E diele, 28.04.2024, 07:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Fjalët e shpirtit

E hene, 20.06.2011, 07:55 PM


Fjalët e shpirtit

 

( Hënëz moj, ku je sonte / a ma sheh shpirtbukurën time / ah, ma pushto moj lozonjare  me rreze / dhe ma puth me përkdhelime!..)

 

Nga  Rrustem Geci – Dortmund

 

Libri i poetit Llemadeo, „Fjalët e shpirtit“ është një vepër e mirëfilltë poetike. Llemadeo është bir i Alpeve të Dugagjinit të Shkodrës, dhe të kombit shqiptar. Vendlindja e tij Alku, është një fshat i vogël në breg të detit në Lezhë. Llemadeo është bir i çdo fshati dhe qyteti të kombit tonë. Poeti Llemadeo në librin „Fjalët e shpirtit“, si duket ka punuar shumë vite. Me këtë vepër poetike lexuesi ynë mund të mburret me të arriturat e krijuesve tanë në poezi. Prandaj s´është rastësi titulli i librit „Fjalët e shpirtit“. Dhimbja dhe vuajtja vazhdojnë edhe në kohën tonë. Por krahas vuajtjes dhe dhimbjes Llemadeo ndjen të bukurën, të ndjeshmen, sublimen. Jeta është e çuditshme thotë poeti, me vuajtjet dhe dhimbjet e mia unë bëj jetën time. Shpërthimet në poezi nuk janë pa dhimbje; si një pishtar, ky shpirt për ty/ do të qëndrojë ndezur nëpër shekuj/ ti shkëlqe lartësive, o ylli im…/ se unë i yti jam edhe i vdekur…/. Këto dhe 12 mijë vargje të tjera në librin „Fjalët e shpirtit“ tregojnë për fuqinë dhe pjekurinë poetike të poetit Llemadeo. Ky libër tekstament i poetit Llemadeo përmbysë ato forma dhe klishe që zgarravaqin poezinë. I gjithë libri „Fjalët e shpirtit“ të poetit Llemadeo, është lirikë e një jete të rëndë, e një jete që edhe vriste.Në një çast tek po bisedoja rreth poezisë, ai u shprehë, unë në poezi përpiqem ose vetpërpjekem të kapi jo vetëm motivin, po dhe përfytyrimin e së bukurës. / ku je ti o zot / që artin më ke mësuar/ dhe ti këndoj të bukurës/ më të ëmbles dashuri/. E thashë që në fillim se kemi të bëjmë me një poet të mirëfilltë të kohës sonë. Alien! O zot i yjeve/ ti eja më pranë/ të shohësh nga afër / shumën e dritës këtej/. Makina e jetës në poezinë e Llemadeos bluan më të pabluarën, ose më të ndjeshmen. Gama e poezisë së Llemadeut kap gjerësi, thellësi dhe lartësi nga më njerëzoret. Libri poetik „Fjalët e shpirtit“ është një përmbledhje e 4 qind poezive. Bota poetike e Llemadeos është përplotë ngjyra, shije dhe aromë vargjesh. Ndalej aq herë në pikën askund…/aty ku zanafillën e ka gjithësia/ aty ku çdo gjë heshtë për së fundmi…/ dhe shuhet pa zë sa herë shtohet largësia…Në këto dhe mija vargje të tjera, poeti Llemadeo me „Fjalët e shpirtit“ na shfaqet si një meteor me lirikat e tij të bukura. Një bukuri e mirëfilltë poetike në „Fjalët e shpirtit“, janë poemat, dhimbjet e përgjakura të popullit tonë. As të sotmen e rëndë, as të kaluarën me luftë nuk dua ta dramatizojë. Por ndjeshmëria ime ndaj ngjarjeve të të gjitha kohrave reflekton. Në poemat „ Ilirët “ , „ Unë“, „ Dhimbjet e plagës“, „Krishti para zotit“, „ Psherëtimat e mbrëmjes“, „Skënerbeu“, „ Nënë Tereza“, „ Kështjella“,etj… ndjejmë nga afër, pulsin e poezisë të Llamadeut, aromën e jetës, të bukurën e pashprehur , shijen më sublime të saj. Në humnerat e pafund të kësaj jete, poeti Llemadeo, është marrë vesh me poezinë të mos bie pre e të mbjellave në erë. Midis dhimbjes dhe vuajtjes merr frymë poezia, arti më me ngjyra i jetës. Llemadeo është një i dashuruar i poezisë. Lirikat e „Fjalëve të shpirtit“ të tij, janë një dhuratë e bukur për letërsinë tonë. Gjaku gjuhësor i poezisë te Llemadu është epiko- lirik. Po, po. Poezia e Llemadeut brenda ka ujin e të gjitha burimeve të atdheut tonë. Unë nuk po i shtyjë largësitë, thotë poeti, por, ato po shtyhen vetë. Në frymën time poetike shprehet Llemadeo, unë kapi brendinë e kohës që jetoj, fjalën time herë-herë të përlotur, dhe herë-herë të përgjakur . Në kraharorin brenda meje, në një pikë të askundshme, aty ku zanafillën e ka fillimi, nis e fryn poezia, muza pa të cilën s´mund të jesh poet. Poezia është shprehje e së bukurës, shprehje e jetës së përditshme, shprehje e frymëzimit artistik të jetës. Bërja poezi, ose këndimi  i një pejsazhi artistik në asnjë çast nuk bëhet pa dy përsonazhët e përjetshëm në art, Dashurinë dhe dhimbjen. Unë kujtoj shprehet poeti Llemadeo, se poezia që unë krijoj frymën e merr nga të dyja, midis dhimbjes dhe dashurisë, midis dy oqeaneve të pafundme të shpirtit. Lavdi atij që e ndjenë dhe e shkruan poezinë! Shëndet autorit, Llemadeo.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora