturije, artie qytetërimi.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora